Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
07-02-2012 | 13:10 CET
SHKRUAN
Azem Syla

Ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare

Azem Syla

Po dėgjoj dhe lexoj ide, mendime, gjykime, poshtėrime, paragjykime, akuza, kundėrakuza, mashtrime e kundėrmashtrime, abuzime e kundėrabuzime. Jam vėrtet i habitur. Nuk e kam pritur qė pasi tė luftoj pėr ēlirimin e vendit, tė atdheut, tė popullit e tė kombit tim, do tė akuzohem pse kam luftuar. Gjithė kėtė kohė nuk kam reaguar fare, sepse kam qenė duke studiuar, nė kėrkim tė asaj, nėse ka edhe diku tjetėr, qė veprohet kėshtu. Por, jo, nuk gjeta njė shembull tė ngjashėm. Gjithkund gjeta e pashė se luftėtarėt janė vlerėsuar krejt ndryshe. E ne sot, nė vend qė tė merremi me hallet e popullit, qė kemi marrė pėrgjegjėsinė ta udhėheqim nė rrugėn e zhvillimit, po hedhim gur mbi shenjtėrinė kombėtare, mbi luftėn ēlirimtare.

Tė gjithė na e kanė nderuar luftėn. Tė gjithė na e kanė vlerėsuar luftėn. Edhe ata qė u bėnė bashkėluftėtarėt tanė nė atė luftė tė shenjtė, siē ishin presidenti Klinton, kryeministri Bler, kancelari Shreder, presidenti Shirak, sekretarja e shtetit tė SHBA-ve, Ollbrajt, gjenerali Klark etj., kanė shprehur simpati pėr atė luftė tė madhe. E duke vlerėsuar kėtė ecuri, po mė duket se po pėrdoret kazma pėr t’i shkulur vlerat kombėtare dhe pėr t’i shkatėrruar ato elemente tė mira qė i kemi. Kjo mė bėn qė shpesh ta pyes veten, se me ēfarė do tė merret kjo kategori pasi tė mbarojė punė me zhvleftėsimin e luftės ēlirimtare. Me siguri me atė qė ne (shqiptarėt) “nuk dimė tė qeverisemi”, “me atė qė ka pasur me shumė siguri nė Kosovė nė kohėn e Titos e Milosheviqit sesa sot”. Ndaj, shpesh pyes veten: kush ėshtė kaq i interesuar tė krijojė njė imazh nė popull se “ka qenė mė mirė nėn Serbi sesa sot”? Kjo ėshtė absurde. Kėsaj nuk i gjej asnjė arsyetim.

E meqenėse e shoh kėtė gjendje po pyes dhe arsyetoj:

Vėllezėr, ē’keni me luftėn? A nuk e dini se nuk fitohet pushteti duke rrėzuar vlera?

Vėllezėr, pse po e pėrdhunoni vetveten? Duke u vetėpėrdhunuar nuk fitohet pushtet.

Vėllezėr, nė luftė fishekun e fundit e kemi ndarė me njėri-tjetrin, e sot, pse bėjmė gabime kaq tė rėnda?

Vėllezėr, ndani vlerat nga antivlerat!

Ju lutem, mos i jepni brezit tė ri kėtė portret tė shėmtuar pėr luftėtarėt e Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Nuk ėshtė mirė tė thuhet nė medie se “Azem Syla ishte agjent i SHIK-ut”, sepse tė rinjtė do tė mendojnė se ėshtė e vėrtetė, pasi shkojnė me mendimin se tė mėdhenjtė i dinė mė mirė kėto probleme e i njohin mė mirė ato kohė.

Duke bėrė kėtė mė keni detyruar t’u them edhe njė herė tė gjithė shqiptarėve, se unė, Azem Syla, kam qenė komandant i pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e Shėrbimi Informativ i UĒK-sė ka pasur pėr mision ta ndihmojė luftėn sikurse gjithė sektorėt e tjerė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

Kur ka dalė ky model, njė shėrbim informativ ta rekrutojė komandantin e pėrgjithshėm tė njė ushtrie? Sipas kėsaj praktike, u dashka qė edhe nė paqe kryeministri dhe presidenti i shtetit tė jenė agjentė tė shėrbimit informativ tė vendit tė tyre.

Mosni vėllezėr, se sot ju “besojnė” ndoshta, por nesėr do t’ju qeshin e do t’ju vijė turp nga vetja!

Tė gjitha kėto mė sipėr i thash pėr ata qė janė dhe e ndjejnė veten plotėsisht shqiptarė, pavarėsisht se ē’pikėpamje partiake kanė.

Se pėr atė kategori tė njerėzve qofshin nė politikė, nė medie, nė inteligjencė apo nė rrugė, e merren me shpifje e me poshtėrime tė luftėtarėve e tė luftės ēlirimtare, kam njė mesazh tjetėr: mesazhi im fillon me deklaratėn e sinqertė, se kurrė, kurrė dhe kurrė, nuk kam pėr t’u ndjerė i turpėruar pse kam luftuar pėr vendin tim. Kurrė nuk kam pėr t’u trembur pse kam luftuar pėr vendim tim. Po pati nevojė atdheu e populli im unė prapė e pėrjetėsisht do tė jam ushtar i devotshėm i tij.

A vėrtet mendon ndonjėri se mund ta trembė Azem Sylėn? Nėse po, unė i them, jo. Azemin edhe mund ta vrisni, por kurrė nuk keni pėr ta pasur fatin ta trembni.

Kush luan me portretin e luftės ēlirimtare tė Kosovės duhet t’i thėrrasė mirė mendjes, se po luan me njė shenjtėri.

Le ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare. Nė politikė le tė bėhen debatet si nė ēdo medie e nė ēdo politikė nė botė. Po pse fillohet me politikėn dhe kalohet te lufta? Kujt i prish kaq shumė punė shenjtėria e luftės sonė? Unė e di, por nuk kam dėshirė qė nė politikėn, nė medien, nė inteligjencėn dhe nė rrugėt e atdheut tonė tė ketė tė tillė qė ende i shėrbejnė pushtuesit e shėrbimeve sekrete serbe. Por, nėse ka, duhet tė dinė se ne jemi luftėtarė dhe nuk kemi asnjė rėnie nga e djeshmja. Jemi pikėrisht ata luftėtarė, qė bashkė me popullin dhe me ndihmėn e miqve ndėrkombėtarė e shporrėm Serbinė nga Kosova dhe nuk kemi bėrė e nuk bėjmė asnjė hap prapa.

Ėshtė e turpshme tė ketė ende nė Kosovė tė tillė qė tė ushqehen me bukėn e pastėr tė vendit e t’i shėrbejnė Serbisė. Unė u bėj apel tė gjithė atyre qė mund tė jenė tė mashtruar ose nuk kuptojnė se ēka po bėjnė: Mos u mashtroni prej agjenturės serbe dhe ligėsisė sė disa shteteve tė Evropės, tė cilat kanė ende rezerva pėr shtetin e Kosovės, sepse nė kėtė mėnyrė bėni krim mbi shenjtėrinė.

U bėj apel policisė, prokurorisė dhe gjykatave tė Republikės sė Kosovės dhe tė EULEX-it tė mos aktivizojnė kriminelė dhe agjentė tė pushtuesit tė djeshėm, se mjaft ua kemi parė tė zezat atyre. Kanė bėrė aq tė zeza mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė kėto treva sa nuk ka llogari qė i mban.

U bėj thirrje kėtyre institucioneve, tė angazhohen seriozisht pėr tė zbardhur gjithēka deri nė fund. Dhe nėse ka fakte qė luftėtarėt kanė dalė jashtė misionit tė tyre, le tė ndėshkohen sipas shkallės sė fajit. Edhe Azem Syla, nė qoftė se ka bėrė veprime qė bien ndesh me luftėn ēlirimtare tė Kosovės, le tė dėnohet. Por, askush tė mos guxojė tė bėjė akuza ndaj luftėtarėve duke angazhuar agjentėt e UDB-sė. Ata meritojnė tė dalin para drejtėsisė pėr krimet qė kanė bėrė nė Kosovė deri mė 22 qershor 1999. Tė jeni tė sigurt se asnjė agjent i UDB-sė nuk ka kaluar pa i larė duart me gjakun e djemve dhe vajzave shqiptare. Mjaft mė! Kjo praktikė duhet tė marrė fund menjėherė.

Tė tjerė qė shpifin kundėr luftės e luftėtarėve pėr interesin e tyre, kėto institucione duhet t’i sqarojnė plotėsisht pozicionet dhe ta japin dėnimin e merituar pėr ēdo njeri qė del jashtė kuadrit tė qytetarisė. Nėse themi ta ndėrtojmė shtetin modern ligjor, ai nuk ndėrtohet nėse nuk ndėshkohet gjithkush qė ėshtė fajtor para ligjit.

U kėrkoj kėtyre institucioneve tė ngjiten nė nivelin e kėrkesave tė kohės, pėr tė mos vazhduar mė me informacione bombastike, vetėm e vetėm pėr ta mbajtur popullin pezull, qė ai tė mos ecė nė rrugėn e zhvillimit, por tė mbetet me kokėn prapa duke pyetur vetė me vete: “A ėshtė e vėrtetė?!”

Mjaft mė! Ėshtė koha tė flitet e tė veprohet vetėm seriozisht nė Kosovė e pėr Kosovėn.

1.1/5 (9 votë/a)
Agim -Norvegji (Norvegji): 13-02-2012 09:27
Per nji kriminel dhe vrases te shqiptarve eshte mekat te komentohet...
Alban Jashari (Prishtine): 13-02-2012 00:54
"Pajtohem" me <Tezaku i Anshtajnit (Dikund(Pas Gliotines)>, se a dini "bre" se Muje Rugova "vlen" sa 100 profesora e akademika te Tjere?Ata marin 80? ndihma(jo penzion) e ky i mer 8000?. 8000:80=100, 100:12(Muaj)=8,4 i bjen se me nji roge M.Rugoves kta duhet me jetu kta 8.4 VJETE. Kti M.R. gjethmon "i ka hec kunglli mbi uje", ne kohen e "autonomise" sa pula esa kingja e sa pite e sa flijaka honger ky!!!
mergimtari (prizren): 11-02-2012 16:40
pse me kaq zeel ky shkrim,mos keni frige nese jeni me te vertet keshtu si keni shkruar,por fatkeqesisht te bemet e personave te tille kane perlyer edhe lufte e lavdishme,me sa kuptoj une ketu ka dicka qe shkruhet mendohet dhe flitet per Azem Sylen e shume politikan te pasluftes per te bemet e tyre,ju nuk mund te arsyetohuni as edhe per nje gje me te vogel,mos u mbeshtetni ne lufte,sepse ky eshte gabimi me i madh,ne realitet duhet mbeshtetur,pse nuk i gjetet vrasesit e komandanteve pas luftes,pse nuk jepni shpjegime z.A.Syla se si akoma bashkepartiaket tuaj per interesa personale bashke me juve bashkepunoni me ish spiun serb apo edhe ish agjent serb,vetem per perfitime personale,kjo eshte e keqja qe i keni vene pike te zeze vehtes,keni njollosur luften me perjashtim te atyre qe luftuan me zemer,shihni se cfar behet ne institucionet e kosoves,cfar behet ne kosoven e shkrete,ku turp te vjen ti thuash vehtes shqiptare,se pari trego kush u bindi ta nderroni flamurin dhe ta shitni gjakun
Hoxha (Prizren): 11-02-2012 14:44
O Agim për një gjë ke të drejt me këtë komentin tënd: Kur i drejtohesh Azem Sylës me nofkën "o burri i burrit". Allahile a mos e ke të afërm e soj që po e di që është burr i burrave të PDK-ës ky tipi?!
Tezaku i Anshtajnit (Dikund(Pas Gliotines)): 11-02-2012 11:30
Për fund @ "Ajnshtajnit-Prishtine":Zoteri! Edhe nen shifren "Bartoloomeu-pas gliotines" edhe ne ate "Tezaku i Ajnshtajnit-Drenice" kam qene Agron Shabani(Gjermani).Po ti me "cubat" tu qe po na shani e ofendoni aq "bukur" kush je lume zoteria?!!!Mbylli me polemikat me mua po te lutem shume.Nuk te kam kurrfare borxhi te me ofendon dhe te me quan "qen ciber"!!!! E mbylli me kaq cdo komunikim ose polemik me ju! Ju faleminderit shume!
Tezaku i Anshtajnit (Dikund(Pas Gliotines)): 11-02-2012 11:20
@ "Ajnshtajni-Prishtine" Ore zotëri! Po lëri më ato brroçkulla e thnegla tua "bombastike" dhe "patriotike" kundër vëllezërve tu! Ku ta zuri rrugën tani edhe prof.dr. Mujë Rugova lumë zotëria?! A e di ti( a ke njohuri elementare)se kush është Mujë Rugova? A di gjë ti mbi angazhimin dhe kontributin e Tij kolosal dhe titanik për çështjën e shënjtë të kombit dhe atdheut.Gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe patriotike( si perfaqesues politik dhe diplomatik i UCK-se etj. ne Gjermani..) sidomos.Po mbi jetën dhe karierën e Tij të shquar shkencore dhe akademike a ke njohuri lumë zotëria?Apo ndofta ke(keni) vendosur që të gjithë ti quan "qena cibera"(me tre koka) siç e quajte dje "Bartolomeun" pa të bërë asgjë të keqe!!!Po mos ore vëlla se nuk fiton(fitoni) asgjë prej gjëje duke i sharë ,intruguar,survejuar ose linçuar njerëzit dhe popullin tuaj.Pavarësisht, fesë,idealeve ose përcaktimit të tyre politik etj.I kemi edhe ne faktët dhe argumentët tona për të folur ose shkruar diçka.Na lë të qetë.
AJNSHTAJNI (Prishtine): 11-02-2012 10:22
@ Tezakun e Ajnshanjit(Drenice),Me thuaj nga je te tregoj kush je.Ende po prashit uje,ket here ne ujera te zeza.Une per Lisa ju per Fshisa!Po me duket qenke student i Muje Rugoves.
AJNSHTAJNI (Prishtine): 11-02-2012 02:11
@Bartolomeo...Zoteri,lereni tekstet shkollore.Frazat moralizuese jane demoduar.Po e perfundoj kete dialog me shkrim, me fjalet e Shekspirit " Me rrugen e se keqes nuk arrihet tek e mira". KLM
Bartolomeo... (Dikund(Pas Gliotines)): 11-02-2012 01:45
@"Anjnshtajnit-Prishtine"(II). E kunderta e saj eshte utopi.Perkatesisht, makjavelizem i mbyllur ose relativizimi i lirise dhe moralit te gjithembarshesh shteterore(shoqerore) dhe nacional. Se kendejmi, "1.Ne qofte se jam me i pasur se tjetri, kjo nuk eshte merite imja, por meshire dhe dhurate e Zotit, 2.Ate qe e kam si pasuri nuk eshte vetem e imja, por e gjeneratave te reja te vendit dhe kombit tim dhe 3.Pasurine time nuk guxoj ta reklamoj para te tjereve , por duhet ta shfrytezoj ne te miren dhe dobine e atyre qe kane nevoje.(Mak Veberi ne "Etiken Protestante" dhe "Vellazeria e Harmonishme" ne Etiken Islame sipas Al Birunit, Al Gazalit etj.)Politika e njohur mbi shtetin dhe shoqerine nenkupton moralin, nderin,drejtesine, barazine,refleksin,sensin,intuiten,vizionin,aftesite e duhura profesionale,aksionale dhe funksionale e keshtu me radhe. (kujto ketu "politiken ne kuader te unit te pastert dhe te ndergjegjshem" etj.).Ne kete sfond ka eehe shume cka tjeter per tu cekur.Kaq pra!
Bartolomeo... (Dikund(Pas Gliotines)): 11-02-2012 01:22
@ "Ajnshtajni-Prishtine" Zoteri!"Si parakusht themelor ose ambivalent i realizimit teorik dhe praktik te "rendit te brendshem shteteror ose qytetar"(sipas ´Metafizikes se Moralit´´ dhe Etikes se njohur shteterore dhe nacionale)jane dialogu,kompromisi,konsenzusi, paqja sociale dhe harmonia e pergjithshme shteterore dhe nacionale.Ne kete fryme sociologjia dhe filozofia politike e favorizojne "konceptin e pavarur" ose "neutral" ne shkencat e njohura shoqerore dhe politike mbi shtetin dhe shoqerine.Nderkohe qe edukata,kultura,demokracia,liria, integriteti dhe sovraniteti i njohur moral,shteteror,nacional dhe politik paraqesin si te thuash celesin ose formulen kryesore te demokracive perendimore.Ne kete menyre te te gjithe qytetaret( qe nga presidenti,kryeminstri, lideret e ndyrshem partiak ose politik e deri tek qytetari i thjeshte) jane miq,partner,participant dhe aleat te perbashket dhe te barabarte te shtetit dhe shoqerise se tyre perkatese ose respektive.Ekunderta e saj eshte, vazhdim.
AJNSHTAJNI (Prishtine): 11-02-2012 00:06
@Bartolomeo...W.Churchil,"Ka vetem nje gje me te keqe se sa lufta me aleatet.Eshte lufta pa ta"Zoteri,une do te thosha,ne lufte per çlirim,me e keqja eshte te kesh bashkeluftetare me vese te:diktatorit,karjeristit,profiterit,narcisit etj.Filo.Soren Kierkegard,"Te jetosh do te thote te zgjedhesh.Kush nuk zgjedh do t'i nenshtrohet zgjedhjeve te te tjereve"Zoteri i nderuar,t'i zgjedhim ata( Fishta,SKENDERBEGU:Si jane pra shqiptaret dhe Shqipnija? DJALLI:Si jane?...Si i don anmiku...)pra,qe nuk punojne punen e armikut tone shekullor serb e grek.Kjo ka qene, eshte dhe do te mbetet,motoja ime ne jete e jo ata qe pushkatojne siç,beri E.Hoxha kur,likuidoi,edhe nenshkruesit e shpalljes se Pavarsise se Shqiperise(Lef Nosin,ish minister,alba.kryetar Kuvendi etj.sepse ishte antikomunist tok me at A.Arapin dhe Maliq Bushatin)Disa vrasje para,gjate dhe pas luftes,jane,i shembullit te E.Hoxhes.D.GJ.Gazulli(para varjes)I vetmi faj qe i njoh vetes,eshte se e kam dasht Atdheun deri ne flijim per te.KLM
Tezaku i Anshtajnit (Drenice...): 10-02-2012 22:50
Edhe njehere per "tezakun tim", alias "Ajnshtajnin e Madh-Prishtine" Mos u ngute aq shume me pornppatriotizmin tend "mondan" ose "bulevardes" lume tezaku"! Se te cohet ckuli ose tuga duke menduar se vuan nga semundja e keqe e majasilit ose hemorideve! Nuk gjen dot ilac.Te shajne e te qeshin hallku.Behesh gaz i botes. Behesh si Sizifi...Apo, edhe me keq si ai "joriku i perjetshem" tek "Hamleti" i Shekspirit.Nuk mar rroge nga Thaci ose nga dikush tjeter atje.Jo per bese!Perkundrazi, po deshe kam argumente te shumeta qe i kam kritikuar shpesh te metat ose dobesite e ndryshme te Hashim Thacit dhe kabinetit te tij.Ne redaksine e gazetes ku po komentojme mund ta maresh "linkun" ose adresen time elektronike dhe kliko e reflekto edhe vet me mire.Por, nuk me pelqen aspak "stili" i ofendimeve tua(dhe te tjereve) ne adrese te Thacit ose dikujt tjeter te UCK-se etj.Me beso se per Ate UCK-se( Cfare eshte...) kemi pritur shume kohe e besa madje edhe ...!Nejse! Mos iu thuaj hallkut "qen"!Koritesh...
Mehmeti ( Zatra): 10-02-2012 22:48
Nderim i madh dhe i merituar per luftetaret e vertet te UCK,posaqerisht per deshmoret e kombit,per te plagosurit ne luft,qe tani jan invalid,po edhe per te tjeret te cilet kan pasur fatin e shpetimit te jetes! Zotni Azem Syla,po na prezentohet,po na tregon funkcionin qe ka mbajt gjat luftes,po kerkon qe ti pranojm keshillat qe i ka dhen ne kete deklarat,po kerkon unitet cka kishte me qene ne rregull! Por,meqe eshte njohes i mir ngjarjeve te luftes dhe pas luftes,kishte me qene shum e udhes,dhe e domosdoshme, qe ta thot ndonje fjal edhe per deformime e keqper-dorime qe jan bere pas luftes nga te gjitha qeverit,e qe e kan pru popullin ne gjendje varferie,pa shpres per disa dekada! Kjo do te ishte patriotike njesoj,sikurse lufta clirim-tare! Per merita ne luft jan dekoratat,por per vepra te kunderligjeshme,shperblimi me denim te merituar,zotni Azem!
AJNSHTAJNI (Prishtine): 10-02-2012 20:58
@Tezaku i Ajnshtajnit(Drenice...) Ajnshtajni(Einstein) nuk i ka tezake ata,soji i te cileve prashitin ne uje.
Bartolomeo... (Dikund(Pas Gliotines)): 10-02-2012 18:13
Per "Ajnshtajni-Prishtine" , Platoni: Lirine dhe fundin e luftes i pane dhe perjetuan vetem te Renet(Deshmoret)) dhe Heronjet ose Protagonistet e tyre kryesor." J.Heinzingh, H.G.Gadammer etj. "Maredhenjet ose raportet e ndryshme ne mes patriotizmit te rrejshem(mashtrues) dhe nacionalizmit te skajshem(ekstrem )iu ngjajne maredhenjeve ose raporteve te njohura ne mes dashurise dhe urrejtjes.", F.Niceja: "Dikujt edhe rrenat(genjeshtrat), mashtrimet ,ofendimet,spiunimet,kurthat,intrigat etj.I shnderrohen ne respekt dhe dashuri ndaj te tjereve." Dhe keshtu me radhe...Se kendejmi, per mendimin tim: Patriotizmi i rrejshem dhe "dashuria e madhe" ose lajkatare ndaj kombit dhe atdheut na shpiejne patjeter ne veteizolim,egoizem,urrejtje, smira te ndryshme ose xhelozi rajonale,krahinore,partiake,politike,konceptuale,ideologjike etj.Gjegjesisht, ne privatizimime,fosilizime(skeletizime),klanizime,instrumentalizime dhe komercionalizime te panevojshme shteterore,nacionale,politike etj.Me kaq zoteri!
AJNSHTAJNI (Prishtine): 10-02-2012 17:15
@Bartolomeo...Zoteri,kur e pyeten Sokratin,cili eshte budalla me i madhe ne bote,ai u pergjegj shkurt"Ai qe rrezohet dy here ne vendin e njejte"Hiçni dore zoteri nga detyra e apologjistit,te se keqes,te se shemtuares,qe per fat timin dhe te juajin,gjenden te misherura ne qenjen tone kombetare,edhe per shkakun e juaj,dhe te sojit te juaj,nder ne.Pikepamjet e juaja po e vertetojne konstatimin e poetit dhe politikanit freng,Alfons de Lamartin,i cili pas nje vizite ne Shqiperi kishte thene se-Shqiptaret çmojne njesoj si patriotin ashtu edhe tradhetarin,pa vije ndarese per Ta.Vertete,tani po e kuptoj,ne baze te impulsave te juaj,se nder shqiptare,jo te gjithe,paska te ketille qe nuk e njohin kete vije ndarese.Tolstoi,"Nuk ka me keq se kur njeriu fillon te ket frige nga e verteta"Zoteri,une e admiroj popullin tim shqiptar per qendresen,flijimin e tij nder shekuj por,jo disa te LDK-se,PDK-se,AAK-se etj.te cilet,me vetedije ose pa te,kane bere krime,te cilat tani,bota po i numeron.Pershendetje
Tezaku i Anshtajnit (Drenice...): 10-02-2012 16:59
Per "Ajnshtajnin e Madh"-Prishtine! Tezak! Nderkohe qe i Madhi Zot duke na zbritur nga qielli ne toke:Mua dhe ty na i fali mendet dhe shpirterat tane te pafajshem! "Formulat" dhe "zbulimet" tua "epokale" dhe "astronomike" qe i verejta ne "komentin"(sulimin) tend ndaj "Shen Bartholomeut" te "shkrete"-pas "gliotines"!!Me ben qe per disa caste nga toka martire e Drenices Kushtrimtare dhe Kryengrites te ngjitem(ngritem) dhe te fluturoj ne qiell! Per ti prekur dhe shijuar edhe une paksa "lezetet ose qelepiret e ndryshme" te "zbulimeve" tua "epokale" dhe "historike" ne "fushen tende" me nje "shpejtesi marramendesi" dhe "astronomike" !Bile edhe me te madhe se ajo"shpejtesia e drites ne katrore"!!!!Pasha musafin nuk e kisha besuar kurre se je kaq i mecur lume tezaku!Ti qenke edhe me i "forte" se Roberspieri ose Luigji i XVI-te ne France! Po pasha kryet tend te "mencur"! Me beso!Rrofsh lume tezaki im!
Bartolomeo... (Dikund(Pas Gliotines)): 10-02-2012 14:16
Per "Anshtajnin-Prishtine" , Max Stierneri ne kohen e tij ishte "denoncues i rrepte" i te te ashtuquajturit "Anarkizmit individualist" ose "Anarkoliberalizmit te pergjithshem".Por, edhe vet conte jete te korruptuar dhe ishte pjese e tij.Nderkaq,Fridrih Niceja duke i soditur dhe veshtruar te metat,cemet,defektet ose patologjite e ndryshme objektive dhe subjektive te personit ose individit (si ti!)atebote tha:Edhe te paditurit, te pafete ose Antimetaficientet e ndryshem se bashku me te paftyret,spiunet,intrigantet,injorantet,dogmatiket dhe demagoget e ndryshem infantil dhe patologjik kane te drejte ta "lusin Zotin" dhe "therrasin ligjin" qe nuk e njohin dhe nuk i besojne. Shih per kete, Albert Anshtajni me plot te drejte konstaton se " E tere ajo qe te duket e pabesueeshme dhe e pakuptueshme eshte pikerisht ajo qe mund te besohet dhe kuptohet."E kam fjalen per shpifjet,akuzat dhe denoncimet tua(tuaja) anonime,infantile dhe patologjike te "krahut LDK-se" ndaj "krahut tjeter" te UCK-se!
AJNSHTAJNI (Prishtine): 10-02-2012 12:32
@Bartolomeu...Sa ma larg tokes (ne lartesi) aq me pak e sheh token,zoteri.Me komentin e juaj,po kuptoj fare mire sa jeni larg nga toka(zbrisni ne toke)kur,si Cerber(qene rojtar me tre koka)perpiqeni te mbroni,ata qe duhet mbrojtur te radheve te UCK-es dhe,ata qe duhen denoncuar me ligj ushtarak,te radheve te UCK-es(per fat te keq disa udheheqes).Zoteri,ata qe ndane kombin,larguan bashkombasit e vet nga fusha e betejes,vrane strukturat ushtarake te cilat,ishin pergatite ne menyre institucionale dhe profesionale,per ta mbrojte atedheun dhe me vone,rivalet e vet politik pas perfundimit te luftes,nuk mund t'i çuajme çlirimtare por kriminele siç,po emerohen sot,Enveri dhe disa partizane te tij.Do te ishte fat i shqiptareve,te fillonte dhe te mbaronte lufta pa keta qe,shpetuan Serbine me me pak pasoja dhe filluan ndertimin e Kosoves me:plaçkitje materiale(pasuri te lujshme dhe te palujshme)per tu bere milionere vete,dhe klani i tyre, ndersa Kosoven,vendin me te varfer ne Evrope.Turpi i tyre!
Bartolomeo... (Dikund(Pas Gliotines)): 10-02-2012 00:42
Nderkohe qe lufta e Lavdishme e UCK-se i zbuloi, i ngriti dhe perjetesoi Heronjet dhe Protagonistet e Saj kryesore.Respektivisht, Akteret dhe Protagonistet e njohur te lirise(clirimit), shtetit dhe pavaresise se Republikes se Kosoves.Paslufta dhe zhvillimet tjera ne vendin tone si duket i "zbuluan" ose riprodhuan fosilet(skeletet) dhe mbetjet e ndryshme(te njohura)te "narodit proletar" dhe "internacionalist" te Titos, Stamboliqit, Qosicit,Rankovicit,Milloshevicit etj.Qe i shajne, i mohojne, i perqeshin dhe injorojne ish komandantet dhe luftetaret me ne Ze te UCK-se ne "akord" dhe "sintoni" te plote me Mosken dhe Beogradin! Absurd i Madh Apo???!!! Leshi i Ndrikulles per koqet e kumbares?!...
JURIST (EVROPE): 09-02-2012 17:47
Vete shkrimet,librat qe i shkruajne keta falsifikatore(Syla,Veseli,Jakupi,Xhaviti etj.)tregojne se pas vetes i kane sufleret,te cilet edhe gjate luftes se UCK-se i kane pasur.Keta te mallkuar(jo ushtaret e UCK-es,te cilen i nderoj veçanarisht)porsi E.Hoxha,ne LDB kur,ne emer te ideologjise komuniste pushkati patriote shqiptare:ballistat,atdhetare te perbetuar,faji i te cileve ishte se nuk u pajtuan te vrasin vellazerite shqiptare qe ishin antikomunist,antiserbe,antiruse etj.ne tere Shqiperine etnike,ku shkelen partizanet e tij.Syla dhe tjeret si ky,UCK-en e perdorin si garde per te fsheh krimet qe i kane bere vete ne shqiptare,ne personalitete te deshmuara per atdhetari.Mekati i tyre ishte se ishin te nje partie tjeter,ishin profesionaliste per lufte dhe pranonin rrugen institucionale,ne luften antiserbe. Syla,Jakupi,Thaçi,Xhaviti,Lima,Veseli etj.ju duhet te pergjigjeni para te gjithe shqiptareve ne pyetjen:Perse LDK-ne,ndaluat ta mbroje Kosoven,kur dihet se benin gjysmen e Kosoves??!!
hasni peje (peje): 09-02-2012 14:41
Mu me vjen turp si shqiptar kur duhet ti them te verteten Keti azem syles i cili thirret ne uçk,ne vellezer e motra etj.Kerkush nuk eshste ka te ngacmon veç regjep qosja i ka pas than drashkoviqit kur tre vete te thone budalle duhet mu ndal dhe menue.Ju flitni per vlera dhe antivlera zotri Azem pikerisht soji yt i ka sjelle antivlerat;duke linçu dhe vrare njerez qe skishin bindje si ti,dhe sdonit lufte te organizuar po lufte kaçake si perpara.Meerrni me mend ju e sakatut demokracine ne popull duke shti njerez me pagese per te marre haraq.Naim miftari veç e vertetoj kete.Shikone univerzitetin ku ju e perdort per marrje diplomash dhe tituj si te ishte kazino dhe jo nje institucion arsimor dhe shkencor.Haraqin qe i keni shti popullit zoti jau ktheft ne familjet tua dhe kalofshi si keni ba se askush sdo me ju vra se populli nuk eshte si ju zemerkeq.
Fati (Vjene): 09-02-2012 12:20
Per LUFTE HALLALL, per PAQE BATALL. Servilizmi dhe diktatura po PALL`. Kosoven e keni bere si MALL, ju ka hyre nje DJALL, kjo ka ndodhur RRALL`, populli do t“ju KALL, maxhupja ju qiti FALL.
petriti (ferizaj): 08-02-2012 17:27
oteem,gjithe edijne,por po bejne presion qe te krijohet lufte qytetare,pastaj serbija me intervenu ne mbrojtje te tyre.le te provojne,te shofim,sa do te qendrojne fortunes qe del nga era e mbjellur.petriti
Nuredini (Prishtinë): 08-02-2012 15:13
He more Azem Syla! Sa nëna ke lën pa djem, sa nuse të reja ke lën pa burra e sa fëmijë ke lën jetima, mileti e di. Urdhërpranuesit e tu, sot, të vrarë nga ndërgjegjja, i ke dëshmitarë. Dhe këta dëshmitarë, me një saktësi perfekti, po e presin çastin... Krimineli dhe plaçkitësi gjithmonë e mohon poshtërsinë! Por, një gjë është e sigurt: Shteti, të dënon ose jo, kjo ska rendesi fare. Por, familjaret e viktimave kurrën e kurrës skanë për të ta falur gjakun e më të dashurave të tyre!!!
loni (Prishtine): 08-02-2012 12:58
Po nuk pritet edhe naj shkrim te mire prej Azem Syles.Pa asnje turp i permend gjith ata burra te medhenj qe kane kontribu per popullin shqipetar,por nje gje duhet me dit,ata burra tani jane zevendesu me do tjere qe po jau shofin maskarallekun qe po e beni dhe jau kane khty shpinen,e e masi jan budalle hajde bile pi rrjepim ka cato pare qe i kane...
Dritoni (Gilan): 08-02-2012 12:05
O zoteri ti edhe shume miq tuaj MERCENAR, si Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Remi, Shukri Buja, Ahmet Isufi, Zharku e shume te jtere ju nuk keni te drejte me fol per UCK sepse i keni marre leket. Keni luftu (nese keni luftu???) dhe i keni marre (ne realitet i keni vjedhe) milionat. Ju jeni MERCENAR si te gjithe mercenaret tjere qofshin ata ruse qe kane luftu per Serbine. Bile nese ju krahasojme me mercenaret tjere ata jo qe pernime kane luftu por edhe kane qene shume te lire se ju. Ata jane pagu nga 1000 - 2000 dollare, ju keni marre miliona. Keshtu qe mos na folni per UCK sepse jeni MERECANAR te paguar koxha shtrenjte.
boja (prishtin): 08-02-2012 10:41
Duhet me u hap letrat se ndryshe nuk bënë. dikush duel e tha se edhe vendime për vrasje ka lëshuar në emër të gjykatës Ushtarake të UÇK-së , e kërkush nuk merret me të as Salustro e as Prokuroria jonë . Me të vërtet edhe ju Azem Syla duhet të flitni diçka edhe për këtë punë.Gabim keni bërë që jeni futë në politikë.Është e vërtetë që janë ekzekutuar njerëz që dikush i ka shpall ,,tradhtar" -kurse qe more vlla e keni në Lipjan Fatmir Qerimin i cili ka qenë polic i Serbisë tanë kohen ,kurse janë vra njerëz që dikush prej ushtarve tuaj zoti SYLA.
Hasani (Prishtine): 08-02-2012 10:18
Jo o BACi flitet per Krimin e per Denimin e zhveshur lakuriq qe nuk mund te lakohet e ngjyroset me demagogji e genjeshtra qesharake. Krim ben dikush (TI)e pastaj njeriu e ka zbulu Denimin si remedi.Per ate flet libri qe ta sugjerova dhe ate ne proporcione jashte teritoriale e Kohore .Nuk ndihmone te mshifesh si laviret pas patrioitizmit e kemi pa dhe shijuar patriotizmin e atdhedashurin e sojit te Syles .Eshte plaqkitje mesjetare .Hipokrizi dhe paturpsi shume e afert me Sllavokomunistet e Miloshit ,Putinit e njata shkolle Bolshevike ska asgje me Shqiptaren.
GILAN BOY (GILAN): 08-02-2012 09:33
PO KRIMINELET NUK DIN TJETER VETEM ME VRA ME PLAQKIT ME DHUNU DHE ME U PASURU.UCK ESHTE GJEJA ME E SHTREJT QE I KA NDODHUR KOSOVES PO JU HAJNAT E PDK-se e njolloset me shantazhe kercnime plaqkitje rekete me masakrime qe i bet gjat ter kohe dhe po i beni ju denimin e keni te sigurt po veq vanim ka nje ka nje do tu vi radha te gjithve dhe pasurin e plaqkitur vetem populli do ta gezoj se ju kurrr se jeni mbush haram as fmit e juaj nuk do ta gezojn haramin dhe pisllaqet qe jeni duke i bere.

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51