| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Pallati prishtinas, mė i pėrfolur kėto 2 vjetėt e fundit ėshtė padyshim Pallati i Rinisė dhe Sporteve, i shndėrruar nė pallat ėndrrash e pallat joshės pėr shumėkėnd nga bota e biznesit dhe komercit, por asnjėherė joshės dhe pėrmbushės ėndrrash pėr rininė, tė cilės iu dedikua ideja, ndėrtimi, funksioni dhe gjithēka tjetėr lidhur me tė. Ideja e pallatit tė shėndetit tė mirė prishtinas u zyrtarizua nga Kuvendi Komunal i Prishtinės, mė 20 shkurt 1976, pėr tu ndėrtuar me fondin e komunės, me buxhetin e bashkėsive vetėqeverisėse tė interesit atėkohė, si dhe me kontributin e qytetarėve prishtinas gjegjėsisht 2% nga tė ardhurat personale tė tyre. Nė 10-vjetshin e masave tė dhunshme nė Kosovė tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore a publike u shndėrruan nė ndėrmarrje shtetėrore nga Serbia dhe dikush e mendon se ndoshta kjo ėshtė periudha kur Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve mund ti jetė ndėrruar statusi nga ndėrmarrje publike nė ndėrmarrje shoqėrore, pėr ēarsye pas luftės 1999 ky pallat pati fatin si edhe tė gjitha ndėrmarrjet tjera tė hyjė nėn kornizėn e AKM-sė.
Qė nga ajo kohė e sot pallati ėshtė degraduar shumė si nė aspektin funksional e pėrmbajtėsor ashtu edhe nė atė fizik. Ai sot i shėrben ēdokujt tjetėr mė shumė sesa rinisė dhe aktiviteteve tė tyre sportive, qė do tė thotė se as emri qė e mban nuk pėrkon me atė se ēfarė ėshtė pallati sot mozaik i dyqaneve tė vogla, qė nuk dihet kujt i paguajnė qira e haraē, shkollė, kurse hapėsira pėr formėsime trupore tė gjitha me pagesė pėr ata qė duan tė jenė INN dhe COOL nė trendin aktual prishtinas.
Pallati i qytetit
Dhe ėshtė po ky pallat ikonė shėnjuese e Prishtinės socialiste qė kishte lėnė si e thėnė peng prej kohėsh miratimin e Ligjit pėr Prishtinėn. Shumė njerėz e kishin menduar dhe theksuar kėtė fakt si luftė politike midis partive nė koalicion, por shikuar nė anėn tjetėr kjo luftė ėshtė mė shumė e orientuar nė atė se kush do ta ketė primatin mbi menaxhimin, riformėsimin, riidejimin dhe pėrfitimin nga njė objekt dhe hapėsirė aq vitale e qendrės sė Prishtinės, apetit ky qė josh dhe i bėnė tė ėndėrrojnė politikanėt e biznesmenėt tanė, tė cilėt rrallė se i kemi parė me trup tė formėsuar si duhet apo me mendje tė hapur pėr interesin e pėrgjithshėm publik. Prandaj, le ta qartėsojmė se lufta pėr kėtė pallat mė sė paku po bėhet pėr rininė, e cila siē thuhet ėshtė e ardhmja e Kosovės, apo pėr qytetarėt prishtinas nė pėrgjithėsi si kontribuuesit e ndėrtimit tė tij.
Njė pyetje tjetėr ėshtė se pėr interesin e cilėve qytetarė prishtinas po flasim sot. Nėse duam tė jemi tė sinqertė me vetveten, ata qė dikur kontribuuan nė ndėrtimin e tij ishin sa tė Ramizite sa tė tjerė edhe tė Boros. Pas luftės sė fundit njerėzit e Boros shkuan bashkė me emrin e tij, ndėrsa kėta tė Ramizit mbetėn pakicė nė oazėn e re prishtinase me popullsi tė trefishuar. Kėta tė fundit, thėnė sinqerisht nuk ėshtė se kanė hise nė kėtė far pallatin e sporteve prishtinase, por pėr tė mirė a pėr tė keq, janė pikėrisht kėta qė mė sė shumti po luftojnė nė emėr tė qytetarisė prishtinase pėr tė, jo se janė sportistė e dashamirės tė sportit tė vėrtetė, ku lojėn e fiton ai qė vėrtet e meriton, por se kanė lanquar tash sa kohė njė trend tė ri sportiv ku fituesi ėshtė ai qėdi ta luajė lojėn sipas rregullave dhe kėrkesave tė pėrcaktuara nga ata qė janė nė krye tė politikave dhe me sportivitet pėrcaktojnė fituesin para se tė fillojė loja.
Prandaj, lufta e sotme se kujt i takon Ramizi ėshtė sporti mė aktual kėrkues dhe tenderues i cili do ta pėrcaktojė fituesin e Ramizit (Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve) , pasi qė Ligji i Prishtinės i zvarritur tash sa pėr shkak tė tij tani mė veē ėshtė proceduar pa nenin 8.6 nė tė cilin thuhej se njė nga kompetencat menaxhuese tė qytetit tė Prishtinės ėshtė edhe menaxhimi i Pallati tė Rinisė dhe Sporteve. Po ēfarė mund tė ndodhė njė ditė po qe se njerėzit e Boros do tė kėrkojnė kthimin e pjesėmarrjes sė tyre nė ndėrtimin e dikurshėm tė pallatit?...
Qyteti pallat
Thėnė sinqerisht, ky pallat kishte mbetur si njė hallkė e fundit pėr tė pėrfituar pėrsėri Prishtinėn si interes politik por jo edhe pallatin si interes publik. Kjo, pasi Komuna e Prishtinės asnjėherė nuk kishte pėrpiluar ndonjė plan, ide, kornizė menaxhuese apo ēfarėdo tjetėr qė do ta reflektonte pėrmirėsimin, zhvillimin, qėndrueshmėrinė dhe avancimin e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nėse ai do tė mbetej nėn menaxhimin e Komunės mė tutje. Dhe ky plan edhe po tė ekzistonte do tė duhej tė harmonizonte kontekstin e pallatit me pėrmbajtjet pėrreth si dhe kėrkesėn aktuale prishtinase pasi kapaciteti i tij nė raport me atė tė menduar dikur ėshtė i pamjaftueshėm sot, e tė mos flasim pėr faktin qė ai asnjėherė nuk u pėrfundua si projekt me tė gjitha funksionet e ideuara.
Tė gjithė, si popull emotiv qė jemi dhe aspak politik ishim kapur pėr fije tė kėtij pallati si elementi i vetėm qė e shėnjon qytetarinė prishtinase. Askush nuk hyri mė thellė tė analizojė se Ligji pėr Prishtinėn nuk do tė duhej tė procedohej pa u kompletuar edhe me disa elemente tė tjera, nė mėnyrė qė manipulimet tė mos kishin hapėsirė tė bėheshin mė pas. Nė kėtė kontekst tė mos keqkuptohemi me idenė se jemi kundėr Ligjit pėr Prishtinėn si dokument juridik qė do tė duhej tė pėrcaktojė shumė qartė kompetencat dhe fushėn e veprimit nė kryeqendrėn e Kosovės, por jemi kundėr zbrazėtive dhe paqartėsive pėrbrenda tij, qė lėnė gjithnjė hapėsirė pėr interpretime dhe veprime tė gabuara qėllimshėm si pasojė e kėsaj.
Ligji pėr Prishtinėn parasheh ndarjen e Prishtinės nė 5 distrikte (zona) administrative, prej tė cilave vetėm qendra thuhet tė jetė distrikt urban, ndėrsa 4 tė tjerat tė emėruara me anėt e botės janė distrikte urbane rurale. Dhe kufijtė e kėtyre distrikteve i janė bashkangjitur nė njė hartė tė thjeshtė kėtij ligji. Kėtu vjen nė pah ironia e dyfishtė. E para sjell pyetjen se si mund tė pėrcaktohen kufijtė e administrativ tė qytetit tė Prishtinės, kur deri mė sot plani zhvillimor urban qė nė bazė tė Ligjit pėr planifikim hapėsinor pėrcakton territorin e zhvillimit tė qytetit pėr periudhėn afatgjatė 15-20 vjet, ende nuk ėshtė pėrfunduar. Nga ana tjetėr, ēka nėnkuptojnė politikėbėrėsit dhe ligjbėrėsit lokalė me termin distrikt administrativ urban rural? Ky ligj ėshtė pėrpiluar pėr qytetin e Prishtinės dhe nėnkupton vetėm territorin pėrbrenda kufirit tė shėnjuar urban, pra qytetin i cili pėrcaktohet me dokumentin e Planit Zhvillimor Urban. Fjala rural nėnkupton zonat apo vendbanimet qė ngelen jashtė kufirit urban apo kufirit tė qytetit.
Dhe, shikoni se sa mė pak dokumente tė pėrfunduara dhe sa mė pak informata pėr ne, lėnė hapėsirė qė kufijtė e distrikteve tė ndryshojnė kahet pas aprovimit tė ligjit pasi dokument valid, qė pėrcakton kėta kufij ende nuk ka, e edhe kur ai bėhet nuk ka mundėsi reference pėr ta argumentuar manipulimin, sepse harta e bashkangjitur nė fund tė ligjit ėshtė njė shabllon i llojit tė vet. Kufijtė do tė marrin formė varėsisht nga tokat e shumta me interes tė dikujt dikujt qė do tė futet brenda kėtyre kufijve tė rinj pėr ti ndėrtuar pallatet e radhės. Njė tjetėr element apo kompetencė qė duhet theksuar vjen nė pah nga neni 8.3, ku thuhet se qyteti i Prishtinės krijon Institutin pėr Planifikim Urban, i cili merret ekskluzivisht me planifikimin hapėsinor, urban dhe mbrojtjen mjedisore tė qytetit tė Prishtinės.
A ka pyetur dikush se ēfarė roli dhe pėrgjegjėsie do tė ketė ky Institut apo ēfarė do tė jetė statusi i tij: publik, publiko-privat, apo? A do tė merret ky Institut me hulumtime dhe politikat e zhvillimeve apo me planifikim e dizajn urban? Nėse ėshtė publik, cili ėshtė fondi qė mund tė shpenzohet pėr tė dhe cili ėshtė kufiri pėr mospėrzierje tė kompetencave midis atij dhe komunės? Nėse ėshtė i gėrshetuar, deri ku shkon kompetenca e tij nė rrafshin publik dhe sa i barabartė do tė jetė ai nė tregun e pėrgjithshėm? A ka konflikt interesi nė kėtė rrugėtim kur Instituti i themeluar pėr planifikim nė Prishtinė vetė do ti punojė planet, vetė do ti implementojė ato, vetė do ti monitorojė ato, duke e paguar vetveten me paratė tona publike?!...
Ėshtė njė e vėrtetė se pa pėrcaktimin e kėtyre parametrave nuk ka se si Prishtina ta definojė qartė rrugėtimin e shėndoshė si kryeqytet, prandaj granti shtesė dhe Pallati i Rinisė janė vetėm fijet shpėrqendruese pėr tė cilat na kanė orientuar tė kapemi tash sa kohė nė rrugėtimin e Prishtinės si qytet i shndėrruar - pallat nė vetvete.
Prandaj, ėshtė e rėndėsishme se kujt do ti takojė Ramizi, pasi ai ėshtė pėrbrenda kufirit tė distriktit tė vetėm urban tė kėtij Ligji pėr Prishtinėn, tė quajtur qendra, ku toka dhe vlera e saj, si dhe apetiti dhe josportiviteti i politikėbėrėsve dhe biznesmenėve tanė e pėrmbysin ėndrrėn e evropianėve tė rinj pėr njė trup tė shėndoshė, ku zė vend edhe mendja e shėndoshė, nė njė qytet a nė njė pallat pėr tė gjithė njėsoj...
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 