| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Po e presim dhėnien e vendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė si njė ngjarje qė do tė zėrė vend nė historinė mė tė fundit tė Kosovės, qė do tė pėrmendet nė vazhdimėsi nga politika dhe historia ballkanase, qė do tė ndihet e do tė pėrjetohet nė mėnyrė tė pėrgjegjshme, jo vetėm nga BE-ja. Pra, tė gjithė presim vlerėsimin e sė shkuarės! Presim vlerėsimin kėshillimor tė Hagės pėr gjithēka qė ėshtė arritur dhe ėshtė ndėrtuar pėr mė se njė dekadė nė Kosovė me ndihmėn ushtarake tė NATO-s pėr tu shkolonizuar nga Serbia, me mbėshtetjen konsekuente dhe afatgjatė ligjore tė OKB-sė, qė fillon me Rezolutėn 1244 dhe shėnon cak fundor Planin Ahtisari dhe pėrfundimin e bisedimeve Kosovė-Serbi pėr ēėshtjen e statusit tė surpevizuar nga treshja SHBA-BE-Rusi dhe qė kurorėzohet me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės .
Vendimi i pritshėm i GJND-sė ndodhet nė prag. Tanimė presim gjykimin e Gjykatės.
Sidoqoftė ai, ėshtė e sigurt se nuk do tė mund tė iniciojė dhe, ca mė pak tė detyrojė hapjen e negociatave pėr ndryshimin e kufijve Kosovė-Serbi, pėr shkėmbimin e territoreve dhe pėr statusin tashmė tė njohur botėrisht tė Kosovės.
Serbia politike, qė natyrshėm i nėnshtrohet rrugės e traditės historike tė ish-Jugosllavisė, tė krijesės shtetėrore artificiale koloniale nė Evropė pas rėnies sė Perandorisė Austro-hungareze dhe asaj Otomane, e ka tė vėshtirė tė pranojė e tė legjitimojė vullnetarisht humbjen morale tė sundimit mbi Kosovėn. Tė tjerat, humbje nė rrafshet ushtarake, politike, ekonomike, arsimore-kulturore, tė sigurisė e tė raporteve ndėrkombėtare nuk i kundėrshton zhurmshėm, sepse faktikisht prej vitesh svaren mė prej saj.
Kosova ėshtė nė tė drejtėn e vet historike e ligjore. Fillimshekulli XX e gjeti vilajetin e Kosovės tė pakėnaqur nga sundimi otoman, ndaj kosovarėt shėnuan edhe revoltat e para tė armatosura ndaj Stambollit, tė cilat i paraprinė dhe i shėrbyen drejtpėrdrejt shpėrthimit tė Luftės sė Parė Ballkanike. Jo vetėm nė kėtė luftė, por edhe mė 1912-ėn, nė pėrgjithėsi shqiptarėt dhe veēanėrisht shqiptarėt e Kosovės iu pėrkushtuan dhe sakrifikuan gjithēka pėr pavarėsinė dhe krijimin e shtetit shqiptar. Atdhetarėt shqiptarė, nė pozicione drejtuesi dhe ushtari, mėsynė kryeqendrėn e vilajetit tė Kosovės, Shkupin, dhe nė gusht 1912 ngritėn flamurin tonė shqiptar nė shenjė tė pavarėsimit tė shqiptarėve nė trojet e tyre etnike.
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, qė vendosi legjitimimin e krijimit tė shtetit tė pavarur tė Shqipėrisė, la tej kufijve politikė tė kėtij shteti gati gjysmėn e territorit etnik tė shqiptarėve. Nė portė trokiste Lufta e Parė Botėrore dhe interesat e Fuqive tė Mėdha e pėrjashtonin nga vėmendja krijimin e shtetit shqiptar.
Historia e dramės (tragjedisė) sė etnisė shqiptare vazhdon e vuloset me vendimet e shpeshta tė aleatėve tė mėdhenj pėr tė ardhmen e shteteve e popujve tė pushtuar nga nazifashistėt pas ēlirimit prej tyre. Nė Jaltė, Rusia staliniste nė kėmbim tė lėshimit anglo-amerikan pėr dominimin e BS-sė mbi Poloninė, lėshoi Greqinė dhe la nė opinion tė papėrcaktuar statusin e Shqipėrisė, e cila mund tė copėtohej mes Greqisė dhe Jugosllavisė ose ti bashkohej si e tėrė Jugosllavisė.
Po i mėshuam historisė dhe jo vetėm ne, por tė gjithė fqinjėt, do tė gjejnė shkaqe, sebepe e mundėsi pėr tu grindur. Njė gjė e tillė dihet. Por, prirja e kohės sė sotme, qė ka synuar dhe gati po synon bashkimin e tė pabashkueshmeve nė njė tė shkuar tė shpeshtė fqinjėsore tė pėrgjakshme mes tyre, na bėn thirrje dhe na shėrben si shembull e si model pėr tė ardhmen e raporteve tė pritshme mes Kosovės e Serbisė.
Historia, rrjedha politike e kohės, krijimi dhe rėnia e strukturave gjigante perandorake, lėvizjet e mėdha demografike, zhdukja dhe konfirmimi i popujve na sugjerojnė pėr tė gjykuar e pėr tu pozicionuar nė shėrbim tė sė ardhmes. Dhe, e ardhmja jonė, e ecurisė sė pashmangshme drejt anėtarėsimit tė Republikės sė Kosovės nė OKB, dhe e bisedimeve tona me Beogradin, si dy shtete tė pavarura, ėshtė e pashmangshme. Do tė bisedojmė sė bashku se jemi fqinjė dhe jemi tė detyruar tė jetojmė sė bashku. Jemi tė detyruar tė diskutojmė e tė gjejmė zgjidhje pėr problem me karakter ekonomik, pėr doganat, ujin, rrymėn. Dhe, para sė gjithash, jemi tė detyruar ti kontribuojmė paqes e mirėkuptimit mes nesh pėr hir tė njohjes, tė garantimit ligjor dhe tė realizimit praktik tė lirive dhe tė drejtave tė pakicave tė etnisė shqiptare e serbe, qė aktualisht por edhe nė tė ardhmen do tė vazhdojnė tė jenė qytetarė tė Serbisė dhe tė Kosovės. Kėta bashkėkombės, qė historia i ka ndarė mė kufij politikė nga trungu i etnosit, konsiderohen nga ligji dhe morali sundues ndėrkombėtar (Karta e OKB-sė Pėr Liritė dhe tė Drejtat dhe Konventa Evropiane pėr Minoritetet) si ura mirėkuptimi e miqėsie mes popujve. Praktikės sė shkėmbimit tė territoreve dhe tė deportimit reciprok tė pakicave, qė pėrfundoi pas Luftės sė Dytė Botėrore, i ka kaluar koha.
Ēfarėdo qoftė lėnda e vendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė, Serbia dhe Kosova kanė ende hapėsira dhe mundėsi ti bashkėngjiten logjikės sunduese demokratike, qė qėndron nė origjinėn dhe strukturėn e formėsimit dhe tė fuqisė sė BE-sė. Jam bindur nė arritjen e njė pėrfundimi tė tillė nga njė imazh televiziv i transmetuar para pak ditėsh: nė paradėn tradicionale tė 14 korrikut nė Francė, parakaluan edhe kuadrot ushtarake nga 12 ish-kolonitė franceze. Presidentėt pėrkatės tė ish-kolonive ishin nė tribunė. U vunė pikėpyetje pėr domethėnien e kėsaj shfaqjeje. Pa hyrė nė labirintin e arsyeve tė tyre, unė mendoj se miqėsia aktuale e Francės me ish-kolonitė e veta afrikane e ka origjinėn nė aktin nacionalist dhe tė menēur tė ish-presidentit De Gol, i cili, kur u bind pėr pafuqinė e sundimit francez mbi kolonitė, u fali pavarėsinė. Dhe, me kėtė, i dha fund konfliktit, kurseu jetė njerėzish dhe ruajti miqėsinė e krijuar nga bashkėjetesa shekullore.
Nga ky fakt, i takon mė shumė Serbisė tė reflektojė. I takon asaj qė pas ndarjeve dramatike tė deritanishme me shumicėn e subjekteve shtetėrore tė ish-Federatės, pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn, e humbur me luftė para 11 vjetėsh, tė ndahet nga e kaluara, jo siē ka thėnė dikur njė filozof me tė qeshur, por tė ndahet nė emėr tė sė ardhmes, nė paqe e mirėkuptim duke kontribuar nė tė ardhmen e bashkėpunimit dhe miqėsisė.
(Autori ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės)
Petiriti (Prishtine): 24-07-2010 10:17
Hashim Krasniqi (Vranjevc): 23-07-2010 10:45
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 