| Prishtinė | ![]() |
| 15° |
Luan Morina
Gjatė javės sė kaluar mė nė fund filloi ti ndihej zėri edhe sindikatės tė RTK-sė, e cila tashmė mesa duket ėshtė ndarė nė dysh, si shumica e sindikatave kosovare. Ngjashėm si shumica e sindikatave duket tė jenė dy krahė, ai i qeverisė dhe ai kundėr qeverisė. Sido qė tė jetė pėr tė vėrejtur keqmenaxhimin e RTK-sė nuk nevojitet filozofi e madhe! Mjafton pak reflektim.
Nėse krahasoni cilėsinė e shumicės sė programeve qė transmetohen nė kėtė kanal dhe krahasoni me shumėn qė shpenzohet nė to, shihni qartė se kemi njė zhvlerėsim tė madh tė euros! Shumat marramendėse qė ofrohen pėr serialet dramatike pa kurrfarė drame, shou-programe legjendare qė riciklojnė programe dhe artist tė plakur dhe debate e programe informative qė pėrsėrisin informata dhe tema me javė tė tėra, janė thjesht stratosferike.
E shumica e kėtyre parave janė para tė popullit, pa marrė parasysh suspendimin e taksės pėr transmetuesin publik. Furnizimi nga qeveria lehtėson kontrollin e kėtij mediumi, por edhe e shpėton nga njė krizė financiare pa marrė parasysh qė nuk ka kurrfarė disavantazhi nga dy kanalet tjera kombėtare tė cilat po mbijetojnė pa ndihmėn e qeverisė.
RTK-ja nuk ka kufizim nė reklama, ose mė mirė tė themi ka, por nuk e respekton nė tėrėsi, nuk ka kufizime nė programacion, pos atyre minutave tė caktuar pėr minoritete, dhe ka miliona qė merr nga qeveria pėr tė ofruar program mė cilėsor pėr shije tė pushtetit jo tė qytetarėve. Kjo situatė nuk vėshtirėson RTK-nė, por dy kanalet tjera kombėtare qė rrezikojnė tė humbin hapėsira reklamuese nga transmetuesi publik.
Prandaj, shefat e RTK-sė nuk kanė nevojė tė vajtojnė pėr kushtet e punės, pasi janė tė barabartė nė treg me dy kanalet tjera kombėtare, dhe me shumė miliona tė cilat i keqmenaxhojnė dhe thjesht i hedhin nė bėrllok, pasi njė pjesė e konsiderueshme e programeve tė tyre janė bėrllok.
Tė rikujtojmė qė brenda kėtij mediumi ka njerėz punėtorė e tė ndershėm si dhe emisione shumė tė qėlluara, por fatkeqėsisht kėto mbesin nė hije nga pjesa tjetėr dėrrmuese qė keqpėrdor televizionin publik, ngjashėm siē ndodh me shumicėn e ndėrmarrjeve publike nė Kosovė. Asnjė popull nuk besoj qė do tė gėzohej ashtu siē janė gėzuar kosovarėt me heqjen e taksės pėr transmetuesin publik. Gėzim ky qė ishte racional. RTK ka dėshtuar tė bėjė pėr vete shikuesit, tė krijojė njė brend tė besueshėm dhe tė dashur pėr popullin.
Nė mesin e emisioneve qė merr dhjetėra mijėra euro pėr episod nė RTK ėshtė edhe Milioneri. Episodi i javės sė kaluar ishte pėrmbledhje e mė tė mirave. Gjithashtu producentėt nuk harruan tė na njoftonin qė studioja e re e Milionerit do tė jetė ultra-moderne, e dyta nė Evropė pas asaj qė pėrdoret nė Britani tė Madhe.
Mė vjen mirė qė sė paku pėr diēka do tė jemi nė krye tė Evropės, por sdi a e dinė producentėt qė shpėrblimi kryesor nė Britani tė Madhe ėshtė plot 1 milionė funte, derisa me 50 mijė funte shpėrblehen ata qė arrijnė tek pyetja e shtatė. Gjithashtu milioni arrihet pas vetėm 12 pyetjeve, siē bėjnė shumica e versioneve nė vendet e mėdha evropiane.
E shumica e vendeve tjera qė ofrojnė nga 1 milionė nuk kanė pėrparėsinė pėr tė shpėrndarė emisionin nė tri kanale tė ndryshme, nė tri vende tė ndryshme. Nga fqinjėt, Maqedonia ofron rreth 48 mijė euro, Serbia 50 mijė, Sllovenia e Bullgaria nga 100 mijė, mirėpo ato nuk e kanė studion e dytė nė Evropė, dhe gjysma e tyre kanė mė pak shikues potencialė sesa versioni shqiptar. Tė ofrohen vetėm 1750 euro pėr 10 pyetje ėshtė turp!!!
Azem Bejta pej Drenice (Drenicë): 28-01-2012 18:19
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 