Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
7 shkurt 2012
Prishtinė Drifting Snow
-10°
06-09-2010 | 15:48 CET
SHKRUAN
Mustafa Bajrami

A do tė ketė paqe nė Lindjen e Mesme

Pėrgjatė njė brifingu tė vitit 2001 nė Departamentin Amerikan tė Shtetit, ish-ministri i mbrojtjes i SHBA-sė, Donald Rumsfeld, kishte thėnė: “Janė disa gjėra qė ne dimė se i dimė. Janė disa tė tjera qė nuk dimė se i dimė. Por, janė edhe disa pėr tė cilat nuk dimė se nuk i dimė!”.

Nė kohėn kur ra tėrmeti nė Haiti, bota mori turr tė ndihmojė viktimat. Nėpėr gazeta u shkrua se ky ishull po fundoset i tėri. Dhe, vėrtetė, atje ishin rrėnuar edhe ndėrtesat mė vitale tė shtetit e lėre mė shtėpitė e njė vendi nga mė tė varfrit nė botė. Komshiu i Amerikės thuajse po zhdukej nga harta e gjeografisė.

Ende kujtojmė interesimin e shteteve tė botės pėr tė ndihmuar Haitin. U premtuan miliarda dollarė. Nuk di nėse Kosova kishte dėrguar ndonjė leckė, sa pėr tė treguar se ėshtė dhe se mund ta ndihmojė dikė. Kujtojmė ende gjithashtu se nė kohėn kur haitianėt po pėrballeshin me katastrofėn e tyre, veriun e Shqipėrisė e mori uji. Thuhej se Shkodra po fundoset ndėrsa fshatrat pėrreth saj notonin mbi ujė. S’kishte “turk i gjallė” qė mund t’i mbyllte digat e liqeneve tė Shqipėrisė. Tė gjithė shqiptarėt nė botė ndanė dhembjen me vėllezėrit e tyre. Opozita e Edi Ramės akuzonte Qeverinė se ajo qėllimisht po fundoste vendin, sepse, sipas saj, ajo po grumbullonte sa mė shumė ujė, tė prodhonte sa mė shumė energji dhe sa mė shumė tė fitonte para nga shitja e saj.

Ndėr ata qė mė sė shumti bėnė zhurmė por edhe mė sė shumti ndihmuan Haitin ishin izraelitėt. Izraeli dėrgoi edhe spitale tė improvizuara. Ndihmat e kėtij vendi pėr Haitin duhet tė ēmohen patjetėr. Lajmet rreth kėtyre ndihmave mbushnin faqet e para tė gazetave nėpėr botė. Izraeli dukej si avangardė e humanizmit. Megjithatė, kur ky shtet po ndihmonte fėmijėt e Haitit, fėmijėt e Rripit tė Gazės vdisnin dhe ende po vdesin pėr shkak tė mungesės sė barnave si rezultat i izolimit total tė Gazės. Viktimat e katastrofės qė erdhi nga Zoti po i ndihmonte Izraeli dhe Izraeli nė tė njėjtėn kohė kishte bllokuar rrugėt e shpėtimit tė fėmijėve qė po i viktimizonte njeriu.

Kolumnisti politik i gazetės sė njohur tė Izraelit, Haaretz Akiva Eldar, shkroi: “Keqardhja izraelite pėr fėmijėt e Haitit nuk mund tė fshehė fytyrėn e shėmtuar tė politikės sonė ndaj fėmijėve tė Gazės”. New York Times shkroi se Haiti ėshtė njė rast i mirė pėr politikėn izraelite tė “mbulojė” tmerrin qė po i shkakton fėmijėve tė Gazės. Larry Derfner nė The Jerusalem Post shkroi: “Ana e Haitit tė Izraelit ėshtė ajo qė e bėn anėn e Gazės edhe mė tragjike sikur qė ana e Gazės izraelite e bėn anėn e Haitit tė padukshme dhe si tė tillė tė pavlerė pėr Izraelin”!

Sot, ndihmat izraelite tė dėrguara nė Haiti nuk janė mė ata titujt kontrovers qė laramonin gazetat e mėdha tė botės. Nė gazeta shkruhej se shtetet e pasura arabe fare pak interesoheshin pėr dėrgimin e ndihmave. Kėto lajme pėrvetėsonin stereotipa tė arabėve si makutėr dhe tė pandjeshėm! Kjo ishte e ngjashme me ngjarjet e Cunamit tė vitit 2004. Nė atė kohė, karikaturisti Pat Oliphant pat vizatuar njė karikaturė nė “San Francisko Chronicle” sikur sheikėt arab makutėr, nė tendat e tyre, hanin mish dhe ushqime tė shtrenjta, ndėrsa njerėzit e viktimizuar nga Cunami vdisnin nga uria pėr njė kafshatė goje.

Nė realitet, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin shteti i parė i cili dėrgoi aeroplanėt me ndihma pėr nė Sumatra tė Indonezisė dhe ndėr tė parėt qė tani po merren me Pakistanin.

E gjithė kjo qė u tha mė lart, nė fakt, ka tė bėjė me anėn (jo)humane tė kėtyre dy popujve. Se kush i ka dhėnė njerėzimit mė shumė e kush mė pak, nė realitet ėshtė ēėshtje e historisė. Ajo ėshtė dėshmitarja mė e mirė pėr rolin e shoqėrive tė ndryshme nė botė.

Kėtu nuk jemi tė thirrur nė vlerėsimin e izraelitėve apo arabėve. Nė fakt, kėtu do tė parashtrojmė njė pyetje tjetėr: A ėshtė e mundur, dhe nėse po, si do tė krijojnė paqen kėta dy popuj? A ka ardhur koha qė Lindja e Mesme tė qetėsohet? A do tė jetė i mundur krijimi i shtetit palestinez, apo mos vallė ėshtė e shkruar nė histori qė aty duhet tė jetė vetėm njė: ose Izraeli ose Palestina? A do tė jetė nė gjendje Netanjahu tė shtrijė edhe ai dorėn e pajtimit kah dora e arabėve, e cila veē ėshtė e zgjatur pėr paqe? Si do t’i pėrgjigjet qeveria izraelite thirrjes sė presidentit egjiptian Hosni Mubarak, i cili nė pres-konferencėn e para disa ditėve qė u mbajt nė Shtėpinė e Bardhė, pas takimit tė liderėve tė Lindjes sė Mesme me Barak Obamėn, tha: “Dora e arabėve ėshtė shtrirė pėr paqe, izraelitėt mos ta refuzojnė atė, tė ndalin ndėrtimet e kolonive tė reja dhe tė fillohet njė jetė e re”. Ēfarė do tė jetė pėrgjigjja e shoqėrisė izraelite nė fjalėn e sekretares amerikane tė Shtetit, Hillari Klinton, e cila ka kėrkuar nga palestinezėt dhe izraelitėt qė tė tejkalojnė pengesat pėr paqe dhe se bisedimet e sapofilluara “mund tė jenė shansi i fundit pėr njė marrėveshje tė qėndrueshme”, nė kohėn kur Irani ditė e mė shumė po forcon pozitėn e vet nė rajon, pikėrisht nėpėrmes mbėshtetjes qė po i jep Hamasit dhe Hizbullahut? Ajo, nė Zyrėn Ovale, po iu thoshte dy liderėve se “vetėm ju mund tė merrni vendimin e nevojshėm pėr tė arritur njė marrėveshje dhe tė siguroni njė tė ardhme paqėsore pėr popullin izraelit dhe palestinez”.

Bota po pret qė Lindja e Mesme tė qetėsohet. Shumica nga ne e di se qetėsimi i botės fillon pikėrisht nė Lindje tė Mesme. Aty ėshtė bėrthama e problemeve tė botės, aty lindėn civilizimet dhe aty u shpallėn tri fetė qiellore. Kosova duhet ta njohė mė mirė Lindjen e Mesme dhe kur ta njohė mė mirė, mė mirė do t’i kuptojė shkaqet se pėrse shtetet e kėtij rajoni ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

2.8/5 (4 votë/a)

Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!

Besnik Tahiri Vrima dhe njolla Duket se pėrmbyllja e pavarėsisė sė mbikėqyrur ėshtė njė proces pėr t’u pėrshėndetur. Por, krahas kėsaj pėrmbylljeje, mbetja njė ēėshtje e hapur e integrimit tė territorit verior tė Kosovės, ėshtė pėr tė ardhur keq dhe pa dyshim njė moment pėr...

Si Jay Leno!

Luan Morina Johnny Carson ėshtė njėri ndėr personat qė ka revolucionuar televizionin. Gjithēka qė ka ndodhur pas tij nė franshizėn The Tonight Show ka qenė dėshtim, qė ndryshe njihet edhe me emrin Jay Leno. Njeriu qė shkaktoi dy “luftėra” nė televizionin e vonshėm amerikan nė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ec e mos u merr me politikė!

Agon Nixha Nė shtetet qė janė shembull i demokracisė, politikėbėrėsit pėr ēdo lloj politike ...

Diplomimi i Republikės sė Kosovės

Zana Zeqiri - Rudi Ėshtė i mirėpritur vlerėsimi i Grupit Ndėrkombėtar Drejtues (GND) mė 24 ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51