| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Qemajl Morina
Mė 24 shtator, kryetari i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, i njohur edhe si Abu Mazin, nė Nju-Jork zyrtarisht i dorėzoi Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun, kėrkesėn e vendit tė tij pėr anėtarėsim me tė drejta tė plota nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.
Ky akt po vinte pas njė periudhe prej 26 vjetėsh, atėherė kur nė vitin 1974, lideri historik palestinez, Jaser Arafat, i ishte drejtuar Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, ku apeloi te bashkėsia ndėrkombėtare tė mos lejojė qė dega e fikut tė bjerė nga dora e tij.
Ndėrkohė, konflikti i gjatė palestinezo-izraelit, i filluar mė 1919, atėherė kur gjenerali britanik Belfor u premtoi udhėheqėsve tė Lėvizjes Sioniste vendosjen e hebrenjve nė tokat arabėve palestinez, mori pėrmasa mė tė mėdha me themelimin e shtetit izraelit mė 15 maj 1948, kur filloi vendosja e kolonėve ēifutė nga tė gjitha anėt e botės. Pėr kėtė shkak, gjatė kėsaj periudhe kohore, nė mes arabėve dhe izraelitėve u zhvilluan katėr luftėra me pėrmasa tė gjera.
Kėrkesa e Abasit pėr anėtarėsim nė OKB pėrbėhej prej 3 pjesėve. E para pėrmban dokumentin e kėrkesės zyrtare pėr anėtarėsim tė plotė nė organizatėn ndėrkombėtare. E dyta, njė shkresė drejtuar Ban Ki Munit pėr ta pėrcjellė kėrkesėn zyrtare nė Kėshillin e Sigurimit sa mė parė tė jetė e mundur.
E treta, obligimin qė shteti i ardhshėm palestinez do ti pėrmbahet Kartės sė Kombeve tė Bashkuara. Kryetari i Autoritetit palestinez pėrkufizoi planin palestinez nė pesė pika.
E para: Formimi i shtetit palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor, mbėshtetur nė vendimet ndėrkombėtare, zgjidhjen e problemit tė refugjatėve sipas iniciativės arabe dhe vendimit tė Kombeve tė Bashkuara tė vitit 1949 dhe lirimin e robėrve tė luftės dhe tė tė burgosurve tė tjerė.
E dyta: Refuzimi i dhunės dhe terrorizmit, duke pėrfshirė edhe atė tė shteteve.
E treta: Zgjidhja e problemeve me bisedime, tė cilat nuk mund tė fillojnė pa ndėrprerjen e ndėrtimit tė kolonive.
E katėrta: Rezistenca popullore pėr tu pėrballur me kolonizimin.
E pesta: Tė gjitha pėrpjekjet palestineze nė asnjė mėnyrė nuk kanė pėr qėllim izolimin e Izraelit, por ato janė tė drejtuara kundėr kolonizimit izraelit tė tokės palestineze.
Kryetari i Autoritetit palestinez iu drejtua tė pranishmėve nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, ku kėrkoi tė dėgjojė zėrin e bashkėsisė ndėrkombėtare, duke shtuar: A do tė lejojė bota qė ne tė mbetemi populli i vetėm i okupuar pėrgjithmonė nė rruzullin tokėsor?.
Pastaj shtoi: Pas 63 vjet okupimi u them: mjaft, mjaft, mjaft. Pėr tė shtuar: Nė mesin e pranverės arabe, po lind pranvera palestineze. Fjalimi i kryetarit tė Autoritetit palestinez, Abu Mazin, i cili zgjati afėr 50 minuta, u prit me duartrokitje frenetike nga delegacionet e shumta qė morėn pjesė nė sallėn e madhe tė OKB-sė. Ky akt tregonte se shumica e shteteve janė nė anėn e sė drejtės sė palestinezėve.
Palestinezėt, nė fushatėn e tyre disamujore patėn sukses tė marrin njohjen e 130 shteteve nga tė gjitha anėt e botės dhe me kėtė kanė mundėsi qė ēėshtja e njohjes sė tyre tė paraqitet pėr votim nė Asamblenė e OKB-sė. Sepse, kėrkesa e tyre ėshtė ēėshtje e ndėrgjegjes njerėzore, nė tė cilėn nuk mund tė dyshojė askush.
Megjithatė, radhitja e shumicės sė vendeve perėndimore nė anėn e Izraelit, mbetet mėkati moral mė i madh i Perėndimit, ku nuk funksionon gjuha e kushtetutės, principi i sė drejtės, vlera e lirisė dhe baza e dinjitetit, shkruan analisti arab Husejn Shebkeshi nė tė pėrditshmen saudite Esh-sharkal Avsat qė botohet nė Londėr.
Ndoshta edhe optimistėt mė tė mėdhenj nuk kanė menduar se presidenti amerikan, Barak Obama, do ta bekonte hapin e presidentit palestinez, Mahmud Abas, lidhur me kėrkesėn e Palestinės pėr tu bėrė anėtare zyrtare me njohje tė plotė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.
Ndodhi ajo qė ishte e pritur. Obama refuzoi, idesė sė tij shkoi Nikola Sarkozi, nė fjalimet e tyre nė OKB. Nė kohėn kur kėta dy liderė pėrkrahin revolucionet arabe, tė cilat kėrkojnė tė drejtat e popujve dhe dinjitetin e tyre, ata qėndrojnė kundėr njė kėrkese tė vjetėr dhe tė drejtė, para popullit tė vetėm nė botė, i cili po pėrjeton nėnshtrimin dhe pėrbuzjen nga populli izraelit.
Popujt arabė, tė cilėt pas fjalimit tė njohur tė Barak Obamas nė Universitetin e Kajros, nė qershor tė vitit 2009, ku premtoi se Amerika nuk pranon legjitimitetin e ndėrtimit tė kolonive tė reja nė tokėn palestineze, dhe se viti 2009 do tė jetė viti i formimit tė shtetit palestinez, e cilėsuan zhgėnjyes fjalimin e Obamas mbajtur ditė mė parė nė Asamblenė e OKB-sė nė Nju-Jork. Pėr kėtė shkroi edhe Gareth Evans, ish-ministėr i Jashtėm i Australisė: Izraeli dhe Amerika, por edhe shumė vende perėndimore, po radhiten nė anėn e gabuar tė historisė.
Nė botėn arabe po bien regjimet, tė cilat nė njė anė po i kėndonin mbrojtjes sė kauzės palestineze e nė nėn tjetėr po brutalizonin popujt e tyre nėn kėtė parullė. Tash popujt arabė janė vetėdijesuar. Beteja e ardhshme e Izraelit nuk do tė jetė me regjime tė korruptuara, tė cilat mund ti mashtrojė, por me popuj revolucionarė, tė cilėt duan tė ruajnė dinjitetin dhe lirinė e tyre.
Nuk ka dyshim se pranvera arabe do ta gjejė rrugėn e saj edhe nė Palestinė, andaj refuzimi i Perėndimit pėr njohjen e legjitimitetit tė saj, si njė e drejtė e patjetėrsueshme e saj dhe si ēėshtje morale par ekselans, do tė nxitojė nė arritjen e mėhershme e mė tė shpejtė tė revolucionit nė Palestinė. Kjo mė sė miri u pa nga pritja qė iu organizua presidentit palestinez nė Ramallah pas kthimit nga Nju-Jorku.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 