| Prishtinė | ![]() |
| -9° |

Njė skicė para disa ditėsh paraqet oktapodin Pol, i cili i vėnė pėrballė dy flamujve, pėrqafon atė tė Kosovės. Flamuri tjetėr ėshtė i Serbisė. Skica qarkullon nė internet dhe rrjetet sociale nėn titullin "Pėr humor: parashikimi i Polit rreth opinionit tė GJND-sė". Sigurisht qė Poli nuk u ekspozua asnjėherė pėrballė njė zgjedhjeje tė tillė. Mirėpo, skica dhe titulli "pėr humor", tregojnė shumė pėr ne: shpresėn dhe skepticizmin.
Shpresa dhe dyshimi na kanė shoqėruar gjatė gjithė procesit tė gjatė e tejet tė ndėrlikuar tė shtetbėrjes. Gjatė muajve qė pasuan depozitimin nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GJND) tė pyetjes sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara tė sponsoruar nga Serbia, jemi rrekur tė parashikojmė skenarėt e mundshėm dhe njėkohėsisht, tė mbajmė nėn kontroll pritshmėritė. Pėr fatin tonė tė mirė, dje u realizua skenari mė optimist: shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk konsiderohet tė ketė shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare! Thėnė ndryshe, ėshtė njė akt i ligjshėm.
Natyrisht, opinioni i GJND-sė nuk garanton mbarėvajtjen e Kosovės. As anėtarėsimin e saj nė Kombet e Bashkuara. As lulėzimin ekonomik tė evropianėve tė rinj. Mirėpo, pavarėsisht faktit se opinioni i GJND-sė ėshtė kėshillėdhėnės dhe jo ekzekutiv, e enjtja, 22 korrik 2010, pėrbėn ngjarje pėr Kosovėn dhe popullin e saj. Seanca e GJND-sė, shpjegimi rreth rastit tė Kosovės, argumentet e numėruara aty, janė parakusht pėr mė shumė njohje dhe njė anėtarėsim eventual nė Kombet e Bashkuara.
Disfata e Serbisė ishte e turpshme; Haga u bė Vaterloja e Tadiqit dhe Jeremiqit! Pėr Qeverinė e Serbisė, rezultati 10:4 ėshtė sinjal i fortė se duhet ndryshuar kursi. Kokėfortėsia pėr tė vazhduar nė linjėn e deritanishme, qė mohon realitetin e krijuar, mund tė bjerrė mbėshtetjen dhe durimin e mjaft vendeve ndaj manovrave tė Serbisė. Njė gjė ėshtė e sigurt: objektivi pėr 40 njohje tė reja nė dy muajt e ardhshėm ėshtė i arritshėm; Kosova po konsolidon pozitėn e saj nė arenėn ndėrkombėtare.
Seanca konfirmon po ashtu karakterin sui-generis tė rastit tė Kosovės. Parashtrimi i kryetarit tė GJND-sė rreth gjendjes specifike tė Kosovės, prej vitit 1999 deri nė vitin 2008 evokon rrugėtimin unik tė Kosovės. Hisashi Ovada pėrjashton ngjashmėritė me gjykimet pararendėse (ndėrtimi i murit nė territoret palestineze, kėrkesa e Kebekut). Bėhet e qartė se krijimi i shtetit tė Kosovės ėshtė njė domosdoshmėri pėr paqen dhe rendin nė Ballkan. Shteti i Kosovės duhet tė vazhdojė tė tregohet i pėrgjegjshėm dhe faktor stabiliteti nė Ballkanin Perėndimor - por kjo ėshtė njė temė qė me siguri do tė shtjellohet nė ditėt nė vijim, nė tryeza e komente tė shumta.
Sot, dėshiroj tė fokusohem nė rėndėsinė e aktit tė GJND-sė pėr Kosovėn: seanca e djeshme ėshtė shpėrblim! Shpėrblim pėr durimin, sakrificėn dhe maturinė e treguar nga populli dhe drejtuesit e kėtij vendi gjatė njė dekade tė tėrė. Nė mė pak se njė orė, kur u bė rikapitulimi i hapave e masave prej '99-ės e kėndej, u pa qartė sesa delikate dhe e sofistikuar kishte qenė sipėrmarrja pėr krijimin e shtetit tė Kosovės: qė nga konferenca e Rambujesė deri te gjuha e pėrdorur nė tekstin e Deklaratės sė Pavarėsisė; se sa vlerė e peshė kishte pasur pritja dhe gatishmėria pėr t'i rezistuar zvarritjeve tė raundeve tė negociatave - raporti i Kai Aides, faza Ahtisari, cikli Ishinger-Pardju-Karcenko... Nuk ka qenė e lehtė. Zoti e di sa vėshtirė ka qenė pėr secilin qytetar tė kėtij vendi tė fitojė betejėn e pėrditshme kundėr dyshimit e tė vazhdojė tė besojė se Kosova do tė bėhet njė ditė. Si Feniksi, besimi rilindte nė mėngjes, nga hiri i shuar i njė nate mė parė...
Dikur ambasadori Hollbruk thoshte se politika e jashtme i pėrngjan mė pak njė arkitekture - nga ē'e pėrshkruante Zbigniev Bzhezhinski, - e mė tepėr njė melodie xhazi, me variacione gjatė rrugės. Me gjasė po! Dhe njėjtė si nė muzikėn xhaz, qė performanca tė jetė sublime dhe jo njė mekje sfilitėse e paintonuar, duhet qė nė instrumente tė interpretojnė virtuozė. Po, ne i kishim virtuozėt nė krahun tonė. Njė mirėnjohje e plotė, e pakursyer e tė gjithėve ne i shkon kėsaj dite Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėve tė saj pėr mbėshtetjen dhe kujdesin e jashtėzakonshėm me tė cilin kanė kuruar ēdo element tė kėtij procesi maratonik.
Seanca e djeshme e GJND-sė shėnon triumf tė shpresės dhe sė drejtės. Do tė kemi kohė, - por jo shumė! - pėr tė tjerrė analiza e politika mbi veprimet e mėtejshme; le ta shijojmė kėtė moment - e kemi merituar!
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
Skenderbeu (Prishtine): 23-07-2010 17:46
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Ēka po thonė gazetat | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 