| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Qemajl Morina
Nė fund tė muajit qershor nė kryeqendrėn e Kazakistanit, nė Astana, u mbajt sesioni i 38-tė i Konferencės pėr Bashkėpunim Islamik nė nivel tė ministrave tė punėve tė jashtme, ku nė mesin e 115 vendimeve ishte edhe rezoluta pėr njohjen e Kosovės nga vendet anėtare tė organizatės mė tė madhe ndėrqeveritare nė botė pas OKB-sė. Nė rezolutėn pėr Kosovėn pėrveē tjerash thuhet: Ftojmė tė gjitha vendet anėtare tė marrin parasysh njohjen pavarėsisė sė Kosovės, bazuar nė tė drejtat e tyre tė lira dhe sovrane, si dhe nė pėrputhje me praktikat e tyre kombėtare.
Sipas shkrimit tė sė pėrditshmes beogradase Veēernje novosti tė datės 15.07.2011, nėn titullin: Prishtina lobon pėr 50 njohje, thuhet se pėrpjekjet e Kosovės pėr njohje nga ana e vendeve tė Konferencės Islamike ka pasur edhe mė herėt, nėpėrmes njėrit prej anėtarėve mė me ndikim, tė Arabisė Saudite pėr ta shtyrė rezolutėn pėr njohjen e saj.
Pėrpjekja diplomatike e fundit ndodhi nė fund tė qershorit tė kaluar nė Kazakistan, nė takimin ndėrministror tė OKI-it. Serbia pati sukses qė nėpėrmes shteteve me ndikim, si Azerbajxhanit, Algjerisė, Indonezisė tė pengojė njohjen.
Kjo u bė duke iu falėnderuar amendamenteve tė shteteve nė fjalė, ku nė vend tė tekstit tė propozuar tė rezolutės, ku thuhej: Ftohen tė gjitha shtetet myslimane tė njohin pavarėsinė e Kosovės, u inkorporua fjalia: Secili vend tė vendosė nė pajtim me interesat dhe qėndrimet e tij.
Gazeta duke bėrė njė rezyme tė njohjeve tė deritanishme tė Kosovės, shkruan: Kosova ėshtė njohur nga 76 vende nga 192 sa ėshtė numri i shteteve anėtare tė OKB-sė. Numri mė i madh i njohjeve ishte menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė 53, gjatė vitit 2009 pati 11 njohje, gjatė vitit tė kaluar me gjithė shpalljen e vendimit tė GJND-sė pati gjithsej 8 njohje, kurse gjatė vitit 2011 deri mė sot ka 4 njohje.
Gazeta informon se menjėherė pas pėrfundimit tė konferencės nga Beogradi janė dėrguar emisarėt nė vendet mė me ndikim tė botės islame.
Nga Konferenca pėr Bashkėpunim Islamik, e cila ngėrthen nė vete 57 shtete nga tė katėr kontinentet e botės, deri mė tani pavarėsinė e Kosovės e kanė njohur 19 shtete. Gjė qė ėshtė njė numėr shumė i vogėl nė krahasim me atė qė ėshtė pritur nga ky organizim shtetesh, nė veēanti kur dihet se shumica e kėtyre vendeve kanė pasur njė histori tė ngjashme me atė tė Kosovės si dhe na bashkojnė shumė vlera tė pėrbashkėta.
Kjo rezolutė, ėshtė njė obligim moral pėr kėto shtete, qė ato ta njohin pavarėsinė dhe sovranitetin e Republikės sė Kosovės, nė veēanti pas publikimit tė vendimit tė GJND-sė nė korrikun e vitit tė kaluar.
Ėshtė realitet se bota islame po ballafaqohet me probleme dhe sfida tė shumta. Kjo u pa edhe nga temat e shumta qė ishin objekt shqyrtimi gjatė tri ditėve sa zgjati edhe sesioni i 38-tė i Konferencės pėr Bashkėpunim Islamik nė nivel tė ministrave tė punėve tė jashtme.
Vlen tė pėrmendim se nė konferencė u aprovua edhe Deklarata e Astanės pėr ngjarjet e fundit qė po zhvillohen nė Lindjen e Mesme dhe Afrikėn Veriore, ku iu bė apel qeverive tė atyre vendeve tė gjejnė kompromise nė tė mirė tė popujve dhe vendeve tė tyre.
Temė tjetėr me rėndėsi ishte edhe mobilizimi i tė gjitha vendeve tė Konferencės pėr Bashkėpunim Islamik pėr njohjen e shtetit palestinez nė sesionin e ardhshėm tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė qė duhet tė mbahet nė muajin shtator.
Nė kėtė aspekt diplomacia kosovare duhet tė mobilizohet qė tė gjitha vendeve anėtare, tė cilat ende nuk e kanė njohur Kosovėn tu dėrgohen shkresa zyrtare qė ta bėjnė atė, duke u thirrur nė Rezolutėn e Astanės dhe obligimin qė qeveritė e atyre vendeve kanė marrė. Por, nė tė njėjtėn kohė tė dėrgohen edhe delegacione pėr tė kontaktuar direkt me qeveritė e atyre vendeve, pėr sensibilizimin e opinionit tė atyre vendeve.
Me kėtė rast vlen tė theksohet se sesioni i 38-tė i Konferencės pėr Bashkėpunim Islamik, nė nivel tė ministrave tė punėve tė jashtme, bėri disa ndryshime nė aspektin organizativ, tė cilat sekretari i pėrgjithshėm, Ekmeludin Ihsan Oglu, nė njė intervistė pėr televizionin rus Rusia sot tha se Konferenca Islamike po hyn nė fazėn e reformimit, katėr dekada pas themelimit tė saj.
Kėshtu tash e tutje Organizata e Konferencės Islamike (OKI) do tė quhet Konferenca pėr Bashkėpunim Islamik (KBI), Organizaton of Islamic Cooperation (OIC). Konferenca po ashtu e ndryshoi edhe logon, tė cilėn e kishte prej themelimit tė saj, duke iu pėrshtatur zhvillimeve tė shumta qė kishin ndodhur gjatė periudhės sė kaluar. Tash e tutje nė kuadėr tė Konferencės do tė funksionojė edhe grupi pėr liritė dhe tė drejtat e njeriu si organ i pavarur, i cili do tė merret me monitorimin e lirive dhe tė drejtave individuale dhe kolektive nė kuadėr tė shteteve anėtare.
Po ashtu u propozua se takimet e nivelit mė tė lartė, tė cilat mbaheshin nė ēdo tri vjet, tash e tutje do tė mbahen pėr ēdo dy vjet, qė nėnkupton rritjen e pėrgjegjėsisė qė po ndiejnė liderėt e kėtyre vendeve pėr sfidat me tė cilat po ballafaqohen vendet e tyre.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 