| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Erosit tė munguar nė stadiumin e Prishtinės, nė njėrėn anė, dhe erosit tonė permanent kulturor, nė anėn tjetėr, u doli pėrballė me modestinė dhe veēantinė e tyre grupi Morcheeba. Nė qytetin ku hip-hopi ėshtė bėrė mėnyrė jetese, veshjeje dhe shprehjeje pėr shumėkėnd, trip-hopi i Morcheebas solli njė udhėtim tė lirė dhe ēlirues urban jo nėpėrmes zhargonit urban me tė cilėn shprehet hip-hopi ndonjėherė deri nė banalitet dhe pa shije, por pėrmes njė gjuhe urbane universale si gėrshetim i lirė dhe harmonik i rrymave tė shumta muzikore dhe artistike, rrugėtim nė tė cilin etnitete dhe kultura tė ndryshme do ta gjenin pjesėn e tyre pėrbrenda kėtij mozaiku.
Edhe urbancat prishtinas u lėshuan nė surf-in e Morcheebas, qė tė paktėn pėr 2 orė tė pushojnė dhe tė rrugėtojnė me shijen e tyre tė preferuar, larg vulgaritetit, xixave, cd-playerve dhe performansave false e sipėrfaqėsore.
Summer URban Festival apo SURF-i URBAN solli para nesh frymėn e munguar prishtinase tash sa kohė, duke dėshmuar me IPKO-n pėrkrah se nė Prishtinė ende ka hapėsirė dhe nevojė pėr mėnyra tė tjera shprehjeje. Dėshmuan se aty ku ėshtė cilėsia, edhe muzikore e edhe organizative, nuk ka nevojė pėr marketing tė tipit imponues, i cili shpesh po kalon nė irritues. Dėshmuan se pa pompozitet dhe pa shumė zhurmė por me dashuri dhe dėshirė pėr tė bėrė diēka tė mirė, qyteti ynė mund ta mirėpret denjėsisht dikė si Morcheeba duke i dhuruar njėkohėsisht qytetarėve tė vet njė surf-ing freskues nė kėto ditėt e nxehta verore.
Nė anėn tjetėr, duke qenė se trip-hopi kishte qenė njė kundėrpėrgjigje e anglezėve pėr boom-in e hip hopit amerikan tė viteve tė 90-ta , si njė mendėsi tjetėr nga njė kontekst tjetėr ku hip-hopi nuk kishte bazė pėr tu zhvilluar shumė, pikėrisht si rezultat i saj apo i njė kulture urbane tjetėr por duke ndjekur trendėt muzikorė tė radhės, erdhi nė shprehje trip-hopi. Le tė shpresojmė se edhe nė Prishtinė mund tė ketė lėvizje tė tilla, jo pėr ta mohuar apo zhvlerėsuar hip-hopin por pėr ti dhėnė pėrgjigje tė reja pėr rrugėtime tė reja muzikore qė mund ta orientojnė mendėsinė e rinisė prishtinase kah njė mėnyrė mė urbane shprehėse, interpretimi dhe identifikimi nė tė ardhmen.
Dhe, duke e ditur se Roma nuk u ndėrtua brenda njė dite, si e thotė edhe vetė Morcheeba nė njė nga kėngėt qė i identifikon ata, duhet ta kuptojmė edhe ne se rrugėtimet e bukura, tė sigurta, tė paharruara dhe qė lėnė gjurmėn e tyre asnjėherė nuk mund tė bėhen brenda njė dite.
Pėr njė surf-ing tė lirė dhe nė harmoni me veten e edhe me tė tjerėt, duhet ta kuptojmė se prapa asaj qė duket bukur apo qė duket e lehtė pėr tu bėrė gjithnjė qėndron puna, mundi, ushtrimi, kondicioni, kultura, pėrmbajtja, vlera, pėrkushtimi dhe dashuria. Prandaj, pėr njė kulturė tė qėndrueshme urbane prishtinase, pamja e jashtme dhe cd-playerat nuk mjaftojnė pėr njė surf-ing tė denjė dhe tė qėndrueshėm nė valėt kulturore globale.
Ėshtė koha tė fillojmė ta kuptojmė se kush ėshtė reprezentacioni i vėrtetė i surf-it URBAN prishtinas
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
Driton Bakija (Gjakove ): 01-09-2010 12:05
Petiriti (Prishtine): 17-08-2010 01:36
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Ēka po thonė gazetat | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 