Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Light Snow
-10°
02-09-2010 | 16:38 CET
SHKRUAN
Fatmir Toplica

A e meritojmė kėtė qeverisje?

Nė tė vėrtetė, njė pyetje e tillė e ngritur qė nė hyrje tė kėtij opinioni, bėhet nė ambiente tė ndryshme: nė familje, nė shoqėri, nė ambiente intelektuale, tė biznesit, etj. E ngritur dhe e formuluar pėr shkak tė gjendjes sė rėndė nė tė cilėn gjendet qytetari dhe vetė shteti i Kosovės.

Kjo qeveri erdhi me shumė premtime. Pėr qeverisje tė mirė, pėr ulje tė papunėsisė dhe zhvillim ekonomik, pėr energji 24 orė, pėr ulje tė shpenzimeve publike dhe luftimin e korrupsionit, pėr njohje tė reja dhe shumė e shumė tė tjera, qė do tė merrnin shumė kohė pėr t’i pėrmendur nė kėtė shkrim.

Por, ēfarė bėri nė tė vėrtetė kjo qeveri?

Bėri shumėēka, por vetėm ato qė kishte premtuar nuk i bėri. Qeverisje mė tė keqe nuk kemi pasur. Rritje marramendėse tė papunėsisė dhe varfėrisė, rritje tė shpenzimeve qeveritare, ngritje tė korrupsionit nė sistem, vjedhje dhe zhvatje gjithandej, mosshtrirje tė sovranitet nė gjithė territorin e vendit. As pas dy e mė shumė viteve tė premtuara qė nė 100-ditėshin e parė tė shpalljes sė pavarėsisė pėr njohje nga 100 vende, nuk u arrit kjo, etj. Por, kėtu, nė vendin tonė, me sa duket askurrgjė nuk bėn mė pėrshtypje.

Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale, 45% e popullsisė sė Kosovės jeton nė varfėri me vetėm 1.42 euro nė ditė, ndėrsa 15-18% prej tyre jeton nė varfėri tė skajshme me 0.93 euro nė ditė. Deri nė muajin korrik tė kėtij viti, janė 35.675 familje me 157.257 anėtarė tė familjeve nė Kosovė qė shfrytėzojnė ndihmėn sociale. Shuma mujore e ndihmės sociale, pėr njė familje, sillet prej 45-80 euro, varėsisht nga numri i anėtarėve tė familjes.

Safet Gėrxhaliu, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), ka thėnė se, po tė analizohet kjo situatė nė Kosovė, ku shumica e familjeve ėshtė nė gjendje tė rėndė ekonomike, ėshtė mjerimi mė i madh qė mund t’i ndodhė njė shteti. (shih www.zeri.info, data 16.08.2010).

Nė ēdo vend normal demokratik kjo do tė ishte jo shqetėsuese, por alarmante. Kriza e rėndė ekonomike ndodhet pikėrisht nė keqqeverisjen e shtetit dhe qeveria nuk mund tė fshehė mė varfėrinė e skajshme ku na ka shtyrė me papėrgjegjshmėrinė e saj. Nėse qeveria nuk do tė veprojė sot, nesėr do tė jetė tepėr vonė. Njė gjė ėshtė e qartė, sa mė vonė tė veprohet, aq mė shumė rėndohet jeta e pėrditshme e qytetarėve, aq mė shumė do tė detyrohen ata tė shtrėngojnė rripin e mbijetesės njerėzore. Por, jo vonė, qeveria do tė kuptojė se edhe ritmi i mbijetesės sė saj politike ėshtė shkėputur. Prandaj, qytetarėt nuk e meritojnė kėtė qeverisje dhe nuk kanė pse tė paguajnė ēmimin e kėsaj qeverisjeje.

Gjatė vitit 2009, investimet e huaja kanė shėnuar rėnie pėr rreth 30%, tė ardhurat nga diaspora kanė shėnuar rėnie afėr 12%. Eksportet janė zvogėluar nė masė tė madhe krahasuar me njė vit mė parė. Nė bazė tė tė dhėnave tė Bankės Botėrore, vetėm 19 vende qėndrojnė mė poshtė se Kosova, si vende atraktive pėr investime.

Kjo qeveri nuk ka vizion pėr asgjė. Nuk ka programe tė mirėfillta zhvillimore. Nuk ka ndėrtuar politika fiskale, qė do tė krijonte ambient atraktiv pėr investime tė jashtme. Si rrjedhim, gjendja sociale vjen duke u rėnduar dhe zhvillimi ekonomik do tė jetė i papėrfillshėm. Nuk mund tė ketė investime tė huaja, kur mungon energjia elektrike, kur nuk funksionojnė gjykatat, ku tė mbytė burokracia, lulėzon korrupsioni dhe krimi i organizuar. Dhe, qeveria vazhdon tė mos veprojė. A ka ekuilibėr mendor dhe tė veprimit kjo qeveri? Shumė dyshoj qė nuk ka. Ne, pra, lipset tė jemi krenarė pėr kėtė qeveri tė dehur nga vetvetja, qė nėpėrmjet bombardimit intensiv me propagandė, me spote, me fjalime, me reklama, d.m.th. me vetėmburrje, nuk na lejon tė ndjejmė jo vetėm krizėn ekonomike, po me sa duket as krizėn e thellė morale, ku ėshtė futur shoqėria jonė.

Asnjė institucion kushtetues nuk ėshtė i pavarur, tė gjitha i komandon qeveria (nėnkupto Thaēi). Nuk ka siguri jete. Nuk ka vend ku tė ankohesh se po vrasin, vjedhin, pėrdhunojnė, tė pushojnė nga puna, tė dhunojnė psikologjikisht gjithandej. Me mijėra studentė mbarojnė universitetin e nuk kanė asnjė siguri pėr punė. Investimet publike nuk llogariten tė hapin vende pune atje ku nuk ka, por atje ku luhet TENDERI. Kėta vranė ėndrrat e fėmijėve dhe tė ardhmen e tė rinjve.

Kjo qeveri ėshtė vėrtetė e inkriminuar, ėshtė e ndotur nga njė sėmundje e emėrtuar si KORRUPSIONI, e cila nuk ka vaksinė pėr shėrim. Dhe, ėshtė e qartė se sa mė shumė mbushen dhe fryhen xhepat e pushtetarėve, aq herė varfėrohen ato tė qytetarėve.

Dhe, kjo ėshtė ajo qė e shqetėson qytetarin. Ajo qė i intereson shumicės sė qytetarėve ėshtė papunėsia dhe varfėria qė buron nga kjo. Por, mė duket se plani i qeveritarėve tė sotėm ėshtė mė djallėzor se thjesht mosdhėnia llogari pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė parave tona. Kam frikė se pėrdorin teorinė e “tokės se djegur”, duke qenė tė sigurt se janė nė ikje e sipėr. Pra, qeveria e ardhshme do gjejė njė ekonomi te shkatėrruar, shitje tė ndėrmarrjeve publike me ēmime qesharake, njė buxhet tė mbytur nė borxhe dhe njė administratė publike tė shtuar tej mase nė numėr pėr arsye partiake (elektorale).

Qytetari ynė ėshtė shumė i lodhur dhe meriton njė qeverisje qė pėrfundimisht do tė qeverisė ashtu siē ka ėndėrruar ai. Qytetarėt dėshirojnė tė jenė tė qetė shpirtėrisht, tė kenė portofolin me para pėr tė mbajtur familjen, tė hapen vende pune. Kjo qeveri mburret pėr ato pak punė qė ka bėrė. Por, a e dinė ata qė populli ėshtė i paushqyer. A kanė menduar se si tė punėsojnė qytetarė qė nuk kanė mundėsi pėr tė mbijetuar? A u shkon mendja tė kontrollojnė ēmimet e shportės familjare?

Por, a meritojnė qytetarėt njė qeverisje tė tillė, qė tė trajtohen si njė turmė njerėzish tė uritur, qė s’mendojnė veē t’i mbijetojnė tė sotmes, duke gėlltitur gjithė makth e jargė, veēse shifra e shifra tė pakuptueshme?

A e meritojnė ata, qė i kėnduan dhe u gjakosėn si rrallė tė tjerė pėr liri edhe kur ishin shumė mė tepėr tė skamur se sot, t’u krekosesh pėr disa para mė shumė, qė nuk ėshtė veēse njė pikė uji para djersės dhe gjakut tė tyre gjatė kėtyre viteve?

Qytetarėt duan transparencė dhe tė dinė nga kjo qeveri se si ka mundėsi qė pėr njė periudhė kaq tė shkurtėr rreth trevjeēare ka mundur tė prodhohet njė aktivitet kaq i dėmshėm pėr ardhmėrinė tonė dhe pėr demokracinė nė vend.

Varfėria dhe skamja qė ka pllakosur qytetarėt nuk ka mundur tė zbehė logjikėn e tyre, nė tė kundėrt tė asaj ēka pėrpiqet kjo qeveri. Ata duan tė jetojnė mė mirė se dje, pa dyshim. Qytetarėt po varfėrohen dita-ditės. Por trurin dhe memorien e kanė akoma nė vend.

Ndryshe nga ē’mendon qeveria e sotme, ata e meritojnė mirėqenien. Ndaj meritojnė tė dinė bilancin e saj nė kėto tre vite, i cili nuk mund tė rrumbullakoset dhe fshihet pas formulave qė vetėm ata i kuptojnė. Sepse, mbi tė gjitha, kėta njerėz tė mirė nuk meritojnė mė tė tallen.

Tė gjithė jemi pėrgjegjės!

Hesht dhe vuaj, apo...?!

3.6/5 (7 votë/a)

Intelektualėt dhe zagarėt

Nexhmedin Spahiu Njė nga tė metat mė tė mėdha tė funksionimit tė shoqėrisė nė Kosovė e Shqipėri ėshtė mungesa e intelektualėve. Pėr mė tepėr qė fjala intelektual ėshtė denigruar nė atė masė sa qė mund tė pėrdoret si sinonim pėr zagar tė pushtetit. Madje, edhe pjesa mė e mad...

“Republika” e Shatėrvanit

Gjokė Dabaj Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, qė janė sot dy kryeqytetet tona, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Edhe katėr vjet mundim

Andin Lokaj Pėrsėri gjithēka e njėjtė dhe sėrish do tė ballafaqohemi me parregullsitė e shu...

Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike

Halil Krasniqi Ristrukturimi i partisė numėrikisht mė tė madhe opozitare po vazhdon paraleli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51