Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Light Snow
-10°
16-07-2010 | 16:17 CET
SHKRUAN
Ulpiana Lama

“Djalli nuk vesh gjithnjė Prada”

Ky shkrim i dedikohet njė audience femėrore. Por, jo vetėm nė fakt...

Ju kujtohet si Miranda Pristlli (Miranda Priestly) - mishėrim, siē thonė gojėt e kėqija i Ana Uinturit (Anna ėintour) kryeredaktores sė "Vogue" SHBA dhe fashionistes sė pėrsosur - ėshtė e dhėnė pas njė shtėpie italiane tė modės tepėr tė njohur? Nuk ndihmon as fakti qė Pristlli luhet nga Meril Strip (Meryl Streep) pėr tė fituar simpatinė tonė. Ajo, Miranda, ėshtė "djalli"qė vesh Prada!

Individ me ndikim tė pakonkurrencė nė tregun global tė modės, ajo pėrcakton tendenca, jep opinione pėr cka ėshtė 'nė modė' dhe 'jashtė' saj, bėn tė famshėm stilistė tė panjohur pėrmes revistės qė drejton, vendos cilat modele bėjnė e cilat jo, duke u shndėrruar kėsisoj nė njė zemrek tė industrisė sė modės - njė industri qė qarkullon afro 500 miliardė euro nė vit. Por ėshtė ferr tė punohet me tė. Dhe pasioni i saj pėr Prada-n nuk ndahet nga kushdo. Sipas njė studimi tė bėrė nga profesorė tė universitetit Harvard, shtėpitė e vėrteta tė modės, ato qė pėrligjin plotėsisht ēmimin pėr cilėsinė e ofruar janė: Hermes, Lui Vuiton (Louis Vuitton) dhe Guci (Gucci).

Mund ta kundėrshtoni sa tė doni kėtė pėrfundim; nuk pi ujė. Nė Harvard Business School janė tė bindur se emblema tė luksit tė vėrtetė janė tre shtėpitė franceze tė modės. Personalisht parapėlqej mė tepėr njė fustan Lanvin sesa njė Guci, njė ēantė lėkure Furla sesa origjinalin e kopjes sė Lui Vuitonit. Them 'origjinali i kopjes' ngaqė nuk ka produkt mė tė falsifikuar sesa ēanta LV, aq sa mbajtja e saj duket kiē dhe akt i kulluar vaniteti.

Kompanitė e modės sė lartė ofrojnė produkte qė kėnaqin dėshirėn tonė pėr tė bukurėn, luksin, mirėqenien, status social, por rendja pas tyre mund tė tradhtojė edhe disa tipare tė individit si: mungesėn e origjinalitetit, vetėvlerėsimin e ulėt qė kompensohet nga brende tė famshme me vlera tė konfirmuara. I njėjti studim zbulon edhe disa vese tė klientėve tė modės sė lartė: egoizmin, sipėrfaqshmėrinė dhe arrivizmin.

Interesante. Djalli nuk vishkėrka vetėm Prada! Njė botė intrigash, manipulimesh, ecjesh mbi 'kadavra', etjeje pėr pushtet ku flirtohet pa brengė me politikėn, shpalohet nga njė episod aksidental. Gjykimi ndaj Fransua Mari Banie (Franēois-Marie Banier) - shkrimtar, fotograf dhe miq njerėzish tė pasur e tė fuqishėm, - zbulon njė labirint tė errėt ndėrveprimesh joligjore me politikėn. Ja si ndodhi: mik i miliarderes 82 vjecare Lilian Betėnkur (Liliane Bettencourt), Fransua Banie akuzohet nga e bija e pronares sė l'Oreal pėr "abuzim me dobėsinė" e sė moshuarės, duke pėrfituar prej saj 1 miliardė euro nė tetė vjet. Njė 'i ri i pėrjetshėm' pėr shkak tė marrėdhėnieve me mė tė moshuar se vetja, fotografi 63 vjecar vihet nė epiqendėr tė analizave mediatike pėr karakterin manipulativ dhe arrivist.

Por lėnda kundėr tij ėshtė mė pak rrezikuese se ajo ndaj njė tjetėr personi publik. Shumė mė pisk duket t'i ketė punėt Erik Uėrth (Eric Woerth): pėrgjatė seancave tė ēėshtjes Banie del njė mori faktesh qė vėnė nė sy te ciklonit ministrin francez tė Punės me dyshimin pėr lehtėsime fiskale nė vlerė disa milionė dollarėshe ndaj perandorisė l'Oreal nė kohėn kur vepronte si ministėr i Buxhetit. Uėrth akuzohet po ashtu pėr konflikt interesi duke qenė se kish punėsuar bashkėshorten nė shoqėrinė Clymene qė i takon familjes Betėnkur, ndėrsa deklarohet tė ketė pranuar 150 mijė euro kesh pėr fushatėn e presidentit Sarkozi. Pak a shumė, tė gjithė janė tė lagur nga kjo histori. E majta e shfrytėzon rastin pėr tė fituar pikė nė llogari tė vetėn, ani pse njė sėrė ēėshtjesh kundėrthėnėse e kanė njollosur edhe atė ndėr vite.

E megjithatė ky shkrim nuk ėshtė denoncim ndaj politikės franceze - ka qėlluar qė ta njoh atė diēka mė shumė sesa atė tė vendeve tė tjera europiane. Por politika franceze nuk ėshtė as mė e pastėr, as mė e ndyrė se ajo e cilitdo shtet tjetėr perėndimor, me pėrjashtim ndoshta tė vendeve skandinave. Si pėr tė vėrtetuar edhe njėherė aksiomėn se "politika tė korrupton, ose tė bėn tė marrė". Ose tė dyja bashkė....

"Djalli nuk vesh vetėm Prada" dhe ai banon gjithkund; nė karakterin e kryeredaktores sė njė reviste mode, njė fotografi batakēi, apo njė politikani nė Paris, Prishtinė apo gjetkė. Ai njihet nga karakteri manipulativ, ambicia pėr dominim, vaniteti, lakmia dhe etja pėr pushtet.

(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės “Zėri”)

1.8/5 (6 votë/a)
Nita (Gjakove): 20-07-2010 21:53
Prada paris, ty radio tkapka vec nji kanall! Ski qysh me kuptu Ulpianen, duhesh do shkolle, e do lexime e normal pak qytetari me pas. A, bon vaki mbesa yte e kupton kur tdilni en sheher. Shkruj me emer tonin se e paske mike en facebook ndryshe ski pas qysh me dit cka ka shkru Valdrini.
Skenderbeu (Prishtine): 20-07-2010 16:37
Prada (paris) ti je nje fallsifikat kinez, hiq ma pak e as hiq ma shume. Ulpi, ti je nje loqke.
Kathy (Nice-Berat): 20-07-2010 15:34
Industria e modes Ulpiane ka shum intriga, shume spiunazh, shum pisllik. Ta them se per vite kam qen e punesuar ne kete sektor. L'oreal esht perandori! Normal neper perandori ndodhin shum gjera, edhe si keto qe pershkrun ne artikull. PO shof qe nje shkrus ka shkruar Prada-Paris, Prada e ka qendren ne Milano :)
Prada (paris): 19-07-2010 23:31
Valla Ulpi, edhe kesaj rradhe ja paske fut kot - si gjithmone. Ti je i vetmi njeri qe njof, i cili flet shume, me frazeologji sociologjiko-estetiko-filozofike e qe kurr, ama bash kurr nuk thot asgje. siq do thot edhe Valdrini; "Us usual"!
Lura (Sussex): 19-07-2010 03:45
Kush po ju degradon bre juve???!!!! kuuu cfare qyftesh! Poooooo, se ju lexoni Playboy-n e normal nuk ju mbet kohe e nerva...
Ema (Gjakove): 19-07-2010 03:34
Asllan, i ki edhe tri a kater komente tjera politike en Zeri, edhe shum komente tjera politike nga znj. Lama ne ket gazet. Mundesh mi lexu nese tpelqejn e mundesh jo, a mu si femer fort po m'pelqen ky shkrim! I love Chanel :)))
Arta ((Kosova in Wonderland)): 19-07-2010 02:17
Aiii flakron po pun e madhe qe spe merr ti seriozisht, diqysh a po tduket vetja qender e universit a duhet mu brendos shka mendon ti? Hajt bre leni ato fore jeni ba krejt fillozofa! Jeni ba od e burrave! Shum shkrim i kandshem dhe ma shpesh me pas ksi
Genta (Prishtine): 18-07-2010 16:54
Ju qe po kritikoni e qe jeni "meshkuj" e pasket huq krejt ...
Anita (Prishtine): 17-07-2010 15:15
Asllan, a e ke lexu fjaline e pare ku thote "Ky shkrim i dedikohet nje audience femerore". Mos je femer rastesisht apo ke krize identiteti? Ulpiana, vetem vazhdo zemer se je nje yll me shkrimet dhe njohurite tua.
loni (prishtine): 17-07-2010 11:50
pallavra, ti ulpiana lama ke ba te njajten gje ne qeveri e tash po na shet moral
bashkim (Prishtina): 17-07-2010 10:09
KOT FARE! Shkrim ma pa lidhje smundesh me gjete as ne Blog te tinejxherve. Zeri, ju lutem mos lejoni me ju degradu keso lloj kolumnistesh. Kursenani kohen dhe nervat, e kjo Ulpiana le te del me shoqe e bon llafe me kafe..
Flakroni (Prishtine): 16-07-2010 23:58
Ulpiana, e kemi kuptu qe je duke u shkollu ne France, po si te mos e kuptojme qe ne momentin kur njoftohesh me dike, e tregon kete fakt, gjithashtu e kemi kuptu qe nuk e ke idene cka deshiron ne jete nga pervojat e ndryshme ne jeten tende, provove ne qeveri, provove ne opozite, provove ne arsim, provove moderim, e tash edhe gazetari... E diqysh s'po muj me te marr seriozisht ne zenet qe po i ben, se s'po muj me definu cka je dhe cka ben ti?! Sa per shkrim, OMG, ti dhe fashion... zakonisht gazetari shkruan gjera qe i don lexuesi dhe kjo eshte rregulla numer 1, e ti gjithe e huq kete rregull! Te uroj ta gjesh veten...
asllani (Prishtine): 16-07-2010 18:27
Valla moj Bukuroshe nje teme e pa qelluar per realitetin kosovar.Tani kur cdo gje po vlone ti fole per Pradat. Ia shoh per te madhe Zerit qe i humb lexuesit me ty

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51