19-07-2010 | 16:59 CET
SHKRUAN
Eliza Hoxha

I kujt ėshtė Ramizi?!...

Pallati prishtinas, mė i pėrfolur kėto 2 vjetėt e fundit ėshtė padyshim Pallati i Rinisė dhe Sporteve”, i shndėrruar nė pallat ėndrrash e pallat joshės pėr shumėkėnd nga bota e biznesit dhe komercit, por asnjėherė joshės dhe pėrmbushės ėndrrash pėr rininė, tė cilės iu dedikua ideja, ndėrtimi, funksioni dhe gjithēka tjetėr lidhur me tė. Ideja e pallatit tė shėndetit tė mirė prishtinas u zyrtarizua nga Kuvendi Komunal i Prishtinės, mė 20 shkurt 1976, pėr t’u ndėrtuar me fondin e komunės, me buxhetin e bashkėsive vetėqeverisėse tė interesit atėkohė, si dhe me kontributin e qytetarėve prishtinas gjegjėsisht 2% nga tė ardhurat personale tė tyre. Nė 10-vjetshin e masave tė dhunshme nė Kosovė tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore a publike u shndėrruan nė ndėrmarrje shtetėrore nga Serbia dhe dikush e mendon se ndoshta kjo ėshtė periudha kur Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve mund t’i jetė ndėrruar statusi nga ndėrmarrje publike nė ndėrmarrje shoqėrore, pėr ē’arsye pas luftės 1999 ky pallat pati fatin si edhe tė gjitha ndėrmarrjet tjera tė hyjė nėn kornizėn e AKM-sė.

Qė nga ajo kohė e sot pallati ėshtė degraduar shumė si nė aspektin funksional e pėrmbajtėsor ashtu edhe nė atė fizik. Ai sot i shėrben ēdokujt tjetėr mė shumė sesa rinisė dhe aktiviteteve tė tyre sportive, qė do tė thotė se as emri qė e mban nuk pėrkon me atė se ēfarė ėshtė pallati sot…mozaik i dyqaneve tė vogla, qė nuk dihet kujt i paguajnė qira e haraē, shkollė, kurse hapėsira pėr formėsime trupore tė gjitha me pagesė pėr ata qė duan tė jenė ”INN” dhe “COOL “nė trendin aktual prishtinas.

Pallati i qytetit

Dhe ėshtė po ky pallat ikonė shėnjuese e Prishtinės socialiste qė kishte lėnė “si e thėnė peng” prej kohėsh miratimin e Ligjit pėr Prishtinėn. Shumė njerėz e kishin menduar dhe theksuar kėtė fakt si luftė politike midis partive nė koalicion, por shikuar nė anėn tjetėr kjo luftė ėshtė mė shumė e orientuar nė atė se kush do ta ketė primatin mbi menaxhimin, riformėsimin, riidejimin dhe pėrfitimin nga njė objekt dhe hapėsirė aq vitale e qendrės sė Prishtinės, apetit ky qė josh dhe i bėnė tė ėndėrrojnė politikanėt e biznesmenėt tanė, tė cilėt rrallė se i kemi parė me trup tė formėsuar si duhet apo me mendje tė hapur pėr interesin e pėrgjithshėm publik. Prandaj, le ta qartėsojmė se lufta pėr kėtė pallat mė sė paku po bėhet pėr rininė, e cila siē thuhet ėshtė e ardhmja e Kosovės, apo pėr qytetarėt prishtinas nė pėrgjithėsi si kontribuuesit e ndėrtimit tė tij.

Njė pyetje tjetėr ėshtė se pėr interesin e cilėve qytetarė prishtinas po flasim sot. Nėse duam tė jemi tė sinqertė me vetveten, ata qė dikur kontribuuan nė ndėrtimin e tij ishin sa tė “Ramizit”e sa tė tjerė edhe tė “Boros”. Pas luftės sė fundit njerėzit e Boros shkuan bashkė me emrin e tij, ndėrsa kėta tė Ramizit mbetėn pakicė nė oazėn e re prishtinase me popullsi tė trefishuar. Kėta tė fundit, thėnė sinqerisht nuk ėshtė se “kanė hise” nė kėtė far pallatin e sporteve prishtinase, por pėr tė mirė a pėr tė keq, janė pikėrisht kėta qė mė sė shumti po luftojnė nė emėr tė “qytetarisė” prishtinase pėr tė, jo se janė sportistė e dashamirės tė sportit tė vėrtetė, ku lojėn e fiton ai qė vėrtet e meriton, por se kanė lanquar tash sa kohė njė trend tė ri “sportiv “ ku fituesi ėshtė ai qė“di ta luajė lojėn sipas rregullave dhe kėrkesave tė pėrcaktuara nga ata qė janė nė krye tė politikave dhe me “sportivitet” pėrcaktojnė fituesin para se tė fillojė loja.

Prandaj, lufta e sotme se “kujt i takon Ramizi” ėshtė sporti mė aktual – kėrkues dhe tenderues i cili do ta pėrcaktojė fituesin e Ramizit (Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve) , pasi qė Ligji i Prishtinės i zvarritur tash sa pėr shkak tė tij tani mė veē ėshtė proceduar pa nenin 8.6 nė tė cilin thuhej se njė nga kompetencat menaxhuese tė qytetit tė Prishtinės ėshtė edhe menaxhimi i Pallati tė Rinisė dhe Sporteve. Po ēfarė mund tė ndodhė njė ditė po qe se njerėzit e Boros do tė kėrkojnė kthimin e pjesėmarrjes sė tyre nė ndėrtimin e dikurshėm tė pallatit?...

Qyteti pallat

Thėnė sinqerisht, ky pallat kishte mbetur si njė hallkė e fundit pėr tė pėrfituar pėrsėri Prishtinėn si interes politik por jo edhe pallatin si interes publik. Kjo, pasi Komuna e Prishtinės asnjėherė nuk kishte pėrpiluar ndonjė plan, ide, kornizė menaxhuese apo ēfarėdo tjetėr qė do ta reflektonte pėrmirėsimin, zhvillimin, qėndrueshmėrinė dhe avancimin e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nėse ai do tė

mbetej nėn menaxhimin e Komunės mė tutje. Dhe ky plan edhe po tė ekzistonte do tė duhej tė harmonizonte kontekstin e pallatit me pėrmbajtjet pėrreth si dhe kėrkesėn aktuale prishtinase pasi kapaciteti i tij nė raport me atė tė menduar dikur ėshtė i pamjaftueshėm sot, e tė mos flasim pėr faktin qė ai asnjėherė nuk u pėrfundua si projekt me tė gjitha funksionet e ideuara.

Tė gjithė, si popull “emotiv” qė jemi dhe aspak politik ishim kapur pėr fije tė kėtij pallati si elementi i vetėm qė e shėnjon qytetarinė prishtinase. Askush nuk hyri mė thellė tė analizojė se Ligji pėr Prishtinėn nuk do tė duhej tė procedohej pa u kompletuar edhe me disa elemente tė tjera, nė mėnyrė qė manipulimet tė mos kishin hapėsirė tė bėheshin mė pas. Nė kėtė kontekst tė mos keqkuptohemi me idenė se jemi kundėr Ligjit pėr Prishtinėn si dokument juridik qė do tė duhej tė pėrcaktojė shumė qartė kompetencat dhe fushėn e veprimit nė kryeqendrėn e Kosovės, por jemi kundėr zbrazėtive dhe paqartėsive pėrbrenda tij, qė lėnė gjithnjė hapėsirė pėr interpretime dhe veprime tė gabuara “qėllimshėm” si pasojė e kėsaj.

Ligji pėr Prishtinėn parasheh ndarjen e Prishtinės nė 5 distrikte (zona) administrative, prej tė cilave vetėm qendra thuhet tė jetė distrikt urban, ndėrsa 4 tė tjerat tė emėruara me anėt e botės janė distrikte urbane – rurale. Dhe kufijtė e kėtyre distrikteve i janė bashkangjitur nė njė hartė tė thjeshtė kėtij ligji. Kėtu vjen nė pah ironia e dyfishtė. E para sjell pyetjen se si mund tė pėrcaktohen kufijtė e administrativ tė qytetit tė Prishtinės, kur deri mė sot plani zhvillimor urban qė nė bazė tė Ligjit pėr planifikim hapėsinor pėrcakton territorin e zhvillimit tė qytetit pėr periudhėn afatgjatė 15-20 vjet, ende nuk ėshtė pėrfunduar. Nga ana tjetėr, ēka nėnkuptojnė politikėbėrėsit dhe ligjbėrėsit lokalė me termin “ distrikt administrativ urban – rural”? Ky ligj ėshtė pėrpiluar pėr qytetin e Prishtinės dhe nėnkupton vetėm territorin pėrbrenda kufirit tė shėnjuar urban, pra qytetin i cili pėrcaktohet me dokumentin e Planit Zhvillimor Urban. Fjala rural nėnkupton zonat apo vendbanimet qė ngelen jashtė kufirit urban apo kufirit tė qytetit.

Dhe, shikoni se sa mė pak dokumente tė pėrfunduara dhe sa mė pak informata pėr ne, lėnė hapėsirė qė kufijtė e distrikteve tė ndryshojnė kahet pas aprovimit tė ligjit pasi dokument valid, qė pėrcakton kėta kufij ende nuk ka, e edhe kur ai bėhet nuk ka mundėsi reference pėr ta argumentuar manipulimin, sepse harta e bashkangjitur nė fund tė ligjit ėshtė njė shabllon i llojit tė vet. Kufijtė do tė marrin formė varėsisht nga tokat e shumta me interes tė dikujt – dikujt qė do tė futet brenda kėtyre kufijve tė rinj pėr t’i ndėrtuar pallatet e radhės. Njė tjetėr element apo kompetencė qė duhet theksuar vjen nė pah nga neni 8.3, ku thuhet se “qyteti i Prishtinės krijon Institutin pėr Planifikim Urban, i cili merret ekskluzivisht me planifikimin hapėsinor, urban dhe mbrojtjen mjedisore tė qytetit tė Prishtinės”.

A ka pyetur dikush se ēfarė roli dhe pėrgjegjėsie do tė ketė ky Institut apo ēfarė do tė jetė statusi i tij: publik, publiko-privat, apo? A do tė merret ky Institut me hulumtime dhe politikat e zhvillimeve apo me planifikim e dizajn urban? Nėse ėshtė publik, cili ėshtė fondi qė mund tė shpenzohet pėr tė dhe cili ėshtė kufiri pėr mospėrzierje tė kompetencave midis atij dhe komunės? Nėse ėshtė i gėrshetuar, deri ku shkon kompetenca e tij nė rrafshin publik dhe sa i barabartė do tė jetė ai nė tregun e pėrgjithshėm? A ka konflikt interesi nė kėtė rrugėtim kur Instituti i themeluar pėr planifikim nė Prishtinė vetė do t’i punojė planet, vetė do t’i implementojė ato, vetė do t’i monitorojė ato, duke e paguar vetveten me paratė tona publike?!...

Ėshtė njė e vėrtetė se pa pėrcaktimin e kėtyre parametrave nuk ka se si Prishtina ta definojė qartė rrugėtimin e shėndoshė si kryeqytet, prandaj granti shtesė dhe Pallati i Rinisė janė vetėm fijet shpėrqendruese pėr tė cilat na kanė orientuar tė kapemi tash sa kohė nė rrugėtimin e Prishtinės si qytet i shndėrruar - pallat nė vetvete.

Prandaj, ėshtė e rėndėsishme se kujt do t’i takojė “Ramizi”, pasi ai ėshtė pėrbrenda kufirit tė distriktit tė vetėm urban tė kėtij Ligji pėr Prishtinėn, tė quajtur qendra, ku toka dhe vlera e saj, si dhe apetiti dhe josportiviteti i politikėbėrėsve dhe biznesmenėve tanė e pėrmbysin ėndrrėn e evropianėve tė rinj pėr njė trup tė shėndoshė, ku zė vend edhe mendja e shėndoshė, nė njė qytet a nė njė pallat pėr tė gjithė njėsoj...

(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės “Zėri”)

Nota: 4.4/5 (25 votë/a)

Germanwings
KOMENTET
Driton Bakija (Gjakove Sa perket ): 11-08-2010 19:31
Sa perket kometeve negative per kete shkrime [Bore dhe Ramizi],une e kuptoj pse spo ragon ose pergjigjet Eliza Hoxha.Per cdo sugjerim ose regaim me kontaktoni ,dritonbakija@hotmail.com,ose regoni ne pergjigjet ose beni komtin tuaj nda ketyre regimve teper apo shume negative.
Driton Bakija (Gjakove ): 29-07-2010 08:18
Eliza Hoxha kerkoj njese per gabime gjuhesore dhe drejteshrimore ,sic fjalija kufizofet ne vente te shkronjes S duhet te jete Z ku eshte dashur te ceket kjo shkronje por eshte cekur nje tjtere.Po ashtu fjalija Kryqytetin eshte cekur shkrona T dy her pra nevoj eshte cekur nje T.
Driton Bakija (Gjakove ): 27-07-2010 08:43
Ne kete shkrim Eliza Hoxha pashqyron drejt per palltin e rinis e sproteve me brengat dhe hallet,dhe pikat qe ajo cek per kete objeket ne menyre shume te bukure dhe te drejte.Po ashtu Eliza Hoxha cek me te drejt se ky objket pallti i rinise dhe sporteve nuk duhe te jete ,joshese por atrakativ ku ploteson kushtet si objeket arkitonik.Po ashtu Eliza Hoxha cek edhe disa specfika se duhe te jete Qyteti i {Prishtinese]si.kryeqytet me qytet tjera ku kufizofet Prishtina ku thote se duhet te jete plani rregulles per Kreqyetin se pari edhe Qytete ku kufisofet,Prishtina sa kompetca kane si duhet plani ,rregulles dhe hartues se duhet te ndertonhen ,Krqyqtteime kete plane e Qytetet ku kufisofet Prishtina .por kjo vlene Qytetet,tjera edhe ne Kosove.Po ashtu Eliza Hoxha ne zonen B me Baton Haxhiun ceku drejte dhe ne menyre shume te sincerte per kete objeket dhe Prishtinen ne pergjthsi. Eliza Hoxha ne kofo dence me Kushtrim Sadikun ceku drjete kete propleme per Kryeqytetin dhe per objektin.
Skenderbeu (Prishtine): 26-07-2010 00:49
Bravo! Ta ha synin sa mire e ke shkru.
Hana (Prishtine): 25-07-2010 11:52
Komentet jane skajshmenisht dashakeqe dhe s'kane aspak te bajne me ate se cka asht shkrue prej Elizes. Habitem se si Zeri s'ka nji politike redaktuese per t'i perzgjedhe komentet qe botohen, dhe lejon qe secili ta shfryje primitivizmin e vet kundrejt kolumnisteve. Kjo nuk ka te baj me lirine e te shprehunit po ka te baj me kodin etik te mbrojtjes se profesionalizmit te shkruesve. Kam pershtypjen se asnjihere s'do te piqemi si shoqni, tue qene se seciles femen qe ece perpara profesionalisht dhe del publikisht e i debaton gjanat duhet me ia dyshu shkathtesine dhe me i mveshe turli-turli epitetesh denigruese personale. Jam ma se e sigurte se komentuesit denigruese nen kete kolumn i shtypin grate e veta ne kuzhinat e shpive te veta edhe komentueset jane te shtypuna prej burrave si dhe e xhelozojne skajshmenisht e i kane zili lirise, shkathtesise dhe shumeanesise profesionale te Elizes. Prandej, merruni me ate se cka shkruen Eliza e jo me sajime imagjinative mbi jeten e saj personale.
NGA RUBRIKA

7 Shtatori, datė historike

(Me rastin e 20-vjetorit tė miratimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut) Historia e popullit ton...

Babakosova qė nuk e kemi

Mė 30 gusht Turqia festoi ditėn e saj tė ēlirimit, ditėn kur forcat turke pėrfundimisht larguan...

Njė lutje pėr Prishtinėn

Shėn Pauli nė Londėr, Shėn Maria Del Fiore nė Firencė, Noter Dami nė Paris apo Shėn Stefani nė ...

Demistifikimi i frikės pėr veriun e Kosovės

Apatia e vazhdueshme e politikės sė Kosovės ndaj veriut, kombinuar me qėndrimin duarkryq tė ndėrkombėtarėve, kanė krijuar njė pėrshtypje tė ekzagjeruar e fataliste brenda shumicės sė popullsisė lidhur me vėshtirėsinė e situatės atje. Nė fakt, gjendja nuk ėshtė e pashpresė, sepse ...

Mitrovica dhe Srebrenica

Janė disa arsye qė na bėjnė tė besojmė se u bė mirė qė (nuk) u zbatua kėrcėnimi, apo provokimi, apo keqinterpretimi i ministrit tė Brendshėm, Bajram Rexhepi, pėr dėrgimin e njėsive speciale tė policisė nė veri tė vendit pėr ta vendosur rendin kushtetues atje. Duhet pėrkujtuar se,...
TOPI mrena reklama
Trembelat

I pėlqen lidhjet e lehta

Ylli 35-vjeēar i filmit, “Going the distance”, Drew Barrymore sė fundi ėshtė nė lidhje me 32-vjeēarin, Justin Long-in me tė cilin ...

Vauxhall Astra

Poezia nė lėvizje. Kjo ėshtė Vauxhall Astra e re me tre dyer. Kjo veturė do tė prezantohet nė panairin e veturave nė Paris, ndėrsa...

Acer Aspire Revo RL100 – gjenerata e re e kompjuterėve Nettop

Kompania Acer kėtyre ditėve po pėrgatit pėrfaqėsuesin e ri nga seria Nettop, Asp...
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info