| Prishtinė | ![]() |
| 13° |

Xhavit Haliti
Globalizmi, qė ėshtė prirja aktuale, shkakton kundėrshtime nė rrafshin ekonomiko-tregtar, duke lėnė disi nė hije rolin dhe peshėn e politikės nė kėtė proces. Ėshtė politika qė i paraprin globalizmit, sikurse ėshtė po ajo qė i inicion dhe vendos pėr vendosjen e kufijve tė pakalueshėm pėr realizimin e raporteve tregtare mes shteteve.
Nuk kam qėllim dhe, ca mė pak, kompetencėn tė flas pėr raportet aktuale euroatlantike me Iranin, por ndihem i detyruar tė jap njė mendim pėr ecurinė e raporteve mes Kosovės dhe Serbisė, nisur nga fryma dhe pėrmasat e globalizmit nė pėrqasje me interesat e sotme tė politikės zyrtare nė Serbi dhe Kosovė. Raportet mes kėtyre dy shteteve u krijuan, ekzistojnė dhe po vazhdojnė tė funksionojnė nėn trysninė dhe monitorimin e ndėrkombėtarėve.
Me nismėn dhe ndėrmjetėsimin e tyre filluan bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit qė dhe do tė vazhdojnė. Ky fakt dihet dhe pranohet botėrisht, por tėrheq vėmendjen njė dukuri: qeverisėsit e tė dy vendeve i konsiderojnė arritjet e derisotme tė bisedimeve dhe vazhdimin e tyre si procese nė favor tė interesave tė tyre politike, ndėrkohė qė fragmente tė rėndėsishme tė opozitės nė Serbi dhe nė Kosovė i kundėrshtojnė kėto procese, duke i etiketuar si favore tė papėrgjegjshme apo tė qėllimshme ndaj palės kundėrshtare.
Ky pėrfundim paradoksal, i arritur tej ēdo arsyetimi formal dhe qė mbėshtetet mbi paragjykimet nacionaliste, nxitet, ushqehet, realizohet e manifestohet nė Prishtinė dhe nė Beograd thjesht dhe vetėm pėr interesa tė drejtpėrdrejta politiko-partiake. Pėrgjegjėse ndaj shteteve pėrkatėse, qeveritė nė Kosovė dhe nė Serbi me nismėn, trysninė dhe nėn monitorimin e ndėrkombėtarėve, duke respektuar kushtetutat, nisėn dhe pritet tė vazhdojnė bisedimet mes tyre. Finalizimi i tyre do tė ketė kosto politike pėr mazhorancat aktuale kuvendore nė Prishtinė e Beograd. Kjo mendoj se ėshtė arsyeja qė fundi i kėtij dialogu nuk do tė jetė i afėrt nė kohė, sepse:
- Serbia ėshtė nė prag zgjedhjesh. Tadiqi synon tė rizgjidhjet dhe pret marsin pėr tė marrė statusin e vendit kandidat pėr nė BE;
- Kosova duhet tė zgjedhė kreun e shtetit (Presidentin) dhe tė pėrgatitet pėr zhvillimin e njėkohshėm tė zgjedhjeve parlamentare, apo pėr shtyrjen e tyre.
Avantazhet apo disavantazhet nė vlerėsimin politik dhe mediatik tė bisedimeve Kosovė Serbi, tė pėrcjella nė kuadrin shtetėror (nė Kosovė dhe Serbi) dhe ndėrkombėtar, janė drejtpėrdrejt vepruese dhe me peshė nė rezultatin e zgjedhjeve tė pritshme nė tė dy shtetet. Interesi politik pėr ecurinė e bisedimeve ėshtė thuajse pėrcaktues, sepse ende nuk e lejon faktori ndėrkombėtar tė jetė i pashmangshėm.
Shpesh pėrdoret njė thėnie, qė nuk besoj qė duhet tė jetė me orgjinė shqiptare: U gjend nė vendin e duhur, por jo nė kohėn e duhur me kundėrthėnie: Nė vendin e duhur, por jo nė kohėn e duhur. U mora me njė rebus pėr tė sjellė nė vėmendje dizavantazhet dhe pėrparėsitė e ndikimit tė krizės sė eurozonės nė zgjidhjen optimale dhe tė shpejtė tė ngėrēit mė jetėgjatė dhe mė tė rrezikshėm pėr Ballkanin nė kėtė fillim shekulli.
Vėmendja e miqve tanė, bashkautorė tė kontributeve determinues pėr statusin shtetėror dhe ndėrkombėtar qė sot gėzon Republika e Kosovės, nuk duhet, por, kryesisht, nuk mund tė jetė po e njėjtė. Politika na ka larguar disi tė gjithėve nga morali tradicional, por gjithsesi na ka bėrė mė realistė pėr tė gjykuar rrethanat. Dhe, nėn zhvillimet nė eurozonė, kur po diskutohet falimentimi shtetėror, si ai i Greqisė, ne po merremi seriozisht tė vazhdojmė apo tė ndėrpresim bisedimet me Serbinė.
Tė jemi tė sinqertė. Bota ėshtė e madhe. Nė Siri vazhdojnė tė vriten njerėz. Situata nė Egjipt ėshtė e vėshtirė. Nė Libi djali i Gadafit kėrcėnon. Nė Pakistan vriten pėrditė me dhjetėra vetė. Mund tė vazhdojmė! Po le tė themi: Sasia e popullsisė dhe e sipėrfaqes gjeografike kanė qenė, janė dhe do tė mbeten kritere pėr vlerėsimin e tyre. Ēėshtja shqiptare ėshtė tej fokusit tė vėmendjes. Kemi avantazhin qė jemi nė qendėr dhe nė skajin mė perėndimor tė Ballkanit, pa tė cilin BE-ja nuk mund ta pretendoi njėsinė (Evropa smund tė jetė e bashkuar pa Ballkanin).
Kemi mundėsinė ti kontribuojmė stabilitetit (nėse vazhdojmė tė sillemi si deri tash), por dihet qė shqiptarėt kanė nė dorė, natyrshėm, detonatorėt e shpėrthimit tė konfliktit nė Ballkan. Po pėrmend vetėm njė fakt historik: Kryeqendra e vilajetit tė Kosovės ka qenė Shkupi. Flamuri i Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė gusht tė 1912-ės u ngrit nė Shkup. E pėrmenda kėtė fakt pėr tė theksuar: Fantazmat e historisė mes fqinjėve janė pėrherė mbytėse. Evropa demokratike arriti tė mbytė superfantazmat franko-gjermane. Nė raportet Serbi Kosovė, mendoj se pengesat historike dhe mitologjike, nė kuadėr tė njė Evrope dhe fryme universal demokratike, janė mė tė kalueshme dhe tė asimilueshme.
Ardhmėria aktuale historike e tė dy shteteve, e Kosovės dhe e Serbisė, ėshtė BE-ja. Finishi i njėjtė, pavarėsisht nga koha e nisjes, unifikon strukturėn shtetėrore tė tė dy shteteve. Kosova, e njohur deri tani nga 88 shtete, do tė jetė e barabartė mes tė barabartėve. Rruga ėshtė e hapur ndėrkombėtarisht. Dėshiroj ta ndihmojmė edhe ne, politika dhe politikanėt kosovarė! Nėse dikush nuk do ta bėjė kėtė, le tė pėrpiqet tė mos e pengojė.
(Autori ėshtė nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės)
Trimi (Prishtine): 11-03-2012 12:40
Trimi (Prishtine): 11-03-2012 12:34
banni (Novoselle-Peje): 04-03-2012 23:59
sefa (vushtri): 22-02-2012 13:15
xxxx (XXXX): 22-02-2012 01:34
bler Qala (Bonn/Köln GJER): 21-02-2012 20:30
Vrojtuesi nr.10 (PornoLand): 21-02-2012 19:07
Lulaj (Peje): 21-02-2012 18:57
Adriatik Joni (Prishtinë): 21-02-2012 17:50
bajrami (kosove): 21-02-2012 13:07
Patrioti (1244): 21-02-2012 12:39
Jetmira (Prishtine): 21-02-2012 12:23
shala (mitrovic): 21-02-2012 12:21
abedini (Prishtine): 21-02-2012 12:00
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 