| Prishtinė | ![]() |
| 13° |

Muharrem Nitaj
Fundjava e akullt e Kosovės, pėr fatin e keq tė dy familjeve shqiptare, mori jetėn e dhjetė qytetarėve, tė cilėt me gjasė do tė kenė qenė duke ėndėrruar pėr tė fundit herė nė agun e sė shtunės sė kobshme. Bilanci i njė fatkeqėsie mė tė madhe tė natyrės qė e godet Kosovėn nė shumė vitet e fundit, ėshtė dhjetė tė vdekur dhe njė i shpėtuar, thjesht sa pėr tė qenė dėshmitar i vdekjes qė kishte zbritur nga bjeshka.
Nuk e di se cilat kanė qenė gjasat e as mundėsitė qė tė mbuluarit nga bora ta shihnin dritėn e diellit edhe njė herė, por rezultati i fatkeqėsisė tė sė shtunės sė ligė, vėshtirė tė ketė qenė mė i kobshėm. Mediet e Kosovės, sigurisht jo si nė protestėn e para disa javėve nė kufi, ku nė transmetimet maratonė na njoftonin drejtpėrdrejt se si nė territorin e Kosovės kishin hyrė dy kamionė me mallra qė mund tė ishin edhe transit nga Serbia, herė pas here njoftonin pėr pėrpjekjet e mėdha qė po bėnin ekipet e FSK-sė, tė zjarrfikėsve, tė qytetarėve dhe tė tjerėve pėr tė shpėtuar ata qė ishin mbuluar nga bora.
Ēuditėrisht tė rralla ishin informacionet pėr vonesėn e ekipeve tė shpėtimit, pėr strategjinė e tyre, pėr mjetet qė kishin, pėr ndjesinė emergjente tė shpėtimit dhe pėr njė varg ēėshtjesh tė tjera, tė cilat ndoshta do tė mund tė kishin pasur njė fuqi mė tė madhe qė bilanci i kėsaj tragjedie tė ishte pak mė i pėrballueshėm.
U tha se njė ortek bore shumė i madh, ndoshta edhe 500 metra, kishte pėrbirė 15 shtėpi tė Restelicės, por nuk kuptuam nėse menjėherė pas kėsaj ishte krijuar njė shtab emergjence nė nivel Republike, qė do tė kishte detyra specifike nė drejtimin e operacionit tė shpėtimit. Nuk u zbardhėn asnjė nga detajet e njė operacioni qė do tė duhej tė ishte i studiuar e i planifikuar mirė, pėrpos njoftimeve se terreni ishte i vėshtirė, se makineria po depėrtonte me vėshtirėsi dhe gjėra tė ngjashme...
Pėrpjekjet e pjesėtarėve tė FSK-sė dhe tė ekipeve emergjente komunale tė Prizrenit apo tė Dragashit, mund tė kenė qenė tė jashtėzakonshme edhe mbinjerėzore ndoshta, por kjo rezultoi tė mos ketė qenė boll, dhe fakti se viktimat e fundit ishin nxjerrė pas mė shumė se 24 orėsh, i mbyllte tė gjitha shtigjet qė dikush tė fliste pėr njė operacion tė suksesshėm shpėtimi. Natyrisht nėse pėr model nuk merrej batuta "operacioni ishte i suksesshėm, por pacienti s'lėvizte mė".
Sot, kur Kosova po bėhet gati ta ketė njė tjetėr ditė zie kombėtare, orteku i Restelicės sė Dragashit dhe tragjedia pėr familjen Reka, do tė duhej tė ishte njė sinjal alarmi pėr institucionet e Kosovės. Orteku i kobshėm i kėsaj fundjave, do tė duhej tė lėvizte nga vendi mendjet e shtetit qė tė pyesin: Ēfarė do tė ndodhte sikur Kosova tė pėrballej me njė fatkeqėsi tė pėrmasave mė tė mėdha? Kush do tė shpėtonte apo kėtė fat do ta kishte vetėm njė nė dhjetė?
Ajo qė kėrkon pėrgjigje urgjente ėshtė se cilat janė potencialet e shpėtimit qė ka FSK, policia e shtetit, ekipet e zjarrfikėseve... Cila ėshtė makineria qė kanė ekipet e shpėtimit, cilat janė fondet dhe trajnimet e domosdoshme. Mė nė fund, cili ėshtė shtabi emergjent nė nivel republike, qė nė raste tė fatkeqėsive tė papritura do tė mund tė vepronte nė mėnyrė tė pavarur, edhe nė kėrkimin e ndihmės edhe nga jashtė.
Pas ngjarjes tragjike tė Restelicės, ndoshta ky do tė duhej tė ishte debati edhe i medies nė Kosovė, ku do tė flitej, jo vetėm pėr pėrpjekjet e shpėtimtarėve, por edhe pėr pėrgjegjėsinė eventuale se pse operacioni i shpėtimit nuk kishe rezultuar me mė pak vdekje. Apo ndoshta kjo ngjarje nuk ėshtė e pėrmasave tė pėrplasjeve politike, tė spiunllėqeve apo tė protestave nė kufi...
Ėshtė e mundur qė nė ditėt qė vijnė tė merren vesh edhe detaje tė tjera se si e mori reka familjen Reka, por e mbijetuara e saj 5-vjeēare nuk mund tė jetė suksesi i njė operacioni shpėtimi. Tash ėshtė vonė pėr gjithēka, pėrpos pėr njė ditė zie kombėtare.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
lirona (prishtin): 28-02-2012 08:22
ekremi (prishtine): 16-02-2012 01:26
Agimi (Prishtine): 14-02-2012 17:36
mesuesi (peje): 14-02-2012 16:38
Veshtruesi neutral (Dikund...): 14-02-2012 14:15
Dini45 (Gjermani): 14-02-2012 12:18
sabo (france): 14-02-2012 09:50
albana (Prishtine): 14-02-2012 00:07
Baci (Dikund...): 13-02-2012 23:34
migjeni (peja): 13-02-2012 21:24
mikro (mitrovice): 13-02-2012 19:58
heta (Prishtine): 13-02-2012 19:08
Nushe (Zvicerr): 13-02-2012 17:05
Armendi (Peje): 13-02-2012 16:29
Yllka ( Prishtinee): 13-02-2012 16:25
Besi (Prishtine): 13-02-2012 14:56
nazmi (Prishtinë): 13-02-2012 14:20
LILI (Prizren): 13-02-2012 13:36
Elii (Prizren): 13-02-2012 12:38
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 