| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Qemajl Morina
Fitoret e njėpasnjėshme, me njė pėrqindje mbi 40%, qė korrėn kėto ditė lėvizjet islame nė zgjedhjet parlamentare, si partia En-nahda nė Tunizi, partia Drejtėsi dhe Zhvillim nė Marok, partia Liri dhe Drejtėsi, krahu politik i Vėllezėrve Myslimanė nė Egjipt, bėnė qė shumė analistė tė pyesin se ku fshihet sekreti i njė suksesi tė kėtillė?
Siē duket, pas dėshtimit tė nacionalistėve dhe tė majtistėve arabė, radha po iu vjen islamikėve.
Kėto suksese tė islamikėve nuk u pritėn mirė si nga qarqe tė caktuara brenda botės arabe, por as nga qarqe zyrtare tė botės perėndimore. Aq mė tepėr, u krijua njė ankth se po qe se islamikėt vijnė nė pushtet, ēka do tė ndodhė me popullatėn tjetėr, e nė veēanti me pakicat e krishtera?
Pėrgjigjet nė pyetje tė kėtilla nuk vonuan e erdhėn nga vetė liderėt e kėtyre partive, duke shpjeguar se ata pranojnė diversitetin politik, sistemin demokratik, qeverisjen qytetare, kushtetutėn civile, ku sigurohen drejtėsia, pluralizmi dhe liritė e pakicave si njė model pėr shoqėritė ku ata jetojnė. Nė veēanti kur dihet se vetė ata pėr dekada tė tėra kishin qenė objekt persekutimi dhe keqtrajtimi nga ish-pushtetarėt.
Kėtu ndoshta edhe qėndron shkaku qė shumė qytetarė po kanė besimin qė atyre tua japin votėn e tyre.
Nė anėn tjetėr, islami politik gjatė periudhės prej disa dekadash ishte prezent nė formė tė njė rrjeti mirė tė organizuar pėr tu dalė nė ndihmė njerėzve nė nevojė, pėr ēka edhe ishte afirmuar mirė nė shtresat mė tė gjera tė shoqėrisė arabe.
Nė tri dekadat e fundit, rezistenca e islamit politik ndaj pushtetarėve pėr mohimin e fitoreve nė zgjedhje dallonte prej vendit nė vend, sipas mundėsive dhe kushteve qė u imponoheshin. Algjerianėt nxituan dhe dhunėn e kthyen me dhunė, nė ndėrkohė qė tunizianėt, egjiptianėt dhe jordanezėt u treguan mė tė matur, ndėrsa qė Hamasi me ndihmėn e Sirisė dhe Iranit u nda me Gazėn duke pėrdorur fuqinė ushtarake.
Nė periudhėn vijuese islami politik duhet tė ketė kujdes nga dy gjėra:
E para: Feja tė mos pėrfshihet nė konfliktin politik. Kjo ēėshtje ėshtė shumė e rrezikshme pėr fenė. Kėtė e kuptoi shumė mirė shejhi i El-Az-herit nė dokumentin e publikuar pėr tė ardhmen e sistemit qeverisės nė Egjipt. Andaj, pyetja e cila shtrohet ėshtė se a mund tė adaptohen islamikėt me shtetin qytetar, nė kuadėr tė rilindjes intelektuale dhe politike, kur dihet se nė mesin e tyre ka kategori dhe personalitete, tė cilėt janė tė njohur me tezat e tyre iluministe.
E dyta: Shumė prej partive politike islame kanė pasur lidhje me Iranin dhe lėvizjet iraniane, qoftė nė Lindje apo nė Perėndim, pėr shkak tė ēėshtjes palestineze dhe luftimin e ndikimit amerikan dhe sionist nė atė pjesė tė botės.
Ndėrkohė, Administrata amerikane ndryshimet nė botėn arabe po i analizon me njė shikim pozitiv, pėr ēka edhe ka filluar kontaktet e para me pėrfaqėsuesit e partive islamike. Ditė mė parė, kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu, i cili pasi kishte kaluar njė vit i plotė nga fillimi i revolucioneve arabe, pėr Pranverėn arabe kishte thėnė se po e ēon prapa Lindjen e Mesme.
Natanjahu sulmoi tė gjithė liderėt evropianė dhe botėrorė, veēanėrisht presidentin Obama, se nuk ka kuptuar asgjė nga Pranvera arabe. Ata janė naivė, tha Natanjahu, duke shtuar se Pranvera arabe mund tė kthehet nė njė lėvizje antiperėndimore, antiliberale, antiizraelite dhe antidemokratike.
I pyes sot ata, kush nuk e ka kuptuar realitetin? Kush nuk e ka kuptuar historinė?, tha ai nga podiumi i Kness-it.
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 