| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Ibrahim Rexhepi
Nuk ka politikė pa ekonomi, e as ekonomi pa politikė. Prandaj, vėshtirė ėshtė tė thuhet se sa ėshtė politik propozimi i buxhetit tė Kosovės, pėr vitin 2012. Por, ēėshtja merr dimension tjetėr nėse ai mė shumė pėrmbush interesat partiake, sesa ato tė pėrgjithshme. Nuanca tė kėtilla ka edhe dokumenti qė ėshtė nė procedurė parlamentare.
Ato vėrehen sidomos kur merret parasysh ndarja e granteve pėr komuna, apo te shtrirja e shpenzimeve kapitale. Ilustrimi mė i mirė duket nga shpėrndarja e rreth 14.4 milionė eurove sa parasheh tė shpenzojė Ministria e Arsimit dhe e Shkencės pėr ndėrtimin e shkollave tė reja. Nė dy komuna ku pushtetin lokal e ka LDK-ja nuk do tė investohet asnjė cent, kurse katėr tė tjerat marrin 19 pėr qind nga shuma totale; 14 komunat e PDK-sė pėrfitojnė 55 pėr qind tė investimeve tė kėsaj ministrie, kurse pesė komunat qė qeveris AAK-ja marrin 27 pėr qind tė kėsaj shume.
Ndarje tė ngjashme ka edhe nė lėmitė tjera. Ndėrkaq, mė e keqja ėshtė se kritikėve tė mėnyrės sė shpėrndarjes dhe shpenzimit tė parasė publike zyrtarė nga qeveria iu pėrgjigjen se jeni kundėr investimeve nė Drenicė; nuk dėshironi tė zhvillohen komunat qė i ka PDK-ja; jeni kundėr autostradės sė kombit, etj.
Nė fakt, asnjė kritikė nuk ka kėtė pėrmbajtje. Por, kėrkohet arsyeshmėria e kėtij investimi, pėrkatėsisht sa po ndikojnė ato nė ngritjen e standardit, respektivisht tė numrit tė punėtorėve, apo pėr uljen e varfėrisė. Pėrmes kėtij prizmi nuk duket se kėto para po sjellin ndryshime cilėsore.
Nė kėtė vazhdė del edhe njė problem tjetėr buxhetet kryesisht janė dokumente ad hock. Qeverisė i mungojnė plane, apo strategji afatgjata, ku do tė mbėshtetet dokumenti pėr financimin e shtetit gjatė njė viti fiskal. Buxhetet nuk pėrputhen as me dokumentin bazė - Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve.
Ndonėse kėto dy dokumente kanė tė njėjtin qėllim, shpėrputhjet ndėrmjet tyre janė tė mėdha. Prandaj, edhe ėshtė vėshtirė tė identifikohen qėllimet afatgjata, si edhe mėnyra se si do tė arrihen disa tregues makroekonomikė.
Madje, kur merret parasysh burimi i tė hyrave buxhetore, atėherė duket qartė se komponenta zhvillimore ėshtė injoruar tėrėsisht. Jo vetėm nė mot, por edhe gjatė viteve tė tjera, sė paku sipas Kornizės Afatmesme tė Shpenzimeve, nuk pritet rritja e pjesėmarrjes sė tė hyrave tė brendshme. Arka e shtetit do tė mbushet nga importi. Vazhdon importimi i artikujve pėr konsum dhe eksporti i parasė.
Kjo, sipas qeverisė, do tė ndodhė nė kohėn kur shumė vende pėrballen me kriza tė rėnda dhe kanė frikė nga njė recesion i thellė. Efektet e kėsaj gjendjeje pa dyshim se do tė reflektohen edhe nė Kosovė, meqenėse do tė ketė rėnie tė remitancave, bankat do tė jenė shumė mė rigoroze nė huadhėnie, ndėrsa edhe mė tutje do tė ketė rėnie tė investimeve.
Krahas kritikave tė ashpra qė i adresohen sponsoruesit tė buxhetit ka pak propozime alternative qė do tė ofronin njė zgjidhje mė tė mirė. Kėtu ia vlen tė pėrmendet buxheti alternativ i LDK-sė, i cili sjell disa risi, por nė esencė nuk mund tė shkėputet aq shumė nga kornizat e propozuara nga Qeveria e Kosovės.
Secili hartues i ndonjė alternative e ka vėshtirė ta bėjė kėtė, meqenėse nuk mund tė injorojė obligimet e mėdha qė ka pranuar kjo qeveri, si rritja e shpenzimeve me rastin e rritjes sė pagave, apo edhe qė pėr dy vjetėt e ardhshme duhet tė paguajė nga 300 milionė euro pėr autostradėn. Partia mė e madhe nė opozitė bėn njė bilanc mė tė mirė dhe propozon qė krahasuar vitit 2011, tė hyrat tė rriten pėr 55 milionė euro, kurse shpenzimet pėr 34 milionė euro.
Kjo do tė ndikonte qė bilanci primar tė mbahet nė 2,7 pėr qind tė GDP-sė, kurse ai i pėrgjithshėm nė 2,95 pėr qind. Ndėrkaq, sipas propozimit tė qeverisė, deficiti do tė arrijė nė 3,5 pėr qind tė GDP-sė, qė ėshtė jashtė kritereve tė BE-sė. Propozohet shtyrja e shitjes sė PTK-sė, kurse projekti i autostradės tė pėrfundojė njė vit mė vonė.
Kėto do tė mundėsonin njė shpėrndarje mė tė mirė tė shpenzimeve, pėrkatėsisht do tė pėrfitonte bujqėsia, do tė kryheshin disa projekte nė infrastrukturė, tė cilat kanė mbetur nė gjysmė dhe do tė financoheshin projekte qė sjellin zhvillim dhe punėsim.
Pa marrė parasysh risitė qė ofrohen, dokumenti pėrfundimtar nuk duhet pritur se mund tė pėsojė ndryshime nė krahasim me versionin e propozuar. Tekefundit, kjo edhe mund tė jetė e logjikshme, meqenėse pėrgjegjėsinė pėr implementimin e tij do ta ketė po kjo qeveri.
Mirėpo, ėshtė krejtėsisht e papranueshme qė ajo sė paku tė mos ketė parasysh faktet qė tregojnė pėr pasojat e mundshme qė mund tė sjellė mėnyra e tillė e shpenzimit tė parasė publike. Posaēėrisht se buxheti nuk ėshtė zhvillimor, thellon deficitin, rrit borxhin publik dhe nė njė pjesė tė madhe ai financohet duke tjetėrsuar asetet kombėtare.
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 