Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Light Snow  and  Windy
-8°
20-07-2010 | 16:28 CET
SHKRUAN
Qemajl Morina

“Xhihadi” i keqkuptuar

Nė mesin e shumė keqkuptimeve mes islamit dhe Perėndimit ėshtė edhe pėrdorimi i termit “xhihad”, tė cilin orientalistėt e pėrkthejnė nė anglisht, si “luftė fetare” (Reliogious War) e nganjėherė “luftė e shenjtė” (Holy War). Nė disa raste, fjala arabe “xhihad” bartet nė anglisht si “Jihad”, pėr shkak tė pamundėsisė qė termet e sipėrpėrmendura tė japin kuptimin e “xhihadit” autentik tė gjuhės arabe. Por, megjithatė ai mbetet nėn hijen e kuptimit tė termeve perėndimorė me dimensionet e tij fetar dhe filozofik.

Sidoqoftė, problemi nė pėrkthimin apo transliterimin e termit nė fjalė, vlen tė theksohet se tė dy termet e pėrkthyera pėrmbajnė fjalėn “luftė” (War), ndėrkohė qė Kur’ani nė fjalėn “xhihad” nuk e pėrmban kėtė fjalė dhe nuk ka kėtė kuptim. Fjala “harb” ėshtė ekuivalent i fjalės “war” nė anglisht apo “luftė” nė shqip. Nga ana tjetėr, trashėgimia islame nuk i njeh dy termet perėndimorė “luftė fetare” dhe “luftė e shenjtė”. Kėto dy terme origjinėn e tyre e kanė nė trashėgiminė kishtare tė modelit perėndimor tė kohės sė mesjetės. Sepse ata kanė tė bėjnė me luftėrat fetare qė zhvilloheshin pėr mbrojtjen e feve apo pėrhapjen e tyre nė mesin e njė numri sa mė tė madh tė njerėzve. Kėshtu nė Perėndim u ngulit ideja e “luftės sė kryqėzatave”, tė cilėn Evropa katolike e ndėrmori kundėr Lindjes islame, nėn pretekstin e fesė pėr rikthimin e vendeve tė shenjta - duke pėrfshirė edhe Kudsin (Jerusalemin) - nga myslimanėt, “armiqtė e Jezusit”. Ky term po ashtu ka tė bėjė edhe me luftėrat fetare qė bėnin mbretėrit tė krishterė njėri kundėr tjetrit, nė kuadėr tė njėjtit sekt apo sekteve tė ndryshme nė mesjetė.

Meqenėse, termi “xhihad” u pėrkthye gabimisht – nė dy terma qė pėrmbajnė fjalėn “luftė”, kuptimi luftarak i xhihadit mbizotėroi, pa qėllim nė pak raste, e me qėllim nė shumė raste tjera, nė qarqe akademike dhe politike perėndimore me gjithė dallimin e qartė mes termit “luftė” dhe “xhihad” nė pėrdorimin gjuhėsor tė Kur’anit.

Si rezultat i ngatėrrimit tė termave “luftė” dhe “xhihad”, orientalisti i njohur amerikan, Bernard Luis shkon aq larg sa qė e identifikon “xhihadin” me veprimet ushtarake, tė cilat kanė zanafillėn prej fillimit tė paraqitjes sė islamit e qė vazhduan deri nė ditėt e sotme me qėllim tė pėrhapjes sė islamit dhe zgjerimit tė ndikimit tė tij.

Po ashtu, shohim David Kuk, i cili pohon se termi “xhihad” ka kuptim luftarak dhe se ata qė thonė se “xhihadi” ka kuptime tjera, kanė pėr qėllim mbrojtjen e islamit dhe ruajtjen e imazhit tė tij.

Kėshtu nė enciklopedinė e njohur Wikipedia, si ilustrim citohet ajeti kur’anor: “Po ti mos i dėgjo jobesimtarėt dhe lufto ata me tė (me Kur’anin) me njė luftė tė madhe” (el-Furkan: 52). Aty komentohet se ky ajet lejon pėrdorimin e dhunės ndaj jomyslimanėve. Nė ndėrkohė qė kuptimi i “xhihadit” nė ajetin e pėrmendur ka tė bėjė me “xhihadin” misionarist nė aspektin e dialogut dhe bindjes me argumente logjike.

Nuk ka dyshim se dedikimi i termit “xhihad” vetėm me veprimet ushtarake, pa e shikuar fare kontekstin e kuptimit gjuhėsor tė fjalės arabe, ka qėllime orientalistike pėr ta paraqitur imazhin e myslimanit duke ngjeshur shpatėn apo duke veshur rripin e vdekjes rreth trupit ė tij. Kjo bėri qė orientalisti amerikan, Daniel Pajp ta pėrshkruajė “xhihadin” sinonim tė terrorizmit, duke e quajtur “xhihadin” burim tė parė tė terrorizmit”.

Njė qėndrim tė ngjashėm lidhur me pėrkufizimin e “xhihadit” mban edhe Departamenti amerikan i Drejtėsisė, ku thuhet: “Xhihadi ėshtė fjalė arabe qė do tė thotė ‘luftė e shenjtė’ nė kuptimin e pėrdorimit tė dhunės dhe veprimeve ushtarake kundėr personave dhe qeverive, tė cilėt fundamentalistėt islamikė i konsiderojnė armiq”. Pėrshkrimi i pėrmendur pėrfshin: planifikimin, pėrgatitjen, pjesėmarrjen nė veprime tė dhunės fizike, vrasje, shkatėrrime, kidnapime dhe marrjes sė pengjeve.

Kėshtu pra shohim se shtegtimi i “xhihadit” sipas rregullave akademike, politike dhe medieve perėndimore pėrputhet me kuptimin e “terrorizmit ndėrkombėtar”, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me etimologjinė e fjalės “xhihad” nė gjuhėn arabe. Ashtu siē ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me rregullat e “xhihadit” nė kuptimin e luftarak tė hartuar nga ana e jurisprudentėve myslimanė, prej tė cilave: “tė lihen tė qetė pleqtė, fėmijėt, gratė, tė mos prehen pemėt, tė mos digjen qytetet, fshatrat, tė mos shqetėsohen njerėzit e fesė, rabinėt, murgjit etj.”

Vlen tė theksohet se ajo qė ndikoi nė ngatėrrimin mes termit tė “xhihadit” dhe “terrorizmit”, pėrveē faktorėve tė lartpėrmendur duhet potencuar edhe rolin e shumė grupacioneve luftarake, nė botėn islame, tė cilat u quajtėn me kėtė emėr, por pa qenė nė gjendje tė ngrihen nė nivelin moral tė termit nė fjalė nė kuptimin e tij kur’anor, ashtu siē pohon ajeti: “Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se Allahu nuk i do ata qė teprojnė” (el-Bekare:190).

Esenca e kuptimit gjuhėsor tė fjalės “xhihad” do tė thotė pėrpjekje, nė aspektin qytetar, fetar e luftarak. Kėtė mė sė miri e ilustron thėnia e profetit Muhamed me rastin kthimit tė tij nga njėra prej betejave tė tij : “Jemi kthyer prej betejės sė vogėl nė betejėn e madhe”. Duke dhėnė tė kuptojmė se lufta mė e madhe ėshtė pėrpjekja e njeriut pėr ta mposhtur tė keqen e pėr tė ngadhėnjyer e mira.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

3.1/5 (10 votë/a)
Bajrush Gashi (Belgjike): 23-07-2010 07:56
Sduhet me u qudit me mjekroshat, trefertalsha per arsye se dihet qeni ku kah qaty leh. Keta papak e kane shit kombin fetyre skan, mare jo per ka 3oo euro ne mujete jon ba gjihadista nr. 1. Le tum tregon ni mjekrosh cilit musliman te Kosoves xhihadai ja maroj ni shtepi. Veq kush don me rejte asnje shtepi bile bile asni kolib nuk ja ndertoje asni muslimani te Kosoves. Shiqoni dy shtet e mjekroshave votun per shkije ne GJND. E qka duhet hala me bo xhihadi per me kuptue muslimanet e Kosoves qe prej tyne veq zi e tere ka. Prej qe ekziston Kosova a ka dikush faktin mat vogel kur i kane ndihmue vendet arabe kure kure hiq. Kane ardhe papakat i kane marue veq do xhamija edhe ato a e keni verejte veq buze rrugeve kryesore qe me u pa xhamijat.Po keta pisa me pas fe e me pase tut prej zotit a hin njeri ne dite te gjumase ne xhami edhe i masakron 2oo muslim ne shtepi zotit ne xhami qfare komenti duhet per keta faqe zi, per keta kasapa te vellerve te vete musliman kishe, qfare musolimani eshte aje.
Naser (Prishtine): 21-07-2010 17:05
Nuk eshte me rendesi si interpretohet po si perdoret? Sido qe te interpretohet, sa ma large kultures Lindore.... Se sa te sinqerta jane, shihet me mosnjohjen qe po i bejen Kosoves dhe perkrahjen qe po ia japin Serbise.
arben_pr (Pr): 21-07-2010 08:52
Termi Xhihad nuk perkthehet gabimisht por qellimisht nga europerendimoret!! Madje kete interpretim e bejne edhe disa shqipefoles qe ju kan shperlar truret nga lavazhet europerendimore!!
Florin (Kosove): 21-07-2010 08:49
Shume shkrim i mire,faleminderitper sqarimet!
Goni i dyte (Prishtine): 21-07-2010 08:09
Tue lexue pasusin "Ky shkrim asht shume idiotesk ashtu si asht krejt kjo organizate dhe njerzit qi e pelqejne ate" m'shkoi mendja e thash garant e paska fjalen per skandalin e pedofilise qi asht kah e venite edhe ate pak fije katolicizmi atje ku ai ekziston me shekuj. mbase zotnia ka naj femije t'vocerr per ta! e...sa per ndjekjen e njerzve qi ne ven'et demokratike japin deklarata te tipit "duhet me i rjep" e kemi nji yrnek taze k'shtu qi as ti mos na mbaj leksione se edhe njerzit tjere kuptojne.
Dr.Petriti (Vushtrri): 20-07-2010 23:42
Shum ineresant,veq kur te permendet islami apo dicka qe ka lidhje me te krejtve iu bie ndermend se paskemi edhe probleme tjera me te rendesishme,krejt e permendin evropen thu ti qe evropa me tapi duhet me qene veq e krishtere, bile e klasifikojn si turp per gazeten me botu shkrime te tilla.Normal,nuk kan faj, nuk e kan intelektin edhe logjiken me dhan komente me te pranueshme edhe te argumentuara, pos asaj qe e degjojne neper kafenete e shpifura dhe asaj qe shohin ne programet e degraduara televizive.Kosova eshte vend 95% musliman, edhe ka njerez qe jane te interesuar te lexojne edhe shkrime te natyres fetare islame, nese juve nuk u pelqen nje gje e tille thjesht kaloni ne faqen tjeter, dhe mos ofendoni ndjenjat fetare te dikujt me komente banale.
Hysen Krasniqi (Prishtine): 20-07-2010 21:10
Cka po na intereson neve kemi halle me te medha sesa me lexu sesi po interpretohet Xhihadi. Po a jeni ne veti o ju udhehqsia e Zerit qysh lejoni keso tema me trajtu ne kete gazete kaq serizoe. Kemi temat e korrupsionit, integrimeve e shume eshume qashtj etjera sesa me hup vakt me ty more zotini e me kete xhihad.
aulona (gjakove): 20-07-2010 19:33
Marre per gazetetn Zeri me ia hup vetes prestigjin dhe kredibilitetin me keso artikujsh
Gjoni (Prishtine): 20-07-2010 17:08
Ky shkrim asht shume idiotesk ashtu si asht krejt kjo organizate dhe njerzit qi e pelqejne ate, ata qi e ndihmojne ate. e gjithe bota e dije mire se kush jane ata dhe qka duan ata ama veq ky injorant po na spjegoka neve budallejve se kush po e keqkuptoka xhihadin. Turp per gazeten e juve qi lejoni me botu ksi shkrime. ne venet me demokraci njerzit qi mbrojne ksi parimesh kishin mu ndjek. sdij pse na kerkojme mu integru ne europe e jo ne arabari, pse nuk kerkojme ne na liru vizat ata, me ike atje, sepse aq shume jemi lidh me ta sa nji dite kur te kerkojne mi vra grate si ne venet arbae e turke. Gjergj Stublla

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51