Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
15-02-2012 | 13:22 CET
SHKRUAN
Fadil Lepaja

“Departamenti VI”

Fadil Lepaja

“Departamenti VI” nė Serbi njihet si njėsiti mė misterioz pėr tė cilin mendohet tė ketė likuiduar, pa mėshirė dhe pa zhurmė, kundėrshtarėt e regjimit me pretekstin e rrejshėm tė interesave nacionale

Njėsiti pėr vrasje, i quajtur me emrin e koduar “Departamenti VI” (Šesto odjeljenje), i krijuar nga vetė kreu politik serb, thuhet se ka funksionuar vetėm 15-16 muaj. Prej 22 nėntorit 1999 e deri mė shkurt 2001. Ishte i jashtėligjshėm dhe i paktė nė numėr. Gjithsej 15 veta. Struktura ishte e plotėsuar me profesionistė dhe me kriminelė tė rryer dhe ishte “veshur” formalisht, pahetueshėm, nė strukturėn oficiele tė Qendrės sė Sigurimit Shtetėror nė Beograd.

Ky njėsit kishte kryer disa nga krimet mė monstruoze ndaj personaliteteve tė rėndėsishme nė Serbi. Edhe pse kryeshefi i njėsitit, Ratko Romiq, deklaronte mė vonė se ky njėsit ishte formuar pėr tė “zhvilluar aktivitete zbuluese-operative nė botėn e jashtme”, ai ishte marrė kryesisht me armikun e brendshėm. Me armiqtė e Sllobodan Millosheviqit dhe tė kreut mafioz qė asokohe e udhėhiqte shtetin, por edhe “ribėrjen” e kombit nė Serbi.

Njihet si njėsiti mė misterioz pėr tė cilin mendohet tė ketė likuiduar, pa mėshirė dhe pa zhurmė, kundėrshtarėt e regjimit me pretekstin e rrejshėm tė interesave nacionale.

Nė tradhtarė tė kėtyre interesave ishin futur tė gjithė ata qė tė cilėt ishin vlerėsuar tė rrezikshėm pėr diktatorin dhe klikėn e tij. E kėta ishin disa figura tė rėndėsishme tė elitės politike, ushtarake, ekonomike tė vendit tė tyre.

Ky njėsit ishte shndėrruar nė instrument tė qėrimit politik tė hesapeve, instrumenti mė i fuqishėm nė luftėn nė mes diktaturės qė po binte dhe forcave demokratike e qytetare nė vend. Pėrpos qė tmerronte popullatėn, ky njėsit njėkohėsisht po zhdukte tė gjitha dėshmitė dhe dėshmitarėt e luftėrave dhe krimeve tė pėrgjakshme nė ish-Jugosllavi dhe nė vetė Serbinė.

Ky njėsit ishte formuar atėherė kur SSHS (Sigurimi Shtetėror Serb) kishte dėshtuar nė ekzekutimin e urdhrave tė kreut kriminal serb pėr likuidimin e kundėrshtarėve politikė. Nė njėrin nga atentatet e pėrgatitura nga Sigurimi i shtetit, ndaj politikanit serb Drashkoviq, kishin mbetur gjurmė, nė bazė tė tė cilave u zbulua pėrfshirja e shtetit.

Me kėtė rast, pas hetimeve, ishte zbuluar se kamioni me tė cilin ishte shkaktuar aksidenti i pėrkiste vetė shtetit. Pra, Sigurimit Shtetėror!

Prandaj, ishte formuar ky njėsit, i paktė nė numėr, ku rekrutoheshin vetėm profesionistė tė kalibrit tė lartė dhe ku nuk kishte asnjė person tė tepėrt.

Puna e kėtij njėsiti edhe sot e kėsaj dite nė shumė fusha mbetet misterioze. Ky njėsit nuk kishte asnjė pėrshkrim tė fushėveprimtarisė apo detyrave. Ishte formuar jashtė tė gjitha rregullave dhe procedurave standarde ligjore. Kishte fuqi tė jashtėzakonshme dhe tė drejtė tė angazhonte ēdo pjesėtar aktiv tė Sigurimit Shtetėror e posaēėrisht tė Njėsisė pėr Operacione Speciale (JSO).

U desh shumė kohė qė tė dėshmohej pėrzierja e kėtij njėsiti nė krimet politike. Kėtė e dėshmon edhe fakti se vetėm pas dhjetė vjetėsh, pra nė vitin 2009, ishte hapur njė proces gjyqėsor kundėr Ratko Romiqit, i cili ishte shef i kėtij njėsiti. Ai akuzohej pėr ndihmėn e ofruar nė tentimin e vrasjes ndaj Vuk Drashkoviqit, nė Budvė, mė 15 qershor tė vitit 2000.

Pėr shkak tė natyrės sė tij konspirative, ky njėsit ishte konceptuar tė kishte vetėm 15 pjesėtarė, sepse me sistemim ishin paraparė vetėm 15 vende tė punės.

Nė strukturė pėr “Departamentin VI” ishin paraparė vetėm kryeshefi, zėvendėsi, sekretari administrativ-teknik, 4 pjesėtarė me kualifikim superior “pėr pėrgatitje dhe realizim teknik” dhe 8 pjesėtarė me pėrgatitje tė lartė profesionale pėr “pėrgatitje dhe realizim teknik”.

Deri vonė, nga tė gjitha raportet zyrtare, dihej vetėm pėr 3 veta: kryeshefi Romiq dhe dy pjesėtarė tė JSO.

Dėshmitė pėr punėn e kėtij njėsiti janė zhdukur. Askush nuk di ose nuk do tė flasė pėr kėto. Madje, as Goran Petroviq, kryeshefi i parė i SSH, i emėruar nė janar 2001, pas ndryshimeve tė tetorit tė vitit 2000, kur nė Serbi kishte njė transicion kah demokracia, nuk kishte kurajė tė fliste mė tepėr pėr kėtė.

Ai deklaronte qė “nuk i kujtohet se mė 27 shkurt e kishte nėnshkruar vendimin pėr shpėrbėrjen e ‘Departamentit VI’”. Kam nėnshkruar me qindra dokumente – arsyetohej ai. “Nuk mund t’i kujtoj tė gjitha” - shfajėsohej Petroviq. Duket e besueshme? Sikur ky tė ishte njė vendim ordiner. Sikur ky tė ishte njė njėsit pėr pastrimin e rrugėve nga bora.

Thuhet se ky njėsit nuk shkruante raporte. Edhe me rastin e atentatit tė dėshtuar ndaj politikanit Drashkoviq, kryeshefi i njėsitit Ratko Romiq kishte deklaruar se “Milan Radonjiqit, shefit tė Qendrės nė Beograd, i kishte dhėnė vetėm fotografi dhe skica tė banesės sė Drashkoviqit nė Budvė dhe fotografi tė ambienteve pėrreth banesės dhe rrugėve tė qasjes te ajo”.

Edhe pėr kėto fotografi nuk mund tė dėshmohej se lidhen drejtpėrdrejt me pėrgatitjen e atentatit. Nė deklaratė thuhej se Drashkoviq ėshtė pėrcjellė pėr shkak tė kontaktit me njė shtetas tė huaj, “interesant pėr Shėrbimin”.

Nė Qeverinė Kalimtare tė vitit 2000, askush nuk kishte mbikėqyrje mbi SSH, e posaēėrisht mbi kėtė njėsit. Kjo vazhdoi kėshtu derisa u ndėrrua kryeshefi i SSH, Rade Markoviq. Askush nuk mund tė hynte aty. Dėshmitė ishin zhdukur, shkatėrruar. Dihej vetėm pėr ekzistencėn e kėtij njėsiti dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe kreun politik. Askush nuk merrte kurajė tė marrė nė dorė pataten e nxehtė.

Megjithatė, Qeveria Kalimtare kishte bėrė njė hap duke formuar njė komision tė veēantė (POSKOK) me detyrė qė tė zbulojė tri vrasjet mė tė rėnda me motive politike: atė tė gazetarit Ēuruvija, atė tė katėr funksionarėve tė LPS (SPO) dhe zhdukjen e Ivan Stambolliqit.

Nė tė gjitha hetimet e zhvilluara lidhur me kėto raste arrihej deri te SSH, por jo edhe deri te faktet, sepse ky shėrbim ishte njė sistem i mbyllur. Gjėra tė shkruara nuk kishte. Dėshmitarėt ose ishin zhdukur, ose nuk bėheshin tė gjallė.

Natyrisht, pavarėsisht shkeljes sė tė gjitha rregullave zyrtare me rastin e formimit tė kėtij njėsiti sekret, pavarėsisht shkeljes sė tė gjitha proceduarave formale pėr funksionimin e njė njėsiti tė tillė, ai patjetėr se ishte nėn kontroll tė dikujt. Ai nuk ishte njė grup i vetėformuar dhe autonom. Tashmė dihet se ēdo gjė punohej me urdhėresat nga SSH. Tashmė dihej se Radomir Markoviq, kryeshef i atėhershėm i SSHS, ishte lidhja formale dhe joformale me vetė pushtetin politik.

Sot dihet se ky njėsit qėndron edhe prapa vrasjes sė Pavle Bulatoviqit, ministėr i Mbrojtjes i ish-RFJ, ish-politikanit Stamboliq, drejtorit tė JAT-it Zhika Petroviq, gjykatėsit Nebojsha Simeunoviq, e po ashtu edhe njė ish-pjesėtari tė JSO Lluka Pejoviq, pėr tė cilin dyshohej tė ketė qenė vrasėsi i gazetarit Ēuruvija (dėshmitar i mundshėm), etj.

Edhe pse kishte operuar shkurt, gjurmėt e asaj qė kishte bėrė ky njėsit ndikuan esencialisht nė rrjedhėn e proceseve politike nė Serbi.

Problemi mė i madh pėr njė shoqėri demokratike ėshtė tė dokumentohet aktiviteti i tyre pasi zakonisht kėto struktura nuk lėnė shumė gjurmė, raporte me shkrim, dokumentacion, apo urdhėresa me shkrim, por ēdo gjė varet nga dėshmitė e vetė pjesėtarėve apo ndihmėsve tė tyre, tė cilėt kanė qenė ekzekutues.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”. Tė gjitha tė dhėnat i ka marrė nga mediet serbe)

2.7/5 (7 votë/a)
Msuesi (Prishtine): 19-02-2012 19:24
Ndoshta ka te drejte komentuesi nga Stokholmi.Mendoj se fenomenin e keq nga cili kende te trajtosh eshte mire. Keto struktura jane te ngjashme gjithkund.z. Lepaja nuk ka dashte ose nuk ka guxuar te meret me temen e SHIK-ut.Sidoqofte,po me duket se e njejta shkolle jane edhe ata.
naimi-stockholm (Stokholm): 18-02-2012 17:34
Po zotri kjo ka ndodhur ne serbi.Po pse ti nuk po mirresh me SHIK-un e Republikes se Kosoves, qe ishin te ngjajshem ne aktivitetet e pista te tyre.A mos valle edhe SHIK-un e ka formue slloba.

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51