Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
7 shkurt 2012
Prishtinė Drifting Snow
-10°
01-09-2010 | 16:28 CET
SHKRUAN
Adri Nurellari

Naiviteti i pranimit tė shkėmbimit tė territoreve

Nė kėtė periudhė vendin e entuziazmit tė vendimit tė GJND-sė e ka zėnė sikleti i rezolutės serbe dhe pėrfolja e negociatave tė reja qė, me sa duket, kanė pėr tė vėnė nė tryezė fatin e veriut tė Kosovės. Fakti qė negociatat janė duke u kėrkuar prej Serbisė tregon qartė qė ato s'janė nė interes tė Kosovės. Me kėtė nismė, qeveria serbe po pėrpiqet pėr tė siguruar maksimumin nga Kosova nė minimumin e kohės, meqenėse pėrpjekjet e saj me diplomacinė dhe me strukturat paralele nuk kanė pasur sukses. Faktikisht, mes serbėve po rritet vazhdimisht integrimi nė shtetin e ri kosovar. Pėr shembull, ėshtė rritur numri i tė kthyerve, janė shtuar ndjeshėm mediet lokale serbe, janė shumėfishuar formacionet politike serbe qė marrin pjesė nė zgjedhjet e Kosovės, mbi 20 mijė serbė kanė marrė dokumentet kosovare tė identifikimit, ėshtė shtuar numri i serbėve nė administratėn publike, etj. Gjithashtu, pjesėmarrja e serbėve tė veriut nė zgjedhjet e strukturave paralele nė maj ishte vetėm 28%, kurse pjesėmarrja e serbėve tė Parteshit nė qershor qe mbi 65%.

Pavarėsisht se kėto fakte tregojnė qė pėrpjekja pėr riintegrimin e serbėve nuk ėshtė aspak njė luftė e humbur, nėpėr qarqet shqiptare po forcohet njė mendim disfatist pėr tė ardhmen e veriut. Gjithnjė e mė shumė persona kyē tė vendimmarrjes dhe opinionbėrjes po thonė nėn zė se veriu i Kosovės mund tė sakrifikohet pėr hir tė njohjes nga Serbia dhe pėrfitimit tė anėtarėsisė nė OKB. Ky naivitet ėshtė fatkeqėsisht i pranishėm edhe tek politikanėt e Tiranės tė cilėt flasin lirshėm pėr shkėmbime territoresh sikur tė flisnin pėr gurė shahu. Edhe mes ndėrkombėtarėve, sidomos pas mungesės sė efikasitetit tė qeverisjes dhe nivelit tė lartė tė korrupsionit, ėshtė duke u krijuar njė zhgėnjim dhe lodhje lidhur me ecurinė e Kosovės qė po i shtyn tė mendojnė se veriu po shndėrrohet nė njė gangrenė qė duhet tė amputohet shpejt pėr tė shpėtuar pjesėn tjetėr tė trupit tė Kosovės. Kjo lloj sosje durimi me Kosovėn demonstrohet edhe nga mungesa e pėrpjekjeve tė UNMIK-ut, KFOR-it dhe EULEX-it pėr tė ndihmuar nė vendosjen e njė situate normale nė veri, nė riintegrimin e veriut me pjesėn tjetėr tė Kosovės dhe nė heqjen e strukturave paralele tė komanduara nga Beogradi.

Mbėshtetja qė po manifestohet mes shqiptarėve pėr shkėmbimin e pothuaj 15% tė territorit tė Kosovės me Luginėn e Preshevės ėshtė njė iluzion naiv i rrezikshėm pėr fatin e shqiptarėve. Ulja e qeverisė kosovare nė tryezė pėr tė diskutuar pėr shkėmbim territori thjesht do konfirmojė tek ndėrkombėtarėt qė veriu nuk ėshtė i shtrenjtė pėr kosovarėt. Ky hap do tė rrezikojė integritetin e shtetit tė Kosovės pa garantuar aneksimin e Luginės sė Preshevės.

Madje, ka shumė gjasa qė skenari tė jetė kundėrproduktiv pėr bashkėkombėsit e Preshevės. Shkėputja e veriut tė Kosovės me siguri do tė nxisė shumė nga serbėt e jugut tė lėvizin drejt veriut dhe ky largim mund tė ēojė nė reprezalje ndaj shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, duke shkaktuar shpėrnguljen e tyre. Sot mund tė thuhet se mbajtja e veriut dhe e njė pėrqindje domethėnėse serbėsh brenda territorit tė Kosovės ėshtė e vetmja garanci pėr mbijetesėn e pakicės shqiptare nė Serbi. Heqja dorė nga veriu dhe pranimi i shkėputjes nuk ka pėr tė qenė njė ilaē ēudibėrės qė t'iu heqė qeveritarėve tė Prishtinės kokėdhimbjen e shkaktuar prej serbėve.

Me marrjen e veriut tė Kosovės, Beogradi nuk ka pėr t'u ndalur, sepse nė jug do tė ngelin monumentet kryesore fetare dhe rreth 2/3-at e popullsisė serbe tė Kosovės. Pėrveē dėmit politik dhe simbolik, e ardhmja ekonomike e Kosovės do tė vihej nė pikėpyetje nga shkėputja e veriut. Liqeni i Ujmanit, qė ndodhet nė Zubin Potok, ėshtė burimi nevralgjik sepse siguron ujė tė pijshėm pėr njė pjesė tė mirė tė popullsisė si dhe vazhdimėsinė e prodhimit tė energjisė elektrike dhe tė funksionimit tė industrisė minerare. Me shkėputjen e veriut do gjymtohej pasuria nėntokėsore, pasi minierat e plumb-zinkut nė Bellobėrdo, Ēiēavicė dhe Cėrnac si dhe njė pjesė e Trepēės gjendjen nė pjesėn veriore. Pėr mos tė folur pastaj pėr humbjen e pasurive nė pyje, kullota dhe tokė bujqėsore.

Prandaj i gjithė faktori shqiptar nė Ballkan e diasporė duhet tė mobilizohet e ta bėjė tė qartė qė Pakoja e Ahtisaarit ka qenė shumė mė tepėr sesa duhej lėshuar nga Prishtina ndaj njė populli qė s’ka treguar fijen e pendesės pėr krimet e shkaktuara. I duhet thėnė ndal njėherė e mirė bisedimet qė mbartin kosto vetėm pėr shqiptarėt. Nėse ndėrkombėtarėt bėjnė presion pėr negociata qė synojnė aneksimin e veriut tė Kosovės nga Serbia, atėherė lind e drejta legjitime qė shqiptarėt tė kėrkojnė automatikisht tė njėjtin standard homogjeniteti etnik qė po iu jepet serbėve dhe tė pretendojnė bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare tė Ballkanit nė njė shtet tė vetėm shqiptar.

3.8/5 (4 votë/a)

Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!

Besnik Tahiri Vrima dhe njolla Duket se pėrmbyllja e pavarėsisė sė mbikėqyrur ėshtė njė proces pėr t’u pėrshėndetur. Por, krahas kėsaj pėrmbylljeje, mbetja njė ēėshtje e hapur e integrimit tė territorit verior tė Kosovės, ėshtė pėr tė ardhur keq dhe pa dyshim njė moment pėr...

Si Jay Leno!

Luan Morina Johnny Carson ėshtė njėri ndėr personat qė ka revolucionuar televizionin. Gjithēka qė ka ndodhur pas tij nė franshizėn The Tonight Show ka qenė dėshtim, qė ndryshe njihet edhe me emrin Jay Leno. Njeriu qė shkaktoi dy “luftėra” nė televizionin e vonshėm amerikan nė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ec e mos u merr me politikė!

Agon Nixha Nė shtetet qė janė shembull i demokracisė, politikėbėrėsit pėr ēdo lloj politike ...

Diplomimi i Republikės sė Kosovės

Zana Zeqiri - Rudi Ėshtė i mirėpritur vlerėsimi i Grupit Ndėrkombėtar Drejtues (GND) mė 24 ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51