Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
22-02-2012 | 12:27 CET
SHKRUAN
Albin Kurti

Dekadenca e garantuar

Albin Kurti

Qeveria e Kosovės po i ndihmon Serbisė qė ajo ta fitojė statusin e vendit kandidat pėr nė BE mė shumė sesa qė kėtė gjė po e bėn vetė Qeveria e Serbisė. Nė Beograd mbizotėron diskursi publik i politikanėve atje qė thonė se nuk e japin Kosovėn, ndėrkohė qė e duan BE-nė. Pėrmes koncesioneve tė vazhdueshme Qeveria e Kosovės po ia mban gjallė shpresat Serbisė qė mund tė forcohet brenda Kosovės pa e rrezikuar udhėtimin drejt BE-sė.

Nė anėn tjetėr, Gjermania po e ndihmon Kosovėn karshi Serbisė dhe situatės nė veri tė vendit tonė mė shumė sesa qė kėtė gjė po e bėn vetė Qeveria e Kosovės. Sa pėr Qeverinė e Kosovės, Serbia tashmė do ta kishte tė fituar statusin e vendit kandidat pėr nė BE, ndėrsa kufijtė veriorė tė Kosovės s’do tė ishin aty as formalisht. Megjithatė, shtetet e tjera nuk mund tė mbajnė tepėr gjatė qėndrim mė tė avansuar pėr Kosovėn sesa qė Kosova mban pėr veten e saj. Nga shtetet kryesore tė BE-sė, Gjermania tashmė ka nisur tė ndjehet e vetmuar.

Kompromisin e radhės ndaj Serbisė e paralajmėroi kryeministri i Kosovės personalisht. Do tė na ndėrrohet emri sepse do tė largohet fjala ‘Republikė’ nga emėrtimi i shtetit, kurse shtetėsia e Kosovės do tė shfaqet e kontestuar nė fusnotė. Ky kompromis nuk e bėn vetėm pėrmbledhjen e koncesioneve tė tetė raundeve tė zėvendėskryeministres Edita Tahiri pėrgjatė vitit 2011 nė dialogun e Brukselit me Serbinė. Ky kompromis i tejkalon tė gjitha ato duke hapur rrugė pėr koncesione tė reja drejt kompromiseve tė tjera. Bėhet fjalė pėr lėshime pe qė nuk e ndėrpresin zinxhirin e lėshimeve pe. Pėrkundrazi: kėto koncesione thelbėsore shndėrrohen nė garanci tė dominimit tė koncesionit si koncept (qė mandej rregullisht mishėrohet konkretisht).

Ankesat e ndryshme qė vetėm Serbia po pėrfiton kurse Kosova asgjė, vijnė nga njė keqkuptim elementar. Sė pari, nuk mund tė ketė pėrfitime pėr Kosovėn pėrderisa bisedimet me Serbinė zhvillohen pa kushte pėr Serbinė dhe pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės. Sė dyti, koniunktura udhėheqėse nė pushtet nė Kosovė nuk ka hyrė nė kėto bisedime sepse ka hall Kosovėn, por pėr shkak se ka hall veten e saj. Fundja, kjo koniunkturė ėshtė ngjitur lart (nė pushtet) duke e futur Kosovėn (si shtet) nė pazar dhe pastaj duke e zbritur aty pazarin. Ėshtė ky model dekadent qė ėshtė instaluar nė Kosovėn e pasluftės dhe i cili e imponon konkurrencėn negative politike e partiake: kush pėrkulet mė shumė, ngjitet mė lart; kush e zbret Kosovėn, arrin ta lartėsojė veten.

Me fusnotė nė emrin e shtetit tonė dhe pa fjalėn Republikė nė tė, pėrfundimisht po legjitimohet mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga mosnjohėsit e saj. Teorikisht mund tė imagjinohet se kushdo do tė mund ta bėnte kėtė gjė. Por, vetėm pėr njėrėn instancė tė mundshme ėshtė e paparamendueshme qė tė bėnte kėso legjitimimi. Ėshtė kjo Qeveria e Kosovės, qeveria e shtetit qė po e pėson kėtė degjenerim. Pikėrisht ajo (na) e bėri kėtė shkallnim. Mbase, realiteti ėshtė gjėja mė fantastike, ashtu siē thoshte Jorge Luis Borgesi.

Kryeministri i Kosovės hoqi dorė nga Republika. Statusi i Kosovės po bėhet sėrish i papėrcaktuar. Dialogu i Brukselit nė vitin 2011 po na kthen te negociatat e Vjenės tė vitit 2006. Fusnota s’ka tė bėjė me emrin ose emėrtimin por me cilėsinė e rregullimit juridiko-kushtetues tė Kosovės. Qeveria e Serbisė po propozon plane shumėpikėshe pėr Kosovėn. Ajo thotė se i ka pėrgatitur pesė alternativa pėr emrin e Kosovės. S’ka mundur tė jetė ndryshe pėrderisa Serbia u legjitimua edhe njėherė si hisedare nė Kosovė, si faktor qė na paska tė drejtė tė pyetet pėr Kosovėn. Vetė pranimi i dialogut me Serbinė edhe e ka mundėsuar, edhe e ka kushtėzuar kėtė gjė.

Tash, prej Kosovės kėrkohet qė t’i propozojė edhe ajo solucionet e saj pėr veten e saj! Kėto propozime do tė ndodhen karshi propozimeve tė Serbisė dhe nė tė njėjtin kontekst me to. Nė mėnyrė qė mandej tė gjenden mese tė arta tė pozicioneve tė palėve pėr njėrėn prej palėve (qė jemi ne). Gjithēka duket se i pėrngjan asaj situatės tragjikomike ku njė person, teksa i afrohet tjetrit, i thotė: “Unė dua tė ta thyej kėmbėn ty. Cila ėshtė alternativa jote?”. E ky tjetri hutohet, harron tė ngrihet nė kėmbė e t’i thotė: “Alternativa ime ėshtė tė mos ma thyesh kėmbėn”.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

4.4/5 (28 votë/a)
Xhulieta (new jersey): 26-02-2012 05:23
Mjerimi ska kufi. Shoh debate parlamentare mes qeveritareve qe me deshprojne pa fund. Me e keqja eshte se keta individ si lloji i Hashimit, nuk jane as mesatarja e inteligjences shqiptare ne Kosove.Si dreqin e moren pushtetin keta mjerane eshte per tu cuditur. Ka ardhur koha dhe momenti per ndryshime esenciale ne politiken e Kosoves. Nuk eshte koha e fjaleve te medha dhe gabimeve idiotike politike sa per te ruajtur karrigen dhe muhabetin me forca tjera te huaja qe vijne e shkojne. Komunizmi dhe gjithe "izmat" tjere diktatorial dhe monist dhe format e tilla te vepruarit dhe te te menduarit duhet te mbesin perfundimisht ne te kaluaren. Koha ka ardhur per Pranveren e Kosoves. Boll ma me oportuniste, demagoge, dhe pseudopolitikane qe vetesherbejne interesin e tyre personal.Inteligjenca shqiptare perpara!!!
Xhulieta (new jersey): 26-02-2012 05:14
Mjerimi ska kufi. Shoh debate parlamentare mes qeveritareve qe me deshprojne pa fund. Me e keqja eshte se keta individ si lloji i Hashimit, nuk jane as mesatarja e inteligjences shqiptare ne Kosove.Si dreqin e moren pushtetin keta mjerane eshte per tu cuditur. Ka ardhur koha dhe momenti per ndryshime esenciale ne politiken e Kosoves. Nuk eshte koha e fjaleve te medha dhe gabimeve idiotike politike sa per te ruajtur karrigen dhe muhabetin me forca tjera te huaja qe vijne e shkojne. Komunizmi dhe gjithe "izmat" tjere diktatorial dhe monist dhe format e tilla te vepruarit dhe te te menduarit duhet te mbesin perfundimisht ne te kaluaren. Koha ka ardhur per Pranveren e Kosoves. Boll ma me oportuniste, demagoge, dhe pseudopolitikane qe vetesherbejne interesin e tyre personal.Inteligjenca shqiptare perpara!!!
Zanzibari (Kosove): 23-02-2012 11:45
Ėshtė e mjerueshme qė politikanėt qė kanė zėnė vend nė Kuvend, nė vend se tė veprojnė, merren me komentimet e ndodhive. Me komente e pallavra nuk bėhet gjė prej gjėje, veēmas kėtu nė Ballkan. Komentet mund tė ndikojnė nė vendet demokratike kurse nė Kosovė janė pa kurrėfar vlere.
kastriot (gjermani): 23-02-2012 06:44
Albin shkrim shume me vende. Shpresoje qe se shpejti do te vini ne pushtet... pore shpresoj qe fjalet e tuaja do t´i beni vepra. Mos e premetoni ate qe nuke munde t´a realizoni...populli eshte i lodhure nga varferia dhe deshiron nje jet me te mire. Nese vini ne pushtet mose e anshkaloni ket populle te vuajture e duke u pasuruar mbrena nates..e kuptojme qe Kosova eshte me nje buxhet te varfure pore ne ditet e sotme i varfure eshte vetem populli kurse politikanet me kete buxhet te varfure po behen pasunika te mdhenje e une kete gje nuke kam deshire qe t´i ndodh VV-jes nese vini ne pushtet. VV-ja eshte shpresa e fundit i ketij populli.
Bardhi (Gjermani-Gjakove): 23-02-2012 00:11
Albin,Kam respekt per ju personalisht,nese e lexoni kete koment kisha dashur te pyese ose me mire te them nese mund ta quaj kritik ose verejtje se kur thuani Thaqi hoqi dore nga Republika,a mos eshte Republika e babes qe ja ka lane trashegimi,apo flamurin qe na hoqen? Me duket se nuk kemi shka te falim,duhet te gjindet nje rruge sa me e shpejte te rrezohet kjo qeveri,per mendimin tim sa me heret te ikin keta qe nuk po mund ti rezistojin trysnis Evropiane eshte ne te mire te tyre,se perndryshe turpi do te bie mbi ta ,e ne do te paguajim gjenerata e gjenerata,por a nuk paguam mjaft?Tani eshte koha e jote nese di ta shfrytzosh beje me shume energji,me siguri e ke popullin me veti.Une jam me ty .Me respekt
dikushi (Kosova): 22-02-2012 22:53
@Ganja (Prishtine), pse paska dal gabim Albini per Rambujene ? Bash me intereson, a mund ta argumentosh? Une mendoj qe fati jon qe Millosheviqi kish kon budall edhe nuk e nenshkrujti edhe e bombardun.Ta kish nenshkru tash kishim kon krahin autonome e Serbis.
Tradhtija (GJakove): 22-02-2012 21:11
Perveq VETVENDOSJES qe bene opozit dhe e mbron Kosoven,partit tjera si LDK-se dhe AAK-se jane ose bashkpuntore ose ne AUT krejt(ju kujtohet takimi ne restoran)
ferizaji (germany): 22-02-2012 18:19
albin komplet jam me ty por vetum ne disa qera duhet mu kan ma fleksibil sidomos me nderkomtaret e soj perket korupcionit vetum te ti kemi shpres qe dote vjen ajo dit kur ti dota qeverisesh vendin dhe dota sxhorojm burgun e dubraves se nuk i zen kta krejt
Ganja (Prishtine): 22-02-2012 17:42
Qishtu logjikisht edhe racionalisht ke shkru edhe kunder Rambujes por dole krejtesisht gabim. Kanihere sosht me ranci me qene logjik po me gjete solucione dhe me shiku ne horizont. Ne mes te Hillary Clinton dhe Albin Kurtin, ton diten e lume e kisha ngu Hillary Clinton.
anonimus (Kosova): 22-02-2012 17:39
Kot e ke o Albin, pushtetin ne Kosove e cakton Dragodani jo populli.Prandaj Thaqit syri nuk i ben trak.
doni (Prishtine): 22-02-2012 14:48
Pa pa pa qfar logjike e shendosh o rrofsh o Albin Kurti , pa qysh je tu ma kthjell mendjen mu po besoj qe te gjith shiptarve.
Kujtimi (Vushtrri): 22-02-2012 14:16
Albin, besoi që shumica dërmuese e njerzve të Kosovës është e bindur në konstatimet tua. Nuk ka këtu shumë paqartësira. PYETJA është se a duhet të vazhdojm me konstatimin e të keqes apo do ndërmarrim dicka që ta ndryshojm situatën. Unë them ta bëjmë këtë të dytën, edhe atë SHPEJT sepse dëmet do jenë vështirë të riparueshme. PS! INICIATIVA DUHET TË VIJ NGA JU SI PËRFAQSUESIT TANË.

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51