Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
02-03-2011 | 16:39 CET
SHKRUAN
Mustafa Bajrami

Largimi i Gadafit dhe interesat e Perėndimit

Harta gjeografike e Libisė ka ndryshuar sa herė qė i janė ndėrruar pushtuesit. Nė vitin 630 p.e.r., atėherė kur grekėt marrin pushtetin e Libisė nga fenikasit, madhėsia e saj ishte dy herė mė e vogėl sesa nė kohėn kur njėri ndėr nipėrit e “Remit & Remulit”, Jul Cezari, do ta shpallte pėr qendrėn e pestė me rėndėsi tė Perandorisė Romake.

Tripolitania, siē e quanin ata, kishte territor shumė mė tė madh sesa nė kohėn e Dinastisė omajade nė vitin 642, pastaj asaj abasite mė 750 dhe fatimite nė vitin 972. Nga viti 1551, osmanlinjtė janė aty, ndėrsa italianėt nė brigjet e Libisė do tė zbarkojnė nė vitin 1911. Kufijtė e “Devlet-i Osmanije” do t’i zėvendėsohen me ato tė “Afrikės Veriore tė Italisė”.

Nė vitin 1943, meqė bota ende po digjej nė flakėn qė ia kishte vėnė Lufta e Dytė Botėrore, anglezėt nuk qenė nė gjendje tė bėjnė gjithaq ndryshime tė kufirit, aq mė pak francezėt pas tyre. Mė 24 dhjetor tė vitit 1951, libiasit shpallin pavarėsinė nėn emrin Mbretėria e Bashkuar e Libisė.

Mbreti Idriz u pajtua me kufijtė qė ia vizatoi Rezoluta e Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara, e vitit 1949. Pėrderisa ky i fundit ishte nė njė vizitė zyrtare nė Turqi, mė 1 dhjetor tė vitit 1969, koloneli rebel i ushtrisė mbretėrore me emrin Moammal el Gadafi mori pushtetin.

Duart e tij tė hekurta sunduan vendin mė shumė se 40 vjet. Ndėrtimi i “Lumit tė Madhėrishėm” pėr tė cilin, sikur egjiptasit pėr Nilin, Gadafi thoshte se e ka burimin nė parajsė, ishte vetėm njė episod i asaj ėndrre ”tė tė paparit” tė Libisė.

“Hyjnia e perandorėve”

Gadafi shkroi kushtetutėn e tij personale me emrin “Libri i Gjelbėr”, sikur mė parė edhe Mao Zedong “Librin e Kuq” dhe Hitleri “Librin e Shenjtė”, por as kjo, sikur as atyre mė parė, “Mbretit tė mbretėrve tė Afrikės” nuk i ndihmoi tė bėnte Libinė, “Xhemahiria e Madhe”. Nuk ėshtė e ēuditshme se pėrse speciet e perandorėve si kėta, zakonisht kanė “librat” e vet.

Ata nuk pranojnė kushtetuta e as rregullore tė shkruara nga dikush tjetėr. Nė vitin 1986, Gadafi grisi rregulloren e Kombeve tė Bashkuara nė sytė e tė gjithė pėrfaqėsuesve tė botės duke thėnė se Kėshilli i Sigurimit nuk ėshtė kėshill sigurie por kėshill i dhunės dhe i kolonializmit.

Fėmijėt e perandorėve, edhe pse shkollohen nėpėr universitetet e njohura tė botės demokratike, zakonisht mbesin pasardhės perandorėsh, sikur Sejfulislami i Gadafit. Djali i dytė i “liderit tė gjithė arabėve dhe imamit tė gjithė myslimanėve” kishte doktoruar nė Kolegjin Ekonomik tė Londrės.

Nė disertacionin e tij, me njė gjuhė tepėr tė rrjedhshme, kishte shkruar pėr rolin e shoqėrive civile nė demokratizimin e vendit, por, nė fund, ai kishte “hedhur” temėn e doktoratės nė kantinėn e mbeturinave kur nė fund tė temės kishte shkruar se Libia ėshtė shoqėri e formuar nga fiset dhe kabilet dhe se modeli shtetėror i babait tė tij ėshtė modeli i vetėm qė i shkon pėr shtati Libisė.

Kohėve tė fundit, tani kur Libia po vlon nė kazanin e Lindjes sė Mesme, analistėt shkruajnė se nėse Gadafi nuk qe nė gjendje tė realizojė ėndrrėn pėr njė Xhemahiri tė Madhe, veprimet e tij tani mund ta ndajnė Libinė nė dysh: nė lindje me Bengazin kryeqytet, prej nga kishte ardhur ish-mbreti Idriz i rrėzuar me grushtet, ndėrsa nė perėndim tė mbetet Tripoli kryeqytet, mostėr e species sė njė diktatori pėr tė cilin thuhej se kishte probleme tė rėnda edhe psikike.

Rezultantja e trazirave nė Libi

Sido qė tė jetė harta e re e Libisė, rreth saj janė edhe tri ēėshtje ende tė paqarta: 1) kush do tė vijė nė pushtet pas Gadafit, 2) ēfarė do tė jetė ndikimi i Libisė nė ekonominė globale dhe, 3) ēfarė ėshtė qėndrimi perėndimor ndaj lėvizjeve politike islame nė Lindjen e Mesme?

Nėse kėsaj radhe Libia i shpėton ndarjes, ajo, nė ditėt qė vijnė do tė ballafaqohet me dy aktorė politikė tejet tė fortė: Lėvizja politike-islame “Vėllezėrit Myslimanė” dhe “Fronti pėr Shpėtimin Kombėtar”. E persekutuar qė nga themelimi i saj nė vitin 1979, Lėvizja “Vėllezėrit Myslimanė” Libinė e sheh si pjese integrale e tėrėsisė sė botės islame, ndėrsa Gadafin, njėrin ndėr kundėrshtarėt mė tė mėdhenj tė islamit dhe tė tė drejtave elementare tė njeriut.

Pėr “Lėvizjen”, regjimi i Gadafit ishte pengesa kryesore pėr themelimin e partive politike, regjim i cili kishte ushtruar kontroll tė rreptė mbi gjykatat, sindikatat dhe grupimet tjera shoqėrore civile. Nga ana tjetėr, “Fronti pėr Shpėtim Kombėtar i Libisė”, i themeluar nė vitin 1981, synonte pėrmbysjen e Gadafit dhe krijimin e njė Libie me sistem kushtetues demokratik, i pavarur nga shtetet tjera arabe-islame.

Qė nga themelimi, sikur edhe tė gjitha lėvizjet tjera politike qė vepruan nė ekzil, edhe “Fronti” po punonte nė pėrgatitjen e planit tė pėrbashkėt me tė gjitha lėvizjet kombėtare libiase si dhe pėrgatitjen e punės pėr ndryshimin i imazhit tė keq tė Libisė nė arenėn ndėrkombėtare qė ia bėri sundimi i Gadafit.

Pėr dallim nga mbretėria e Abdullahut, dikur Hixhazi, e tani Arabia e Saudėve, e cila ka njė naftė me sasi mė tė madhe sulfuri se ajo e Libisė, edhe pse Libia merr pjesė me vetėm 2 deri nė 5% tė prodhimit botėror, nafta libiase me mė pak sulfur konsiderohet “nafta e artė” pėr Evropėn.

Kualiteti i lartė i naftės ka ndikuar qė shpenzimet nė rafinerimin e saj tė jenė shumė mė tė vogla se ato qė shpenzohen pėr naftėn e Gjirit Persik. Evropa, e sidomos Franca dhe Gjermania, janė dy partnerėt kryesorė tregtarė tė Evropės me Libinė. Nga ana tjetėr, Turqia, korporatat ndėrtimore tė sė cilės mundėsuan kėtė shtet tė radhitet nė pozitėn e dytė nė botė pas Kinės, fillimin e tyre e kishin bėrė nė Libi. Nė vitin 2010, Turqia kishte kontraktuar punė ndėrtimore nė vlerė 27 miliardė dollarė, ndėrsa eksporti i Turqisė me Libinė arrin nė 6 miliardė dollarė nė vit.

Italia gjithashtu ėshtė shteti i katėrt me radhė qė ka llogaritė e saj nė Tripolitaninė Romake tė dikurshme. Berluskoni, pėr nder tė “jaranit” tė tij libias, solli nė Pallatin presidencial 500 bukuroshe tė paguara nga 800 euro, pėr tė mbuluar kokat e tyre me shamia, sepse kjo i nevojitej Gadafit pėr t’i treguar botės islame se ai ėshtė thirrėsi kryesor nė islam.

Gadafi, edhe kėsaj radhe, sikur shumė herė mė parė, ia arriti tė pėrēajė unitetin e kėtyre lėvizjeve islamiste nėpėr tokat arabe, siē ishte nė gjendje shumė herė ta bėnte tė njėjtėn gjė edhe mes qeverive arabe. Tė gjitha kėto, por edhe shumė ekzibicione tjera tė kėtij ‘donzhuani’ tė Arabisė, po ndikojnė qė Evropa, posaēėrisht Turqia, tė mos kenė “guximin” tė lėnė tė vetmuar Gadafin.

Thamė edhe mė parė! Fėmijėt arabė shkollohen nė Perėndim, paratė e arabėve gjithashtu janė nė bankat perėndimore, qeveritė arabe pėr 5 dekada ishin tė mbėshtetura nga Perėndimi dhe Perėndimi ėshtė ai qė themeloi Ligėn Arabe nėpėrmes sė cilės mė sė shumti pėrfitoi vetė Perėndimi. Pyetja mė e rėndėsishme tani ėshtė: ēfarė po do mė shumė Perėndimi nga Lindja e Mesme?

Ngjarjet e fundit nė Tunizi dhe Egjipt, sikur mė parė ato nė Algjeri, Jemen e Palestinė, botėn perėndimore e kanė vėnė para njė akti tė kryer. Projekti amerikan, i proklamuar nga Kondoliza Rajs pėr njė Lindje tė Mesme tė Re, sakaq duket tė ketė dėshtuar. Sa herė qė u lejuan zgjedhjet demokratike, fitues potencial pėrllogariteshin islamistėt.

Platforma e pranimit dhe e bashkėbisedimit

Pra, pėrderisa Lindja e Mesme vazhdon tė jetė rajon me rėndėsi tė madhe ekonomike dhe strategjike, pėrderisa ekziston hezitimi se interesat e partive politike islame bien ndesh me interesat e partive politike nė pushtet nė shtetet perėndimore, pyetja mė me vend do tė ishte: Ēfarė Perėndimi nuk do nga Lindja e Mesme?!

Frika nga zhvillimet e fundit nė Lindje tė Mesme do tė reduktohet nė masė, atėherė kur qeveritė perėndimore do tė pranojnė realitetin historik tė kėtij nėnqielli, nė thellėsitė e tė cilit shkruan se Lindja e Mesme ėshtė vendi ku zbritėn tri fetė qiellore e fill pas saj tė tregohet gatishmėria serioze e krijimit tė njė atmosfere tė pėrshtatshme pėr tė bashkėjetuar pjesėtarėt e tė tri kėtyre feve (qytetėrimeve).

Pranimi i realitetit politik dhe kulturor nė Lindjen e Mesme mund tė mendohet tani pėr tani si premisė pėr zgjidhje mė tė qėndrueshme politike nė kėtė rajon. Tekefundit, kjo ėshtė platforma e Obamas, e pranimit dhe bashkėbisedimit.

(Autori ėshtė drejtor i Institutit pėr Hulumtime Shkencore “Victory”)

3.1/5 (8 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51