| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Sdi a e keni vėrejtur skemėn programore tė mesjavės nė RTK, por ja njė pėrkujtim se ēfarė ka pasur tė mėrkurėn: 20:10 Program muzikor, 21 Zėri ynė, 21:30 Program muzikor, 21:50 Pro et Contra; 22:25 Gruaja sot. E tė mos kthehemi tek e marta qė as vetė redaksia e RTK-sė nuk do ti binte nė fije se ēfarė kanė transmetuar. Krejt kjo ėshtė pasojė e pushimit tė Ligės sė Kampionėve, pa tė cilėn RTK ka njė mesjavė tė vdekur pėr nga cilėsia e programeve, dhe duket se ėshtė dorėzuar karshi serialeve turke nė kanalet komerciale.
Goditje e madhe pėr ta ka qenė humbja e ndeshjeve tė Premier Ligės angleze nė futboll. Nėse marrim parasysh buxhetin e shpenzuar nė prodhime vendore qė po kėrkon qeveria, kinse pėr tė mirėn e shikuesit dhe tė hollat pėr Premier Ligėn, atėherė sdyshoj qė mė shumė kanė kushtuar serialet dramatike pa kurrfarė drame dhe njė kamion debate sesa ndeshjet e ligės mė tė mirė nė botė nė futboll. Politikė e gabuar e RTK-sė?
Ndoshta, por sduhet tua zėmė pėr tė madhe pasi mė shumė janė tė interesuar pėr miratimin e ligjit qė do tė uzurponte pronat e RTP-sė pa marrė kurrfarė pėrgjegjėsie ndaj kuadrove qė kanė protestuar mė shumė se gjysmėn e viteve tė lirisė pėr mėshirė qoftė nga RTK qoftė nga qeveria jonė qė nuk pėrzihet nė ēėshtjet e brendshme tė televizionit publik! Sjam kundėr programeve qė po transmetohen nė mesjavė nė RTK, por jam kundėr orarit, ku transmetohen pasi programi i mbrėmjes nuk ėshtė vendi i tyre.
Derisa RTK po vdes nga mungesa e futbollit, KTV nuk po mund tė hapė sytė nga futbolli. Dorėn nė zemėr liga spanjolle ofron 2 ndeshje derbi nė vit, dhe nga dy ndeshje nė javė, Barcelona dhe Reali. Tė vendosėsh pėr shembull ndeshje tė Betis, Mallorca, apo diēka tė ngjashme nė prime-time gjatė fundjavės ėshtė mėkat pėr shikuesit. E gjithashtu edhe gjithė kosovarėt nuk janė tė identifikuar me Realin ose Barcelona. Ide e mirė do tė ishte zhvendosja e disa ndeshjeve nė kabllor tek Arta, dhe tė sillnin ndonjė program origjinal, jo pėrsėritje tė filmave.
Sė fundi ėshtė bėrė zakon adaptimi i formateve mjaft tė suksesshme ndėrkombėtare nga televizionet shqiptare. I fundit nė kėtė vazhdė ėshtė X Factor Albania. Versioni origjinal britanik pa dyshim qė ėshtė njėra ndėr gjėrat mė tė mira pėr momentin nė televizion. Por, versioni shqiptar, sė paku episodi i parė thjesht nuk meriton as tė quhet ashtu. Episodi i parė qė u transmetua tė dielėn nė Klan dhe Klan Kosova ishte shkalla mė e ulėt e produksionit televiziv.
Pėr dy orė rresht duartrokitjet nuk janė ndalur, as gjatė promove pėr qytetet e audioneve e as gjatė vlerėsimit tė jurisė. Ka pasur aq shumė gumėzhinė sa qė akoma mė duket se dėgjoj tinguj tė ēuditshėm, edhe pse ka kaluar tashmė njė javė. Njė problem tjetėr ishte edhe montazhi qė nuk linte njė skenė mė shumė se 5 sekonda, qė thjesht tė prishte nervat. Ndėrkaq, juria ka pasur njė nivel aq tė ulėt sa qė gjithēka qė kėndonin konkurrentėt shkėlqente. I vetmi qė vlerėsonte nė nivel herė-herė ishte Pandi Laēo. Shyqyr qė kreatori i kėtij formati, Simon Cowell nuk e ka parė kėtė episod.
Ndėrsa, pėrgatitja teknike e formatit konkurrent The Voice, ėshtė nė njė nivel tė lartė, modern. Por, gabimi qė po bėn Top Channel ėshtė ekspozimi i tepėrt i kėtij formati. 4 orė nė javė ėshtė shumė tepėr. 170 milionė amerikanėve iu janė nevojitur 24 orė (12 episode) pėr tė gjetur vokalin e tyre, 5 milionė shqiptarė kanė nevojė pėr mė shumė se 50 orė!
beka (ferizaj): 15-01-2012 12:47
refet cela (prizren): 14-01-2012 22:31
Hamdi (Prishtine): 14-01-2012 12:05
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 