| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Filloi sesioni i radhės i Parlamentit shqiptar dhe gjykimin e parė pėr planin e tij tė punės e dha presidenti i Republikės, Bamir Topi, nėpėrmjet mesazhit tė tij drejtuar deputetėve. Pėr herė tė parė nė komunikimin e Presidentit me Parlamentin nėpėrmjet mesazheve njė e drejtė kushtetuese e tij, kemi leximin e mesazhit nė mjediset e Presidencės. Kemi parė lexim tė vetė presidentit nė sallė, nga njė deputet i ri, por jo lexim nė distancė. Kjo formė komunikimi tregon diēka pėr marrėdhėniet Parlament-President, mė saktė Kryetare parlamenti-President apo Kryeministėr-President. Pse? Janė disa hipoteza.
Presidenti mund tė ketė marrė njė pėrgjigje refuzuese nga zonja Topalli pėr ta lexuar, sepse kėsaj zonje me lejen e Berishės i lejohet gjithēka: nė kuadėr tė luftės pėr trashėgiminė e Berishės, apo pėr zgjidhje detyrash ditore me karakter propagandistik. Edhe tė fyejė Presidentin e Republikės siē ka bėrė shpesh nė intervista tė ndryshme.
Zonja Topalli mund tė ketė refuzuar qė mesazhin ta lexojė dikush tjetėr apo ta fusė nė rendin e ditės. Por dhe nėse s'ka gisht Topalli atėherė ka ndodhur diēka tjetėr. Presidenti nė ruajtje tė dinjitetit ka dashur tė evitojė leximin e njė mesazhi tė rėndėsishėm para njė salle bosh nga deputetėt e shumicės, tė cilės i drejtohej shumica e porosive presidenciale tė mesazhit. Dhe PD e pamėsuar me kritika, nuk donte t'i dėgjonte prej gojės sė dikujt qė e dėrgoi vetė nė poltronėn e kryetarit tė shtetit.
Duhet thėnė qė nė krye tė herės se ishte mesazhi mė kritik i Presidentit tė Republikės gjatė mandatit tė tij. Megjithėse me gjuhė korrekte institucionale kreu i shtetit paraqiti njė katalog tė plotė dėshtimesh.
Kriticizmi i tij lidhet me gjerėsinė e katalogut tė sjelljeve qė kritikoheshin. Madje dhe kur fliste pėr tė ardhmen, Presidenti kritikonte tė sotmen. Njėherėsh ai ofroi disa vija tė kuqe pėr tė cilat paralajmėroi se nuk do t'i kapėrcejė nė bashkėveprimin me kėtė shumicė nė pjesėn e mbetur tė mandatit. Kėshillat e Presidentit tė shtetit nė fakt i ngjajnė porosive qė kanė dhėnė vazhdimisht pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj pėrsėritja prej kreut tė shtetit shqiptar i jep besueshmėri atyre.
Fjala kyēe e mesazhit presidencial ishte konsensusi nė aksionin politik tė partive veēanėrisht nė perspektivėn evropiane tė vendit. Presidenti Topi qortoi shumicėn se praktikisht i ka lėnė nė vend proceset politike qė prej njė viti. Ai nėnvizoi se liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit tė kandidatit nė BE nuk janė tė pėrputhshėm me njė mandat ku s'ka ligje tė miratuar me shumicė tė cilėsuar, ku s'ka debat politik real me pėrfaqėsimin e tė gjithė zėrave, nga shoqėria civile, grupet e interesit, ku administrata publike ėshtė nėn presion politik dhe e frikėsuar, etj. Ai paralajmėroi shumicėn se nuk ka ndėrmend tė dekretojė ligje nė kundėrshtim me detyrimet qė vijnė nga anėtarėsimi nė NATO, d.m.th ligjin e SHISH-it, qė PD e pėrfshiu nė kalendarin e kėtij sesioni.
Presidenti qortoi gjithashtu qasjen refuzuese tė kėsaj shumice ndaj vendimeve tė institucioneve kushtetuese, tė cilat nuk zbatohen. Edhe porosia pėr reformėn territoriale, njė tezė e re e Presidentit, kėrkon gjithashtu konsensus ashtu si dhe ajo qė ėshtė pika e forcės e Presidentit si politikan dhe kryetar shteti-legjislacioni pėr pronėn, kthimin dhe kompensimin e saj. Kjo e fundit veēanėrisht ėshtė njė reformė ku kjo shumicė ka dėshtuar pėr shkak se e dėshtuar ėshtė qė nė origjinė qasja e saj: marrja e pushtetit pėr tė trajtuar tė drejtėn e pronės gjykatave dhe akordimi i saj agjencive tė kontrolluara nga njerėzit e Kryeministrit.
Nė kontrast me mesazhet e vonuara me natyrė propagandistike tė Kryeministrit pėr mjedis tė pastėr nė zonat turistike, pėr ndėrtime larg vijės bregdetare, kur tashmė gjithēka ka marrė fund, presidenti Topi propozoi legjislacion bashkėkohor nė kėto fusha. Tė njėjtėn gjė ai e propozoi dhe nė shėndetėsi, nė fushėn nga vjen kryeministri, dhe nė arsim ku deri mė tani nuk ka pasur pėrparime reale, apo ka pasur vetėm iniciativa populiste (rasti i arsimit) nė dėm tė cilėsisė reale tė kėtyre shėrbimeve publike.
Pasi lexon mesazhin arrin tė kuptosh pse ekzekutivi me shumė gjasa nuk ka dashur ta dėgjojė nė sallėn e Parlamentit. Nė fund tė fundit kudo ku bien daullet, ato bien vetėm pėr ata qė kanė veshė.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Copėtimi dhe shpėtimi
Ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare
Studentėt e braktisur!
Ec e mos u merr me politikė!
Diplomimi i Republikės sė Kosovės
Borė mbi barrikada
Veriu i egėr
Legjitimiteti 1343
Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!
Tadiqi me plan, e ne...?
Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
A po doket me babėn? | 59 vota
Fizioterapeuti Kamishi | 54 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 29 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Shpėrndarja e fajit | 24 vota
Ēka po thonė gazetat | 24 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 22 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 12 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Nazimi, Naimi.... | 9 vota
Komuna jam unė | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 