| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Grusht shteti i dėshtuar nė Shqipėri vuri nėn hije ngjarjen mė tė rėndėsishme nė politikėn ndėrkombėtare tė ditėve tė fundit dialogun ndėrmjet Iranit dhe Perėndimit qė u mbajt dy ditė mė parė nė Stamboll tė Turqisė. Samiti i Stambollit ishte vetėm njė shkas pėr elaborimet e problemeve nė Lindje tė Mesme.
***
Lėvizjet e fundit tė politikave nė Lindje tė Mesme po nxjerrin nė sipėrfaqe numra dhe emra tė rinj. Bisedimet ndėrmjet Iranit dhe 5 anėtarėve tė pėrhershėm tė KS tė OKB-sė (SHBA, Britani e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia + Gjermania) nė Stamboll, dhanė tė kuptohet se nė atė pjesė tė botės shumėēka po ndryshon.
Nė tryezė, ballė iranianėve, ishte ulur Catherine Ashton, e cila udhėhiqte delegacionin e Pesėshes sė shteteve mė tė forta tė botės. Turqia, e cila mė parė sė bashku me Brazilin kishte negociuar ndėrmjet Iranit dhe Perėndimit pėr transferimin e materialeve bėrthamore, kėsaj radhe, si nikoqire, pati rol, ashtu siē edhe kishte dėshiruar, vetėm neutral.
Pėr dallim nga Koreja Veriore, e cila kryesisht punon pėr ta mbijetuar regjimin, Irani, mė shumė se kaq, po punon qė bisedimet me perėndimorėt tė zgjasin sa mė shumė. Lajmi se amerikanėt sivjet do tė tėrhiqen nga Iraku, ka nxitur edhe mė shumė ambiciet dominuese tė iranianėve pėr Gadishullin Arabik. Nga ana tjetėr, tė pangopur pėr luks, arabėt ēmendurisht janė zhytur nė ndėrtimeve marramendėse.
Ndėrtesat e larta dhe tepėr tė shtrenjta u bėnė tipar i vendeve arabe tė Gadishullit. Arabia Saudite, bastioni i rrymės politike islame vehabite-selefiste, ka filluar tė ndjejė pasojat e njė harxhimi qė pikėrisht feja islame e ndalon. Edhe pse disa herė pėrgjatė ditės nė namazet e tyre mund tė lexojnė versetin kuranor la tusrifu (lexo: mos harxhoni pa nevojė) shtetet arabe harxhojnė mė sė shumti nė botė.
Ata po kėrkojnė nga SHBA-tė qė ti ruajnė nga ndonjė befasi iraniane, jo pėr shkak tė armėve bėrthamore, por pėr arsye tė ndryshimit tė balancės sė forcės nė rrafshin konvencional. Sauditėt tani janė tė vetėdijshėm se kanė humbur ndikimin e dikurshėm politik dhe fetar: nė skenė janė Irani dhe Turqia.
Irakianėt sot kanė njė qeveri e cila ėshtė e pavarur vetėm nė letėr. Kthimin i Muqkteda Sadrit, militantit shiit nga Basra, nė kohėn kur po fillon tėrheqja e forcave amerikane, Bagdadi zyrtar e sheh si njė vazhdimėsi presioni iranian. Nėse ndodh tėrheqja, ka frikė se Iraku do tė bėhet satelit iranian, gjė qė, edhe nėse vetėm psikikisht, kufijtė e Iranit do tė puqen me ato tė Saudisė.
Nėse iranianėt e dinė se kush ka financuar Saddam Huseinin pėr ta luftuar regjimin e Homeinit, atėherė ėshtė shumė lehtė tė arsyetohet lutja saudite qė ia bėjnė amerikanėve pėr ti mbrojtur nga Irani. Sauditėt, sipas tė gjitha gjasave, do tė duhet tė mėsohen ti pėrshtaten komshillėkut me Iranin.
Bllokadat ekonomike, gjithashtu ishin metodė pėr dobėsimin e Iranit. Megjithatė, embargoja nuk u tregua gjithash efikase. Nėpėrmes veriu tė vendit, Irani lidhet me zonat e interesave ruse, e nga andej nafta dhe gazi shpesh herė kishin arritur deri nė Kinė. Takimi i Stambollit dha tė kuptohet se nafta e Gjirit Persik nuk dėshirohet tė vihet nė rrezik.
Pėr dallim nga SHBA-tė, evropianėt kanė frikė se do tė detyrohen tiu nėnshtrohen kushteve tė Rusisė e cila mezi pret shpėrthime qė ti ngrejė ēmimet e gazit dhe tė naftės. Kinezėt gjithashtu nuk mund tė ndjehen komod ndaj presioneve amerikane.
Vizita e fundit e Hu Jintaos nė Uashington pėr nder tė tė cilit Zonja e Parė e Amerikės kishte veshur fustan tė kuq, ngjyrė e cila sipas kinezėve sjell fat, jep tė kuptohet se SHBA-tė dėshirojnė marrėdhėnie tė mira me kinezėt, ndėrsa kėta tė fundit po dėshirojnė pjesėn e tyre tė tortės arabe.
Nuk ėshtė e ēuditshme tė thuhet se kinezėt po dėshirojnė dobėsimin e ndikimit amerikan nė rajon. Dobėsimi i tyre do tu ndihmonte kinezėve edhe nė konkurrenca tė tjera me amerikanėt nėpėr botė.
Turqia u ndie mirė si nikoqire dhe palė neutrale e Samitit tė Stambollit. Turqit e dinė mirė si kanė humbur para 100 vjetėve, andaj, gjėrave po u afrohen tė matur. Turqia e Ataturkut, strategut i cili pa marrė parasysh konspiracionet e ndryshme, po luan njė rol tė rėndėsishėm edhe nė procesin e demokratizimit tė botės islame, sidomos tė shteteve arabe. Shumė shtete tjera arabe janė shoqėri heterogjene.
Politika turke, pėr dallim nga ta, ėshtė politikė institucionale. Nė tokat arabe feja instrumentalizohet tejet mase, ndėrsa nė Turqi ky problem ėshtė temė e sė kaluarės politike tė saj. Turqia, mė tepėr se cilido shtet tjetėr islam, ėshtė hapur ka horizontet e sė ardhmes.
Tė katandisur nė ngatėrresa mes vete, shtetet arabe, si asnjėherė mė parė kanė nevojė pėr Turqinė moderne. Ankaraja zyrtare po punon tė jetė energji pozitive, veēanėrisht pėr rajonin e Lindjes sė Mesme. Mė tepėr se dėshiron ti afrojė iranianėt me amerikanėt, Turqia po mundohet qė kėtė ta bėjė nė favor tė raporteve iraniane-saudite.
Pėr Turqinė, nivelimi i forcave, pėrveē qė ka anėn e saj pozitive pėr paqe, ajo do tė pėrfitonte prioritet force nė Lindje tė Mesme. Krahasuar me presidentin problematik tė Iranit, i cili foltoren e Kombeve tė Bashkuara e kishte shfrytėzuar pėr tė thėnė se ėshtė nė pritje tė Mehdiut shpėtimtar i cili do tė shpėtonte ymmetin nga tė pafetė, kryeministri turk Taip Erdogan shpeshherė ka thėnė se shpėtimi i Lindjes sė Mesme, por edhe i botės, ėshtė pikėrisht bashkėjetesa ndėrmjet popujve.
Arabėt i frikohen ekspansionit persian nė rajon. Ata skanė forcė tu qėndrojnė nė ballė iranianėve. Iranianėt, nėpėrmes ekspansionit dėshirojnė tė kontrollojnė naftėn dhe tė instrumentalizojnė ideologjinė shiite.
Turqit nuk dėshirojnė qė asnjėra palė tė jetė e fortė deri nė atė masė sa nevoja pėr Turqinė tė zbehej nė Lindje tė Mesme.
Turqia po ballafaqohet me ēmimin e fuqisė sė saj nė rajon. Ajo ishte ndėr tė parat qė njohu pavarėsinė e Kosovės, dhe, pėr dallim nga Irani dhe Iraku, ajo ende lobon pėr njohje tė reja, sidomos nė shtetet arabe.
(Autori ėshtė drejtor i institutit pėr hulumtime shkencore Victory)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 