Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
21-02-2012 | 11:57 CET
SHKRUAN
Astrit Gashi

Si Zvicra!

Astrit Gashi

Shtetet nisin nga njė ėndėrr, sikur edhe shumėēka tjetėr. Njėra nga ėndrrat mbi tė cilat mbiu shteti ynė ishte pikėrisht ajo pėr Zvicrėn. “Nėse Kosova do tė bėhej shtet, do tė bėheshim si Zvicra”, ėshtė ky njė mendim i dėgjuar shpesh pėrgjatė historisė sonė, nė veēanti tė asaj mė tė resė, tė viteve ‘90.

Ėndrra pėr Kosovėn si njė Zvicėr tė re nė Ballkan, e ndėrtuar dhe e bartur nga diaspora jonė, mbėshtetej nė dėshirėn pėr t’i ngjarė me mirėqenie kėtij shteti, madhėsinė pothuajse tė ngjashme si dhe nė pasuritė e atij vendi. Nė rastin tonė, bėhej fjalė pėr pasuritė e supozuara sikur ari, thėngjilli qė edhe sot vazhdojnė tė mbesin tė konservuara nė idetė e politikanėve.

Javėn e shkuar, Kosova mbushi katėr vjet tė ekzistencės sė saj si shtet. Mė shumė se 20 vjet kanė kaluar prejse dėgjova pėr herė tė parė ėndrrėn pėr Kosovėn si njė Zvicėr tė dytė tė Ballkanit. Llogaria nuk na del mirė. Gjithēka nė kėtė drejtim ka ngelur aty ku edhe ka filluar. Te ėndrra. Nėse edhe kjo nuk ėshtė shuar tashmė.

Shoqėria kosovare sot nuk duket e gatshme as pėr tė diskutuar e lėre mė pėr t’u pėrpjekur qė tė ecė drejt ndėrtimit tė paktėn tė njė mirėqenieje, tė njė pėrgjegjėsie dhe tė njė qytetarie si ajo zvicerane. E rrethuar nga njė politikė e papėrgjegjshme disavjeēare, nga njė korrupsion e nepotizėm megaloman, dhe me ndjenjėn e mospėrmbushjes nacionale, kjo shoqėri sot nuk duket e gatshme tė bėjė hapa para, pėrveē se tė kurthohet nė debatet pro ose kundėr qeverisė dhe identiteti nacional. Njė debat ky rreth ekstremeve mė sė shumti i imponuar nga vetė politikanėt dhe nga kėshilltarėt e tyre, nė tė cilin, si nė njė kurth, ka rėnė gjithė shoqėria jonė.

Zvicra ka tė bėjė fare pak me ekstreme tė kėtilla. Ajo pėrfaqėson shumė mė tepėr se njė sistem bankar qė deri vonė mundėsoi shpėlarje parash pėr elita tė korruptuara, diktatorė e keqbėrės nė mbarė globin. Po tė mbėshtetej gjithēka nė kėtė shtet alpin nė “off shore” banking, tash e disa kohė qė kjo formė ėshtė mė e kontrolluar se kurdoherė, sigurisht se do t’ia dėgjonim zhurmėn krizės. Ky vend relativisht i vogėl, ku jetojnė edhe shumė bashkėkombės tanė, ėshtė para sė gjithash njė vend ku politikanėt janė tė pėrgjegjshėm para atyre qė ua morėn votėn. Qytetarėt janė tė vetėdijshėm pėr tė drejtat, por edhe pėr pėrgjegjėsitė e tyre, pėrfshirė kėtu edhe pagesėn e kontributeve dhe tė taksave. Individi ėshtė aktiv nė kėrkesat dhe nė pjesėmarrjen, ndėrsa shoqėria civile ėshtė qytetari vetė.

Te ne, shembulli i keq nga qeverisja dhe politika, duket se ėshtė bartur edhe te vetė shoqėria dhe te qytetari. Pėrderisa nuk ka mbetur gjė pa u thėnė e pa u folur pėr qeverisjen e korruptuar dhe politikėn mospjesėmarrėse, pothuajse po kaq joaktiv dhe tė papėrgjegjshėm ndaj shtetit jemi secili prej nesh. Si individė dhe si shoqėri duket se kemi hequr dorė nga mbajtja e politikės pėrgjegjėse dhe nga ndėshkimi i saj, por edhe nga pėrgjegjėsitė qė na takojnė neve si qytetarė, si: pagesa e taksave, pagesa e rregullt e shėrbimeve publike, e deri te pastrimi i borės para kėmbės sonė, si njė problem ky i freskėt. Javėn e kaluar mė rastisi qė vetė tė jem i pranishėm te njė subjekt afarist, i cili ende nuk posedonte arkė fiskale.

Derisa po qėndroja aty, pashė pronarin duke gjetur lloj-lloj arsyetimesh para zyrtarit tė Administratės Tatimore se pėrse nuk kishte njė arkė fiskale. Pėr me keq, ky zyrtar nė heshtje dhe me kokė ulur poshtė vetėm po e dėgjonte dhe kur pronari pėrfundoi arsyetimet ai doli duke lėnė njė fjalė tė vetme bajagi arsyetuese: “Unė punė e kam kėtė”.

Njė papėrgjegjėsi kjo qytetare e mbi tė gjitha shtetėrore e nivelit mozomakeq.

Shumėkush do tė arsyetonte se qeverisja dhe politika jonė ėshtė fryt i kėtij populli. Pra, se populli ėshtė i keq dhe ai prodhon njė qeverisje po ashtu tė keqe. Pėr mua, njė argumentim ky shumė racist dhe i pasaktė. Qytetari i kėtij vendi dhe shoqėria jonė vite me radhė po udhėhiqen nga shembuj tė kėqij, shembuj kontra me ata tė Zvicrės.

Elita qeverisėse politike dhe ekonomike ėshtė aty ku ėshtė jo vetėm pėrmes votės por edhe pėrmes vjedhjes sė saj, pėrdorimit tė pasurisė publike pėr tė rekrutuar votues e pėr tė joshur pėrkrahje me para publike pėr nevoja tė tyre duke shtruar asfalte e duke i bėrė nga dy shkolla edhe nė njė vend veē pėr tė joshur votues. Populli kėshtu po udhėhiqet nga jo nga politikanė tė pėrgjegjshėm e qė japin pėrgjegjėsi si nė Zvicėr, por nga shembuj tė gėlltitjes sė pasurive e tė ardhmėrisė qė i pėrket kėtij vendi e kėsaj shoqėrie pėr tė mirė personale, tė rrethit shoqėrore e atij familjar.

Njė i ri kosovar sot e ka tė vėshtirė, nė mos tė pamundur, tė gjejė punė nė institucionet vendore, edhe sikur tė ishte shkolluar nė Hėnė, nėse nuk ka njė tė afėrm tė fuqishėm ose nėse nuk ėshtė njė militant disavjeēar i partive nė pushtet qendror e lokal. Pėrtej qeverisė, mjafton tė shikohen punėsimet nė ndėrmarrjet publike tė bėra me udhėzime nė copa letre e tė pėrcjella nga postierė tė besueshėm partiakė apo klanorė. Mungesa e njė perspektive, shėnon njėkohėsisht edhe fundin e ėndrrės pėr njė jetė tė civilizuar dhe evropiane.

Kėsisoj, edhe ėndrra jonė pėr njė Kosovė si Zvicėr, sot ėshtė ngulfatur nė njė realitet jetėsor kazakistanas, nga i cili jo vetėm qė s’po dimė tė dalim, por ku me ēdo kusht po duam tė rrimė.

Sallonet e sė martės

Sonte (e martė) nė orėn 17:45 mbahet Salloni i radhės me temėn: “Agjenda pėr veriun - pasojat e referendumit dhe barrikadat - te kush mbetet topi?”

(Mė shumė informata mund tė gjeni nė www.d4d-ks.org)

4.2/5 (5 votë/a)
agim sopi (Lipjan): 22-02-2012 12:07
Te gjithe i kemi te fresketa marrezite qe flisnim viteve te 90 se po te behej Kosova e pavarur , atehere Kosova do te behej si Zvicrra. Marrezia tjeter edhe me e madhe ishte kur njerezit flisnin se Shqiperia do te behet sikur Izraeli dhe do ta sundoje Ballkanin. Kulmi i marrezize ishte se keto fjale perhapeshin nga te ashtuquajturit " akademike e intelektuale " te Kosoves, qe po deshmohet se keta " akademike e intelektuale" nuk kane pare asgje para hundeve te tyre. Dhe tash te gjithe e dime ku jemi(Kosova dhe Shqiperia). Ne fund te pusit, te deshtuara si shtete ne qdo aspekt.
Burim (Prishtine): 22-02-2012 09:47
I nderuar, nuk eshte qeshtja tek "ëndrra jonë për një Kosovë si Zvicër" por tek "endrrat e individeve" qe me gjdo çmim e duan rrezimin e tij dhe poziten e tij.Nje gje duhet ta kuptojme te gjithe se prej momentin kur mbyllet procesi zgjedhor e 4 vite tutje Kosova mund te kete vetem nje Kryeminister, President, etj...kurse ajo qka na mbetet neve tjereve eshte ta perkrahim ate.
KRITIK (bota e qudirav): 21-02-2012 23:52
ju rtk shum e kishi pas shiku rts e millosheviqit,veq shqip qe po folni,perhajr fusnota 1244 dit hisorike per republiken e kosoves,ket e presim nga rtk1244
anonimus (Kosova): 21-02-2012 21:31
Astrit, e ndrove temen mbas takimit me nen-sekretarin amerikan.Aq ishte pavarsia editoriale ?
Patatja (Bishtazhin): 21-02-2012 13:41
Astrit ,aty kur folke Zvendes sekretari i SHBA-ven per pjesmarrje e shume fusnota pse nuk i thojesh naj fjale a leht eshte me shkru komente ne gazet,,

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51