Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
16-02-2012 | 12:30 CET
SHKRUAN
Nexhmedin Spahiu

Pazari qė Serbisė i kushton shtrenjtė

Nexhmedin Spahiu

Nė qendėr tė Tiranės, 50 metra nga Sheshi “Skėnderbej”, ndodhet njė shtėpi e vjetėr me oborr tė madh. Aty ėshtė paraparė njė pallat njėzetkatėsh. Gjatė 2 dekadave tė fundit pronari i shtėpisė i ka refuzuar tė gjitha ofertat e investitorėve duke kėrkuar mė shumė se sa ata ishin nė gjendje tė ofronin. Edhe kur atij njė investitor i ofroi 40 % tė objektit njėzetkatėsh, ai kėrkoi 50 % tė objektit.

Qytetarėt e Tiranės qė kishin pasuri tė tilla qoftė edhe disa kilometra larg qendrės sė Tiranės, duke pranuar oferta respektive arritėn tė bėhen milionerė duke shumėfishuar kėsisoj pasurinė e trashėguar. Pronari i shtėpisė pėr tė cilin po flas qe mė se 20 vjet jeton nė varfėri duke shitur fara, akullore e banane para derės sė shtėpisė sė tij, dhe nuk shijon gjithė atė pasuri tė trashėguar.

Sa herė qė shkoj nė Tiranė dhe shoh kėtė njeri, mė kujtohet politika e Serbisė gjatė kėtij ēerekshekulli. Derisa Borko Stefanoviq po shkėlqen duke treguar superioritetin e vet diplomatik ndaj Edita Tahirit, Beogradi zyrtar, duke bėrė pazar me Prishtinėn e Brukselin, po e humb kohėn e tij tė ēmuar. Kėsisoj ai po e ngadalėson integrimin e tij nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.

Moslėshimi pe rreth statusit tė Kosovės gjatė kėtyre 12 vjetėve ka pasur deri diku efektin qė Beogradi e ka synuar. Pavarėsia e Kosovės ėshtė shpallur tek 8 vjet pas ndryshimeve demokratike nė Serbi, ndėrsa falė pėrkushtimit diplomatik enorm tė Beogradit, pavarėsinė e Kosovės nuk e kanė njohur akoma mė shumė se gjysma e kombeve tė botės.

Pėrvoja e deritanishme ka treguar se njė politikė e tillė e Beogradit ka pasur sukses nė ngadalėsimin e kėtij procesi po jo edhe nė ndalimin e tij. Mbi tė gjitha, numri i kombeve qė po e njohin pavarėsinė e Kosovės po shtohet me kalimin e kohės, ndėrsa institucionet e Kosovės, pėrkundėr shumė dobėsive, me kalimin e kohės po forcohen.

Arsyetimi se me kėtė politikė Serbia ka mundėsuar mbetjen e serbėve nė Kosovė nuk qėndron aspak. Numri mė i madh i serbėve ėshtė kthyer nė Kosovė, pikėrisht atėherė kur pėrfaqėsuesit e tyre janė inkuadruar nė institucionet e Kosovės.

I vetmi argument i qėndrueshėm ėshtė fakti se pėr ēdo shtet ėshtė e dhembshme ta pranojė humbjen e njė territori. Por Serbia duhet ta kuptojė se zgjerimi i saj, nė fillim tė shekullit XX, prej Gjerdapit deri nė Adriatik dhe prej Vardarit deri nė Trigllav, nuk ka qenė vetėm rezultat i menēurisė dhe i sakrificės sė serbėve por edhe rezultat i tė ashtuquajturit fat historik. Rrjedhimisht, humbja e shumė territoreve nė fund tė shekullit XX nuk ėshtė vetėm rezultat i budallallėkut tė politikanėve serbė por edhe i tė ashtuquajturės fatkeqėsi historike. Ēdo fatkeqėsi dhemb, por mė lehtė kalojnė ata qė kanė aftėsi ta pranojnė fatkeqėsinė se ata qė nuk e kanė kėtė aftėsi.

Qė nga lufta e vitit 1999, Kosova ėshtė territor i humbur pėr Serbinė, por shtetet moderne nė shekullin XXI nuk varen vetėm nga territoret por edhe nga tregjet qė kontrollojnė.

Pjesėn mė tė madhe tė tregut kosovar akoma e zėnė produktet e Serbisė. Rezultat i asaj qė Borko Stefanoviq po e mposht Edita Tahirin ėshtė qė partia e Albin Kurtit po forcohet. Nėse Albin Kurti vjen nė pushtet, Kosova do tė jetė treg i humbur pėr Serbinė derisa Serbia ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Dhe nėse e humb njė treg ėshtė shumė e vėshtirė ta rifitosh atė.

Nė interesat e Serbisė ėshtė qė sa mė parė ta “kthejė pllakėn”. Kjo do tė thotė qė ajo t’i kthehet Perėndimit pa bėrė pazare me tė. Nėse Uashingtoni e Brukseli kėrkojnė qė Beogradi ta bėjė njė hap nė njė drejtim, Beogradi tė bėjė dy hapa dhe jo gjysmė hapi para e gjysmė hapi prapa. Kjo do tė mundėsonte pėrparim tė shpejtė jo vetėm tė Serbisė por tė mbarė Ballkanit Perėndimor.

Nėse Serbia edhe mė tutje vazhdon me qasjen e saj tė vjetėr tė bėrjes pazar me Perėndimin, duke kėrkuar mė shumė se Plani i Ahtisaarit pėr veriun e Kosovės, ajo ndoshta, edhe mund ta arrijė kėtė.

Pėr mė tepėr, Serbia mundet qė madje deri nė ēastin e anėtarėsimit tė plotė nė Bashkimin Evropian tė mos e njohė pavarėsinė e Kosovės, qė nėnkupton t’ua nxijė jetėn qytetarėve tė Kosovės, dhe ta shėmtojė shtetin e Kosovės ashtu siē tashmė e ka bėrė Bosnjen e Hercegovinėn, por shtohet pyetja, pėrse? Ku shpie kjo? A nuk ėshtė mė e rrugės pėr Serbinė tė jetė promotor jo vetėm i zhvillimit tė vet por edhe i mbarė rajonit? Serbia do tė mund tė ishte e tillė pėr shkak tė resurseve tė saj natyrore e njerėzore, pozicionit tė saj gjeopolitik dhe traditės shtetėrore.

Pos kėsaj, nėse Beogradi arrin tė nxjerrė pėr veriun e Kosovės njė status pėrtej Planit tė Ahtisaarit, atėherė herė do kurdo do ta paguajė edhe vetė ēmimin pėr kėtė. Lugina e Preshevės, Sanxhaku i Novi Pazarit, Vojvodina apo pjesė tė saj do tė mund tė kėrkonin tė njėjtin status si veriu i Kosovės apo edhe do tė mund tė cyteshin nga Perėndimi pėr ta fituar atė.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”. Ky shkrim u botua si editorial nė numrin e djeshėm tė gazetės mė tė madhe tė Serbisė, “Danas”)

4.6/5 (19 votë/a)
Kemajl (Prishtine): 20-02-2012 00:14
Shkrimi qenka briliant. Nexhmedin Spahiu me kete deshmohet se eshte me teper se i guximshem, me teper se i mencur, me teper se patriot.
KEMAL (KOSOVO): 19-02-2012 19:46
Kao osoba obrnute veroispovesti ovaj predposlednji komentar mi izgleda tako morbitan na nekim bljuvotinama iskazanim nekadasnjim izgubljenim licima faruka ..... .Postavlja se pitanje dali je predpoznatljiv naslov ovome gospodinu realisti gjerman kako on od njegovih nacina uporedjuje.Cilj shvacanja ovog clanka je upozorenje srbiji da ne ubacuje trn u zdravu nogu.Jedna od ostavke seda kosa a ni zrno mudrosti obraccajuci se gospodinu REALISTI GJERMAN
Goni (Prizren): 18-02-2012 21:03
Nexh te lumt per te gjitha. Me vjen keq qe disa japin komente kaq trishtuese negative. Por C'far ti bejme qe vetem ne e kemi mire. Pergezimet e mia dhe vazhdo me leksione.
Agimi (Internet): 17-02-2012 10:24
Ky eshte nje shkrim i argumentuar mire, i cili ne radh te par i drejtohet lexuesve te ?Danas-it?. Shpresoj qe te ket ndikim pozitiv.
experti (germany): 17-02-2012 02:59
serbia ska interesa per BE ata jane veq ne BE udhetojne pa viza qojn mallra ka dojne ne bote Euro ende spo ju vyn se euron nuk munden me prodhu qysh dojne ata sa i perket Albin Kurtit veq fora jane ka don mas pari rrymen me marr e shume shume sende tjera prej Shqiperis qe vete marun POPULLI SP'I HAN MA FORAT para se me marr PDK Qeverine thojshin as ni shka kosove ska me met u mush kadal kadal shkije bile edhe ja bani PDK kushtet shkive me jetu shume ma mire se disa Familjev qe i humben te afermit baben mbeten jetima ne Lufte MOS TE SHIQOJME QKA PO BEHET ME SHKIJE PO TE BEHEMI NE TE VEDIJSHEM TE KEMI RESPEKT EDHE NE KOHET E MIRA JO VEQ KUR BJEN SHI.
lumnija (lugbunar): 16-02-2012 21:15
Kya shume mendon per Serbi se cka ka me i ndodhe se per shqiptaret. medet o medet cka na ka gjete.
Flamuri (Mitrovicë): 16-02-2012 20:28
Nexh,tė pergezoj pėr kėtė shkrim.Ky ėshtė pak i thellė pėr ta kuptuar RRENALISTI dhe PATATJA.Ne e dijmė se ku ishe gjatė luftes.
Naimi (Zvicer): 16-02-2012 20:27
Shifet qarte se Nexhmedini ne gazetat tjera kur boton 95perqind te komenteve jane negative per Nexhen po Zeri i seleksionon ,komentet ne favor te Nexhes ,pra nuk i boton
Tefuku (Mitrovicë-Karashmakhane): 16-02-2012 17:33
Serbia nuk do ta humb as Sanxhakun dhe as qė do tė vijė ne shprehje kėto qė i thotė Nedelko( Nexhmedini) jan ėndėrra se shkinija nuk do humb ato pjesė qė ai flet, por ne realitet me ndihmen e jaraneshes sė Zoran Angjellkovicit so tė arrij qė veriut ti siguroj njė status qė mė von do ti bashkohet Serbis. Kėto parashikime jan sikur ato prijet e viteve tė 90-ta rrini se lirin do te na fal Serbia se po e kundershtum na mbyt tė gjithėve keshtu bėnte LDK-ja po lojen e till tash per pushtet po e luan edhe PDK-ja dhe opozita e dobet pa platform. VV ėshtė ne nivel kombėtar.
Zhivojini (Kosmet): 16-02-2012 17:31
Bravo Nnexhmedinivoje, se ai qe ia ban gajle serbise ai e don ate. Po ti o neqko ma shum e don tu serbine se une Zhivojini. Hvalja ti Ljepo.
Aladini (Gjermani): 16-02-2012 16:27
Shkrim shume largpames,e pergezoj autorin per ket shkrim!
ylli (berlin): 16-02-2012 16:19
Nexhmedin mire bere qe na shkruve, e barazpeshove "patriotin" e "shpiunin". Ashte e let sot te thuhet une e jame, e une e bera, se ma tash ne Kosove kesaj i ka hup kuptimi. Por te shkruan per "une" edhe per "ai", pak jane ne Kosove...
Ismeti (Gjilan): 16-02-2012 16:07
Visar mos u ngut he burre, se hala se kem lexu si duhet, lena te flasim njiher , tani e loxojme dhe bile ti kshyrmi njiher komentet pastaj ke lexojme dhe kshyrmi qka ka dasht me thene profa.
Realisti2 (Gjermani): 16-02-2012 14:46
Realist mos rrej po kallxo ku po t'dhemb shokut. Nexhi gjate luftes nuk ka qene ne Kosove fare, keshtu qe ska pas as kush me fal as kush me myt. Mos ha qa nuk hahet! Shnet.
gezimi (gjilan/ Frankfurt ): 16-02-2012 14:23
Shkrim shume i bukur Nexh, kjko eshte ajo cka ka me ndodhe edhe me ne dhe me Serbine...Me pelqen kjo qe ke thene hapur edhe pse po shoh qe disa opinionista nuk te kane kuptu fare......!??!/
Adrian (Kosove): 16-02-2012 13:43
Ti ia paske qare hallin Serbise.As Serbia e as Kosova nuk kane nevoje per keshillat tua
Visari (Prishtine): 16-02-2012 13:37
Oj krye patate e Bishtazhinit. A po e sheh qe ky artyikull u botu n'Beograd. A po e sheh cka u ka thane shkive qe s'keni qare pa e pranu Kosoven se ato historite e Dushanit e te kral Petrit jane "fat" historik se profa eshte i kulturuar e s'ka mujte me iu thane qe rrena i keni krejt, po kush eshte bektesh e merr vesh. E ti patate e Bishtazhinit qero patate se ajo te duhet ty.
Realisti (Gjermani): 16-02-2012 13:20
Fort u perzi leshi e komentuesi para meje me te drejte e quan avokat te serbise.Ky le t'i sqaron njehere rrethant se si "e kane fale" gjate luftes shkiet kete me kusheririn e tij Farukun e Idriz Rrecin me shoke i kane zhduke.A po mendon more Nexhmedin se njerezit hane bari aa! Krejt keto i dine njerezit, mos harro!
Patatja (Bishtazhin): 16-02-2012 12:56
Nexhmedin bravo se na qenke ber edhe advokat i serbijes

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51