| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Dy shtetet e fundit qė njohėn pavarėsinė e Kosovės, duke u radhitur nė vendin 68 dhe 69, janė Xhibuti mė 11 maj 2010 dhe Somalia mė 19 maj 2010. Qė tė dyja janė anėtare nė Ligėn Arabe dhe nė Konferencėn Islamike. Numri i vendeve tė Ligės Arabe qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės deri mė tani arrin nė tetė, por ky numėr ėshtė i vogėl nė krahasim me numrin e pėrgjithshėm qė arrin nė 22 vende. Me njė angazhim pak mė tė madh tė strukturave shtetėrore tė Kosovės, numri i njohjeve nga kjo botė do tė ishte shumė mė i madh.
Por, ajo qė vlen tė theksohet me kėtė rast janė reformat qė i inicioi Libia si vend nikoqir i Samitit tė fundit qė u mbajt nė Sirt gjatė muajit mars. Pėr kėtė, ditė mė parė nė Tripoli tė Libisė u mbajt mini-samiti, ku merrnin pjesė liderėt e Libisė, tė Egjiptit, tė Irakut, tė Katarit dhe tė Jemenit. Nė qendėr tė bisedimeve ishin konkluzat e Samitit tė fundit pėr reformimin e Ligės Arabe, organizmave kryesore tė saj, shtimin e njė samiti konsultativ vjetor nė selinė e Ligės, pėrveē samitit tė rregullt si dhe emri i Sekretariatit tė Pėrgjithshėm tė shndėrrohet nė Komisariat. Bisedimet u pėrqendruan nė dy ide: e para, tė cilėn e pėrfaqėsonte Libia, kishte tė bėnte me formimin e Unionit Arab si dhe me hartimin e statusit tė ri dhe, e dyta, tė cilėn e pėrfaqėsonte Egjipti, me reformimin gradual, kurse emri tė mbetet ai qė ėshtė, por ndryshimi i tij tė bėhet pasi tė bėhen reformat e kėrkuara.
Menjėherė pas mini-samitit tė Tripolit, nė mediet arabe u paraqitėn analizat dhe vlerėsimet pėr rolin e Ligės Arabe dhe pėr rėndėsinė e saj gjatė periudhės 65-vjeēare tė ekzistimit tė saj. Liga Arabe konsiderohet prej organizatave mė tė vjetra rajonale nė atė pjesė tė botės. Nė atė kohė, shtete themeluese ishin shtatė: Egjipti, Siria, Iraku, Jordani, Libani, Arabia Saudite dhe Jemeni. Numri i vendeve anėtare prej asaj kohe u trefishua e sot ajo numėron 22 vende anėtare. Vlen tė theksohet se Liga Arabe u themelua disa muaj para formimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
Shumica dėrrmuese e analistėve arabė nuk janė tė kėnaqur me kontributin e Ligės Arabe nė realizimin e aspiratave tė popujve arabė. Ata pohojnė se pėrēarjet vazhduan, por edhe u rritėn. Kauza e tyre qendrore, ēėshtja palestineze, nuk lėviz nga vendi, pėr mė tepėr ajo u kthye prej konfliktit arabo-izraelit nė konflikt palestinezo-palestinez. Ēėshtja arabe ditė e mė tepėr po keqėsohet. Qytetari arab nuk preokupohet vetėm me ēėshtjen palestineze, por ai pėr ēdo mėngjes qanė viktimat nė Irak, nė Somali, ku anarkia po mbretėron qe mė shumė se 20 vjet dhe nuk po shihet se ka shpresė tė dilet nga ky rreth vicioz. E njėjta gjė vlen me Jemenin si dhe kohėve tė fundit edhe me Sudanin.
Njė numėr tjetėr i analistėve ka mendim tjetėr pėr rolin dhe kontributin e Ligės Arabe. Ata mendojnė se Liga Arabe nuk ka tė bėjė vetėm me aspektin politik, por veprimtaria e saj shtrihet edhe nė aspekte e tjera, si: ekonomik, shoqėror, kulturor, edukativ, etj. Kėtė veprimtari ajo e zhvillon nėpėrmes organizatave tė specializuara, si: Komisioni i pėrbashkėt ekonomik arab, Organizata Arabe pėr Edukim, Kulturė dhe Shkencė, Organizata e vendeve arabe pėr prodhimin e naftės, Unioni i biznesmenėve arabė etj. Kėto janė rezultate tė mėdha, tė cilat mbeten nėn hije pėr shkak tė dėshtimeve politike, pohon ky grup.
Ėshtė koha e fundit, ashtu siē pohon edhe diplomati nga Xhibuti, Dijaudin Seid, qė Liga Arabe tė bėjė reformat e duhura, por jo qė ato tė jenė formale, por pėrmbajtjesore nė pajtim m kohėn nė tė cilėn jetojmė. Bashkimi Evropian mund tė jetė shembulli mė i mirė.
Diplomacia kosovare duhet tė tregojė interesim mė tė madh pėr kėtė pjesė tė botės, nė veēanti pas shpalljes sė mendimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė, sepse shumė qeveri tė asaj bote para popujve tė tyre janė arsyetuar se ato janė nė pritje tė tij. Liga Arabe pėrfaqėson 22 shtete, njė popullatė 340-milionėshe qė shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 14 milionė kilometrash katrorė, me resurse tė mėdha natyrore, me tė cilat na lidhin shumė gjėra tė pėrbashkėta nga e kaluara e largėt, por edhe nga e tashmja. Andaj, kontaktet me ato vende do tė jenė nė interes jo vetėm tė njohjes sė Kosovės, por edhe nė zhvillimin e marrėdhėnieve bilaterale nė mes popujve tanė.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Copėtimi dhe shpėtimi
Ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare
Studentėt e braktisur!
Ec e mos u merr me politikė!
Diplomimi i Republikės sė Kosovės
Borė mbi barrikada
Veriu i egėr
Legjitimiteti 1343
Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!
Tadiqi me plan, e ne...?
Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
A po doket me babėn? | 59 vota
Fizioterapeuti Kamishi | 54 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 29 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Shpėrndarja e fajit | 24 vota
Ēka po thonė gazetat | 24 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 22 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 12 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Nazimi, Naimi.... | 9 vota
Komuna jam unė | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 