Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
20-07-2010 | 16:28 CET
SHKRUAN
Qemajl Morina

“Xhihadi” i keqkuptuar

Nė mesin e shumė keqkuptimeve mes islamit dhe Perėndimit ėshtė edhe pėrdorimi i termit “xhihad”, tė cilin orientalistėt e pėrkthejnė nė anglisht, si “luftė fetare” (Reliogious War) e nganjėherė “luftė e shenjtė” (Holy War). Nė disa raste, fjala arabe “xhihad” bartet nė anglisht si “Jihad”, pėr shkak tė pamundėsisė qė termet e sipėrpėrmendura tė japin kuptimin e “xhihadit” autentik tė gjuhės arabe. Por, megjithatė ai mbetet nėn hijen e kuptimit tė termeve perėndimorė me dimensionet e tij fetar dhe filozofik.

Sidoqoftė, problemi nė pėrkthimin apo transliterimin e termit nė fjalė, vlen tė theksohet se tė dy termet e pėrkthyera pėrmbajnė fjalėn “luftė” (War), ndėrkohė qė Kur’ani nė fjalėn “xhihad” nuk e pėrmban kėtė fjalė dhe nuk ka kėtė kuptim. Fjala “harb” ėshtė ekuivalent i fjalės “war” nė anglisht apo “luftė” nė shqip. Nga ana tjetėr, trashėgimia islame nuk i njeh dy termet perėndimorė “luftė fetare” dhe “luftė e shenjtė”. Kėto dy terme origjinėn e tyre e kanė nė trashėgiminė kishtare tė modelit perėndimor tė kohės sė mesjetės. Sepse ata kanė tė bėjnė me luftėrat fetare qė zhvilloheshin pėr mbrojtjen e feve apo pėrhapjen e tyre nė mesin e njė numri sa mė tė madh tė njerėzve. Kėshtu nė Perėndim u ngulit ideja e “luftės sė kryqėzatave”, tė cilėn Evropa katolike e ndėrmori kundėr Lindjes islame, nėn pretekstin e fesė pėr rikthimin e vendeve tė shenjta - duke pėrfshirė edhe Kudsin (Jerusalemin) - nga myslimanėt, “armiqtė e Jezusit”. Ky term po ashtu ka tė bėjė edhe me luftėrat fetare qė bėnin mbretėrit tė krishterė njėri kundėr tjetrit, nė kuadėr tė njėjtit sekt apo sekteve tė ndryshme nė mesjetė.

Meqenėse, termi “xhihad” u pėrkthye gabimisht – nė dy terma qė pėrmbajnė fjalėn “luftė”, kuptimi luftarak i xhihadit mbizotėroi, pa qėllim nė pak raste, e me qėllim nė shumė raste tjera, nė qarqe akademike dhe politike perėndimore me gjithė dallimin e qartė mes termit “luftė” dhe “xhihad” nė pėrdorimin gjuhėsor tė Kur’anit.

Si rezultat i ngatėrrimit tė termave “luftė” dhe “xhihad”, orientalisti i njohur amerikan, Bernard Luis shkon aq larg sa qė e identifikon “xhihadin” me veprimet ushtarake, tė cilat kanė zanafillėn prej fillimit tė paraqitjes sė islamit e qė vazhduan deri nė ditėt e sotme me qėllim tė pėrhapjes sė islamit dhe zgjerimit tė ndikimit tė tij.

Po ashtu, shohim David Kuk, i cili pohon se termi “xhihad” ka kuptim luftarak dhe se ata qė thonė se “xhihadi” ka kuptime tjera, kanė pėr qėllim mbrojtjen e islamit dhe ruajtjen e imazhit tė tij.

Kėshtu nė enciklopedinė e njohur Wikipedia, si ilustrim citohet ajeti kur’anor: “Po ti mos i dėgjo jobesimtarėt dhe lufto ata me tė (me Kur’anin) me njė luftė tė madhe” (el-Furkan: 52). Aty komentohet se ky ajet lejon pėrdorimin e dhunės ndaj jomyslimanėve. Nė ndėrkohė qė kuptimi i “xhihadit” nė ajetin e pėrmendur ka tė bėjė me “xhihadin” misionarist nė aspektin e dialogut dhe bindjes me argumente logjike.

Nuk ka dyshim se dedikimi i termit “xhihad” vetėm me veprimet ushtarake, pa e shikuar fare kontekstin e kuptimit gjuhėsor tė fjalės arabe, ka qėllime orientalistike pėr ta paraqitur imazhin e myslimanit duke ngjeshur shpatėn apo duke veshur rripin e vdekjes rreth trupit ė tij. Kjo bėri qė orientalisti amerikan, Daniel Pajp ta pėrshkruajė “xhihadin” sinonim tė terrorizmit, duke e quajtur “xhihadin” burim tė parė tė terrorizmit”.

Njė qėndrim tė ngjashėm lidhur me pėrkufizimin e “xhihadit” mban edhe Departamenti amerikan i Drejtėsisė, ku thuhet: “Xhihadi ėshtė fjalė arabe qė do tė thotė ‘luftė e shenjtė’ nė kuptimin e pėrdorimit tė dhunės dhe veprimeve ushtarake kundėr personave dhe qeverive, tė cilėt fundamentalistėt islamikė i konsiderojnė armiq”. Pėrshkrimi i pėrmendur pėrfshin: planifikimin, pėrgatitjen, pjesėmarrjen nė veprime tė dhunės fizike, vrasje, shkatėrrime, kidnapime dhe marrjes sė pengjeve.

Kėshtu pra shohim se shtegtimi i “xhihadit” sipas rregullave akademike, politike dhe medieve perėndimore pėrputhet me kuptimin e “terrorizmit ndėrkombėtar”, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me etimologjinė e fjalės “xhihad” nė gjuhėn arabe. Ashtu siē ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me rregullat e “xhihadit” nė kuptimin e luftarak tė hartuar nga ana e jurisprudentėve myslimanė, prej tė cilave: “tė lihen tė qetė pleqtė, fėmijėt, gratė, tė mos prehen pemėt, tė mos digjen qytetet, fshatrat, tė mos shqetėsohen njerėzit e fesė, rabinėt, murgjit etj.”

Vlen tė theksohet se ajo qė ndikoi nė ngatėrrimin mes termit tė “xhihadit” dhe “terrorizmit”, pėrveē faktorėve tė lartpėrmendur duhet potencuar edhe rolin e shumė grupacioneve luftarake, nė botėn islame, tė cilat u quajtėn me kėtė emėr, por pa qenė nė gjendje tė ngrihen nė nivelin moral tė termit nė fjalė nė kuptimin e tij kur’anor, ashtu siē pohon ajeti: “Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se Allahu nuk i do ata qė teprojnė” (el-Bekare:190).

Esenca e kuptimit gjuhėsor tė fjalės “xhihad” do tė thotė pėrpjekje, nė aspektin qytetar, fetar e luftarak. Kėtė mė sė miri e ilustron thėnia e profetit Muhamed me rastin kthimit tė tij nga njėra prej betejave tė tij : “Jemi kthyer prej betejės sė vogėl nė betejėn e madhe”. Duke dhėnė tė kuptojmė se lufta mė e madhe ėshtė pėrpjekja e njeriut pėr ta mposhtur tė keqen e pėr tė ngadhėnjyer e mira.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

3.1/5 (10 votë/a)

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51