Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
08-02-2011 | 16:29 CET
SHKRUAN
Mustafa Bajrami

Lindja e Mesme, mėsim edhe pėr Ballkanin

Nuk isha i vetmi qė pata “zbuluar” se ka shenja qė tundjet e fundit nė Lindje tė Mesme do tė jenė tė forta. Gjithashtu, as shkrimet e mia nėpėr gazeta e as ligjėratat qė mbaja nuk ishin tė vetmet lajmėrime pėr krizėn qė do t’i kaplojė sistemet e ndryshkura totalitare tė vendeve arabe. Nė realitet, Shimon Peres, qysh nė vitin 1990, fliste pėr ndryshimet qė po vijnė. Edhe Hillary Clinton u kishte thėnė liderėve arabė: “Ose ndryshoni qėndrimet, ose turmat kanė pėr t’ju ndėrruar”.

Vitin e kaluar, nė Davos tė Zvicrės, Taip Erdogan kishte thėnė se s’ka mė kush qė mund tė nėnēmojė emrin e Turqisė, jo vetėm nė Lindje tė Mesme. Nga ana tjetėr, Ahmedinexhadi, nė Teheran, por edhe nė foltoren e Kombeve tė Bashkuara, kishte dhėnė myzhde se “Ymmetit” sė shpejti do t’i vijė “Mehdiu Shpėtimtar”. Nė ēfarė po aludonte tė jetė shpėtimtari, popujt qė tani janė ngritur nė kėmbė apo ndonjė lider fetar politik, do tė shohim kur tė vendoset: pėr demokracinė ose pėr islamin politik.

Njė gjė ende nuk ėshtė e qartė! Prej nga po vijnė erėrat e ndryshimeve nė tokat arabe? Pėr shkak tė zhvillimeve tė brendshme, apo thjesht e tėrė kjo ėshtė njė dėshirė e Perėndimit? Rashid Ganushi, lideri islamik i tunizianėve, u kthye nga Londra nė Tunis; Homeini ishte kthyer nga Parisi, ndėrsa Metin Kapllan, ekstremisti islamik turk, i cili ende thėrret pėr khalifatin, thuhet se edhe sot e kėsaj dite jeton nė Gjermani. Ēfarėdo qė tė jetė, kėsaj radhe demonstruesit, pėr ēudi, nuk po mbajnė pankarte nė tė cilat shahet Amerika! Kėtė herė, bota vėrtet po duket si njė glob i vogėl nė tė cilin po rritet fuqishėm ndikimi i ngjarjeve nga njė vend nė vendin tjetėr! Kujto shembullin e censurės nga Kina pėr emrin “Egjipt” pėr tė larguar efektin e kėtij globi tė ndėrvarur!

Lokomotiva e ndryshimeve, e cila lėvizi nga Algjeria, ku pas vete la mbi 300 mijė viktima, nė ditėt qė shkuan u ndal nė Tunis, sot nė Egjipt e nesėr ndoshta diku tjetėr. Ajo, domosdo do tė kalojė nėpėr Siri e Jordani dhe nga andej, duke frikėsuar emirėt e Gjirit Persik, sipas tė gjitha gjasave, do tė ndalet nė Arabinė Saudite. Prognoza mund tė ndryshojė pėr aq sa ndikimi i Iranit dhe Turqisė do tė vazhdojė, duke mos harruar se aty ėshtė edhe Izraeli, dhe, nėse interesat e kėtij tė fundit cenohen, atėherė fati i ndryshimeve do tė jetė edhe mė i paqartė.

Ngjarjet nė Egjipt kanė njė rėndėsi tė posaēme pėr disa arsye. Ato, mbase do tė jenė tė rėndėsishme mė shumė se tė tjerat qė do tė ndodhin edhe nė Arabinė Saudite. Egjipti, nė tri dekadat e fundit nuk ia doli tė zbusė aspak pakėnaqėsitė sociale. Ky vend ėshtė zhytur aq shumė nė korrupsion, sa qė vetė egjiptianėt, pėr vendin e tyre thonė se duhet tė ishte vendi mė i pasur nė botė, ngase nė Egjipt tė gjithė vjedhin dhe ende ka pėr tė gjithė!

Nė vitin 1981, atėherė kur nė pushtet erdhi Hosni Mubarak, edhe pse kishte deklaruar se “drejtėsia sociale ėshtė rregulli i parė pėr paqe dhe stabilitet nė shoqėri”, ajo drejtėsi kurrė nuk u realizua. Pėr shkak tė rėndėsisė sė kėtij vendi, pas Natanjahut, Hosni Mubarak ėshtė i dyti lider qė ėshtė pritur mė sė shumti nė Shtėpinė e Bardhė, dhe i dyti qė ėshtė takuar mė sė shumti me Obamėn.

Edhe pse Egjipti pėr Amerikėn ėshtė themeli i politikės sė saj nė Lindje tė Mesme, ndėrsa pėr Izraelin direku i saj, edhe pse ėshtė i pari shtet arab qė nėnshkroi marrėveshjen pėr paqe me Izraelin, ky vend ende vazhdon tė jetė ndėr vendet mė tė korruptuara nė botė. Pesha e kėtij vendi u provua edhe pėrgjatė trazirave tė fundit nė Kajro. Ato ndikuan direkt nė ngritjen e ēmimit tė naftės nė botė.

Tani Egjipti ėshtė mes dy zjarresh: nė njėrėn anė ėshtė Mubaraku, bindshėm properėndimor, por jo shumė i dėshiruar nga qytetarėt e llomitur nė varfėri, e nė anėn tjetėr janė “Vėllezėrit Myslimanė”, tė cilėt, pėrkundėr deklaratave tė tyre se do t’i respektojnė tė gjitha kontratat qė janė bėrė mes Egjiptit dhe Izraelit, sipas analistėve, po erdhėn nė pushtet, ata mund tė anulojnė tė gjitha marrėveshjet me shtetin ēifut.

Nė mes kėtyre ekstremeve qėndron Muhammed Baradei, laureati i Nobelit, i cili ėshtė kyēur nė garėn potenciale presidenciale, por qė nuk ka njė bazė politike nė vend. Baradein mund ta pėrkrahin masat (mund tė cilėsohet si figurė properėndimore por edhe e dyshimtė pėr shkak tė postit tė tij tė mėhershėm pėr energji bėrthamore dhe “ēėshtjes sė Iranit”!), por do tė jetė shumė vėshtirė tė arrijė postin e presidentit tė shtetit.

Izraeli, i pėrkėdheluri i Perėndimit dhe baza e interesave amerikane nė rajon, ėshtė i rrethuar nga popujt arabė qė sot janė ngritur nė kėmbė. Pushtetarėt izraelitė qė po mblidhen pėr ēdo ditė tė vlerėsojnė zhvillimet e paqarta nė rajon, sė bashku me gjeneralėt e kėtij vendi tė cilėt patėn njė rol tė madh tė paqes afatgjate me Egjiptin, ngjarjet po i pėrcjellin nė ankth.

Gjysma e gazit natyror qė harxhon Izraeli vjen nga Egjipti, 18% e ujit tė pijshėm vjen nga Rrafshnalta e Golanit tė Sirisė, dhe mė shumė se gjysma tjetėr nga Jordania dhe Libani. Egjipti, pėr ēdo vjet merr nga 1.5 miliard dollarė ndihma nga SHBA-tė, pikėrisht si shpėrblim pėr marrėdhėniet e mira me Izraelin. Sipas Eli Shaked, ish-ambasadorit izraelit nė Kajro, njerėzit e afėrt tė Mubarakut janė tė vetmit qė mendojnė pėr vazhdimin e marrėveshjeve me Izraelin. Sipas tij, nėse nė pushtet vijnė kundėrshtarėt e kėsaj marrėveshjeve, Izraeli do ta ketė kokėn nė rrezik.

Kohėve tė fundit, Mubaraku kishte deklaruar se nuk do tė kandidohej mė pėr president tė vendit. Tė njėjtat premtime kishin bėrė edhe shumė liderė tė tjerė arabė, por ato nuk po realizohen.

Sa vlejnė deklaratat e tilla kur pėr trashėgimtarė caktohen bijtė e presidentėve? Sa vlen “hapi demokratik” i Mubarakut kur ish-shefin e shėrbimit sekret tė tij, Omer Sylejmanin, e cakton pėr zėvendėspresident tė shtetit? Sa vlejnė prononcimet e Bashar al-Asadit, presidentit tė tanishėm tė Sirisė, trashėgimtarit tė “fronit presidencial” tė babait, i cili kishte sunduar Sirinė mė gjatė se Mubaraku Egjiptin? A thua kush do t’i besonte njė Ali Abdullah Salihut, presidentit tė Jemenit, i cili premtoi se do tė largohet nga pushteti, por jo para vitit 2013, dhe i cili me zjarr shtypi tė gjitha pakėnaqėsitė popullore qė vinin si rezultat i korrupsionit qė vetė ai e kishte krijuar?

Krizat nė Lindje tė Mesme s’kanė tė ndalur. Egjipti nuk ėshtė vendi i vetėm qė ėshtė kapluar nga kriza. Elitat politike tė gjeneratave tė vjetra nuk po mund tė korrespondojnė mė me gjeneratėn e tanishme tė kohės sė Facebook-ut, Wikileaksit e automatizmit tė jetės. Qeveritarėt arabė janė para njė sprove tė madhe.

Ata, para sė gjithash duhet tė ndalin parregullsitė, vjedhjet qė i bėhen shtetit, korrupsionin, sepse, “plumbi ka dalė nga tyta” dhe, derisa tė ndryshohet gjendja, ai s’ka pėr t’u ndalur mė. Ngjarjet nė Lindje tė Mesme, gjenerimi i nevojės pėr ndryshime, aktivizimi i popullatės arabe pėr tė marrė legjitimitetin atyre qė e tepruan me sundim jetėgjatė dhe pa frikė nga qytetari, tregojnė pėr tė satėn herė se vetėdija qytetare ngrihet nė kushte represive sociale, ekonomike, politike e kulturore.

Me njė fjalė, populli nuk duhet nėnēmuar siē dinė tė habiten elitat politike udhėheqėse. Leksioni nuk duhet tė mos pėrtypet edhe nga udhėheqėsit e Republikės sė Kosovės, sepse situata e rėndė ekonomike te ne, rritja e papunėsisė, sigurimet dhe shėndetėsia nė nivel tė ulėt, flasin pėr besim nė ngjizjen e kėsaj vetėdijeje aktive pėr ndryshime edhe te qytetarėt tanė.

(Autori ėshtė drejtor i Institutit pėr Hulumtime Shkencore “Victory”)

3.3/5 (7 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51