| Prishtinė | ![]() |
| 13° |

Ngjarja mė atraktive mediale e javės qė shkoi ka qenė njė performancė e presidentes sė vendit znj. Atifete Jahjaga, ku ajo me njerėzit e fuqishėm tė pushtetit dhe tė diplomacisė pėrreth, e bėri akt tė kryer Kėshillin Kombėtar tė Luftės kundėr Korrupsionit. Presidentja, qė ka kohė qė e ka huqur kriterin e fjalimeve publike duke folur mė shumė se gjithkush tjetėr nė veten e parė, na dha garanci se mė nė fund dikush po i futej luftės sė Davidit me Goliatin, edhe pse kjo luftė nuk duket tė ndryshojė asgjė nė pėrmbajtje, pėrpos formės sė proklamuar prej saj.
Ka mė shumė se dhjetė vjet qė thuhet se korrupsioni ėshtė njė kancer pėr shtetin tashmė tė plagosur tė Kosovės, por rezultatet e njė veprimi konkret kanė qenė pothuaj kurrfare, edhe pse ėshtė krijuar njė pėrshtypje se dikush po bėn njė luftė kundėr tij. Edhe Kėshilli i presidentes, mund ta ketė kėtė fatin e perceptimit se dikush po bėn diēka.
Kosova ka njė tjetėr plagė shumė mė tė madhe, e cila po metastazon pėrditė dhe kjo ėshtė krimi i organizuar. Korrupsioni ėshtė hajgare pėrballė krimit tė organizuar, ose mund tė interpretohet si njė pėrpjekje qė nė emėr tė luftės ndaj korrupsionit, tė maskohet lufta ndaj krimit tė organizuar. Tashmė ėshtė sekret publik se nė shumė prej qyteteve tė Kosovės, pushteti i parasė po fiton fuqi ndaj pushtetit legal.
Ėshtė e gjatė lista e njerėzve tė politikės dhe tė biznesit, qė kush mė shumė e kush mė pak janė tė mpleksur me krimin e organizuar. Ka zona tė tėra nė Kosovė, ku tashmė janė krijuar kapot qė vrajnė e kthjellin. Dihet me saktėsinė mė tė madhe se kush ka fuqi nė secilėn pjesė tė Kosovės. ēuditėrisht nė shumė prej kėtyre zonave, pushteti real nuk ėshtė nė duart e kėshilltarėve komunalė, tė kryetarėve apo tė gjyqeve dhe tė prokurorive, por nė duart e kozanostrave tė vegjėl, qė po shndėrrohen nė njerėz tė fuqisė absolute.
Presidentja dhe qeveria e vendit, me gjithė mekanizmat qė kanė, tė ligjit e tė dhunės, do tė duhej qė mė parė se pėr asgjė tjetėr, tė krijonin njė strategji kombėtare pėr luftimin e krimit tė organizuar. Korrupsioni mund tė jetė kafshatė e vogėl qė do tė mund tė luftohej edhe me mekanizmat ekzistues, sikur kėta tė fundit tė kishin njė mbėshtetje politike. Por, kapot e fuqisė nė qytete, njė ditė do tė shndėrrohen nė njerėz tė pamposhtur, dhe lufta kundėr tyre mund tė jetė e destinuar tė humbet akoma pa u nisur. Po thuhet se fuqia e kėtyre njerėzve po rritet pėrditė dhe se ata po kontrollojnė gjithēka atje ku janė. Shumė prej tyre janė tė mveshur edhe me pak pushtet legal, por qė fuqinė reale e kanė krijuar pėrtej kornizės sė tij.
Aureola e fuqisė sė liderėve tė Kosovės, kryesisht ėshtė krijuar me modelin e famshėm "zero tolerancė ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar", por shumė prej tyre kanė thyer hundė e buzė pikėrisht pėrballė krimit e korrupsionit, ose pse nuk kanė pasur kėllēe, ose pse edhe vetė janė bėrė pjesė e tij. Lufta politike, e cila ndonjėherė ka qenė edhe e ashpėr, ėshtė bėrė e tillė nė jo pak raste edhe pėr shkak se janė rrezikuar interesat e bizneseve tė pista tė grupeve tė ndryshme tė interesit, qė nė Kosovė kurrė nuk kanė qenė vetėm pjesė e pushtetit apo vetėm pjesė e opozitės. Nė sferėn e krimit tė organizuar, pushteti i fuqisė ėshtė caktuar jo vetėm me votė, por edhe me shantazhe, edhe me forcė, edhe me kapitalin e luftės, qė pėr disa gjithmonė e ka pasur surratin e parasė.
Sot, nė Kosovė ka dy pushtete, njėri qė ėshtė fituar me votė, ēfarė do tė ketė qenė ajo, dhe tjetri ėshtė pushteti i parasė dhe i krimit tė organizuar. Ėshtė e mundur qė kėto dy pushtete tė bashkėjetojnė edhe pėr njė kohė, por ėshtė shumė e sigurt se shumė shpejt, njėri do tia hajė kokėn tjetrit.
Prandaj, nismat pėr kėshilla kombėtare pėr luftimin e korrupsionit, janė mė pak sesa nisma pėr tė fituar ēfarėdo qoftė. Pushteti nė Kosovė, sot duhet tė pėrballet para sė gjithash me kapot e krimit qė po e marrin pushtetin faktik nė duart e tyre. Se cilėt janė ata, e di edhe pushteti edhe mileti, veē ēėshtja ėshtė se cili do tė jetė komandanti i luftės kundėr tyre. Ai do tė mund tė ishte George Washnigton-i i Kosovės, nėse kapot nuk ia marrin shpirtin.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Fehimi (Peje): 26-02-2012 16:26
Malja (Peje): 23-02-2012 13:43
Beqiri (Drenas): 23-02-2012 12:42
Mehmeti ( Zatra): 22-02-2012 20:08
Profesor Baltazari (Prishtine): 22-02-2012 19:54
adeja (amerika): 22-02-2012 06:19
Mimoza (Prishtine): 21-02-2012 19:34
moza (Prishtine): 20-02-2012 16:35
samir (Podujeve): 20-02-2012 15:37
Mali (Prishtine): 20-02-2012 14:20
Dini45 (Gjermani): 20-02-2012 13:36
Petiriti (Prishtine): 20-02-2012 13:07
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 