Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
31-01-2011 | 15:57 CET
SHKRUAN
Adri Nurellari

Pėr cilat grushte shteti bėhet fjalė

Nė kushtet kur mllefi dhe marazi i politikanėve e ka masakruar gjuhėn shqipe, duke vjellė sharje e fyerje nga mė tė ulėtat ndaj kundėrshtarėve politikė, nuk ėshtė aspak rastėsi pėrdorimi i fjalės grusht shteti nga njerėz qė e kanė humbur sensin e peshės sė fjalėve, thonė fjalėn e fundit tė parėn dhe pėrdorin superlativa e fjalė ekstreme nė mėnyrė tė pafre.

Mirėpo me sa duket edhe tė huajt e kanė kuptuar se nė Shqipėri ka njerėz qė i nxjerrin fjalėt pa hesap dhe nė asnjė media tė huaj fatmirėsisht nuk janė marrė seriozisht kėto akuza absurde.

Fjala grusht shteti ėshtė njė fjalė jashtėzakonisht e rėndė dhe mund tė konsiderohet si njė njollė e hidhur nė historinė e njė shteti. Ka shtete qė kanė pėsuar realisht grushtin e shtetit (si pėr shembull Greqia nga kolonelėt nė 1967 apo Turqia nė 1960, 1971 dhe 1980) qė madje pėrpiqen t’i fshehin ose zbusin kėto ngjarje nė historinė e tyre qė mos t’i japin damkėn e keqe shtetit.

Kjo sepse grushtet e shtetit zakonisht ndodhin nė vende autoritare tė udhėhequr nga individė diktatorialė dhe asociohet kryesisht me vende afrikane apo amerikano-latine. Ia vlen tė pėrmendet pėr ilustrim qė grushtet e shtetit gjatė dekadės sė fundit janė zhvilluar nė Nigeri, Madagaskar, Mauritani, Fixhi dhe nė Republikėn e Afrikės Qendrore.

Fatkeqėsisht, nė vendin tonė edhe kur s’ka njė ngjarje tė tillė, ajo sajohet. Edhe kur jemi nė zemėr tė Evropės, pėrpiqen tė na asociojnė me skutat mė tė errėta tė rruzullit tokėsor.

Pikėsėpari, grushti i shtetit sikurse e pėrkufizon Luttwak, qė ėshtė studiuesi me mė shumė autoritet nė kėtė fushė, kryhet kryesisht nga njė segment i aparatit shtetėror, zakonisht ushtarak, dhe synon tė heqė nga pushteti dhe zėvendėsojė vetėm figurat drejtuese.

Ajo qė vjen nga rruga dhe shkaktohet nga masat quhet revolucion nė fakt . Nė rastin tonė pati protestues me gurė e shkopinj, siē shihen nė kėtė periudhė edhe nė rrugėt e Parisit dhe Londrės dhe nuk pati ndonjė grup kolonelėsh qė tė rrėzonin qeverinė sikurse ka bėrė Gadafi ndaj mbretit Idriz tė Libisė nė 1969 apo Pahlavi kundėr kryeministrit iranian Mosadek nė 1953.

Njė tjetėr abuzim i jashtėzakonshėm ėshtė pa dyshim pėrdorimi i fjalės institucion, me vetėdije ose prej injorancės, duke krijuar pėrshtypjen e gabuar se institucioni ėshtė njė ndėrtesė fizike pompoze, dhe se ato sulmohen vetėm kur goditen me gurė apo ēadra.

Nė fakt sulmi mė i madh qė iu bėhet institucioneve ėshtė nxjerrja e tyre jashtė funksionit, bllokimi apo mosrespektimi i rolit tė tyre, e jo thyerja e xhamave tė godinave ku kryejnė funksionet kėto institucione. Nobelisti Douglass North thotė se institucionet janė rregullat e lojės nė njė shoqėri dhe se janė mekanizma sociale formale qė i japin formė ndėrveprimit njerėzor.

Institucioni nuk ėshtė detyrimisht njė ndėrtesė e ruajtur me gardistė, por nėnkupton pikėsėpari principe e procese tė sjelljes njerėzore si ndarja e pushtetit, respekti ndaj ligjit, tė drejtat e pronės. Institucionet mund tė jenė formale, siē janė kushtetutat, ligjet, procedurat administrative, apo joformale, siē janė normat, konvencionet apo stili i sjelljes.

Nė aspektin formal pra institucionalizmi nėnkupton respekt dhe pėrkushtim ndaj kushtetutės dhe ligjit, dhe ne e dimė qė kėto institucione janė shkelur me kėmbė prej kohėsh nė Shqipėri nga elita aktuale.

Mazhoranca e tanishme, qoftė duke ndėrmarrė sulme tė panumėrta ndaj Kushtetutės e qoftė duke mos i nxjerrė para ligjit zyrtarėt e lartė tė akuzuar pėr korrupsion por edhe pėr krime makabre si Gėrdeci, ka treguar mungesėn mė tė madhe tė mundshme tė respektit ndaj kėtyre institucioneve formale.

Kur flitet pėr aspekte joformale pastaj, mjafton tė kujtohet banaliteti i manifestuar me sulmet personale nė seancėn e fundit parlamentare ku ishte e pranishme opozita pėr tė kuptuar se nė ē'masė respektohen normat mė bazike joformale institucionale.

Nė parim qeveria dhe kushdo tjetėr qė deklaron se opozita duhet tė mos e bėjė politikėn nė rrugė por nė institucione, e nė mėnyrė tė veēantė nė parlament, kanė shumė tė drejtė. Kėshtu duhej tė ndodhte zakonisht.

Mirėpo nė realitet institucionet kryesore politike tė vendit, duke nisur nga zgjedhjet e nėpėrkėmbura, janė nxjerrė tėrėsisht jashtė funksionit. Normalisht aktorėt marrin pjesė nė institucione sepse shpresojnė qė nėpėrmjet tyre tė mund tė pėrmbushin tė paktėn njė pjesė tė interesave tė tyre si dhe kur kanė besimin se kėto institucione karakterizohen nga rregullsia, parashikueshmėria dhe garancia pėr pėrmbushjen e rregullave tė lojėrave.

Tanimė ėshtė bėrė e qartė qė parlamentarizmi nė Shqipėri ėshtė hedhur nė kosh tė plehrave. Me kushtet qė jemi tani, opozita nuk ka ndonjė dobi qė tė futet nė parlament pėrderisa ėshtė e qartė qė brenda tij nuk mund tė sigurojė as njė gjė minimale tė parlamentarizmit, siē ėshtė njė komision hetues.

Pėr tė mos thėnė pastaj qė parlamenti ėshtė shndėrruar nė njė arenė sulmesh vulgare ku kryeparlamentarja bėn edhe punėn e kryetarit tė grupit parlamentar tė mazhorancės dhe nuk humbet rast pėr tė poshtėruar, bllokuar apo cenuar opozitėn.

Deri diku mund tė thuhet qė opozitės i intereson mė shumė tė dalė jashtė institucioneve sesa pushtet-mbajtėsve, meqenėse duke qenė nė opozitė nuk ke shumė pėr tė humbur dhe me njė klimė konfliktuale mund tė rritet mė tepėr ndjesia publike e pakėnaqėsisė dhe tė mbahen tė mobilizuar militantėt.

Shumicės sidomos nė kushtet kur jemi nėn monitorime ndėrkombėtare, i intereson qė ta mbajė opozitėn tė futur nė institucion nė mėnyrė qė t’i mbajė ato tė legjitimuara. Fundja po u delegjitimuan institucionet shtetėrore si parlamenti apo procesi zgjedhor prej bojkotit tė opozitės, delegjitimohet edhe vetė pushteti i mazhorancės dhe krijohet reminishenca e monizmit.

Porse e kundėrta ka ndodhur, arroganca e pushtetit e ka detyruar nė njėfarė mėnyre opozitėn tė largohet e mos tė besojė mė tek institucionet. Disa herė prej fillimit tė protestave pėr zgjedhjet nė 2009, opozita ėshtė detyruar qė tė riformulojė, zbusė e tėrheqė kėrkesat.

Qoftė prej intrasigjencės sė shumicės e qoftė si pasojė e presionit tė ndėrkombėtarėve, Ramės i ėshtė dashur disa herė tė zmbrapset nga pozicionet e mėhershme por me sa duket kjo nuk i ka mjaftuar shumicės e cila si duket do mund tė kėnaqej vetėm me kapitullim tė plotė apo asgjėsim total.

U hoq dorė nga shqyrtimi i fletėve tė votimit dhe u mjaftua vetėm me materialet e kutive. Por edhe pse nė retorikė kėtė gjė e pranoi shumica, nė njė kohė tė dytė u tėrhoq nga ky pozicion. Edhe kur opozita hoqi dorė nga bojkoti i parlamentit apo nga greva e urisė, nė vend qė t’i akomodonte nė parlament pėr hir tė rivėnies nė funksion tė institucioneve, shumica e shfrytėzoi zmbrapsjen e opozitės pėr ta poshtėruar akoma mė tej atė.

Normalisht do tė duhej qė mazhoranca t’i jepte njė mundėsi opozitės qė tė tėrhiqej me njėfarė nderi, sikurse rregullat kalorsiake kėrkojnė qė nė njė fortesė tė dorėzuar, ushtria rrethuese u lejon mbrojtėsve nderin e armėve dhe dorėzimi bėhet me ceremonial tėrė respekt.

E kundėrta ka ndodhur, sapo opozita ėshtė kthyer e zmbrapsur nė parlament kanė vėrshuar fyerje tė tipit “unė jam kalorės qė ua kam hipur” ose “opozita s’ka dhėmbė” qė e ka shndėrruar sallėn e parlamentit nė njė vend tė padurueshėm pėr pakicėn.

Pėr rrjedhojė, rikthimi i opozitės nė parlament, nuk kėrkon vetėm kėrkesa patetike pėr zbutje gjakrash apo negociatorė tė huaj, por mbi tė gjitha kėrkon rivėnie nė funksion nė mėnyrė tė besueshme tė institucioneve politike.

Pikėsėpari duhet qė tė bėhet e qartė qė institucioni bazė, Kushtetuta e ligjet funksionojnė, duke lėnė tė lira institucionet e drejtėsisė qė tė vihen nė veprim nė garantimin e zbatimit tė ligjit. Sė dyti do tė duhej medoemos qė edhe parlamentit t’i kthehet nderi qė i takon, duke e zėvendėsuar lidershipin e parlamentit me individė qė janė mė institucional, mė tė pėrmbajtur e mė tė kujdesshėm ndaj procedurave. Pra, duke bėrė qė nė raportin e ardhshėm tė “regresit” tė mos pėrmendet sėrish keqdrejtimi i parlamentit shqiptar si barrierė pėr procesin e integrimit.

2.2/5 (5 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51