| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Pas miratimit tė rezolutės nė Asamblenė e KB nuk ka fituar askush, as nuk ka humbur askush, por vetėm se ėshtė krijuar njė mundėsi dalėse apo njė lloj kompromisi qė palėt tė ulen kokė mė kokė nė tryezė. Edhe pse rezoluta ėshtė zbutur nga ndikimi i politikės dhe diplomacisė evropiane, ajo ende mbetet njė mundėsi tė cilėn Serbia e kėrkonte vazhdimisht gjatė tėrė kohės, e ajo ėshtė hyrja nė lojė e palėve. Kur them njė mundėsi, kjo ka tė bėjė jo me atė se shteti serb dhe politika e tij destruktive do tė hapin ēėshtjen e statusit politik, i cili ėshtė mbyllur dhe tani Kosova ėshtė e pavarur me mbikėqyrje ndėrkombėtare, por politika dhe diplomacia serbe dėshirojnė qė nėpėrmjet kėsaj mundėsie tė fusin hundėt edhe nė punėt e brendshme tė shtetit tė mbikėqyrur tė Kosovės dhe kjo sigurisht do tė ishte gjėja mė e keqe qė do tė mund t'i ndodhte Kosovės gjatė kėtij procesi. Gjithashtu, duhet nėnvizuar se, pėrderisa shteti serb nuk e njeh Kosovėn si shtet, pastaj nuk e heq nga kushtetuta e vet dhe nuk kėrkon falje pėr gjenocidin e bėrė nė Kosovė, atėherė bisedimet do tė jenė kundėrproduktive, tė dėmshme dhe me pasoja pėr Kosovėn dhe pėr ardhmėrinė e saj.
Edhe pse tekstualisht nė rezolutėn qė u miratua nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara ėshtė pranuar mendimi i GJND-sė, i cili e konsideron deklarimin e pavarėsisė sė Kosovės tė ligjshėm, Serbia ende nuk e ka ndryshuar politikėn dhe diplomacinė e saj karshi kėtij realiteti tė ri nė Ballkan. Ajo, nė njėrėn anė, flet me fytyrėn e kompromisit nė raport me Bashkimin Evropian ndėrsa, nė anėn tjetėr, flet me fytyrėn e shovinizmit dhe mosshkėputjes nga politika e saj e mjerueshme ndaj Kosovės.
Prandaj, nė kėtė proces ėshtė shumė e rėndėsishme qė sė pari tė ndryshojė rrėnjėsisht politika serbe, duke pranuar realitetin dhe njohjen e Kosovės shtet, si dhe tė gjunjėzohet para viktimave tė gjenocidit, tė shkaktuara nė luftėrat e ish-Jugosllavisė, duke kėrkuar falje pėr kėtė akt barbar. Pastaj, kur tė hiqen kėto barriera tė rėnda qė po e ngadalėsojnė ecjen e Ballkanit nė drejtim tė paqes, demokracisė, stabilitetit dhe proceseve tė integrimit nė BE, atėherė shqiptarėt e Kosovės mund tė ulen nė dialog dhe tė flasin pėr ēėshtjet jetike tė palėve dhe pėrmirėsimit tė raporteve si fqinjė, pėrndryshe dialogu do tė ishte i padobishėm dhe qė nuk do tė sillte pajtim dhe hapje sysh ndaj epokės sė re tė Ballkanit nė kėtė fillimshekull.
Nuk mund t'i besohet politikės dhe diplomacisė serbe, pėrderisa ajo nuk ndėrron petkun e saj ideologjik dhe nuk i heq rrėnjėt e politikės sė saj nga doktrinat e vjetruara dhe primitive. Vetėm atėherė kur tė shohim se si shteti serb fillon tė zhveshė petkun ideologjik dhe rrėnjėt doktrinare tė politikės sė saj tė errėt, atėherė mund tė merret nė konsideratė ulja nė tryezė e palėve dhe fillimi i rregullimit tė marrėdhėnieve fqinjėsore, si dhe tė proceseve tė integrimit nė familjen evropiane.
Sidoqoftė, hyrja nė dialog e palėve pa njė hartė udhėzuese dhe agjendė do tė ishte njė humbje kohe dhe dialogu do tė zhvillohej por palėt do tė dilnin tė njėjta nga po e njėjta derė, ashtu siē hyjnė nė fillim tė dialogut dhe marrėveshja nuk do tė arrihej kurrė. Gjithashtu, dialogu duhet dhe mund tė zhvillohet vetėm mes dy shteteve qė njohin njėra-tjetrėn si palė tė barabarta, prandaj dialogu do tė jetė i frytshėm dhe produktiv nėse palėt hyjnė si tė barabarta dhe kanė njohur njėra-tjetrėn si palė sovrane, qė matin fuqinė nė peshoren e kėtij dialogu dhe mundėsitė e kompromiseve.
Shteti i mbikėqyrur i Kosovės duhet tė jetė i kujdesshėm dhe para se tė hyjė nė dialog tė vėrė disa kushte kategorike tė palėkundshme, siē janė pra: shteti serb tė njohė Kosovėn shtet, tė heqė nga kushtetuta e vet Kosovėn, tė kėrkojė falje publike pėr gjenocidin e bėrė dhe tė heqė dorė nga pretendimet e tjera nė raport me shqiptarėt.
Pa plotėsimin e kėtyre kushteve hyrja nė dialog do tė ishte njė eksperiment i rrezikshėm si dhe do tė mund tė shndėrrohej nga njė dialog qė do tė prekte realitetin e palėve.
Me njė fjalė, vetėm nėse pala serbe arrin tė pranojė kushtet e mėsipėrme dhe tė hyjė nė dialog si palė qė njeh nė tėrėsinė e saj Kosovėn si shtet, mund tė flitet pėr njė dialog pa dramė, pa teatėr dhe qė nuk do kishte nevojė tė ndryshonte ndonjė skenė nė kėtė proces.
Ndėrsa, hyrja pa plotėsimin e kėtyre kushteve do tė ishte njė dramė me eksperimente tė llojllojshme, njė teatėr qė do tė ndryshonte skenat sipas shijes dhe modeleve qė do tė ziheshin nė kazanin e kėtij dialogu, duke prodhuar kėshtu njė lloj tė dialogut ironik dhe pa asnjė marrėveshje e pajtim tė palėve.
(Autori ėshtė njohės i marrėdhėnieve ndėrkombėtare)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 