Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
7 shkurt 2012
Prishtinė Drifting Snow
-10°
07-08-2010 | 18:31 CET
SHKRUAN
Mimoza Kusari-Lila

Ramazzotti, Benettoni, Afrimi dhe Luta

Paradokset e shoqėrisė kosovare prezantohen nė mėnyra tė ndryshme, nganjėherė tė dhimbshme, nganjėherė qesharake e kur e dhimbshmja dhe qesharakja bėhen bashkė na rezulton tragjiko-komikja, dukuria e cila nė rastin mė tė mirė do tė na bėjė tė ironizojmė dhe tė thellojmė hidhėsimin e realitetit tonė.

Ngjarjet e fundit, ajo e anulimit tė koncertit tė Ramazzottit dhe deklaratat e ministrit tė Kulturės pėr rindėrtimin e Unionit, nuk mund tė jenė gjė tjetėr veēse tragji-komedia e realitetit tonė. Nė njė postim nė Facebook lexova diēka qė mė bėri pėrshtypje nga njė anėtar i kėsaj faqe sociale: “Vakt o vakt, ma mbėrrini ymri me e prit, Afrim Muēiēi me ia anulu koncertin Eros Ramazzottit nė Prishtinė”.

Mungesa e fleksibilitetit tė zyrtarėve tė stadiumit tė Prishtinės pėr njė kėngėtar tė pėrmasave botėrore, ėshtė shumė e dhimbshme, jo vetėm pėr faktin se u privuan mijėra shikues nga kėnaqėsia qė ofron muzika e tij, por edhe pėr pasojat tjera.

Sė pari, promovimi i ardhjes sė Ramazzottit nė Prishtinė pas GJND-sė do hapte rrugė edhe pėr shumė kėngėtarė tė tjerė tė kalibrit tė tij tė vizitojnė shtetin tonė tė ri dhe tė kuptonin se Kosova jeton e frymon ngjashėm me vendet e rajonit.

Sė dyti efekti ekonomik qė kemi humbur rezulton pėr dhjetėra mijėra euro tė humbura pėr bizneset e vogla qė do tė shpenzoheshin nė rast se do tė mbahej koncerti.

Sikur 10.000 bileta tė shiteshin jashtė Kosovės, ndėrsa shanset janė se edhe mė shumė kanė pasur mundėsi tė shiten, se paku 50.000 euro do tė shpenzoheshin nė Prishtinė pėr rastin. Diēka nė pije, diēka nė ushqim, hotele, karburante etj.

Sė treti dhe jo me pak rėndėsishėm do tė ishim ne agjendėn e turneut tė web faqes se kėngėtarit krahas kryeqyteteve dhe metropoleve tė tjera (pėrfshirė edhe Beogradin, ku koncerti u mbajt nė nėntor tė vitit 2009), web faqe kjo e cila frekuentohet mė shumė me vizitorė nga gjithė bota se tė gjitha web faqet e portalet e institucioneve tona sė bashku.

Pėr shije thonė nuk duhet tė diskutohet, prandaj jam e vetėdijshme se nė Kosovė ka njerėz qė e pėlqejnė Afrim Muēiēin dhe ka njerėz qė e pėlqejnė Eros Ramazzottin. Megjithatė, tė mendohet se njė kėngėtar tė pėrmasave tė Ramazzottit dhe kualitetit tė muzikės sė tij, pėr njė “rregull” si thotė Muēiēi, ia humb shansin Kosovės pėr njė ekspozim tė kėsaj natyre, e kam shumė vėshtirė tė besoj se ia vlen tė krahasohet.

Hiē me pak tragjiko-komike nuk ėshtė deklarata e ministrit tė Kulturės lidhur me rindėrtimin e Unionit nga kompania Benetton, nė qendėr tė Prishtinės.

Ministri Haziri, nė mesin e tė tjerave, deklaron se askush nga kjo kompani prestigjioze botėrore, nuk i ka kontaktuar ata pėr leje pasi qė kjo ministri nuk do tė lejoje asnjė milimetėr tė zgjerimit tė objektit tė rėndėsisė kulturore-historike pėr Prishtinėn. Njė pyetje pėr ministrin Haziri: ku ishte Ministria e tij qė tė mbronte kėtė objekt para se tė digjej?

Apo tani qė kompania e cila e privatizoi nė mėnyrė tė rregullt Unionin, dėshiron ta ushtrojė tė drejtėn e saj konform planit, ne duam t’i tregojmė kush kollitet nė Prishtinė.

Efektet e ardhjes se Benetton nė Prishtinė janė shumė mė tė mėdha se vetėm hapja e dyqanit nė qendėr dhe restaurimi i objektit.

Kompania ka qarkullim vjetor mbi 2 miliardė euro (mė shumė se buxheti i Kosovės), ndėrsa interesimi i kompanisė pėr prodhim nė Kosovė ka qenė edhe mė herėt.

Logjika e disponimit totalitar ndaj njė investimi nė Kosovė nuk mė befason, por standardet e dyfishta tė kėsaj Qeverie janė tragjiko-komike.

Pėrderisa kemi njė ndėrmarrje publike profitabile, Qeveria dėshiron ta privatizojė pėr ta shpėtuar nga ndikimi i saj dhe pėr siē deklarojnė ata “tėrheqin”investitorė seriozė.

Ndėrsa, ne rastin e Benettonit, e kemi investitorin serioz i cili vetėm se ushtron tė drejtėn e vet pėr ndėrtim nė pronėn e privatizuar, e cila ėshtė shndėrruar nė gėrmadhė pėr shkak tė moskujdesit tonė, ne duam t’i tregojmė se kush ėshtė pronari kėtu.

E tėra ėshtė absurd i llojit tė vet.

Nuk e di deri kur do tė vazhdojė tragji-komedia kosovare, por pėr njė gjė jam e sigurt, me qasje dhe teke personale tė individėve pėrgjegjės pėr dikaster tė rėndėsishėm tė jetės nė Kosovė, nuk do te arrijmė larg dhe do tė mbesim pa muzikė dhe investime serioze.

4.1/5 (41 votë/a)
Alma (Prishtine): 12-08-2010 15:38
Eshte me te vertete nje fatkeqesi qe shume komentues nuk e kane konsideruar ceshtjen te cilen e shtjellon ky tekst, por jane marre me ceshtjen se a ka hy ne politike Mimoza dhe ne cilen parti eshte. nSe mu keto ceshtje jane te rendesishme per Kosoven, e jo deshtimi i organizimeve dhe mungesa e aftesive menaxhuese, fenomene keto destruktive per te ardhmen tone. nVetem perpara, popull!
Tina (Prishtine): 12-08-2010 06:55
Mimoza, meqe deshtoi ne aplikimin per postin e kryetares, tash po don me u kyq per minister te kultures....nAsnje verzion se cka ish dasht me ba nuk e paska dhane Mimoza ne kete shkrim...na'thue Pacolli e kish pru Ramazotin?!
Murati (Prizren ): 09-08-2010 10:02
Mimoza, faleminderit per opinionin dhe vizionin qe gjithmone e mban te paster dhe te paanshem. Opinion i qelluar dhe mendim i qarte. nPer te gjithe ata qe mundohen te qesin pluhur mbi integritetin tend, e kane te kote se populli e ka dhe e mban respektin per ty, ndersa ti gjithmone i jep arsye per nje mbeshtetje te vazhdueshme.
Jetoni (Toronto): 08-08-2010 20:42
Vaj medet se q'na ka gjet.Lutfi Haziri dhe Afrim Muqiqi dhe shum sorollop tjerƫ qe po na rrethojn fatkeqsisht dhe po e ngulfasin artin dhe kulturen kosovare shum ma keq se shkijet. Zonja Kusari ktyne duhet me ju fol serbisht se qashtu jan mesue se perndryshe nuk kan frigƫ shqip. Pastaj ku e njohin keta Ramazotin apo Pavarotin , a ke par si flet kyfar LUTA nder hundƫ thue se i ka sinusat e krejt Gilanit, ndersa Afrim Muqiqit i erdhi dita me refuzue Ramazotin.
Valche (Prishtine): 08-08-2010 19:47
Pse bre gjithcka duhet mu lidhe me politike?! Ca ka lidhje a ka hi Mimoza n' AKR a jo, kjo e ka bo ni shkrim per dy ngjarje shume t' ronsishme qe ka plotesisht te drejt. Mimoze t' pergzoj per shkrimin. Ma merr menja qe shumica e njerzve menojn kshtu si Mimoza po nuk ju jepet krejtve rasti me bo shkrime.
Gresa (Gjakove): 08-08-2010 19:42
Valla Mimi spo t'dojne hiq. Mu kon si ti nuk mirrna mo me politike.
Besa (Peje): 08-08-2010 17:23
Mimoza me kyqjen e saj ne partine private te Pacolleve ka hyre ne vorbullen e te paudheve dhe profitereve te pasluftes. TURP!
Armend (Shqiperi (Tirane)): 08-08-2010 17:19
Nje send duhet te jeni te sigurt, qe kulturen dhe artin nje pjese e madhe e qeveritareve tane nuk e kuptojne, keshtu qe dhe koncerti i Ramazotit ka qene pune jo serioze per keta, pasi qe me muziken Tallava te Afrimit jane mesuar ata dhe nuk dijne kenge tjera...nNje gje me vjen shume keq, se disa nga keto komente te shkruara nga njerez te pa arsimuar dhe pa kulturuar i ben te tjeret (te huajt) qe e lexojne kete opinion, te mendojne se kaq te pa edukuar dhe kulturuar jane Kosovare, keshtu qe ne vend qe te falenderojme Z. Kusari qe mundohet te pakten nje pjeses tia bej me dije qe duhet cmuar arti dhe kultura, ju e bini poshte komentet e saje me fjale te kota dhe banale.nTe lutem Z. Kusari, por eshte e kote t/iu spjegosh atyre qe jane mesuar vetem me Tallava.nKrse per Benettonin ka qene gabim shume i madh nga ana e qeverise, se inv. e huaj serioz duhet ngrere e jo larguar, se vet ajo kompani do bej margetin te keq nga shume investitore tjere.
ARTI (Prisht): 08-08-2010 17:12
MIMOZA, QE KA PERKRAH SHUKRI BUJEN U BO ME SHIT MENDDDDDD...HAHAHAHHA IHAAAAA, HAJDE NE GJAKOVE NESE GUXON !!! ATY TE NJOHIN ME MIRE!!!
Gjakova. gjithmon me Mimozen (Gjakova): 08-08-2010 12:34
ti shoqja e L.Hazirit ty te vije pak turp qe fol munges e edukates per Mimozen, se Mimozen ne Kosove e qmojin shum ski drejt mi thon e pa edukat se ja kja ka edukat ja asni politikan.
Sedat (Gjermani): 08-08-2010 10:47
Zonja Kusari-Lila ishte ky njƫ reagim i qƫlluar dhe i kulturuar nga ana juaj.Mendoj se pƫr fat tƫ keq nƫ kƫtƫ pozitƫ ƫshtƫ sot Kosova.MuƧiqƫt dhe injorantƫt e llojit tƫ tij qƫ nuk marrin vesh fare nga muzika dhe kultura e sidomos nga avansimi i vendit nƫ kƫtƫ pikƫpamje,mundƫ tƫ pengojnƫ (qoftƫ edhe me njƫ veto tƫ tillƫ) Ramazotin e madh qƫ tu kƫndojƫ pƫr herƫ tƫ parƫ nƫ Prishtinƫ.Tƫ tillƫ MuƧiqƫ si ky teneqexhi ka plotƫ Qeveria e Kosovƫs si Hazitin etj.etj. deri te vet kryeministri.O TEMPORA O MORES!!!
genti (gjakoev): 07-08-2010 23:18
Hajt se nuk eshte asgje Ramazzotti per muzike.Ka dashur zoti e kemi kengetare si puna e Afrimit(QE NA E PASURUAN ME MUZIKE TALLAVA KOSOVEN TONE)qe kane menduar te perfitojne edhe me kete koncert, e kane frike se po iu marrin dasmat ne Kosove
Krenarja (shoqja e L.Hazirit) (Gjilan): 07-08-2010 23:17
Sa interesante je. Gjithmone ktyne te huajve ju drejtojesh me mbiemer e vendasve te tu me emer e me pseudonime. Me cfar te drejte, madje ministrit Haziri i thua Luta? Turp duhet te te vije per mungese elementare te edukates.
Teuta (Prishtine): 07-08-2010 23:03
Edhe ti veq ne Fackbook po rrishe. A i zhdryp najher kompjuterit e me fol pak dhe me e vizitu bazen. Po mirresh me koncerte e lukse e baza nuk te ka as buk me hanger e le ma me u marr me fackbooka si ti.
Iliri (Kapak): 07-08-2010 21:56
Shum gezohem kur e shoh Mimozen duke u marre me politike. Edhe ma teper do t'gezohesha kur njerez te llojit te saj (e qe jan p.sh. Blerim Shala, Veton Surroi e disa PAK te tjere) te bashkoheshin ne nje parti.nMjerisht, kjo kjo qene pafatsia e neve shqiptareve neper histori: Njerzit e menqur tek ne asnjehere nuk kan arrite te bashkohen.
Petiriti (Prishtine): 07-08-2010 21:18
Po ju lutem mos u tallni me Afrimin ai eshte faktor stabiliteti ne kulturen Kosovare .Ai ka kontribuar shume me kengen "kalle kalle qitja timin" qe simbas disa analistave eshte ne te vertete hymna shpirteore e kesaj klase te re politike .
Dokufest (Prizren): 07-08-2010 20:34
Me shume stil Mimo e ke pershkru realitetin tone i cili kam pershtypjen do te ndrroj dhe kalibri yt dhe te ngjajshmeve do te vij ne shprehje. Sukses ne pune!
ANNA (GJAKOVƋ): 07-08-2010 20:18
Mimoza Kusari eshte nder personat me te drejt te politikes, te cilet jane te paket ne Kosovƫ.nPuna e saj per perparimin e vendit, ngritjen ekonomike dhe zbulimin e maskave te personave politik duhet vlersuar maksimalisht. Perkunder padrejtsive te vazhdushme ti cilat jane bere ne drejtim te saj si me rastin ne Gjakovƫ. Mimozen e don dhe e qmon gjith qyteti i Gjakoves dhe e gjith Kosova. MIMOZA KUSARI LILA krenohemi me ty.n
Bujari (Gjermani): 07-08-2010 19:59
Nuk di cka te them tjeter perveq te perseris thenjen vendasit tim ne FB:ā€œVakt o vakt, ma mbĆ«rrini ymri me e prit, Afrim MuƧiƧi me ia anulu koncertin Eros Ramazzottit nĆ« PrishtinĆ«ā€. Shum me vend e ka thene, kurse une po ja shtoj:"Vakt o vakt, Luta me ja ndalu punen Bennettonit ne Kosove" te mjert ne se ku po na qojn keta politikanj...
Keka (Peje): 07-08-2010 19:05
Se paku 300,000 euro i kane kursy shqiptaret me mosardhjen e ketij kengetari italian.
Anita (Prishtine): 07-08-2010 18:55
Bravoooooo

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, sepse pushtetin ia kanė uzurpuar tė tjerėt, e ka dėshmuar gjithė kėto vite se atė e intereson politika. Politika si koncept e filozofi, si art e fuqi, nė pothuaj tė gjitha fushat, qė ng...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e te Dheu i Bardhė? Pyetje tė cilėn qeveria pėr mė shumė se disa muaj vetėm sa e shtron dhe bėn pėrpjekje maksimale tė mos i japė pėrgjigje, dhe falė kulturės komunikuese nė Kosovė arrin...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Veriu i egėr

Muharrem Nitaj Veriu qė na ka tharė nė asht gjatė gjithė kėtyre viteve, sėrish po kthehet nė...

Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...

Agim Vuniqi Prishtina ėshtė njė qytet i madh, me shumė banorė, ėshtė ftohtė e shpesh ėshtė ...

Dy shkurt...

Beqė Cufaj Tė qėndrosh nė Zürich tė Zvicrės dhe tė mos e vizitosh restorantin Kronenhalle ės...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51