| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Mentor Nazarko
Prej 25 korrikut nė Kosovė vazhdojnė polemikat nė lidhje me procesin politik tė nisur me tė ashtuquajturat masa tė reciprocitetit ndaj Serbisė.
Nuk dihet ende se ēkahe do tė marrin kėto polemika pas ngjarjeve tė pardjeshme nė kufijtė veriorė tė saj, kur bashkėsia serbe e veriut ėshtė pėrplasur me armė me KFOR-in dhe EULEX-in. Siē shihet, ky proces ėshtė bujar me tė gjithė shkruesit e rinj dhe ka akoma mjaft lėndė, ngjarje, pasoja, pėr tu analizuar prej tyre.
Me kėtė logjikė, po pėrfshihem dhe unė nė kėto polemika. Po prirem jo pėr konformizėm qė ti jap tė drejtė tė gjithė pjesėmarrėsve nė polemikė. Pra, duhet ti jap tė drejtė qoftė atyre qė mendojnė se Kosova humbi nėpėrmjet kėtij procesi, qoftė dhe atyre qė thonė se fitoi. Nė fund tė fundit, prej njė akti politik nuk mund tė priten vetėm pasoja pozitive, por dhe negative.
Pra, po i jap tė drejtė qoftė atyre qė e shohin reciprocitetin si shkėmbim tė vulave kosovare me qindra maunat serbe qė po hynė plot padurim nė tregun e Kosovės, qoftė atyre qė e shohin problemin pak mė gjerė, nė njė optikė ndėrkombėtare. Janė plotėsisht tė drejta, madje tė vyeshme, edhe kritikat e brendshme nė Kosovė pėr tė ashtuquajturėn luhatje tė qeverisė, apo mungesės sė planifikimit, tė vendosmėrisė sė saj nė pėrballjen e problemeve nė veri tė vendit, etj.
Nė rastin mė tė keq, kėto kritika e forcojnė pozicionin ndėrkombėtar tė qeverisė, e cila mund ta shesė kėshtu mė mirė moderacionin e vet tek partnerėt e huaj. Pra, ky ėshtė roli pozitiv i opozitės nė njė vend i cili po forcon statusin e saj ndėrkombėtar: qeveria u thotė partnerėve se unė jam alternativa e moderuar e njė opozite ekstremiste. Megjithatė, ka dhe tė tjera kėnde shikimi tė kėtij procesi. Analiza mė e plotė e atij procesi duhet tė pėrftohej pikėrisht nga njė shikim i integruar i tij, nga plani i brendshėm me atė ndėrkombėtar.
Dhe, prej kėtij kėndvėshtrimi, ne duhet me patjetėr ti referohemi dhe vėzhguesve tė huaj. Ata, ndryshe nga ne, nuk kanė interesa lokalė. Pėr mė shumė kur janė vėzhgues autoritarė qė i ndjekin zhvillimet e rajonit prej shumė vitesh, ata duhet tė merren seriozisht. Njeri prej tyre, Tim Judah, e titullonte shkrimin e vet tė fundit nė The Economist: Serbėve po u merret fryma.
Po mundohem nė analizėn e mėposhtme, tė riinterpretoj disa prej pėrfundimeve tė tij me frymėmarrje ndėrkombėtare. Modestisht sugjeroj qė ata qė analizojnė lokalisht duhet tė rishikojnė pozicionet e tyre pas kėtij shkrimi tė Judah. Ose tė saktėsojnė qė nė krye tė herės se analiza e tyre ėshtė e kufizuar nė planin lokal. Megjithėse realisht procesi qė zu fill me masat e reciprocitetit nuk mund tė shihet kurrsesi vetėm nė atė plan.
Pasoja mė e rėndėsishme e procesit tė 25 korrikut, i cili me siguri nuk mund tė quhet se u ndal qoftė dhe me ngjarjet e dhunshme tė ditės sė pardjeshme, ėshtė forcimi i statusit ndėrkombėtar tė Kosovės. Vėrtet, Serbia po vazhdon tė fusė qindra maune nė tregun e Kosovės, pėrkundrejt atyre tė Kosovės qė numėrohen me gishta, por sot veēanėrisht me ngjarjet e fundit, kur popullsia serbe e Veriut i kundėrvihet KFOR-it me armė, Serbia po humb shumė ndėrkombėtarisht. Bashkimi Evropian nuk mund tė pranojė qė institucionet e kėtij shteti ti kundėrvihen KFOR-it, ushtarėve tė vendeve anėtare qė po rrezikojnė jetėn e tyre. Sot Serbia ėshtė larguar prej statusit tė kandidatit nė BE, pikėrisht pse ka zgjedhur tė adoptojė kėtė sjellje.
Institucionet aktuale serbe tė demokratit Tadiq nė frikėn e pėrballjes sė ardhshme zgjedhore kanė zgjedhur linjėn antiperėndimore nėn presionin e krahut nacionalist. Ndėrsa Kosova, duke u treguar konstruktive, duke respektuar kalendarin e dialogut, duke mos zgjedhur linjėn e ashpėr, ia mbėrriti tė marrė sinjale pėr perspektivėn e dialogut mbi liberalizimin e vizave. Madje, Judah shkruan se njė burim nga radhėt e administratės nė Serbi mė tha se, duke pėrkrahur kosovarėt, BE dhe SHBA po e vendosin Boris Tadiqin nė njė situatė aq tė vėshtirė, sa qė njė vrasje tjetėr - pas asaj tė Zoran Gjingjiēit, ish-kryeministrit tė Serbisė, nė vitin 2003 - nuk ėshtė larg mendjes.
Pasoja e dytė e procesit qė zu fill me masat e reciprocitetit ėshtė pa diskutim mbyllja e perspektivės sė ndarjes sė Kosovės. Mesazhi i fortė i dhėnė nė Beograd prej kancelares Merkel, i tipit ndalni institucionet paralele qė tė merrni ftesėn pėr BE, e mbylli edhe politikisht kėtė perspektivė. Nė terren, pėrfshirja e KFOR-it nė vendosjen e doganierėve dhe policėve kosovarė, pėrplasja e tyre me barrikadat dhe armėt e protestuesve serbė, nuk po bėhet pėr tė respektuar Kodin Doganor tė Kosovės, por integritetin territorial tė saj.
Edhe mė kritiku ndaj procesit tė reciprocitetit duhet ta kuptojė se KFOR-i nuk po rrezikon jetėn e ushtarėve tė vet pėr ti bėrė ndonjė favor Serbisė, por pėr tė ndalur ndarjen e kufijve. Ėshtė detyrim i Kosovės pastaj qė duke nisur prej kufijve tė vendosė sovranitetin nė gjithė territorin, nė mėnyrė tė moderuar, me durim, sepse nė fund tė fundit edhe serbėt e veriut janė qytetarė tė saj. Nė favor tė Kosovės luan me siguri dhe fakti se serbėt e pjesės tjetėr nuk e kanė mbėshtetur luftėn e serbėve tė veriut, dhe Evropa nuk mund tė rrezikojė njė luftė tė re nė Ballkan, pėr 40 mijė serbė tė cilėt tė paguar disa fish edhe prej qeverisė serbe, duan tė mbajnė hapur perspektivėn e ndarjes sė Kosovės...
Por, ne na intereson njė pėrfundim tjetėr, me vlerė mbarėkombėtare. Ashtu si nė enėt komunikuese, zhvillimet nė Kosovė ndikojnė ato nė Shqipėri dhe anasjelltas. Kjo sjellje konstruktive e Kosovės, qė nisi si sjellje e vendosur me masat e reciprocitetit, e ka vendosur automatikisht Serbinė nė pozitė tė keqe veēanėrisht para BE-sė... Nė kėtė optikė, Shqipėria ngjan e favorizuar pėrballė Serbisė nė marrjen e ftesės pėr statusin e kandidatit, tė paktėn sė bashku me Serbinė edhe pse jo nė 2011.
Pra, nga skenari i pranverės sė 2011, kur vetėm Serbia pritej tė merrte ftesėn, sot Shqipėria falė Kosovės ka shansin ta marrė ftesėn bashkė me Serbinė. Nė njė rast tė tillė, del normale dhe njė pyetje qė ngjan pak jashtė teme. Po nėse Serbia po e ngadalėson integrimin e vet nė BE, pėr shkak se respekton interesin e vet kombėtar, qė sipas saj gjendet nė Kosovė, ēfarė interesi ka respektuar mazhoranca shqiptare, e cila e ka shtyrė kalendarin e integrimit?
Sikur tė mos ishte Kosova, do tė mbeteshim sėrish prapa Serbisė...
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 