Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
22-02-2011 | 16:20 CET
SHKRUAN
Gėzim Selaci

Sfidat e demokracisė arabe

Njė numri tė regjimeve autoritare nė shtetet arabe, po u vjen fundi. Por, a do tė zėvendėsohen ato me regjime demokratike, kjo nuk ėshtė e sigurt. Jo pėr ndonjė predispozitė kundėrdemokratike tė kulturės arabo-islame, siē do tė thoshte ndonjė dritėshkurtėr, por pėr shkak se demokracia parakupton kapacitete qė diktaturat nė kėto vende e kanė mbytur me dekada tė tėra, dhe qė nuk ngjallen dot vetėm me zgjedhje, qofshin edhe tė lira e tė ndershme.

Revolucionin demokratik e ngatėrron edhe mė natyra e ndėrhyrjes nga shtete tė jashtme nė kėto vende. Demokracia nuk ėshtė diēka qė ndodh pėrnjėherė. Sfida e shoqėrive arabe drejt demokracisė mbetet ndėrtimi i kėtyre kapaciteteve dhe ēlirimi nga paternalizmi politik qė vjen nga jashtė kėtyre shoqėrive.

“Liderėve arabė” dhe “heronjve tė paqes” iu lėkund toka nėn kėmbė vetėm atėherė kur populli i hidhėruar u ngre dhe me ngulm kėrkoi heqjen e maskės sė tyre dhe, mė nė fund, edhe heqjen e tyre. Mirėpo, pėrkundėr thirrjeve tė protestuesve pėr liri e drejtėsi sociale, derisa kjo pakėnaqėsi e turmave tė pėrkthehet nė aksion tė organizuar dhe tė orientuar politik, kėto do tė mbesin vetėm kryengritje dhe assesi lėvizje revolucionare.

E, shteteve arabe nuk u duhen kryengritje qė do tė trazonin jetėn shoqėrore, ekonomike e politike, edhe ashtu tė brishtė. Kryengritje tė tilla tė turmave qė as vetė nuk e dinė se ēfarė do tė ndodhė mė pas, mė sė shumti qė mund tė arrijnė ėshtė ndėrrimi i liderėve dhe ndryshimi i raportit tė forcave politike nė vend, me fjalė tė tjera tė zėvendėsohet njė tiran me njė tjetėr.

Kryengritjet e tashme nė Tunizi, Egjipt dhe ato tė mėparshmet nė Liban e Iran, vėrtet janė thirrje tė njė klase tė mesme tė pakėnaqur me gjendjen e punėsimit, lirisė e demokracisė. Mirėpo, se a do tė ndodhė qė kėsaj radhe ato tė rezultojnė nė demokraci, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Duke pasur parasysh se demokracia nuk ėshtė vetėm votime, por sundim i ligjit, liri politike dhe e shprehjes, fuqizim i shoqėrisė civile, e

kėshtu me radhė, kėto nuk arrihen vetvetiu vetėm pse turma e dėshiron.

Ėshtė propozuar qė ēlirimi nga tirania e Mubarakut dhe Ben Alisė mund dhe duhet tė bėhet pėrmes “zgjedhjeve tė lira”. Thuhet se zgjedhjet rezultojnė nė qeveri legjitime dhe pėrgjegjėse ndaj popullatės. Por, ky mbetet njė supozim, ngase nė realitet nuk ndodh kėshtu. Faktet dėshmojnė se tė zgjedhurit e popullit kollaj mund tė shndėrrohen nė diktatorė. Me fjalė, tė tjera, zgjedhjet nė kushte tė caktuara krijojnė jo autoritete qė kanė mandat tė qeverisin nė tė mirė tė publikut, por diktatorė e tiranė qė sundojnė nė interes vetėm tė tyrin. Ky dallim besoj se ėshtė i qartė.

Krahas zgjedhjeve duhen edhe institucione funksionale tė kontrollit, frenimit dhe balancimit tė pushtetit qė do tė siguronin qė zgjedhjet tė jenė tė pastra dhe tė ndershme. Vetėm atėherė zgjedhjet do tė kryenin funksionin e tyre demokratik dhe do tė rezultonin nė qeveri qė do tė bėnte politika nė tė mirė tė popullatės.

Tėrheqja e Ben Alive dhe Mubarakėve nuk ėshtė garanci se demokracia do tė lulėzojė nė shoqėritė pėrkatėse. Parakusht pėr zgjedhje tė vėrteta e tė kuptimta janė liria e shprehjes dhe ajo intelektuale, si dhe arsimimi i qytetarėve. Fundja, qytetarėt duhet tė fuqizohen qė tė ndikojnė nė qeverisje jo vetėm pėrmes votimit, por edhe kanaleve tė tjera tė pjesėmarrjes demokratike, pėrtej kutive tė votimit.

Duke pasur parasysh se partitė nė pushtet dhe elita mbizotėruese sistematikisht i kanė shtypur partitė dhe grupet opozitare tė interesit, opozita nuk ka ndonjė pėrvojė tė mjaftueshme nė veprimtari politike, nė organizim tė zgjedhjeve, studim e vlerėsim tė politikave, ose tė bėjė kompromise politike. Andaj, ajo, pa kapacitete tė kėtilla, e ka tė vėshtirė tė mobilizojė dhe tė sigurojė burime pėr tė krijuar grupe efikase tė interesit. Dorėheqja apo shkarkimi i liderėve tiranė nuk do tė thotė se do tė rrėnojė ngrehinėn e regjimit tė vjetėr autoritar. Prandaj, kryengritėsit e suksesshėm nė rrėzimin e diktatorėve, duhet patjetėr tė gjejnė mėnyra efikase pėr kalim nė fazėn e dytė tė transicionit demokratik pėr tė ndėrtuar institucione demokratike.

As sistemi i krijuar ekonomik nė kėto vende nuk ėshtė i favorshėm pėr njė revolucion progresiv. Kėto shoqėri varen nė masė tė madhe nga ndihmat e donatorėve tė jashtėm, sidomos Egjipti. Ndihmat dhe paratė qė pranojnė kėto vende nga shtetet e zhvilluara, sidomos nga SHBA, shkaktojė problem serioz, ngase ato donacione nuk pėrcillen me procese tė pastra buxhetore. Paratė shfrytėzohen nga kriminelė tė cilėt mė pas ndėrtojnė sisteme tė patronazhit politik dhe korrupsion nė qeveri.

Mirėpo, veē kėtyre sfidave tė brendshme, ato ēfarė e bėjnė edhe mė tė zorshėm transicionin nė demokraci liberale nė kėto shtete janė edhe interesat ekonomike tė shteteve dhe grupeve tė huaja nė rajon qė jo gjithmonė janė tė pastra. Ato interesa shpeshherė janė tė pėrfshira nė dallavere me batakēinj nė mesin e zyrtarėve qeveritarė tė cilėt ndėrtojnė njė sistem tė patronazhit politik dhe pėr shkak se janė, apo vijnė mė vonė nė autoritet (ministra, etj.) edhe gjyqet janė tė pafuqishme ndaj tyre. Si rrjedhojė, kur tė kesh kriminelė nė pushtet, ēdo pėrpjekje apo rrugė pėr demokratizimin e vendit bėhet mė e komplikuar.

Veē faktorit ekonomik, ndėrhyrja nga shtete tė jashtme pėr tė siguruar qė nė pushtet tė vijnė njerėz qė do tė “ruanin paqen” nė rajon dhe “stabilitetin” brenda vendit (njė mėnyrė politikisht korrekte pėr tė emėrtuar politikanė qė u binden atyre), shpėrfill forcat progresive nė vend dhe mund tė rezultojė pėrsėri nė sundime autoritare.

Antisemitizmi dhe “fundamentalizmi” e “radikalizmi islamik” janė frika pėrmes tė cilave diktatorėt nė “Lindjen e Mesme” legjitimojnė pushtetin e tyre, si “e keqja mė e vogėl e mundshme”. Por, ėshtė e diskutueshme nėse ndėrrimi i regjimeve autokratike nė kėto vende domosdoshmėrisht do tė rezultonte nė armiqėsi kundėr Izraelit apo nė regjime “fondamentale”.

Presidenti Obama e kaloi testin e Egjiptit kur u rreshtua nė anėn e popullit kundėr Mubarakut. Sidoqoftė, kjo ėshtė vetėm pyetja e parė e testit tė pėrkrahjes sė demokracisė. Pyetje mė tė vėshtira po vijnė. Ato kanė tė bėjnė me ēėshtjet: si do tė ndikojė Amerika nė politikėn e brendshme tė Egjiptit, sa e si do tė ndihmojė demokratizimin e kėtyre vendeve, e kėshtu me radhė. Por, me sa duket, efekti domino ka marrė hov tė madh. Ndėrsa Amerika do tė ketė edhe teste tė tjera me diktatorėt nė shtetet e rajonit, qėndrimet e diktatorėve tė tjerė nė rajon janė pak shpresėdhėnėse.

Pėr tė pėrmbledhur, kur flitet pėr transicion demokratik, atė nuk duhet kufizuar nė kuptimin e ngushtė procedural tė demokracisė qė nėnkupton zgjedhje me vota. Pėr transicion tė suksesshėm duhen zgjedhje tė ēliruara nga marrėdhėniet e patronazhit, si dhe mekanizma tė llogaridhėnies, ndarje tė gjyqėsorit nga politika, politikėn nga policitė e partive, garantimin e lirive fondamentale qė i nėnkupton njė sistem demokratik liberal, si liria ekonomike e sipėrmarrjes e ēliruar nga marrėdhėniet klienteliste, liria e shprehjes, liria intelektuale, liria e shtypit qė parakupton jo vetėm tė jesh i sigurt nga ndėshkimi pėr fjalėn e lirė, por edhe mundėsi pėr tė qenė i informuar drejt pėr punėn dhe vendimet e autoriteteve, pėr tė zbuluar materiale “sekrete”, e kėshtu me radhė.

Andaj, pa njė vizion dhe proces tė emancipimit qė do tė ēlironte shoqėritė nga varėsitė e brendshme tė armatės, torturės sė policisė sekrete, marrėdhėnieve tė patronazhit, korrupsionit qeveritar dhe shtypjes sė lirisė sė shprehjes, por edhe nga varėsitė e jashtme tė paternalizmit politik, revolucionet demokratike janė pothuaj tė pamundshme.

(Autori ėshtė mėsimdhėnės nė Universitetin e Prishtinės)

2.6/5 (5 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51