| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Flitet shumė rreth degjenerimit tė shėrbimeve shėndetėsore publike nė vend dhe se si nė kurriz tė pacientėve po pėrfitojnė ordinancat dhe klinikat private. Ky ėshtė njė rast ekstrem qė ilustron se si privatėt pėrfitojnė nga fatkeqėsia e publikut. Por, nė vendin tonė ka shumė raste tė tjera qė vėrtetojnė tė njėjtėn, ndėrsa shteti jo qė nuk bėn asgjė pėr tė ndaluar kėtė, por pėr mė shumė ndihmon zhvillimin e sektorit privat nė dėm tė atij publik.
Nė botėn ku patjetėr duhet tė dilni nga mėhalla, lagja, qyteti a fshati pėr tė plotėsuar nevoja tė ndryshme, nuk ka se si tė mos i pėrkisni njėrės nga kėto dy kategori: ose tė jeni shfrytėzues tė mjeteve tė transportit publik dhe hapėsirave publike, ose joshfrytėzues tė tyre, por grahės i veturės private, kėmbėsor, apo aq i kamur sa pėr ti hipur taksit dhe pėr paguar njė pije nė kafene. Nė tė dy rastet dhe cilėsdo nga dy kategoritė qė i pėrkisni, zgjedhja e juaj ėshtė e ndikuar, madje e vendosur, nga kapitali dhe shteti qė i shėrben (nė radhė tė parė) atij.
Transporti publik nė vendin tonė ėshtė torturė e padurueshme, sidomos pėr ata qė e shfrytėzojnė pėrditė pėr tė shkuar e kthyer nga puna apo shkolla: i papastėr, i ngadalshėm, i mundimshėm e kutėrbues, sidomos nė ditė vape qė tė djersit, ndėrsa nė ditė dimri tė ngrin nga tė ftohtit, dhe ku shija e dyshes shofer-konduktor pėr muzikė tė imponohet, dhe si pėr tu siguruar qė imponimi tė bėhet me sukses ajo muzikė servohet me zė sa mė tė lartė. Nuk jam i prirė tė besoj se ka njė komplot kėtu, por gjithsesi kjo bėhet nė shėrbim tė kapitalit me ndihmėn, apo sė paku, me lejen e shtetit.
Si ėshtė kjo nė shėrbim tė kapitalit? Kapitali nuk i do qytetarėt qė nuk janė konsumatorė tė drejtpėrdrejt tė produkteve apo mallit tė tyre. Kapitali nuk do banorė periferie qė dalin nė kėmbė ose me autobus nga shtėpitė e tyre, as fshatarė qė nė qytete shkojnė me tren ose autobusė. Atij i duhen sa mė shumė ngasės veturash, blerės tė benzinės, tė vajit motorik, tė rrotave, e kėshtu me radhė. Tė gjitha paratė e pakta tė qytetarėve duhet tė kthehen tek kapitalistėt deri nė qindarkėn e fundit: pikė pėr pikė tė pihet gjaku i popullit nė kurriz tė tė cilit jeton ky parazit.
Ku ėshtė shteti nė kėtė tablo? Pėr tė siguruar qė paratė e qytetarėve tė shkojnė nė xhepa tė kapitalistėve, shteti i kapitalit jo qė nuk pėrkujdeset pėr tė pėrmirėsuar e mbrojtur trotuaret pėr kėmbėsorė, korsi pėr ēiklistė, apo transportin publik, por ai kujdeset qė ky shėrbim tė jetė nė nivelin mė tė degraduar. Dhe kėshtu, praktikisht, tė fusė dorėn nė xhepin e njerėzve pėr tė shkundur qindarkėn e fundit nga ata qė tė blejnė vetura, se kapitalistėve iu leverdis qė tė ketė sa mė shumė konsumues tė lėndėve djegėse dhe jo kėmbėsorė, ēiklistė, autobusė a trena.
E njėjta ėshtė edhe me hapėsirat publike tė cilat nė asnjė kuptim nuk janė tė papėrshtatshme pėr rekreacion, a qėndrim tė qytetarėve. Parqet publike janė gjithnjė e mė tė pakta e mė tė papėrshtatshme. Bile, ngadalė, por sigurt, po uzurpohen nga kapitali privat (si nė Gėrmi, nė kryeqytet) ku restorante private e hapėsira private rekreative pėr fėmijė e tė rritur po zėnė vendet mė tė mira dhe pakrahasimisht janė mė tė pėrshtatshme sesa hapėsirat publike.
Natyrisht, pėr tu kėnaqur me kėto hapėsira mė tė pėrshtatshme, madje edhe nė brendi tė njė parku publik, duhet paguar pėr to. Mirėpo, ata qė pėrballojnė koston e tė kėnaqurit nė kėto hapėsira afariste janė prapė njė pakicė qė kanė tė ardhura mbi mesataren e Kosovės. Nė mungesė tė tualeteve publike, bankave tė pėrshtatshme pėr ulje nė sheshe e parqe, edhe njeriu qė nė xhep nuk ka mė shumė se gjysmė euro detyrohet tė shkojė tek restorantet apo kafenetė ku nuk mund tė shpėtosh pa paguar sė paku njė kafe (pėrndryshe njė produkt konsumues qė i intereson shumė kapitalistėve) dhe pa konsumuar shijen e imponuar tė muzikės, dhe me zė sa mė tė lartė.
Natyrisht, zėri i lartė nuk tė le tė qetė pėr tė lexuar, medituar apo dėgjuar ēfarėdo qė ta dojė qejfi. Kėtė e do shteti totalitar, se ai nuk do qė njerėzit tė reflektojnė, tė zgjedhin sipas shijes sė tyre e tė krijojnė, por tė konsumojnė tė mirat materiale, kiēin dhe ideologjinė zyrtare, pra moralin dhe dijen zyrtare. Shteti, qė ėshtė nė shėrbim tė kapitalit, nuk do qytetarė tė angazhuar, por konsumatorė pasivė. Kėshtu, industria e kiēit dhe konduktorėt e barmenėt qė me arrogancė e plasojnė atė nė publik bėhet sy vigjilues nė mbrojtje tė ideologjisė zyrtare tė pushtetit.
Problemet e transportit publik dhe hapėsirave publike janė ilustrime eklatante tė mosinteresimit tė shtetit dhe administratės publike pėr publikun nė dėm tė tė cilit po zhvillohet sektori privat. Nė tė vėrtetė, shteti pėrkujdeset pėr interesat e kapitalit, ndėrsa administrata publike ėshtė katandisur nė burokraci tė mbipunėsuar qė ekziston jo pėr qytetarin, por si njė bashqe e babės ku mund tė punėsohen anėtarė tė familjes, miq, e militantė partiakė.
Dhe kėshtu, nė vend se njė republikė (respublica) e qytetarėve dhe pėr interesin publik, Kosova po bėhet resprivata, apo pronė private e klasės kapitaliste dhe asaj politike dhe pėr interesa tė ngushta tė grupeve tė tyre.
(Autori ėshtė mėsimdhėnės nė Universitetin e Prishtinės)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 