Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Light Snow  and  Windy
-8°
31-07-2010 | 18:19 CET
SHKRUAN
Ulpiana Lama

50 mijė

Pėrfytyroni njė studiuese nė vitin 2150 [apokalipsi nuk ka ndodhur, historia vazhdon nė mėnyrė lineare - pra njė numėr edhe mė i madh vendesh janė demokratizuar, njeriu ėshtė nė eksplorim tė gjithėsisė]...

Diadra R qėmton nė librarinė virtuale tė universitetit nė kėrkim tė argumenteve pėr tezėn e diplomės.

Antropologjia politike nuk ėshtė as nė modė, as shpėrblyese. Prindėrit kėmbėngulnin pėr astronomi a mjekėsi, por asnjė prej tė dyjave nuk e pasiononte vajzėn aq sa ta shndėrronte nė profesion tė jetės.

Ja tek ėshtė, me kokėn mbi tekste, e lodhur nga kjo temė qė e kthen pas nė njė kohė qė nuk e njeh, e sė cilės nuk i kanė mbetur dėshmitarė.

Nė kėrkim tė fazės kalimtare nga parashteti te shteti, i bėhet se ka kapur fillin lidhės. Tek ajo ēka sociologėt e quajnė "kultura e nderit".

E lidhur me kulturat baritore, "kultura e nderit" dukej tė ishte shumė e pėrhapur te paraardhėsit e Diadrės, stėr-stėrgjyshėrit e saj.

Natyrshėm, aty ku toka nuk punohet, natyra e punės ndryshon. Njė njeri tė fushės nuk e bren meraku se do ia vjedhin tė mbjellat; ai ka tė tjera shqetėsime e ato lidhen me motin: acari, breshri, thatėsira... Por jo vjedhja.

Se, tė themi, kush do merrte mundimin tė shkulte me rrėnjė fusha me tė mbjella?! Njė njeri qė punon tokėn e ka tė detyrueshme tė bashkėpunojė me tė tjerėt, tė ndėrveprojė nė komunitet.

Ndryshe qėndron puna me bariun. Ai ėshtė vetmitar. Kullot bagėtitė, tė cilat mund t'ia vjedhin nėpėr natė. Ndaj, i duhet t'i mbrojė ato, tė jetė i rreptė e nė e kėrkoftė puna, edhe agresiv.

Pėrmes fjalėve dhe bėmave duhet tė provojė se nuk ėshtė i dobėt. Ėshtė i gatshėm tė luftojė nė ēdo cenim tė mėtuar tė reputacionit.

Dhe nė valle tėrheq krejt klanin. Sepse klani dėshiron tė tėrhiqet: "njė pėr tė gjithė, tė gjithė pėr njė". Momenti kyē ėshtė zėnka e parė. Si pėrballohet ajo? Qė, duhet thėnė, ėshtė e domosdoshme tė bėhet publike.

Raportet e forcave vendosen qė tė kuptojnė tė tjerėt kush ėshtė mė i forti. Vetėm atėherė ka kuptim mbrojtja e reputacionit: kur punėt personale spastrohen publikisht! Tė dyja palėt e dinė pėr ēka bėhet fjalė.

Ndoshta tė tjerėt jo, por ata vetė po. Ata dhe njerėzit e klaneve pėrkatėse e kanė tė qartė si shkojnė punėt. Sepse, pėrveē kodit tė nderit, kanė tė pėrbashkėt edhe kodin e tė kuptuarit...

Ata qė qėndrojnė larg rėnies ndesh, nuk pėrzihen, nuk kundėrshtojnė, lėshojnė rend e vend edhe nėse dikush u bėn keq, janė mė pak tė rrezikuar.

Por ende jo tė sigurt....Sikur t'ua kenė lėnduar sedrėn, egon pa dashur dhe pa ditur tė kenė vėnė nė pikėpyetje krenarinė dhe "nderin" e barinjve?

Diadra R. ngre kokėn: ē'ndodh kur ish-barinjtė zbresin nė qytet dhe qeverisin?!

Arkivat i tregojnė se nė krye, kur ishin ende tė pazbutur e tė palatuar, vriteshin e priteshin, nėpėr ditė e nėpėr natė. Mė shumė nėpėr natė se nėpėr ditė. I dėrgonin "selam" njėri-tjetrit, sepse ishte e rėndėsishme tė dihej adresa.

Vriteshin e priteshin pėr arsye qė vetėm palėt i kuptonin -- prone, pasurie, dominimi, kapricoje, egoje e tė tjera qė spektatorėt e "kulturės sė nderit" nuk janė nė gjendje t'i kuptojnė tėrėsisht.

Mirėpo ja ku ndodh njė ndryshim. Zė fill dikur aty nga viti 2010. Zėnkat nuk janė mė transparente, mbesin publike po por jo tėrėsisht transparente.

Duhet pak mė shumė mund pėr t'i kuptuar. Hasmėritė kamuflohen, kryeneēėsitė po ashtu. Palėt nuk pėrplasen mė me bujė e zhurmė, por pėrdorin instrumente ndihmėse.

Nisin tė sofistikohen. Tani pėrdorin kė tė mundin: tė huaj, prokurorė, gjykatės, polici. Pastrojnė hesapet me duart e tė tjerėve dhe me sllogane politikisht korrekte. Por gjithnjė si mė parė, vazhdojnė tė dėrgojnė "selam", tė lėnė gjurmė. Sepse, ėshtė e rėndėsishme tė dihet adresa!

Dhe, ja, ashtu si pa u ndjerė, kushdo qė kishte mundėsi, ish-bari ose jo-ish-bari, nisi tė ndante 50mijė euro (siē quhej monedha e asaj kohe) mėnjanė pėr kaucion.

Nuk i dihej nga tė vinte e keqja! Nuk dihej kė kishe prekur nė kallo. Tė gjithė ndjeheshin tė rrezikuar nga tė gjithė. Kush kishte mundėsi, largohej fare nga shesh-beteja qė, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk ishte e vetja. Ishte betejė e tė tjerėve, pėr arsye tė tyre personale.

Dhe le tė shkėputemi nga personazhi ynė imagjinar. Pėr disa ēėshtje e dimė pėrgjigjen. Trashėgimia kulturore, e nuk flas kėtu pėr infrastrukturė - ndėrtesa, rrugė, objekte tė shenjta - po pėr tė menduarit e tė sjellit, janė forca tė fuqishme.

Ato kanė ndikim jo vetėm nė njė brez e dy, por nė shumė breza. Suksesi, qoftė personal, ashtu edhe kombėtar, varen shumė nga pėrparėsi tė akumuluara. Nuk kemi nevojė tė lexojmė tė ardhmen pėr tė kuptuar se do na duhet kohė qė tė shėnojmė progres si komb.

Kur tė bėhemi tė vetėdijshėm pėr kufizimet tona dhe mė tė vullnetshėm pėr t'i kapėrcyer ato, atėherė jemi duke hedhur gur-themelin e ngrehinės sė suksesit kolektiv.

3.1/5 (12 votë/a)

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51