| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Njė hapėsirė e hapur, transparente, e lirė, e kėndshme dhe vetėmjaftueshme pėr njė kontekst tė caktuar si nė sensin hapėsinor ashtu dhe nė atė social dhe ekonomik mund ta ketė titullarin e sheshit.
Nė shumė qytete sheshi dukej tė ishte bėrthama e zhvillimit tė njė konteksti, pėr tė akomoduar ngjarjet publike, debatin e hapur publik, lojėn publike apo thėnė shkurt tė gjitha aktivitetet e jetės sė pėrditshme, por nėpėr kohė edhe punkte tė tjera tė planifikuara u paraqitėn nė peizazhin e qyteteve pėr ti adresuar nevojat e shtuara publike nė mėnyrėn e re tė jetės sė njeriut modern.
Sheshet apo thėnė ndryshe dhomat urbane, sė bashku me indet qė i lidhin ato pėr ti fuqizuar nė njė kontekst mė tė gjerė hapėsinor urban, duke theksuar nė kėtė mėnyrė aspektin e depėrtueshmėrisė, lexueshmėrisė dhe shumėllojshmėrisė nė mozaikun e jetės publike, janė nė fakt platforma kryesore qė reprezenton vitalitetin e jetės publike tė njė qyteti.
Secili shesh ėshtė i krijuar qė tė reflektojė imazhin apo identitetin e njė komuniteti, duke pasur pėrmbajtjen qė akomodon nevojėn ekonomike dhe sociale tė tij dhe duke reflektuar njė karakter nė veēanti por qė njėkohėsisht ai shesh duhet tė jetė denjėsisht pjesė integrale e mozaikut publik nė tėrėsinė e qytetit.
Prishtina nė shesh
A ka shesh Prishtina? Cili apo cilat janė ato sheshe? Si dhe pse janė krijuar ato, apo kur janė krijuar?
Kėto pyetje kanė pėrgjigje tė ndryshme nga njerėz tė ndryshėm, varėsisht se nga ēfarė perspektive vijnė ato: politike, kulturore, juridike, ekonomike, historike, etj
Shikuar nė retrospektivė logjikėn e zhvillimit tė Prishtinės ajo nė fakt dikur nėn konditat e sistemit otoman kishte njė bėrthamė publike e cila kompozohej nga ēarshia dhe objektet e tjera tė rėndėsisė publike atė kohė.
Edhe pse nuk ėshtė se ishte sheshi punkti kryesor urban por nė fakt ishte indi urban si logjikė e zhvillimit tė Prishtinės. Kjo logjikė u pėrcoll historikisht pavarėsisht ndėrrimit tė pushteteve dhe konditave.
Ēarshia u prish pėr ta krijuar njė shesh tė ashtuquajtur Vėllazėrim-bashkimi, i cili nuk ofronte asgjė pėrveē njė vetėkėnaqėsie tė pushtetit tė atėhershėm pėrmes platformės sė idealizuar tė bashkėjetesės, promovimit tė lirisė dhe tė drejtave pėr tė gjithė me njė shesh tė zbrazėt e tė monitoruar permanent.
Nga ēarshia e dikurshme jeta e pėrditshme u zhvendos nė indin e ri sot bulevardin Nėnė Tereza qė shumica vazhdojnė ta quajnė shesh edhe pse nuk ėshtė. Sot ky ind ngėrthen nė vete disa dhoma tė vockla urbane apo sheshe tė cilėt mbajnė emra dhe figura tė mėdha pėrbrenda hapėsirės sė tyre.
Duke filluar nga Zahir Pajaziti, Nėnė Tereza Skėnderbeu e Adem Jashari e sė fundi edhe sheshi tash sa herė i tenderuar Ibrahim Rugova kuptojmė njė gjė fare tė thjeshtė, se nėse kjo ėshtė qendra e Prishtinės dhe nėse kėto punkte tė vogla - alla sheshe janė copėzat e mozaikut tonė publik atėherė njė qasje integruese, serioze dhe profesionale do tė duhej tė ndėrmerrej nga qeveria lokale e Prishtinės pėr ta trajtuar gjithė kėtė zonė si njė tėrėsi sheshesh qė kornizon bėrthamėn aktuale prishtinase.
Trajtimi i gjithė kėtyre punkteve nė fakt prek zonėn qendra 3 e cila asnjėherė nuk u adresua me ndonjė plan rregullues si zonė e ndėrmjetme qė lidh zonat qendra1 ku hyjnė sheshi Skėnderbeu, ai Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari dhe Qendra 2 ku hyn hapėsira universitare.
Praktikat ndėrkombėtare ndėr vite kanė dėshmuar se zonat me interes tė lartė publik pavarėsisht kornizave rregulluese qė i adresojnė orientimet zhvillimore tė tyre, janė trajtuar pėrmes konkurseve tė hapura ndėrkombėtare pėr tė thithur idetė dhe trendėt aktualė globalė nė pėrparimin dhe theksimin e identitetit lokal, duke e shndėrruar njėkohėsisht qytetin nė pikė tė rėndėsishme tė hulumtimit dhe referimit nė rrjetin e komunikimit global.
Nėse e analizojmė rrėfimin e konkurs tenderit tė Komunės sė Prishtinės tash dy vjet me radhė kuptojmė se sa shkurtpamės jemi nė kėtė drejtim, sa tė mbyllur dhe sa frikacakė tė ballafaqohemi me idetė e njėri-tjetri qoftė nė kontekstin lokal, kombėtar apo ndėrkombėtar, pa vizion, pa vullnet dhe pa dėshirė tė theksuar pėr ta shndėrruar procesin e idejimit tė sheshit qė shėnon momentin shekullor tė shteti tė Kosovės nė njė ngjarje, njė debat dhe njė festė tė paharruar profesionale, kulturore, politike dhe historike.
Pavarėsia e sheshtė komunale
Tash pėr tė pestėn herė mė radhė pėr dy vjetėt e fundit u anulua konkurs tenderi pėr sheshin e pavarėsisė Ibrahim Rugova.
Joserioziteti permanent i organeve komunale prishtinase si nė aspekt tė programit tė pėrmbajtjes pėr kėtė shesh, si nė aspekt tė ofertės pėr tė interesuarit e kėsaj lėmie qė tė japin idetė e tyre pėr zonėn mė vitale tė jetės publike prishtinase, si nė mėnyrėn e organizimit , vlerėsimit e ēka jo tjetėr ėshtė temė e gjerė pėr tu diskutuar. Pse do tė thoshte dikush?
Pse nuk ishte i qartė , serioz dhe i menduar si e sa duhet programi dhe pėrmbajtja e tij? Pse ishte aq e vogėl oferta pėr konkurruesit?
Pse nuk u hap komuna nė nivel tė lartė ndėrkombėtar duke qenė se ėshtė shesh i njė kryeqyteti tė njė shteti qė po lobon anė e pėrtej pėr njohje tė radhės? Cili ėshtė nė fakt lokacioni i saktė i tij me a pa Unionin?
Komuna nė gjithė kėto pyetje dha pėrgjigjen e saj tė thjeshtė tash sė fundi nė tė gjitha kėto pyetje qė nė fakt do donin pėrgjigje nga autorė tė ndryshėm.
Ajo u deklarua se sheshin do ta bėjė vetė me stafin e ekspertėve pėrbrenda komunės, sepse janė tė mjaftueshėm si numėr
Sa qesharake, sa mjeruese e sa ofenduese njėkohėsisht u desh tė kalojnė dy vjet me 5 thirrje tenderėsh pėr sheshin e pavarėsisė pėr tė ardhur momenti qė komuna e kishte pritur sa kohė ta ketė pavarėsinė e veprimit nė procesin e vetėkėnaqėsisė sė saj politike, ekonomike dhe historike pėr sheshin, apo?
Kaluan dy vjet dhe se kuptova dot nėse zona e trajtuar nėn tenderin Sheshi i pavarėsisė ėshtė 1.30 ha siē thuhet nė dokumentin e programit tė nėnshkruar nga kryetari Isa Mustafa, mė 16.07.2008, apo zona e sheshit ka sipėrfaqe prej 3.60 ha nė thirrjet e mėvonshme tenderuese pėr sheshin e njėjtė nėn udhėheqjen e kryetarit tė njėjtė. Cila ėshtė e vėrteta?
Kaluan dy vjet dhe nga program i parė pėr sheshin nė vitin 2008 e deri mė sot pėrmbajtja ka ndėrruar sa e sa herė ėshtė tenderuar. Ėshtė ironike kur kupton se projektet qė kishin konkurruar dhe ishin shpallur sit ė pavlefshme nga komuna nė fakt kishin shėrbyer permanent pėr tė marrė ide tė reja pėr programin e ri nė tenderin e radhės pėr sheshin.
Ėshtė e vėrtetė se kishte shumė pak tė interesuar apo tenderues a nuk ishte interesuar tė dijė dikush pse?
E para e punės a nuk ėshtė ofenduese qė shpėrblimet pėr pjesėn mė te rėndėsishme tė qytetit e pėr njė shesh me mbishkrimin e momentit tonė mė tė madh historik siē ėshtė pavarėsia e vendit tė vlerėsoheshin me 500 dhe me 1000 euro pėr vendin e tretė dhe tė dytė, derisa i pari do fitonte tė drejtėn e projektit kryesor.
Ēfarė motive ka ky pėr tė bėrė njė projekt tė pėrmasave tė tilla, aq tė rėndėsishėm si proces dhe si produkt pėr njė kryeqytet tė njė shteti?
Pėr kėtė duhet kohė, mendje, studim dhe punė serioze profesionale, e cila nuk mund ta ketė njė kosto tė tillė ēfarė e kishte ofruar Komuna kjo kosto do tė rritej simbolikisht deri nė 3000 euro nė tenderėt e radhės vetėm sa pėr tė thėnė qė po bėhet diēka nė kėtė drejtim.
Ēfarė motivesh mund tė kenė profesionistėt kur nga 100% i vlerėsimit 40% me ēmimi i ofertuar a nuk duhet tė jemi tė lirė tė mendojmė njėherė e pėrgjithmonė sheshin apo sheshet tona qė duhet tė jenė tė dinjitetshme si nė aspekt funksional ashtu edhe nė atė estetik kjo natyrisht se kushton por ēmimi mė i lirė si kriter pothuaj kryesor nė procesin e idejimit tė qytetit ka sjellė qytetin tonė nė pamjen siē ėshtė sot.
A nuk do tė ishte mė e lehtė, me fer, mė transparente dhe mė joshėse qė tė bėhej njė thirrje ndėrkombėtare pėr Sheshin e pavarėsisė kosovare.
Me njė hapje tė komunės ndaj institucioneve tjera tė jetės publike nė qytet, ajo do tė mund ta bėnte kėtė punė pa asnjė telashe, por nė kėtė rrugėtim mundėsitė pėr manipulime do tė ishin mė tė vogla o Fakulteti i Arkitekturės i UP-sė, o organizatat joqeveritare do tė mund tė organizonin gjithė kėtė aktivitet nė sensin logjistik po edhe kreativ pėr komunėn, punė e cila do shpenzonte mė pak kohė, pare dhe do sillte njė aktivitet, ngjarje dhe punėtori tė pėrbashkėt mes autorėve tė rėndėsishėm pėr tė ideuar sheshin e pavarėsisė, duke krijuar njė bazė pėr shumė njohje tė kėtij qyteti a shteti nė sensin e kulturės dhe komunikimit global.
Dhe, ta dini se nė fund fare, krediti pėr gjithė kėtė sėrish do ti shkonte komunės dhe vetėm komunės.
Por, asnjė nga kėto nuk pinė ujė mė, ngase pėr 5 herė radhazi komuna mori idetė qė deshi, riformėsoi programin si deshi, zhduki Unionin se deshi, duke e zhveshur veten nė procesin e sheshtė tė vetėkėnaqėsisė permanente tė asaj qė mund ta quajmė: sheshi pėrsheshi.
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
Driton Bakija (Gjakove ): 27-08-2010 08:46
Driton Bakija (Gjakove ): 25-08-2010 07:54
Ferizi (Prishtne): 10-08-2010 16:44
Arku (Britani): 10-08-2010 02:44
Petiriti (Prishtine): 09-08-2010 19:46
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 