| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Ėshtė interesante se si lajmet ditore tė politikės ndonjėherė nuk pėrkojnė me faktin se sa ndikim kanė ato nė jetėn e qytetarėve, por mė shumė me faktin se sa interesante do tė duken ato pėr shikuesin-lexuesin pa ndonjė vlerėsim real nė jetėn e pėrditshme.
I parėndėsishėm ėshtė edhe lajmi i auditorit tė pavarur pėr auditimin e pasqyrave financiare tė komunave tė Kosovės, nė shumicėn e tė cilave numri i parregullsive ėshtė aq i madh sa nė disa raste sikur tė kishim kapacitete tė mjaftueshme, hetimet nga prokurorėt do tė duhet tė fillonin pa asnjė hamendje. Masa e parregullsive fillon prej moskompletimit tė pasqyrave financiare sipas udhėzimeve nė fuqi nga ana e Komunės, deri te mungesa e regjistrimit tė objekteve, pronės komunale dhe borxhet tė cilat jo rrallė kapin shumėn mbi 1 milion euro. Kėto janė disa prej parregullsive mė tė shpeshta tė hasura nė menaxhimin e komunave kosovare.
Lista vazhdon mė tutje me shkeljet e rregullores sė prokurimit publik, mospėrputhjen e llogarive dhe menaxhimin e pasurisė sė komunės etj.
Qeverisja lokale ėshtė mė e afėrta me qytetarin dhe me se shpejti e prek jetėn e qytetarit. Nė anėn tjetėr, pėrmirėsimi i qeverisjes nė nivelin qendror ėshtė i domosdoshėm, por qytetari ballafaqohet sė pari me qeverisjen lokale, andaj puna dhe reforma duhet tė fokusohen pa pėrjashtim edhe aty.
Kosova, si shtet i ri, rastisi tė ketė disa specifika, njė prej tyre ėshtė edhe ndarja rajonale e forcave politike. Kjo ndarje e forcave politike ka si rrjedhojė edhe ndarjen e qytetarėve nė kategori tė para dhe tė dyta tė buxhetit tė Republikės sė Kosovės. Qytetaret tė cilėt jetojnė nė zonat prej nga vijnė shumica e pushtetarėve tė nivelit qendror, sot janė tė privilegjuar me nivelin mė tė lartė tė investimeve, me mundėsi punėsimi nė administratėn qendrore dhe me qasje nė shėrbime me kualitet (tė paktėn tė ndėrtimit) tė rrugėve, tė shėndetėsisė dhe tė arsimit.
Qytetarėt tė cilėt jetojnė nė pjesėn tjetėr tė Kosovės, nė atė prej nga derivon njė pjesė e opozitės sė Kosovės, e kanė fatin tė jenė qytetarė tė njė kategorie mė tė ulėt. Mė pak investime nga qeveria qendrore, me gati aspak qasje nė punėsim nė institucionet e larta dhe me kualitet tė dobėt tė shėrbimeve tė tjera publike, qofshin ato rrugė, arsim apo shėndetėsi.
Tani mendoni sikur jeni njė banor i komunės sė Gjakovės dhe do tė ballafaqoheni me realitetin si vijon:
Si komunė e treta pėr nga madhėsia nė nivel tė Kosovės, Gjakova ėshtė e treta nga fundi mė e varfra komunė nė Kosovė. Ne raportin e auditorit tė pavarur, shėnohen njė mori parregullsish, tė cilat ofrojnė mundėsi pėr hetime serioze nga organet kompetente mbi menaxhimin e dobėt dhe jotransparent nga menaxhmenti i komunės.
Komuna nuk mban njė regjistėr tė pronės gjithėpėrfshirėse tė saj, ajo ka 223 objekte tė shfrytėzuara nga qytetarė dhe biznese pėr tė cilat komuna nuk inkason asnjė tė hyrė. Kontratat e qirasė nuk janė ripėrtėrirė qė nga periudha e vitit 2003. Pėrveē kėsaj disa kontrata tė zgjedhura nga auditori kanė tarifa mė tė ulėta pėr njėsi sesa ēmimet pėr njėsi tė dhėnė nė tariforin e komunės. Janė duke u pėrdorur nga qytetarėt dhe bizneset dhe tė cilat nuk janė faturuar fare.
Pronat e komunės janė njė mundėsi shumė e mirė e arkėtimit tė mjeteve dhe ngritjes sė buxhetit tė komunės, i cili pastaj mund tė ndahet pėr kujdesin shėndetėsor primar, edukimin dhe rrugėt. Ende mė keq, nė pėrmbyllje tė vitit 2009, komuna e Gjakovės mbyll vitin me 2. 209.000 euro borxh, gjė e cila paraqet shkelje tė rėndė tė nenit 13.1 tė udhėzimit administrativ Nr. 20/2009. Mospėrputhjet nė kėtė komunė konsistojnė edhe me shkeljet nė Ligjin e Prokurimit Publik nė Kosovė pėr procedura tė cilat nuk ishin kryer dhe dokumentuar nga Komuna.
Tani mendoni sikur tė jeni njė ish-i punėsuar i fabrikave aksionare tė Gjakovės, sa do tė keni besim se njė menaxhment komune, e cila nuk ka kapacitet dhe vullnet politik pėr tė qeverisur nė mėnyrė transparente dhe pėr tė mirėn e qytetarėve. Sa do tė ketė vullnet dhe ekspertize menaxhmenti i komunės pėr tė punuar nė zgjidhjen e statusit tė ndėrmarrjeve aksionare nėn menaxhimin e Agjencisė Kosovare tė Privatizimit dhe Qeverisė sė Kosovės tė udhėhequr nga partitė tjera.
Mund tė jeni edhe mė keq, mund tė jeni i punėsuar i Komunės sė Gjakovės i suspenduar pėr shkaqe politike dhe i kthyer nė punė me vendim (pas njė vonese nė vendim) tė Kėshillit tė Pavarur. Si do ti qaseni ju komunės pėr ta zbatuar vendimin e njė institucioni qendror, kur menaxhmenti i komunės ka zinxhirin e komandės nga tjetėrkush? Ēka nėse komuna nuk ka vullnet ta zbatojė vendimin pėr kthimin tuaj? Ku trokitni, kush ju pėrfaqėson? Ndoshta gjyqi, ndoshta ndonjė lidhje nė qendėr, por gjithsesi se do tė ndiheni tė vetmuar.
Ėshtė me tė vėrtetė i hidhur dhe i dhimbshėm realiteti nė tė cilin janė vendosur qytetarėt e Republikės sė Kosovės nėn mendėsinė e lokalizmave dhe qasjes oportune tė udhėheqėsisė lokale dhe qendrore.
Me sistemin aktual zgjedhor shumė qytetarė tė komunave tė ndryshme nė Kosovė nuk kanė asnjė pėrfaqėsues ose kanė fare pak pėrfaqėsues nė Kuvendin e Kosovės, qė tė paktėn tė drejtohen dhe tia qajnė hallin dikujt atje.
Me fjalė tė tjera ēfarė demokracie dhe ēfarė pėrfaqėsimi kemi, ėshtė shumė e vėshtirė tė ndjehesh se dikush tė pėrfaqėson. Ne ndėrkohė banorėt e komunave pa pėrfaqėsim nė pushtetin qendror nuk iu mbetet gjė tjetėr veē tė paketojmė valixhet dhe tia mėsyjmė Prishtinės ose ndonjė prej shteteve tė mini-schengenit nė tė cilat diplomacia kosovare na ka garantuar lėvizjen e lirė tė paktėn pėr kėtė verė. Ndėrsa nė vjeshtė merreni me speca dhe turshi e kėshtu kalon edhe ky dimėr deri nė pranverėn e radhės kur edhe do tė fillojė fushata pėr zgjedhjet e reja.
(Autorja ėshtė kolumniste e gazetės Zėri)
nisret (gjilan): 29-07-2010 10:47
Gezimi (Peje): 09-07-2010 19:18
gjurmuesi (Prishtine): 07-07-2010 15:28
Roberti (Gjermani): 07-07-2010 15:05
Teuta (Prishtine): 07-07-2010 14:56
Teuta (Gjakove): 07-07-2010 14:13
Roberti (Gjermani): 06-07-2010 20:51
Muhameti (Gjilan ): 06-07-2010 14:27
Nita (Peje): 06-07-2010 12:13
Zana (NYC-Gjk): 06-07-2010 10:20
gjurmuesi (Prishtine): 06-07-2010 10:11
Perkrahesi i devotshem (Gjakove): 06-07-2010 09:55
Deda (Gjakove): 06-07-2010 01:19
agoni ny york (usa): 06-07-2010 00:51
Ish perkrahesi (Gjakove): 05-07-2010 20:41
dudaj (Gjakove): 05-07-2010 19:18
Astriti (Gjakove): 05-07-2010 18:27
lumja (SHBA): 05-07-2010 18:09
agoni(ny york) (usa): 05-07-2010 16:27
sueda (peje): 05-07-2010 16:21
Fatmir (Gjakovė / Luzern): 05-07-2010 16:13
Moni Morina (Gjakova): 05-07-2010 15:54
Toni (Gjakove): 05-07-2010 15:41
ValaMala (Gjakove): 05-07-2010 15:38
Arjana Dobruna (gjakove): 05-07-2010 15:32
Sara (Prishtine): 05-07-2010 15:03
Geto (SHBSH): 05-07-2010 14:30
agoni (londer): 05-07-2010 14:30
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 