| Prishtinė | ![]() |
| 13° |

Albin Kurti
Qeveritarėt kosovarė nuk po i respektojnė as institucionet qė i kryesojnė. Nė vend tė diskutimeve brenda institucioneve, kryeministri preferon ujditė nėpėr restorante
Gatishmėria e Qeverisė sė Kosovės qė tė bisedojė me Serbinė pėr territorin e vendit dhe funksionimin e shtetit po na e zvogėlon territorin e po na e vėshtirėson funksionimin. Zmbrapsja e Qeverisė sė Kosovės nga veriu i vendit dhe lejimi i hyrjes sė mallrave tė Serbisė e ka hedhur Kosovėn nė defensivė tė thellė ku rėnies nuk po i shihet fundi.
Dy ditė pas shpalljes sė pavarėsisė u patėn djegur pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės. Dy ditė para katėrvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė po mbahet referendum kundėr Kosovės nė veri tė vendit. Nė fund tė janarit 2012, i dyshuari pėr vrasjen e policit Enver Zymberi, Ratomir Bozhoviq, u lirua.
Nė fillim tė shkurtit 2012, kryekrimineli, Zvonko Veselinoviq, po ashtu u lirua. Ky ėshtė konteksti nė tė cilin po pėrgatiten bisedimet pėr veriun e Kosovės. Prandaj kjo ėshtė arsyeja qė rrezikojmė tė hyjmė te legalizimi i situatės kriminale nė veri.
Aktualiteti kriminal atje, dhe jo vetėm e kaluara kriminale nė veri, pėrbėjnė padrejtėsinė e tanishme dhe fajin pėr dėmet e ardhshme.
Nė dhjetor tė vitit 1995, kryetari i Bosnjes, Alija Izetbegoviq, thoshte qė Marrėveshja e Daytonit ishte njė ilaē i idhėt (gorak lijek). Atėbotė, Bosnja po e fitonte njohjen dhe sprapsjen e Serbisė mirėpo, njėkohėsisht, edhe ajo po e njihte Serbinė brenda vetes sė saj. Nė Kosovė po bėhet edhe mė keq se kaq: edhe po e fusin veriun nė pazar me Serbinė, edhe po e zhbėjnė republikėn nė fusnotė.
Prandaj kėtu skemi tė bėjmė me pazar sepse Kosova nuk po fiton njohje pėr territor Kosova po shpėrfytyrohet si shtet teksa po rrudhet si territor. Kosova nuk po jep sepse po merr. Kosova po jep pėr shkak se po jep. Qeveria e Kosovės po e jep (Republikėn) dhe po e jep (edhe veriun).
Pėr ngjashmėrinė me Bosnjen ėshtė duke u kujdesur Serbia dhe Qeveria e pakujdesshme e Kosovės. Dikur, Milosheviqi u thoshte ndėrkombėtarėve qė, nė njėrėn anė, spo i kontrollon dot Karaxhiqin e Mladiqin, kurse, nė anėn tjetėr, se nėse ata e braktisin, atėherė pas dere po pret Shesheli.
Sot, Tadiqi u thotė ndėrkombėtarėve qė bandat kriminale nė veri tė Kosovės si kontrollon as vetė ai, ndėrkaq, nėse ndėrkombėtarėt nuk e mbėshtesin atė, pas dere po pret Nikoliqi. Mbase nuk ėshtė e rastėsishme qė strukturat ilegale dhe armiqėsore tė Serbisė nė veri i formoi Milosheviqi, i vazhdoi Koshtunica dhe tash po i mirėmban Tadiqi.
Qeveria e Kosovės po i mbyll sytė karshi tė pėrbashkėtės midis Milosheviqit dhe Tadiqit ndėrkohė qė orvatet ti shohė dallimet ndėrmjet tyre me sytė e Brukselit.
Kosova gjithmonė ka pasur nevojė qė tė zgjidhet ēėshtja e veriut tė saj. Dhe, kjo nuk ka ndodhur pėr gati 13 vite me radhė. Qeverive tė pasluftės njėherė iu ka munguar vullneti ose dija, e mė pastaj skanė pasur as interes pėr bashkimin e Mitrovicės.
Krerėt politikė janė pasuruar tepėr shumė nė kėtė situatė qė ti rrezikojnė sadopak pozitat e tyre. Me dialogun nė Bruksel duket qė tash synohet tė bėhet njėfarė zgjidhje, mirėpo jo pse kėtė gjė e ka nevojė Kosova, por Serbia. Prandaj kjo zgjidhje do tė jetė zgjidhje e keqe ajo do ta ndėrlikojė problemin.
Nė kėtė kontekst, idetė pėr shkėmbimin e territoreve nuk janė alternativė e kėtij dialogu. Me ose pa dashje, kėto ide vetėm sa e arsyetojnė mosveprimin e Qeverisė nė veriun e Kosovės. Ato paraqesin heqje dorė nga veriu ndėrkohė qė Luginėn e Preshevės njėsoj nuk e marrim. Teza e shkėmbimit territorial pėrfundon e asimiluar nė dialogun aktual.
Me dialogun e Brukselit qė ėshtė herė i drejtpėrdrejtė e herė merr formėn e diplomacisė fluturuese, Kosova po mbetet pa veriun e pa Republikėn, e mbėrthyer nė fusnotė para tė tjerėve dhe si njė shtet kopje para vetes. Por, jo vetėm kaq. Edhe Serbisė po i rriten shumė gjasat qė ta fitojė statusin e vendit kandidat nė BE. Kėshtu, njėra humbje mundėson tjetrėn humbje, njėri gabim sforcon gabimin tjetėr, njėri dėshtim kushtėzon dėshtimin tjetėr.
Qeveritarėt kosovarė nuk po i respektojnė as institucionet qė i kryesojnė. Nė vend tė diskutimeve brenda institucioneve, kryeministri preferon ujditė nėpėr restorante. Gjithsesi kemi tė bėjmė me mungesė elementare tė vetėdijes shtetformuese.
Rreth restorantit tė pėrbashkuar, ky pra ėshtė himni i kėsaj koniukture qeverisėse. Nė restorant ata duan ta hanė bashkėrisht servimin e veriut tė Kosovės Serbisė. I vetmi hall qė ka kryeministri aktual nuk ėshtė preokupimi se ēka po shitet (nga Kosova), por si do tė shitet shitja (te populli i Kosovės).
Ai aspiron legjitimitet ndėrkombėtar dhe legjitimitet vendės pėr shitjen e vendit qė kurrsesi smund tė jetė legjitime.
E, megjithatė, ėshtė Lėvizja Vetėvendosje ajo qė akuzohej se nuk ėshtė institucionaliste gjersa praktikon protestat e demonstratat nė rrugė. Mirėpo, pikėrisht Vetėvendosje ėshtė lėvizje e institucioneve e pėr institucionet.
Protesta e demonstrata janė institucion duke qenė normė demokratike dhe liri e normuar. Restoranti sėshtė institucion, restoranti ėshtė e kundėrta e institucionit. Aty qeveritarėt kosovarė duan ta shpėrndajnė fajin. Qeveritarėt kosovarė qė merren vesh pėr JO-tė e buta para PO-sė pėrfundimtare.
Qeveritarėt kosovarė tė cilėt mendojnė lokalisht dhe nuk veprojnė kombėtarisht. Kėta qeveritarė e kanė vetėm njė karrotė pėr popullin e Kosovės: liberalizimin e vizave, mė saktėsisht, premtimin (vendės) pėr premtimin (ndėrkombėtar) pėr liberalizimin e vizave.
Nė qershor bėhen dy vjet prej se zyrtarėt e BE-sė na e kanė premtuar udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave. Ky liberalizim funksionon si premtim pėr exit strategy pėr njerėzit si individė dhe jo pėr Kosovėn si shtet. Ama Qeveria e Kosovės do tė duhej tė ofrojė exit strategy pėr shtetin me gjithė individėt e jo pėr individėt pa shtetin, apo jo?
Mė e rėndėsishme sesa kur BE-ja do tua japė vizat qytetarėve tė Kosovės, ėshtė momenti kur populli i Kosovės do tua ndėrpresė vizat qeveritarėve tė Kosovės.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Simpatiku (Gjilan): 18-02-2012 17:49
Ermal (prishtine): 17-02-2012 23:26
Burim (Prishtine): 16-02-2012 12:17
Flamuri(Mitrovicë) (mitovicë): 16-02-2012 09:21
Fati (Vjene): 16-02-2012 08:57
rakoci (rakc): 16-02-2012 08:00
Osman Dardan Adrian Dabinofci (Köln Gjermani): 16-02-2012 06:46
Dreni (Prishine): 16-02-2012 00:45
Xhaferi - \'51. (G. - Pd.): 16-02-2012 00:44
Mixha ... (Nen "rrogoz"...): 16-02-2012 00:15
Adonisi (Pejë): 15-02-2012 23:25
Realisti (Gjermani): 15-02-2012 23:22
PLISI (Prishtine): 15-02-2012 22:36
ylli (berlin): 15-02-2012 22:06
Sadiku (Prishtine): 15-02-2012 21:09
Kralanasi (Kukes...): 15-02-2012 20:49
Libri Donkishoti (Prizren): 15-02-2012 19:18
Lindja dhe vdekaj e shqiptarit (Gjakove): 15-02-2012 19:17
Visari (Prishtine): 15-02-2012 18:42
anonimus (Kosova): 15-02-2012 18:12
enveri (gjermani): 15-02-2012 18:08
Dikushi (Kosova): 15-02-2012 18:04
njeri (Prishtin): 15-02-2012 18:01
dikushi (Kosova): 15-02-2012 17:56
rakoci (rakoc): 15-02-2012 17:56
Felix (Peje): 15-02-2012 16:22
DRINI (SHBA): 15-02-2012 15:27
hasani [suedi] (suedi): 15-02-2012 15:25
Fadili (Drenas): 15-02-2012 14:49
llapjani (besjan): 15-02-2012 14:16
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 