Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
17-08-2011 | 12:52 CET
SHKRUAN
Mentor Nazarko

ODIHR godet nė verė

Mentor Nazarko

Raporti i fundit i ODIHR-it mbi zgjedhjet lokale shqiptare mbėrriti nė njė kohė tė pazakontė, dhe nuk dihet nėse kjo ka qenė e qėllimshme prej autorėve tė raportit, apo shefave politikė tė tyre.

Kjo nuk do tė thotė se po tė vinte mė parė, ai do tė kishte mundėsinė tė ndryshonte gjėrat nė terren. Sapo ai u pėrkthye nė shqip, nė kėtė periudhė pushimesh politike, si zakonisht nė “zbardhjen e tė zezės”, kreu i qeverisė reagoi pėr tė marrė inisiativėn. Ai e vlerėsoi paradoksalisht raportin si “himnizues tė qeverisė dhe tė zgjedhjeve qė ajo di tė pėrgatisė”.

Sikur tė mos reagonte vetė kreu i PS-sė Rama, dje pasdite, reagimi i njė deputeti tė PS-sė, do ngjante krejtėsisht i papėrshtatshėm. Ky nivel reagimi, dukej i papėrshtatshėm pikėrisht pėr shkak tė pėrmbajtjes sė raportit tė OSBE-ODIHR-it.

Ky raport realisht i dha tė drejtė tė gjithė pretendimeve kryesore tė opozitės pėr zgjedhjet nė Tiranė post factum. Pėr pasojė raporti i jep legjitimitet betejės kryesore politike tė opozitės tash e tutje, qė nuk dihet megjithatė se ē’formė do tė ketė sipas tė ashtuquajturit kurs tė ri politik.

Le tė kalojmė atėherė te pėrmbajtja e raportit, duke iu shmangur optikave rreptėsisht partiake qė dominuan emisionet e lajmeve, pėrndryshe tė zėna me vrasje nė familje apo aksidente emigrantėsh.

Raporti nė fjalė ishte shumė i rreptė me cilėsinė e administrimit tė zgjedhjeve lokale nė Shqipėri. Ai kritikonte shumicėn parlamentare, ekzekutivin konkretisht pėr klimė presioni ndaj administratės pėr tė marrė pjesė nė mitingje dhe pėr tė votuar pro kandidatėve tė qeverisė. Raporti madje evidenton nė pėrmbledhjen e vet disa raste tė cilat i kanė konstatuar vetė njerėzit e ODIHR-it.

Ai dėnonte me vdekje Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, njė krijesė e politizuar rėndshėm, edhe me lejen dhe mirėkuptimin e opozitės. Ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, ai kritikonte Kolegjin zgjedhor dhe si pasojė, ai konsideron si tė falimentuar tėrėsisht sistemin e administrimit tė zgjedhjeve nė Shqipėri.

Kėto kritika ishin tė lidhura nė mėnyrė tėrėsore me administrimin e zgjedhjeve nė Tiranė, dhe si pasojė kritikat e OSBE-ODIHR-it, rrėzojnė realisht rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė. OSBE-ODIHR nuk ėshtė organizėm me atribute prokurorie qė tė formulojė aktakuza dhe tė kėrkojė dėnime, por nė fazėn e rekomandimeve, pėr kėto institucione dhe bazėn ligjore tė tyre ai jep shumė sugjerime qė do tė ndryshojnė shumėēka prej kėtyre institucioneve.

Vėrejtjet pėr Tiranėn Opozita pretendonte se veēanėrisht me banorėt romė dhe egjiptianė tė kryeqytetit duhet tė jenė bėrė parregullsi me kartat e identitetit, dhe raporti e konsideron si real kėtė shqetėsim. Mungesa e njė regjistrimi dhe dokumenteve tė identifikimit pėr komunitetin rom dhe egjiptian vazhdonin tė mbeteshin njė problem”, ishin fjalėt e pėrdorura nė raportin e OSBE-ODIHR-it. A mund tė kenė pasur kėto parregullsi ndikim nė rezultatin e ngushtė qė u arrit nė Tiranė? Pyetje retorike.

Opozita ngriti- nuk dihet nėse e ka dėrguar dhe nė prokurori- shqetėsimin e zhvendosjes sė zgjedhėsve nė Tiranė, eventualisht dublimit tė tyre nė dy vendbanime tė ndryshme njėherėsh, megjithėse dhe ajo vetė e ka bėrė njė gjė tė tillė nė zona tė tjera. ODIHR-i i dha tė drejtė, ndėrsa kėrkon qė zgjedhėsit nė tė ardhmen tė kenė adresa realisht tė identifikueshme. Nuk dihet sa i madh ka qenė kjo dukuri, por sigurisht aq sa ka ndikuar nė rezultatin e Tiranės.

Opozita ngriti ēėshtjen e votave tė hedhura nė mėnyrė tė gabuar dhe raporti i jep tė drejtė pretendimeve pėr “ndryshim tė rregullave tė lojės nė tavolinė”, nė disa pjesė tė veta. Ai flet pėr vendime tė KQZ-sė, qė ishin tė paracaktuar “sepse kutitė ishin zhvendosur nė KQZ qė para marrjes sė vendimit”; pėr marrje vendimesh pėr akte normative me shumicė tė thjeshtė, kur duhet tė ishte ndryshe, etj, etj.

Raporti saktėson se “komisionarėt ishin trajnuar t’i konsideronin votat e gabuara si tė pavlefshme”, dhe nė fazėn e rekomandimeve, komisionerėt e ODIHR-it, nuk thonė asgjėkundi se ato nė amendimet e ardhshme tė Kodit duhet tė parashihen si tė vlefshme, siē pretendon kryeministri. Rekomandimet thjesht kėrkojnė qė vlera e tyre tė saktėsohet me ligj dhe jo arbitrarisht. Dmth, nė kėto zgjedhje kishte arbitraritet nė vlerėsimin e tyre. Edhe kėto vota ishin pėrcaktuese nė rezultatin e Tiranės.

Opozita ngriti ēėshtjen e mospėrputhjes sė numrit tė votave me numrin e votuesve dhe raporti i referohet disa herė kėsaj ēėshtjeje si problematike pėr cilėsinė e zgjedhjeve. Ajo madje e bėn kėtė edhe tek pjesa e rekomandimeve, kur kėrkon sanksionim ligjor tė situatave tė mospėrputhjeve. A kishin ndikim kėto vota nė rezultatin e ngushtė tė Tiranės? Pyetje gjithashtu retorike.

Por mbi tė gjitha raporti nė fjalė kritikon Kolegjin Zgjedhor, i cili legjitimoi “ato vendime tė KQZ”, tė cilat raporti i konsideron si pa bazė ligjore, dmth si tė paligjshėm, tė jashtėligjshėm apo tė kundėrligjshėm. Sipas raportit Kolegji ka gabuar me miratimin e dy “vendimeve kontradiktore”tė vetat, veēanėrisht duke mos marrė nė shqyrtim ankimimin e fundit tė opozitės pėr pavlefshmėri; ka gabuar me tė ashtuquajturin akt normativ, etj, etj.

Ka dhe momente tė tjera tė hollėsishme nė raport qė qartėsisht tregojnė se nė sytė e vėzhguesve tė paanshėm ndėrkombtarė, rezultati i Tiranės ėshtė manipuluar jo thjesht procedurialisht.

Dhe tani vjen pyetja e natyrshme: cilat janė pasojat e raportit?

Raporti i njė misioni ndėrkombėtar pėr zgjedhjet shqiptare, i cili pėr herė tė parė u drejtua nga njė amerikan i rreptė, pėrfaqson sistemin e referimit nė gjykimet e ardhshme tė ndėrkombėtarėve pėr zgjedhjet. Ėshtė kjo arsyeja pse sakaq kryeministri Berisha vendosi ta sakrifikojė KQZ-nė, kamikazen e shumicės nė kėto zgjedhje, nė njė pėrpjekje pėr t’u dukur se respekton rekomandimet.

Mbi tė gjitha ky raport do tė pėrcaktojė qėndrimin e Bashkimit Evropian pėr zgjedhjet. Ky qėndrim duket se qė para pėrkthimit nė shqip tė raportit, ka vendosur hije serioze mbi integritetin e institucioneve dalė prej tyre, veēanėrisht bashkinė e Tiranės.

Kjo u duk nga lejimi i vetėm njė fotografie tė thjeshtė tė shefit tė misionit tė BE-sė, nė njė takim me kryetarin e bashkisė sė Tiranės. Ky raport do tė pėrcaktojė pėr pasojė dhe ritmet e integrimit tė vendit, sa kohė qė njė pjesė bukur e mirė e rekomandimeve tė BE-sė pėr Shqipėrinė lidhen me zgjedhjet.

Ky raport nuk vlen siē thotė dikush pėr post-zgjedhjet, por si dėnim pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri. Transparenca e tyre, qė konstatohet nė raport, thjesht dhe vetėm e pėrkeqėsoi imazhin dhe nxori nė dritė problemet e tyre, apo arrogancėn e dhunuesve nė dritė tė diellit dhe jo cilėsinė e zgjedhjeve. Ndaj niveli i reagimit politik tė opozitės deri dje nė orėn 19.30, ishte me tė vėrtetė i papėrshtatshėm.

Reagimi i kreut tė PS-sė, Rama ishte i vonuar pėr goditjen qė ODIHR zgjodhi ta jepte nė verė.

3.7/5 (3 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51