| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Adri Nurellari
Zvarritja e skajshme dhe indinjuese e procesit tė numėrimit, klima eksplozive qė u ngarkua prej situatės dhe imazhi i keq i Shqipėrisė, qė sėrish u shfaq nė mediat mė prestigjize tė botės, ka rikthyer dėshpėrimin mes shqiptarėve dhe zymtėsuar shpresėn pėr tė ardhmen.
Pėrsėri vendi gjendet njė hap larg humnerės me njė déją vu tė dhimbshme, qė tė kujton se si njė dekadė mė parė na u shty MSA dhe po ashtu Prodi erdhi e na bėri thirrje nė Parlament pėr stabilitet.
Paralelizmat me tė kaluarėn e hidhur tė shqiptarėve mund tė bėhen edhe me gjenezėn e shtetit tonė, kur pėrplasjet e egove dhe interesave meskine tė liderėve politikė dhe oborrtarėve tė tyre rrezikonin dita-ditės qė ta vdisnin Shqipėrinė, sa ishte ende lehonė.
Tanimė qė po bėhet njė shekull shtet prapėseprapė po na duhet tė shohim angazhimin e ambasadorėve tė huaj nė terren pėr tė na shpėtuar nga njėri-tjetri, sikurse qėmoti vendosnin pėrcaktimin e kufijve tonė.
Mirėpo, edhe pse situata nuk ėshtė zgjidhur, gjithsesi duhen vėnė pikat mbi i pikėrisht tani kur plaga ėshtė ende e hapur pėr tė sqaruar disa pėrgjegjėsi lidhur me procesin zgjedhor.
Hekuri duhet rrahur sa ėshtė i nxehtė sepse po kaloi njėfarė kohe e harrojmė tė gjithė dhe bėjmė sikur ska ndodhur gjė pėr tu riballafaquar me problemin nė njė formė ciklike.
Dita e zgjedhjeve ka qenė problem i madh mė parė por ėshtė minimalizuar tanimė. Fushata gjithashtu ngelet problem por minimal pėr nga impakti nė rezultatin zgjedhor krahasuar me numėrimin, i cili sikurse u pa edhe nė zgjedhjet parlamentare ėshtė njė gangrenė e mirėfilltė.
Pikėsėpari duhet thėnė qė pėr procesin e numėrimit ka zgjidhje, pra ka dritė nė fund tė tunelit, nuk ėshtė njė nyje gordiane por ėshtė njė ēėshtje qė varet nga vullneti politik. Situata e zgjatjes sė numėrimit ishte e pritshme dhe pėr rrjedhojė edhe e parandalueshme.
Administrimi i procesit zgjedhor prej partizanėve, militantėve apo individėve tė propozuar dhe porositur prej partive politike dhe jo nė dorė tė institucioneve dhe nėn garancinė e ligjit nė mėnyrė tė pashmangshme do tė sillte nė aplikimin e vonesave tė motivuara politikisht sikurse edhe u denoncua qartė nga raporti i fundit i OSBE-ODIHR.
Dhe kėtu ėshtė pėrgjegjėsia jo vetėm e kreut tė mazhorancės por edhe e liderit tė pozitės, tė cilėt e dinė mirė qė lėnia e procesit zgjedhor nė dorė tė njerėzve partiakė pėrbėn njė disfatė tė shtetit tė sė drejtės pėrballė interesave meskine politike, njė mosrealizim tė njė prej standardeve kryesore evropiane dhe ishte njė recetė e pastėr pėr tension e konfrontim nė terren.
Kjo pasi garant pėr procesin zgjedhor nuk ka qenė shteti e ligji por raporti apo ekuilibri i forcės sė militantėve tė zellshėm qė monitorojnė apo administrojnė procesin.
Prandaj, duhet tė jetė detyrė e opozitės e cila duhet tė nxjerrė mėsim nga pėsimi, pėr tu angazhuar qė ta ndryshojė njėherė e mirė procesin e numėrimit. Nėse nuk e bėn atėhere vėrtetohet qė lidershipi aktual i opozitės nuk ka problem me poshtėrsinė e kėsaj dukurie por, thjesht spėlqen faktin qė kėtė process e ka dominuar qeveria dhe do tė dėshironte ta kishte vetė nė dorė instrumentin manipulues tė manipulimit tė procesit tė numėrimit.
Nė kėtė aspekt zgjidhja ėshtė shumė mė e lehtė nga sa mendohet dhe vjen nėpėrmjet aplikimit tė teknologjive tė ndryshme elektorale qė pėrdoren me shumė sukses prej dekadash nga vende tė zhvilluara
Sistemet e tabulimit elektronik mund tė jenė shumė tė pėrdorshėm nė Shqipėri, sepse mundėsojnė qė fleta e votimit tė mbushet me dorė dhe tė numėrohet nė mėnyrė elektronike. Diēka e tillė e ngjashme ėshtė pėrdorur me shumė sukses prej vitesh nė sistemin e maturės nė Shqipėri.
Por, ka edhe pajisje elektronike qė e regjistrojnė dhe numėrojnė menjėherė votėn qė veprojnė nė njė far mėnyre si bankomatet. Fundja pėrderisa i besojmė shkencės sė elektronikės kursimet e tė ardhurat tona pėrse mos tė kemi besim tek ajo qė shkenca mund tė ofrojė edhe lidhur me njė proces zgjedhor tė lirė, tė ndershėm dhe efikas.
Po ashtu ka shumė vende ku ėshtė aplikuar me shumė sukses edhe votimi nėpėrmjet internetit dhe pėrderisa lidhja me internetin po masivizohet shpejt edhe nė Shqipėri, kjo zgjidhje ėshtė boll e mundshme. Kuptohet qė ska gjė perfekte por gjithsesi kėto qė po pėrdoren gjithnjė e mė dendur nga vendet e zhvilluara janė shumė herė mė tė pėrsosura sesa sistemi primitiv aktual i cili ėshtė njė dėshtim i garantuar.
Teknologjitė mundėsojnė shpejtėsinė e madhe tė numėrimit duke e bėrė pothuaj tė pamundur pėr palėt qė tė bėjnė pėrllogaritje dhe tė planifikojnė se ku duhet ta bllokojnė e ku duhet ta pėrshpejton procesin. Pra eleminohen taktika tė momentit tė fundit dhe tensioni i zgjatjes sė procesit.
Aplikimi i teknologjive tė reja do tė mundėsojnė automatizimin e procesit duke e minimizuar rolin e njerėzve nė proces. Pėr rrjedhojė mundėsia pėr tė deformuar rezultatin nėpėrmjet korruptimit apo kėrcėnimit tė mijėra komisionarėve, numėruesve dhe vėzhguesve nė terren.
Tentativat pėr manipulim lėnė gjurmė mė shumė dhe fal teknologjisė identifikohen mė lehte keqbėrėsit dhe sigurohen nė mėnyrė mė efikase prova pėr ti vėnė ata pas hekurave.
Duhet vėnė nė dukje gjithashtu qė vendi ynė ka njė avantazh tė madh sepse me njė moshė mesatare qė vėrtitet tek 29 vjeē, kėto teknika e procese tė avancuara mund tė pėrvetėsohen dhe aplikohen shumė mė lehtė se nė vende me popullsi mė tė moshuar.
Pra pas procesit tė diskredituar tė numėrimit tė zgjedhjeve tė kėtij viti elita politike shqiptare nuk ka asnjė justifikim pėr tė mos e ndryshuar teknologjinė e administrimit tė votės.
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 