| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Ndėrsa zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare afrohen, gjuha e pėrdorur nga kandidatėt thjeshtėzohet sė tepėrmi. Qėllimi ėshtė qė tė komunikohet drejtpėrdrejt, pa-ekuivok me tė gjitha shtresat e votuesve.
Kjo fazė nuk lė hapėsirė pėr reflektime tė thella, shumėdimensionale. Ka shanse pėr tė fituar ai qė bėn mė pak gabime. Shprehjet janė thuaj-thuaj banale, tė superthėna e tė superdėgjuara. Por ata qė projektojnė fushata e kanė tė qartė: nė kėtė periudhė komunikohet me masėn dhe nė bazė tė kėtij komunikimi qėndron jo aq bindja e drejtpėrdrejtė, sesa konfirmimi i paragjykimeve, cilat do qofshin ato, pozitive apo negative pėr kandidatin dhe konkurrentėt e tij.
Gradualisht, hyjmė nė terrenin e miteve. Ambienti politik mbėshtetet mbi krijimin, forcimin dhe rigjallėrimin e mitit. Por, cilat janė disa nga mitet mė tė shpeshta nė gjykimin popullor rreth politikanit tė mirė?
Miti 1: Politikan i mirė ėshtė politikani i shkolluar
Jo gjithmonė. Nėn drejtimin e tij, Brazili shndėrrohet nė ekonominė e tetė mė tė rėndėsishme tė botės. 20 milionė njerėz dalin nga varfėria akute. Luiz Inacio Lula da Silva ka pak shkollim, fare pak. Analfabet deri nė moshėn 10-vjeēare, e braktis shkollėn pas vetėm katėr vitesh, pėr tu bėrė drejtues i Partisė sė Punėtorėve dhe mandej president i Brazilit pėr dy mandate tė njėpasnjėshme.
Njė nga stigmat mė therėse pėr protagonistėt aktualė politikė/partiakė ka tė bėjė me mosshkollimin. Pa mohuar rėndėsinė e arsimit, politikani X apo Y nė Kosovė nuk duhet bėrė tabelė qitjeje pėr faktin e vetėm se nuk ka qenė brilant nė shkollė. Nga ana tjetėr, asgjė nuk mund tė pėrligjė mungesėn e sjelljeve, injorancėn dhe mediokritetin sepse vitet e munguara tė arsimimit formal mund dhe duhen kompensuar me lexime pėrgjatė jetės dhe pėrvojė.
E padrejtė po ashtu tė vihet shenja e barazimit mes shkollimit formal dhe dijes, sepse jo kushdo qė ka diploma zotėron edhe dije. Dua tė them: jo ēdo formacion ad-hoc ekspertėsh, i stisur para zgjedhjeve ėshtė garanci se Kosova do qeveriset mė mirė nėse partia nė fjalė bėhet kabinet formuese, siē propagandohet kėtyre ditėve. Edhe pėr faktin se nuk kemi asnjė garanci se liderėt do tua vėnė veshin kėshilltarėve tė shkolluar.
Pėrjashtim bėn FER-i, ku arsimimi ėshtė rregulli dhe bashkėpunimi ėshtė norma. Thėnė kjo, politikani i mirarsimuar dhe i fokusuar duket se ngjall mė shumė besim sesa kundėrkandidati qė nuk i gėzon tė njėjtat cilėsi.
Tė themi, Isa Mustafa, ekonomist i njohur dhe i sprovuar, duket mė i pėrshtatshėm pėr kryeministėr sesa rivali Hashim Thaēi. Mirėpo, ky i fundit, besoj pajtohemi, do tė ishte mė bindės si ministėr Mbrojtjeje nė raport me z. Mustafa. Edhe kėtu vlen thėnia: Njeriu i duhur, nė punėn e duhur...
Miti 2: Politikan i mirė ėshtė ai qė i mban kėmbėt nė tokė
Jo domosdoshmėrisht. Gjatė viteve 2000, trashėgimia e Ronald Reganit fitoi statusin e simbolit kombėtar, aq sa mbiemri i pėrshtatur nė emėr Regan ėshtė sot ndėr emrat mė tė parapėlqyer nė familjet e larta dhe tė mesme konservatore pėr pagėzimin e fėmijėve. Po ēfarė e dallonte Reganin?
Kolin Pauell, kėshilltar i tij pėr siguri nė vitet 87-89, tregon se Regani ishte shumė i ndikuar nga filmat. Ai fliste pėr rrezikun alien dhe nė pėrgjithėsi pikėpamjet e tij mbi realitetin nuk hiqnin vija tė qarta ndarėse mes trillimit artistik dhe realitetit.
Optimizmi i pashėrueshėm nė tė ardhmen e Amerikės, e njerėzimit dhe progresin e shpejtė si dhe kujdesi nė pėrdorimin e mjeteve, pėrbėjnė ndoshta ingredientėt e suksesit tė tij. E pra, njė aktor mesatar i Hollivudit, Regan pranohet sot si njė ndėr presidentėt mė brilantė republikanė.
Ronald Regan ishte politikani me imagjinatė!
Miti 3: Politikani i mirė duhet tė jetė i dėshmuar nė njė fushė tjetėr
Ankesat kėsaj here vėrshojnė nga ata qė gjykojnė se shumica e politikanėve tanė nuk kanė profesione dhe se nuk kanė pasur asnjė pėrvojė menaxhuese mė herėt. Kundėrpėrgjigja vjen nga Italia.
Kryeministri Berluskoni ėshtė pa dyshim ndėr biznesmenėt mė tė suksesshėm nė vend dhe nė Evropė. Por kjo po provohet e pamjaftueshme pėr staturėn e tij si politikan. Mungesa e moralit dhe etikės, drejtimi i vendit si ndėrmarrje private, konflikti i interesave, janė ndėr kritikat mė serioze qė i shigjetojnė oponentėt politikė dhe jo vetėm. Revoltės i janė bashkuar edhe intelektualė si Umberto Eko, nobelisti Dario Fo e tė tjerė.
Historia njeh plot burra aventurierė qė su mungon karizma, tė cilėt kanė pasur njohuri tė kufizuara pėr shtetin, por sens tė qartė tė pėrparėsive tė tyre, e tė cilėt kanė dashur tė imponojnė pushtetin e tyre privat, thotė Eko. Simptoma Berluskoni do mund tė gjente nė Kosovė ekuivalenten nė figurėn e kreut tė AKR-sė, ardhja e tė cilit nė pushtet mund tė ngrinte eventualisht dilema tė ngjashme me ato qė Italia i ka rreth Berluskonit.
Por po ashtu, mungesa e ekspertizės nė ēfarėdo fushe, pėrbėn problem serioz pėr qeverisjen. Rast tipik: Vetėvendosja. Njė jetė e kaluar nė privime, burgje, vėshtirėsi materiale, mosbindje qytetare i bėn militantėt e Vetėvendosjes simpatikė pėr masėn e lodhur nga varfėria, pėrjashtimi dhe neglizhimi. Hyrja e tyre nė Parlament ka kuptim dhe vlerė, por qeverisja kėrkon shumė mė shumė nga ēfarė Lėvizja ėshtė nė gjendje tė ofrojė.
Miti 4: Politika nuk ėshtė profesion
Pėrkundrazi! Politika ėshtė profesion. Maks Veber i kushton njė libėr shtjellimit tė kėsaj teme. Organizimi partiak dhe qeverisja janė ēėshtje serioze dhe kėrkojnė angazhim serioz e kohėplotė.
Njė vėshtrim mbi politikėn nė botė konfirmon se ajo renditet si profesion. Njė nė tre konservatorė dhe njė nė katėr laburistė nė parlamentin britanik nuk kanė bėrė asnjė punė tjetėr jashtė politikės. Kryeministri britanik ėshtė politikan kohėplotė: krejt angazhimi i tij prej pėrfundimit tė studimeve lidhet ekskluzivisht me politikėn. E njėjta vlen pėr presidentin francez, kancelaren gjermane, kryeministrin norvegjez, etj.,etj.
Ngjashėm si me profesionistėt e tė gjitha fushave edhe kėtu ka lėvizje, transfere siē cilėsohen me nėnēmim kėtyre ditėve. Habitshėm, akuzat vijnė nga analistė, profesionistė tė medieve, transferet e tė cilėve gjithashtu janė tė larmishme.
Njėjtė si sportisti, gazetari, bankieri, mjeku, tė cilėt janė nė kėrkim tė hapėsirės mė tė madhe pėr veprim dhe vlerėsimit mė tė lartė pėr punėn qė bėjnė, edhe politikani lufton pėr tė njėjtėn hapėsirė dhe mirėnjohje. Ish-demokrati Ronald Regan iu bashkua nė vitin 1962 Republikanėve duke deklaruar se nuk e lashė unė partinė, partia mė la mua.
Ēka i ndodh edhe Dora Bakojanis, politikanes sė pėrjashtuar nga Demokracia e Re me gjithė lidhjet e thella tė saj dhe familjes me kėtė forcė politike. Nė kėtė kuptim nuk ėshtė pėr tu habitur, e as pėr tu revoltuar qoftė kalimi i Teuta Sahatēisė dhe njė pjese tė Orės nė LDK, qoftė asocimi i pėrkohshėm i Ukė Rugovės dhe listės LDK-Ibrahim Rugova nė AAK.
Natyrisht, jo me tė njėjtėn lehtėsi, pėr shumė arsye, e midis tė tjerash edhe pėr faktin qė organizimi partiak ėshtė vullnetar dhe ideologjik, transferet nė politikė janė mė tė pakta. Por, kush mund ti mohojė dikujt tė drejtėn pėr tė ndryshuar qėndrimet?!
Do tė ishte po ashtu gabim tė mendohej se politika mbetet profesioni i vetėm pėr tė cilin nuk ėshtė e nevojshme ndonjė pėrgatitje paraprake. Ky keqkuptim qėndron nė zanafillė tė diletantizmit qė shumė prej politikanėve kohėplotė (por jo profesionistė) tė Kosovės.
Ēfarė pra pėrbėn teksturėn e njė politikani tė mirė?
Por mė pėrpara duhet tė pyesim se mos po kėrkojmė tek politikani njeriun ideal, individin pa defekte njerėzore? A mos po projektojmė tek ai supernjeriun, njė lloj Klark Kenti? Ankthi ynė buron nga droja se ata nuk do tė jenė nė gjendje tė performojnė nė lartėsinė e pėrgjegjėsive qė u kemi lėnė nė duar.
Sigurisht, ēfarėdo qė tė bėjnė asnjėherė nuk do ti kėnaqin tė gjitha grupet e interesit; ndėrtimi i rrugėve do tė lėrė tė pakėnaqur sektorin hekurudhor, subvencionimi i agrikulturės do tė revoltojė importuesit e produkteve bujqėsore, e kėshtu me radhė.
Por nėse do tė provonim tė krijonim njė identikit tė politikanit tė mirė do tė rendisnim njėra pas tjetrės: aftėsinė pėrfytyruese, vizionin, sensin e drejtėsisė, kuptimin mbi historinė, kombinuar me vullnetin e mirė, aftėsinė pėr tė dėgjuar zėrat e duhur, vendimmarrjen e matur, energjinė nė ekzekutiv.
Shumė votues kanė bėrė tashmė zgjedhjen e tyre duke i dhėnė njė imazh real cilėsive tė pėrmendura...
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 