Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
23-08-2010 | 10:35 CET
SHKRUAN
Eliza Hoxha

Pavarėsia e flaktė

Mė kujtohet si sot, tek po kthehesha nė shtėpi mbrėmjen e 22 gushtit, pash qytetin tė ishte ndritur. U ngazėlleva dhe u habita njėkohėsisht, edhe pse nuk e kuptoja se nga po vinte gjithė ajo dritė nė qiellin e mbrėmjes sė errėt prishtinase.

Mė shkoj ndėrmend se Prishtina nuk ėshtė se shquhet pėr ndonjė platformė ndriēuese, e cila vė theks tė caktuar nė momentet dhe pikat qė e shėnjojnė qytetin dhe historinė e tij duke sjellė njė imazh, siluetė apo rrėfim tė caktuar tė tij edhe nė orėt e saj mbrėmjes.

Por, thash me vete, gjithmonė ekziston momenti kur gjėrat mund tė fillojnė tė ndryshojnė dhe tė marrin njė rrugėtim pėr tė mirė.

Sapo afrohesha dhe pamja po bėhej mė e qartė, pikėpyetjet dhe mendimet e mia u shuan nė ēastin kur para syve tė mi pash “Unionin” tė shuhej pėrgjithmonė nga flaka qė e kishte kapluar. “Pėrfundimisht”, thashė me vete.

Nga i gjithė lėmshi nė lidhje me tė, qė nga privatizimi, pėrzierja e kompetencave institucionale nė lidhje me njė monument nėn mbrojtje, protestat e qytetarėve kundėr rrėnimit nė njėrėn anė vizavi thirrjes sė kryetarit tė Prishtinės pro-rrėnimit “nė emėr tė qytetarėve tė Prishtinės” nė anėn tjetėr, loja pingpong e topit tė fajit midis institucioneve dhe kompanisė private, neglizhenca dhe jotransparenca e gjithė procesit dhe hartimit tė projektit, papėrgjegjėsia e ndoshta edhe padituria pėr t’u pėrballur me njė sfidė tė tillė na tregon shumėēka pėr qėndrimin dhe qasjen tonė karshi qytetit si nė nivelin e qeverisjes, mendėsisė dhe kulturės urbane nė pėrgjithėsi.

Pėr ta hequr pėrgjegjėsinė dhe pėr t’i dhėnė fund rrėfimit tė “Unionit”, skenari i zjarrit si “ shkatėrrim kreativ” ishte ai pas tė cilit nuk mund tė kapej askush, ai i cili do tė mund ta rimodelonte pėrfundimisht hapėsirėn e kėrkuar e tė dėshiruar pėr “Sheshin e pavarėsisė”.

Dhe , si ēdo ēudi qė zgjat tre ditė, i tillė ishte edhe lajmi pėr zjarrin e “Unionit”.

U pėrfol njė i dyshuar gjoja se me tė meta mentale, i cili u prangua e u lirua brenda pak ditėsh dhe “Unioni” u harrua, i lėnė tė vdesė ngadalė mu nė zemėr tė qytetit si pasojė e mentalitetit tė qeverisjes sonė institucionale.

Qytetet Feniks

Hiri i kujtesės sė Unionit mė solli pėrpara imazhet dhe rrėfimet e shumė qyteteve, tė cilat zjarri i shoi pėr njė moment duke i bėrė tė rilindin sėrish nė njė format tė ri me njė mendėsi tė re dhe mė njė imazh tė ri.

E tillė ishte Roma, Ēikago, Parisi, Vjena e shumė te tjerė tė cilėt pėrjetuan zjarrin pėr t’u ribėrė mė pas.

Mėsuan t’i bėjnė gjėrat ndryshe, tė qeverisin dhe tė ideojnė qytetin ndryshe, tė mendojnė dhe tė sillen ndaj mjedisit ku jetojnė ndryshe, nė procesin e rikthimit tė shumė copėzave tė qytetit qė kishin dikur nė rrugėtimin e ri pėr zhvillim tė qėndrueshėm, ku e reja dhe e vjetra bashkėjetojnė.

Mendėsi tė ndryshme nga kontekste tė ndryshme kulturore e interpretojnė dhe e kuptojnė nė mėnyra tė ndryshme ēėshtjen e zjarrit dhe mėnyrat se si mė pas modelohen qytetet.

Disa e interpretojnė se shkatėrrimi nga zjarri mund tė trajtohet si ndėshkim hyjnor, si gabim i ndonjė individi apo i ndonjė grupi tė caktuar interesi, apo edhe si ndėshkim natyror apo ribalancim i forcave natyrore.

Ēfarėdo tė ketė qenė motive apo shkaku, mendimtarė tė shumtė e kanė interpretuar shpesh se si zjarri nga katastrofa ėshtė transformuar nė “ēėshtje biznesi”.

Prandaj, shumė nga hulumtuesit dhe studiuesit e ēėshtjeve tė zhvillimeve urbane e shohin zjarrin si njė lentė apo okular pėrmes tė cilit mund tė shikohet dhe analizohet “modernizimi” i qytetit. Atėherė si ta kuptojmė ne zjarrin e “Unionit” nė Prishtinė?

Si ta interpretojmė atė? Cili ishte shkau i vėrtetė i tij, cili ishte mėsimi qė mėsuam prej tij dhe si duhet tė veprojmė tani?

Hiri dhe tabloja e kujtesės

Nėse Roma dikur ishte djegur para syve tė Neronit, perandorit tė saj tė pestė derisa ai po luante me harkun e tij (pėr tė cilin thuhet se vetė ia kishte vėnė flakėn qytetit), ajo ishte ribėrė mė pas po prej tij, nė njė proces, ku korrupsioni do tė dėnohej, aktivitetet publike ku shpenzohej shumė do tė limitoheshin dhe ligje tė reja pėr mėnyrė tė re sjelljeje dhe veprimi nė qytet do hynin nė fuqi.

Edhe “Unioni” u dogj para syve tė perandorėve tė saj, por tash e njė vit ende nuk u ribė.

Pėrkundėr romakėve ne ishim tė “zotė” ta lokalizojmė zjarrin vetėm pėrbrenda “Unionit” dhe nuk e lamė tė na shkojė dėm i tėrė qyteti pėr shkak tė njė qejfi si puna e sheshit. Por sa tė zotė jemi apo do tė jemi pėr ta rikthyer “Unionin” apo qytetin tonė nė rrugėtimin e duhur?

Tash sa kohė nė qytet ėshtė shfaqur njė formė e re e kujtesės, imazhit, interpretimit dhe reprezentimit tė qytetit, ajo pėrmes bilbordave si shėnjues tė formatit tė ri tė cilėt po na e bėjnė me dije se “Unioni” do tė kthehet sė shpejti nė qytet.

Hiri i shprushur i radhės pėr “Unionin” midis kompanisė e cila do qė ta rikthejė, komunės qė nuk lejon dhe Ministrisė sė Kulturės qė nė kėtė pikė mungon, na lė tė kuptojmė apo interpretojmė se pavarėsia e flaktė komunale prishtinase nė procesin e zhbėrjes dhe bėrjes sė qytetit pėr qejfin dhe xhepin e vet nuk po shuhet asnjėherė.

Veēse, frikėsohem kur mendoj se nė tė ardhmen do tė mund tė jemi dėshmitarė tė pėrkujtimit tė imazheve dhe momenteve tona tė kėtij qyteti pikėrisht vetėm pėrmes tablove apo bilbordave tė tij, ngase procesi i “modernizimit” tė tij i pasuar jo me rimodelim dhe zhvillim tė qėndrueshėm por me tjetėrsim po i djeg tė gjitha kujtimet dhe rrėfimet tona pėr tė.

(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės “Zėri”)

4.1/5 (23 votë/a)
Driton Bakija (Gjakove ): 01-09-2010 12:16
Ne kete shkrim Eliza Hoxha pashqyron Per hotelin Unjon ku me nje tregim te shkurter paraqet dhe pershkruan ngjarjen sipas ndodhise se saj qysh ajo e pershkruam me bukuri.Te lumte Eliza Hoxha ky shkrim eshte i shkelqyer dhe shume i mire dhe plote merite e meriton 10 djeshe Eliza Hoxha.
Petiriti (Prishtine): 26-08-2010 22:08
He qe ka honger Kosova prej qetyne tipave morbid........pusho pak o shoqe se ka hup Astriti
niki (Prishtine): 25-08-2010 22:01
ama bash Lavdime mos fol ma shume se veq e prish s'di cka po fol kjo kur krejt e dijme se kush osht cka osht, pfffff... e lodht shume
lavdime (Peja): 23-08-2010 18:29
paj cka ke bo ti ke qene ne Ministri per Planifikim Hapsinor perpos servilizmit qe pastaj te ka mundesu me marr burse per master?!?!?!

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51