Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
23-04-2010 | 17:58 CET
SHKRUAN
Qemajl Morina

Vatikani dhe Kosova

Selia e Shenjtė, edhe pse politika nuk ėshtė preokupim i parė i saj, mban marrėdhėnie diplomatike me 170 shtete dhe merr pjesė nė 43 organizata tė ndryshme ndėrkombėtare me statusin e anėtarit apo vėzhguesit tė pėrhershėm. Heshtja dhe neutraliteti kanė qenė dhe janė dy tiparet bazė klasike tė diplomacisė sė shtetit tė Vatikanit, andaj kemi qenė thellė tė bindur se kjo politikė po ndiqet edhe me rastin e Kosovės dhe se, nė momentin qė diplomacia e Selisė sė Shenjtė e sheh tė arsyeshme, do ta njohė pavarėsinė e shtetit mė tė ri nė Evropė dhe nė botė.

Kardinali Walter Kasper, president i Kėshillit Pontifikal pėr Unitetin Kristian, me deklarimet e tij mbi ēėshtjen e Kosovės, mė 12 prill, pėr agjencinė “Kathpres” hapi disa pikėpyetje pėr parimet themelore tė diplomacisė sė Vatikanit, si pėr neutralitetin, ashtu edhe pėr heshtjen qė duhej tė shoqėronte procesin e vendimmarrjes diplomatike shtetėrore. Deklarata e kardinalit Kasper ishte njė lajm i keq qė po vinte nga qendra e krishterimit botėror dhe nga njė personalitet i lartė nė hierarkinė e shtetit tė Vatikanit.

Kardinali Kasper shpalli se Vatikani nuk e njeh Kosovėn pėr hatėr tė klerikėve ortodoksė serbė dhe, ēka ėshtė jo shumė e kėshillueshme pėr njė diplomat, rreshtoi si tė tijat argumentet tashmė tė njohura tė diplomacisė serbe pėr mosnjohjen e Kosovės, qė nga “djepi i ortodoksizmit” e deri te “brutaliteti kulturor” qė ushtrohet ndaj monumenteve serbe nė Kosovė!

Pa dashur tė polemizojmė me kardinalin se kush ka ushtruar “brutalitet kulturor” nė Kosovė, rrėnimi, granatimi dhe djegia e 220 xhamive, gjatė viteve 1998-1999, nė mėnyrė sistematike nga ushtria dhe policia serbe tregon vetvetiu se kush ishte “agresori” dhe kush ishte “viktima”. Brutaliteti dhe gjenocidi serb nė Kosovė arriti deri nė atė shkallė sa qė forcat e NATO-s u detyruan tė bombardojnė caqet ushtarake dhe civile serbe pėr 78 ditė me radhė, me qėllim tė shpėtimit tė popullit tė pambrojtur tė Kosovės nga njė gjenocid dhe dėbim nė pėrmasa biblike.

Z. Kardinal, kėtė qė po shkruaj e kanė transmetuar ekranet televizive, si dhe patėn rastin ta shohin dhjetėra kolegė tuaj qė vizituan Kosovėn nė ditėt e pasluftės dhe shprehėn solidaritetin me prijėsit e Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Ata vizituan selinė e BIK-ut, tė shoqėruar nga ipeshkvi i ndjerė i Kosovės, z. Mark Sopi, i cili thoshte: “Unė nuk mundem qė kolegėt e mi nga Kisha Katolike ta vizitojnė Kosovėn e tė shkojnė pa u takuar me prijėsit e Bashkėsisė mė tė madhe fetare, tė cilėt pėsuan humbje tė mėdha nė kėtė luftė”.

Prej momentit tė publikimit tė deklaratės sė kardinalit Kasper, nė mediet e Kosovės, por edhe nė ato tė Shqipėrisė, pati reagime tė shumta. Reagimet ishin plotėsisht tė arsyeshme, sepse njė deklaratė e kėtillė nuk ėshtė pritur nga Vatikani, prej nga me vite tė tėra ēėshtja e Kosovės ka hasur nė mirėkuptim dhe nė pėrkrahje tė vazhdueshme.

Andaj, pyetja qė shtrohet para nesh ėshtė se a ėshtė ky qėndrim individual i kardinalit Kasper, apo ėshtė mendim zyrtar i Vatikanit?

Deri tash nuk ka pasur ndonjė sqarim zyrtar nga Vatikani, por ne shpresojmė tė jetė mendim individual i kardinalit Kasper.

Megjithatė, lobi serb ėshtė duke vepruar edhe nė kėtė drejtim. Menjėherė pas luftės, Kisha Ortodokse Serbe i kishte dėrguar njė notė proteste Selisė sė Shenjtė, ku ankohej pėr njė prononcim tė njė zyrtari tė Ipeshkvisė sė Kosovės, i cili kishte deklaruar se “kishat dhe manastiret serbe ishin ndėrtuar nė themelet e kishave katolike shqiptare dhe si tė tilla ato nuk paraqesin kurrfarė dėshmie se Kosova ėshtė djep i ortodoksizmit serb”.

Kohėve tė fundit, diplomacia serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe janė tė angazhuara qė Vatikani tė ketė sė paku qėndrim neutral lidhur me pavarėsinė e Kosovės. Diplomacia serbe ėshtė e interesuar pėr njė vizitė tė Papa Benedikti XVI qė do t’i bėnte Beogradit si njėrit prej vendeve me popullatė shumicė ortodokse nė Ballkan. Realizimi i njė vizite tė kėtillė domosdo do bekimin e Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Ortodokse Serbe, i cili deri tash nuk e ka dhėnė.

Nė vitin 2013 shėnohet 1700-vjetori i Ediktit tė Milanos, datė mė rėndėsi pėr tė gjithė tė krishterėt dhe krishterimin. Dihet se mė 313, perandori ilir Konstantini i Madh shpalli krishterimin fe zyrtare tė Perandorisė dhe lejoi propagandimin e tij. Ky veprim u bė nė qytetin e Nishit tė sotėm. Kisha Ortodokse Serbe ėshtė e interesuar ta shfrytėzojė kėtė manifestim pėr interesat e veta fetare, por edhe nacionale. Vatikani, po ashtu, ėshtė i interesuar qė ky rast tė shfrytėzohet pėr tė manifestuar unitetin e krishterimit, nė veēanti pas skandaleve dhe aferave tė fundit qė shpėrthyen nė Kishėn Katolike, tė cilat irrituan njė numėr tė konsiderueshėm tė besimtarėve. Andaj, kėtu duhet hulumtuar ndoshta pėrpjekjet e Selisė sė Shenjtė por tė gjetur njė gjuhė tė ekumenizmit ndėrkishtar nė mes kishės Lindore Ortodokse dhe asaj Latine Perėndimore, pėr ēka gjasat janė minimale, kur dihen kontradiktat dhe mospajtimet e thella nė mes tyre. Ortodoksėt nuk pranojnė lutjet e pėrbashkėta me katolikėt.

Ajo qė na intereson neve, me kėtė rast, ėshtė qė tė mos humbim pėrkrahjen e Vatikanit, i cili ka ndikim nė shumė vende tė botės me popullatė shumicė katolike, nė veēanti nė Amerikėn Latine. Nė kėtė aspekt, Ipeshkvia e Kosovės mund tė japė kontributin e saj tė madh.

(Autori ėshtė prodekan i Fakultetit tė Studimeve Islame nė Prishtinė)

3.7/5 (9 votë/a)

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51