| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Kahet e integrimeve rajonale nė fillim tė shekullit 21, e sidomos tani kur po pritet tė fillojnė bisedimet Kosovė-Serbi, po vėrtetojnė se qasjet shkencore ndaj problemeve aktuale janė bėrė mė se tė domosdoshme.
Edhe pse sot fotografia e Ballkanit, me gjithė rėndėsinė dhe peshėn gjeostrategjike qė ka, mė shumė i pėrngjan njė copėze katrori tė mozaikut nė tė cilėn popujt e vegjėl pėrfaqėsojnė vetėm pjesėn margjinale tė tij, tė mėdhenjtė nuk po japin atė qė i nevojitet rajonit, dhe, nė vend tė kėsaj, kontrollimi i rajonit ka fituar prioritet mė shumė se nxitja pėr zhvillim.
Kosova, si vend nė transicion i Ballkanit, qė nga paslufta e deri mė sot, ėshtė e pėrshkuar nga shpresa qė tė jetė pjesė e Evropės dhe organizmave tė tjerė euroatlantikė. (Kėtė shpresė, nė formė gati refrenesh, e kemi dėgjuar shumė herė nga prononcimet e qeveritarėve tė Kosovės, sidomos tė kryeministrit Hashim Thaēi, e para tij, nė mėnyrė kontinuele, edhe nga ish-presidenti historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova).
Rrethanat e reja tė ēėshtjes sė Kosovės nė kontekst tė raporteve mes shteteve tė Evropės, sidomos pas ngjarjeve tė fundit, kanė fituar njė pėrmbajte sadopak tjetėr.
Gjendja momentale tėrheq vėrejtjen nė distancėn e Evropės karshi problemit tė Kosovės. Tani kur kartat e interesave tė shteteve tė mėdha janė hapur, e tė cilat do tė ndikojnė edhe nė integrimet e Kosovės nė organizmat ndėrkombėtarė, kohėve tė fundit, pėrkundėr dėshirės sonė, po flitet pėr disa kontradikta, nėse jo kontraritete tė koncepteve tė shteteve tė rėndėsishme perėndimore rreth Kosovės.
Ka frikė se po dyshohet nė mundėsinė e konkludimit tė mėparshėm se Evropa edhe mė tutje ka njė vizion tė standardizuar dhe tė tėrėsishėm. Nėse besueshmėria e kėtij konkludimi do tė qėndronte edhe me vetėm njė pėrqindje tė vogėl, atėherė qėndrimet politike dhe diplomatike, tė cilat ēojnė kah realizimi i aspiratės sė Kosovės, duhet rilexuar.
Edhe pse jemi tė vetėdijshėm pėr rrethanat dhe kapacitetet tona, kėto rrethana tė reja tė krijuara, sidomos pas zhvillimeve tė fundit nė Kėshillin e Evropės, gjithashtu mund tė ndikojnė nė tė nesėrmen e vendit.
Tani kur akrepat e orės sė fillimit tė bisedimeve me Beogradin kanė filluar tė numėrojnė nga prapa, realiteti kosovar gjendet para njė porte, ku matanė pragut tė saj, ēdo projektim i gabuar sot, nesėr mund tė jetė insuficient nė kontekst tė ardhmėrisė sė saj.
Projektet madhore tė vendit duhet t'i zėvendėsojnė politikat ditore me interesa parciale, sikur qė, shkrimet me pėrmbajtje mediatike nuk duhet tė jenė mė tė lexueshme (lexo: tė pranueshme) se punimet analitike, tė dala nga institutet relevante, e tė cilat, nėse nuk i kemi, duhet t'i themelojmė sa mė shpejt dhe nė to tė punohet me menēuri.
Qeveria e ardhshme e Kosovės, ajo pėr tė cilėn mandatari i tanishėm pėr themelimin e saj kishte deklaruar se do tė jetė demokratike dhe me vizion perėndimor euroatlantik, pikėpamjeve tė veta politike duhet t'iu gjejė substrat dhe mbėshtetje shkencore.
Rajoni i Ballkanit, tė cilit i pėrkasim edhe ne, sa karakterizohet me dramėn e rėnies sė Jugosllavisė, po aq karakterizohet edhe me problemet qė vijnė nga politikat e tanishme tė Serbisė. Ishte fati ai i cili caktoi tė jemi fqinj tė Serbisė, tė kėtij shteti me tė cilin, edhe atėherė kur punohet tė zgjidhen problemet, zgjidhja e problemit bėhet problem nė vete dhe pėr vete.
Serbia mund tė arsyetohet vetėm nė njė rast! Ajo, pasi dėshtoi tė hedhė nė det njė popull tė tėrė, duke u ballafaquar me Kroacinė, Bosnjėn, Malin e Zi, Maqedoninė, Kosovėn, por edhe me faktorin ndėrkombėtar, ėshtė e natyrshme tė pėrdorė tė gjithė arsenalin e saj pėr ta pėrballuar edhe kėtė gėrrhamė tė vdekjes.
Me gjithė shpifjet, gėnjeshtrat, pėrgatitjet e raporteve me pėrmbajtje dhe qėllime tė errėta, tė cilat janė pjesė integrale e arsenalit serb, Serbia, nė fund do tė detyrohet tė pranojė realitetin e ri, sepse ardhmėria e saj po vendoset mbi parimin e gatishmėrisė sė saj pėr tė biseduar me shqiptarėt. Shqiptarėt nuk duhet tė presin diēka ndryshe nga fqinji i tyre verior.
Nė kundėrshtim me Serbinė, koncepti ynė pėr Evropėn, si njė vend ardhmėrie, e percepton atė si njė sistem dhe shoqėri, e cila pėr ne u bė mė e kėrkuar, sidomos pėrgjatė zhvillimeve dhe transformimeve tė fundit tė kombit tonė.
Pėr shqiptarėt nuk ka vlerė politike mė tė madhe se sa bashkimi me kėtė familje demokratike. Ky koncept nuk ėshtė lėkundur as minimalisht pas raportit tė Dik Martyt, i cili, pėr fat tė keq, gjeti pėrkrahje nė Kėshillin e Evropės. Vizioni ynė pėr Evropėn demokratike, edhe nėse ėshtė duke pėrjetuar goditje tė herėpashershme, nuk duhet tė lėkundet as edhe tani kur Kosova po bėn pėrgatitjet e fundit pėr t'u ulur nė tryezė bisedimesh me Serbinė.
Politika amerikane, sikur edhe mė parė, edhe kėsaj radhe haptazi u prononcua se, pa marrė parasysh rezervat qė mund tė paraqiten tek disa shtete evropiane, ajo do tė jetė e pranishme nė kėto bisedime.
Tani, kur Kosova po bėn pėrpjekje serioze pėr krijimin e qeverisė, ēėshtja se kush do tė jetė pjesė e saj nuk do tė duhej tė ishte mė e rėndėsishme se programi qė duhet tė implementohet nga ajo qeveri.
Kuptojmė, qeveria themelohet nga njerėzit dhe partitė. Personaliteti politik i njė individi, ėshtė barazi me programin politik qė e bart nė vete. Mirėpo, shikuar nga lart dhe duke folur me gojėn e popullit, implementimi i ligjit, rimėkėmbja e ekonomisė, mirėqenia sociale e qytetarit tė Kosovės, domosdo janė mė tė rėndėsishme se betejat, dialogėt dhe takimet e ditėpėrditshme tė partive politike. Ēėshtja ėshtė madhore.
Kosova dhe shqiptarėt janė para njė provimi tė madh. Parametrat e politikės ndėrkombėtare, sidomos tė asaj evropiane pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarėt kanė ndryshuar dhe si tė tilla, mund tė ndikojnė nė rrjedhat historike tė kombit. Shqiptarėt, tė shkapėrderdhur nėpėr Ballkan, tani pėr tani janė larg homogjenizimit tė vet karshi sfidave tė tyre.
Problemet e fundit nė Shqipėri, presioni politik maqedonas qė po ushtrohet mbi shqiptarėt, dhe si rrjedhojė nxitja e kėtyre tė fundit pėr ndonjė konflikt tė armatosur, me gjithė rrjedhat e politikės kosovare, janė shenja jo tė mira, pėr atė faktorizim tė shqiptarėve qė aq shumė po e dėshirojmė.
Nė mozaikun e Ballkanit, Kosova nuk duhet tė mbetet vetėm copėz katrori pėr t'u vendosur nė margjinat e tij, e aq mė pak shqiptarėt.
(Autori ėshtė drejtor i Institutit pėr Hulumtime Shkencore Victory)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 