| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Nė Beograd pėrfundoi punimet e sesionit pranveror Sinodi i shenjtė i Kishės Ortodokse Serbe, pas njė debati tė nxehtė, qė zgjati pėr dhjetė ditė me radhė. Prej temave me interes qė kishin tė bėnin me Kosovėn, padyshim se ishte ēėshtja e peshkopit Artemije, peshkop i Dioqezės Rashkė - Prizren me seli nė Graēanicė.
Qė nga shkurti i kėtij viti, peshkopi Artemije me njė vendim tė Sinodit, pėrkohėsisht ishte larguar nga puna e tė parit tė Kishės Serbe nė Kosovė, kurse nė vend tė tij ishte vendosur peshkopi nė pension Atanasije Jevtiq. Si shkak i largimit tė peshkopit Artemije nga kreu i kishės serbe nė Kosovė ishin keqpėrdorimet financiare qė kishin bėrė disa nga bashkėpunėtorėt e tij, thuhej atėbotė nė arsyetimin e KOS-it.
Nė ditėn e fundit, Sinodi doli me njė vendim, pėr shkarkimin e peshkopit Artemije nga udhėheqja e Ipeshkvisė Rashkė-Prizren, nė krye tė sė cilės kishte kaluar 19 vjet. Vendimi i Sinodit ėshtė fundi i njė mospajtimi shumėvjeēar brenda KOS-it, qė ishte shkaktuar nga mospajtimi politik rreth njė aktakuze qė ka ngritur Ipeshkvia Rashkė-Prizren kundėr katėr shteteve tė NATO-sė pėr shkatėrrimin e kishave dhe manastireve serbe nė Kosovė. Me gjithė kundėrshtimin e hapur tė peshkopit Artemije, KOS-i e nėnshkroi Memorandumin e rindėrtimit tė tyre me Prishtinėn nė vitin 2005. Sipas burimeve brenda Sinodit, Peshkopi Artemije ėshtė shkarkuar pėr shkak tė kundėrshtimit tė vendimeve tė mėhershme tė Sinodit, pėr shkak tė kritikave tė tija tė hapura ndaj politikės shtetėrore tė Beogradit ndaj Kosovės, nė veēanti lidhur me ndarjen e saj, si dhe qėndrimeve tė tij antiekumeniste.
Vlen tė theksohet se me rastin e votimit pėr peshkopin Artemije, pas fjalimit tė patriarkut Irinej, nga 36 peshkopė sa kishin tė drejtė vote 21 votuan pėr shkarkimin e peshkopit Artemije, 9 ishin kundėr, 4 abstenuan, dhe 2 ishin tė pavlefshme. Ky votim i befasoi shumicėn e analistėve serbė pėr ēėshtje fetare, sepse mendohej se pėrkrahja e peshkopit Artemije brenda Sinodit do tė jetė mė e madhe. Njė grup pėrkrahėsish tė peshkopit Artemije pritėn pėr ditė tė tėra para dyerve tė Patriarkanės pėr ti dorėzuar Sinodit njė peticion me 14.000 nėnshkrime pėr rikthimin e tij nė postin e peshkopit, por ky delegacion as qė u prit nga Sinodi.
Sinodi nuk emėroi peshkop tė ri pėr dioqezėn Rashkė-Prizren, kėtė detyrė patriarku Irinej kėrkoi nga peshkopi Atanasije Jevtiq ta vazhdojė punėn e tij sė paku deri nė shtator, kur edhe duhet tė bėhet inaugurimi i patriarkut tė ri nė Patriarkanėn e Pejės.
Shqiptarėt e Kosovės, peshkopin Artemije do ta mbajnė nė mend, si njė lider fetar ultranacionalist, i cili pėrdori pozitėn e tij fetare jo pėr afrimin e popujve tė besimeve tė ndryshme nė Kosovė pėr bashkėjetesė dhe tolerancė, por pėr ruajtjen e privilegjeve tė pakicės serbe ndaj popullatės shumicė tė Kosovės. Punėn e fundit qė bėri, para fillimit tė bombardimeve tė NATO-sė ishte vendosja kryqit nė kishėn e papėrfunduar serbe nė hapėsirat e Universitetit tė Prishtinės, vepėr me tė cilėn krenohej vazhdimisht.
Kam pasur rastin tė marrė pjesė nė disa raunde bisedimesh qė janė zhvilluar nė kuadėr tė dialogut ndėrfetar pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės, paraqitjet e tij ishin vazhdimisht nga pozita ksenofobe e jo tė njė lideri tė krishterė. Pėr ēka irritonte edhe pjesėmarrėsit tjerė nė bisedime, ndoshta ky ėshtė shkaku pėr shkarkimin e tij nga kreu i Kishės Ortodokse Serbe nė dioqezėn Rashkė-Prizren. Nė ditėt dhe muajt nė vijim shihet se cili do tė jetė kursi i politikės sė Kishės Ortodokse Serbe rreth ēėshtjes sė Kosovės, pas shkarkimit tė peshkopit Artemije?
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 