| Prishtinė | ![]() |
| 16° |

Vendimi i Gjyqit Ndėrkombėtar tė Drejtėsisė nė Hagė, i cili nė mėnyrė shumė tė qartė dhe tė drejtė iu pėrgjigj pyetjes sė Serbisė, bile duke shkuar edhe mė larg, kur pohoi se jo vetėm akti i shpalljes sė pavarėsisė nuk bie ndesh me tė drejtėn ndėrkombėtare, por ai nuk bie ndesh as me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tek e cila diplomacia serbe kishte mbėshtetur tėrė forcat e saj pėr kontestimin e pavarėsisė sė Kosovės dhe propagandimin pėr mosnjohjen e saj nga vendet e tjera.
Pėr kėtė opinioni i GJND-sė, ėshtė njė shans shumė i mirė, tė cilin diplomacia kosovare duhet ta shfrytėzojė pėr sensibilizimin e opinionit ndėrkombėtar pėr njohjen e pavarėsisė. Kėtė duhet bėrė pa asnjė vonesė, jo duke dėrguar letra, ashtu siē u tha ditė mė parė, por duke ndėrmarrė njė ofensivė diplomatike pėr vizita tė niveleve tė larta, nė shumicėn e vendeve tė botės.
Me kėtė rast vlen tė theksohet se duhet zgjedhur me urgjencė ato qendra tė botės, tė cilat mund tė ndikojnė nė vendet e tjera. Se ēėshtja ėshtė e ngutshme dhe nuk toleron vonesė, po pėrmend njė mori shkrimesh tė botuara nė tė pėrditshmen autoritative tė Kajros, el-Ahram, e cila prej kohės sė shpalljes sė pavarėsisė, qe mė shumė se dy vjet, nuk ka pasur aq shumė shkrime pėr Kosovėn sesa qė ėshtė shkruar kėto ditė. Edhe pse gazeta nė fjalė ėshtė gjysmėzyrtare dhe paraqet mendimin e qeverisė egjiptiane, ajo nuk la pa kritikuar qėndrimet e deritashme tė qeverisė egjiptiane pėr qėndrimin e saj mospėrfillės lidhur me ēėshtjen e Kosovės, nė veēanti pas shpalljes sė pavarėsisė saj. Andaj, ky ėshtė njė moment tė cilin duhet shfrytėzuar pėr ta fituar njė pėrparėsi, tė cilin na ka ofruar GJND-ja, qė nė qendrat e mėdha botėrore, siē ėshtė Kajroja tė marrim ofensivėn diplomatike pėr tia ndalur hovin Serbisė, e cila nėn pretekste tė ndryshme kishte primatin sė pari nė Kajro e pastaj edhe nė njė numėr tė konsiderueshėm tė vendeve tė tjera arabe.
Kajro, pėrveē se ėshtė kryeqytet 80 milionėsh i Egjiptit, ajo ėshtė seli e Ligės Arabe, ku marrin pjesė 22 shtete me njė popullatė 340 milionėshe, andaj ndryshimi i qėndrimit tė saj do tė thotė njė kthesė e madhe edhe nė shtetet e tjera. Tash, sa i pėrket botės arabe, gjendja ėshtė shumė mė e volitshme, kur dihet se 8 shtete tė Ligės Arabe e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, disa prej tyre kanė peshė dhe autoritet nė politikėn arabe, siē ėshtė Arabia Saudite.
Nė kėtė drejtim duhet tė vendosen kontakte edhe me vendet e Magrebit, ku gjenden tri shtete tė mėdha: Maroku, Algjeria dhe Tunizi. Pėrfaqėsuesi i Marokut nė GJND ishte nė mesin e katėr gjykatėsve qė votoi kundėr. Kjo nuk duhet tė na habisė kur dihet se Maroku, ashtu edhe Algjeria, kanė rezerva ndaj pavarėsisė sė Kosovės pėr shkak tė problemeve tė brendshme qė ato kanė brenda vendeve tė tyre. Maroku me Polisarion, kurse Algjeria me pakicėn amagazite me origjinė berbere. Por, kjo nuk do tė thotė se qėndrimet e tyre janė tė pandryshueshme, kur atyre tu shpjegohet se ēėshtja e Kosovės, ėshtė krejtėsisht ndryshe nga problemet e vendeve tė tyre, ashtu siē u pėrmend edhe nė opinionin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė.
Pėr kėtė, ashtu siē thotė populli, hekurin duhet rrahur sa ėshtė i nxehtė, edhe diplomacia kosovare lypset tė veprojė me shpejtėsi, duke mos i dhėnė shans diplomacisė serbe pėr veprim dhe duke deklasuar propagandėn e saj. Opinioni i GJND-sė, ėshtė njė shans, tė cilin duhet shfrytėzuar pėr njohjen dhe afirmimin e Kosovės nė tė gjitha meridianėt e botės.
Serbia pranoi tė gjitha vijat e kuqe pėr Kosovėn
Myftiu Tėrnava uron besimtarėt pėr Fitėr Bajramin
Sejdiu uroi myftiun Naim Tėrnava dhe popullin e Kosovės
Thaēi uron besimtarėt myslimanė me rastin e Fitėr Bajramit
Meta nė Nju Jork, lobon pėr Kosovėn
Kėrkohet njohja nga shtetet e Komunitetit tė Karaibeve
Pritet mbėshtetje e Ligės sė Shteteve Arabe 