| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Qemajl Morina
Mė 11 janar, nė Egjipt, pėrfundoi raundi i tretė dhe i fundit i zgjedhjeve parlamentare, tė cilat konsiderohen zgjedhjet e para tė lira qė po mbaheshin nė gjashtėdhjetė vjetėt e fundit nė shtetin mė tė madh arab, edhe pse islamikėt, tė pėrfaqėsuar nė lėvizjen Vėllezėrit Myslimanė, e formuar nė vitin 1928 nga imam Hasan el-Benna, vazhdimisht nė Egjipt kishin qenė partia mė e popullarizuar, por ata asnjėherė nuk kishin ardhur nė shprehje tė vinin nė pushtet. Andaj, kishte tė drejtė kėto ditė njė analist egjiptian, i cili pohoi se e vetmja prognozė e saktė e ish-pushtetarėve arabė nė bisedat e tyre me perėndimorėt ishte ajo se pas largimit tė tyre nga pushteti, nė vend tė tyre do tė vijnė islamikėt.
Sipas statistikave tė fundit, partia Liri dhe Drejtėsi, krahu politik i Vėllezėrve Myslimanė, fitoi 237 vende nė parlamentin e ardhshėm egjiptian, nga numri 498 i vendeve sa numėron parlamenti egjiptian, duke u radhitur nė vendin e parė. Nė vendin e dytė u radhit partia Nur selefiste, duke fituar 120 vende, nė vendin e tretė erdhi partia El-vafd me 45 vende, kurse vendin e katėrt e zuri Grupimi pėr Egjiptin me 40 vende.
Nė kuadėr tė njė vizite qė ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter, nė emėr tė fondacionit tė tij pėr vėzhgimin e zgjedhjeve nė Egjipt ishte takuar me sekretarin e pėrgjithshėm tė Vėllezėrve Myslimanė, Muhamed Bedi dhe zėvendėsin e tij, Hajret Esh-shatir, pasi qė ishte takuar me kryetarin e partisė, Muhamed Mursi.
Zėdhėnėsi i lėvizjes sė Vėllezėrve Myslimanė, Mahmud Gazelan, pohoi se ish-presidenti amerikan u uroi Vėllezėrve fitoren e madhe dhe se ai ishte bindur personalisht pėr dashurinė dhe respektin e madh qė gėzojnė Vėllezėrit Myslimanė tek populli egjiptian.
Sekretari i pėrgjithshėm i Vėllezėrve Myslimanė pėrshėndeti ish-presidentin amerikan pėr vizitėn e tij, duke shpresuar se tė gjitha vendet, e nė krye tė tyre SHBA-tė, do ta respektojnė vullnetin e popujve, do ta ndryshojnė politikėn e tyre ndaj strukturave tė zgjedhura nga vota e popullit, do tė ndėrpresin ēfarėdo pėrkrahje tė regjimeve diktatoriale si dhe nuk do tė ndėrhyjnė nė ēėshtjet e brendshme tė shteteve tjera.
Mė 23 janar ėshtė paraparė inaugurimi i punės sė parlamentit tė ri demokratik tė Egjiptit Janė duke u bėrė kalkulimet e aleancave tė mundshme, pasi qė partia Liri e Drejtėsi megjithėse ka fituar shumicėn, nuk ka mundėsi tė formojė qeveri pa hyrė nė koalicion me ndonjė forcė tjetėr politike. Sipas tė gjitha gjasave, kjo forcė politike mund tė jetė partia liberale El-vafd, e cila fitoi 45 vende nė parlamentin e ri egjiptian, aq sa edhe i nevojiten partisė Liri e Drejtėsi, krahut politik tė lėvizjes sė Vėllezėrve Myslimanė.
Krahas pėrgatitjeve pėr seancėn e inaugurimit tė parlamentit tė ri, qė po bėhen nė selinė e Vėllezėrve Myslimanė nė qendėr tė Kajros, ishte me rėndėsi vizita e ndihmėsit tė sekretarit amerikan tė Shtetit, William Berns, qė i bėri selisė sė partisė Liri dhe Drejtėsi ku u takua me njė numėr tė konsiderueshėm tė udhėheqėsve tė kėsaj partie. Ky ishte edhe takimi i parė mes tė dyja palėve.
Kjo vizitė ishte objekt komenti nė mediet egjiptiane, pėr tė cilėn zėdhėnėsi i kėsaj partie, Subhi Salih, pėrveē tjerash tha: Vizita e William Bernsit nė selinė e njė partie qė fitoi shumicėn dėrrmuese tė votave ėshtė krejtėsisht e natyrshme. Kjo ėshtė normale edhe pėr ēdo shtet qė dėshiron tė zhvillojė marrėdhėnie tė mira me Egjiptin.
Ai vazhdoi: Kjo ishte njė vizitė hulumtuese, qė tregon pėr interesimin e Uashingtonit qė tė zhvillojė marrėdhėnie tė mira me Egjiptin, edhe pse populli i tij zgjodhi qė shumica e deputetėve tė jenė nga lėvizja e Vėllezėrve Myslimanė.
Kėshtu, pra, zgjedhjet e fundit nė Egjipt e kthyen lėvizjen e Vėllezėrve Myslimanė nga njė grupim i ndaluar nė kohėn e regjimit tė ish-presidentit Mubarak, nė njėrėn ndėr forcat mė tė fuqishme politike brenda spektrit politik egjiptian. Andaj, me gjithė shqetėsimet e SHBA-ve lidhur me qėndrimet e Vėllezėrve Myslimanė rreth ēėshtjes sė gruas, koptėve dhe Izraelit, administrata e saj filloi bisedimet me ta, qė nga rėnia e regjimit tė Mubarakut nė muajin shkurt tė vitit tė kaluar.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
rifati (gr.br,): 22-01-2012 19:04
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 