Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
29-01-2012 | 13:29 CET
SHKRUAN
Shkėlzen Haxhiu

Diskriminimi i edukatės fizike nė shkolla

Shkėlzen Haxhiu

Lėnda e edukatės fizike dhe sportit, qė nga arsimi fillor e deri te niveli i mesėm dhe ai universitar, jo vetėm qė diskriminohet vazhdimisht nė aspektin pedagogjik, por ėshtė devalvuar deri nė atė masė saqė opinioni i pėrgjithshėm, kėtė lėndė mėsimore e trajton si lėndė dytėsore dhe me vlerė pothuaj kurrfare.

Deri nė kėtė nivel kėtė opinion negativ e ka stimuluar dhe sjellė investimi i paktė ose, shumė i reduktuar i strukturave pėrkatėse arsimore nė infrastrukturėn e objekteteve sportive, siē janė sallat sportive tė integruara nė lokalet shkollore dhe atyre pėrcjellėse siq janė terrenet sportive tė jashtme. Kėto kanė ndikuar drejtpėrdrejt nė kualitetin mėsimor dhe nė pasivitetin e kuadrave mėsimore tė kėsaj lėnde. Pothuaj, pjesa mė e madhe e shkollave fillore dhe atyre tė mesme e sidomos atyre nė zonat rurale, nuk i posedojnė as kushtet minimale pėr zhvillimin normal tė procesit mėsimor nė kėtė lėndė.

Problemet qė e pėrcjellin edukatėn fizike nuk janė vetėm tė karakterit organizativ tė praktikės mėsimore, por edhe tė aspektit pedagogjikė dhe fondit tė vogėl tė orėve. Kjo praktikė e injorimit tė lėndės sė edukatės fizike nga MASHT-i , dhe nga Drejtoritė komunale tė Arsimit, reflekton direkt apo indirekt edhe te udhėheqja e shkollės. Pra, pėr zhvillimin normal tė procesit mėsimor dhe pėr arritjen e normave tė mėsimdhėnjes dhe mėsimnxėnies, ėshtė shumė e rėndėsishme tė mos them kruciale, fillimisht ofrimi i kushteve materiale, fizike, pedagogjike dhe rekuizitave tė domosdoshme pėr aplikimin e kėsaj lėnde nė praktikė.

Zėrat e disa pedagogėve tė Kulturės Fizike dhe Sportit, pranė Fakultetit tė Shkencave Sportive, qė do tė bėjnė trysni nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr rritjen e fondit tė orėve, ėshtė ndoshta fillimi i njė fundi tė heshtjes dhe injorimit dhjetėvjeēar qė po i bėhet edukimit fizik nė shkolla. Edhe pse, nga kėta pedagogė do tė ishte shumė mė objektive, qė nė kėto aspirata fillimisht tė kėrkohet me shumė kėmbėngulje ofrimi i mjeteve konkretizuese dhe infrastrukturės sė nevojshme, qė kjo lėndė tė shtjellohet nė mėnyrėn qė e meriton. Sepse, njė rritje e normativės sė orėve, nga dy, nė tre ose katėr orė mėsimore, ėshtė joreale, dhe nė aspektin pedagogjik joefektive dhe joproduktive nėse mungojnė mjetet konkretizuese dhe hapėsirat e nevojshme.

MASHT-i nė hartimin e kurrikulit dhe planit global tė punės pėr lėndėn e edukatės fizike ka parashikuar siē vijon: pjesa bėrthamė e kurrikulit pėrfshin kurset e edukatės fizike, tė sportit dhe tė shėndetit.

Nė pjesėn sipas zgjedhjes tė kurrikulit, mund tė shtohen mė shumė veprimtari sportive, po edhe kurse tė tjera: higjiena, edukata seksuale, tė ushqyerit e shėndetshėm etj. Kjo, sqaron qė lėnda e edukatės fizike nė bėrthamėn e saj, pėrveē lojėrave sportive nė subjektin e saj ngėrthen domosdoshmėrisht edhe rekreacionin, aktivitetet e lira, ato shėndetėsore, higjienike etj. Qė do tė thotė, se nė aspektin pedagogjik, nė bėrthamėn e saj, aspekti teorik zė njė pjesė tė rėndėsishme dhe tė domosdoshme nė mėsimdhėnje dhe mėsimnxėnie nė lėndėn e edukatės fizike.

Lojėrat sportive nuk janė i tėrė subjekti i edukatės fizike. Kėtu ngėrthehet patjetėr pjesa teorike, ku pėrfshihet preventiva ndaj lėndimeve, ndihma e parė, lėndimet nė sport, higjienė, shėndet etj. Kėto janė premisa tė cilat edukimin fizik e trajtojnė nė mėnyrėn, tė cilėn ajo edhe e meriton nė procesin mėsimor. Pėrgjithėsisht, nė thelb tė kėsaj ēėshtjeje vijmė nė pėrfundim se kjo lėndė mėsimore, nė aspektin e infrastrukturės rregullative dhe normative, nuk ėshtė nė nivelin e duhur as shkencor dhe as organizativ dhe edukativ.

Objektivat e pėrgjithshme nė lėmin e edukatės fizike dhe sportit, tė cilat janė tė pėrfshira nė Kurrikulė pothuaj dy tė tretat e saj e anashkalojnė tėrsisht metodikėn e ligjėrimit tė shėndetit, higjienės, ndihmės sė parė nė lėndėn e edukatės fizike.

Nuk ėshtė vetėm kjo lėndė qė diskriminohet nė fushėveprimin edukativ dhe arsimor nė shkollė. Nė pėrgjithėsi, plan-programi mėsimor pėr shkolla tė mesme profesionale ka defekte tė shumta nė aspektin e organizimit, planifikimit dhe ndarjes sė orėve sipas lėndėve dhe rėndėsisė sė tyre. Janė po ashtu edhe lėndėt Kimi, Fizikė, dhe Biologji tė cilat nėpėr shkolla profesionale e sidomos nė shkollat e mesme tė larta tė profilit mjekėsor, qė diskriminohen dhe tė cilat kanė mbetur me nga njė orė nė javė.

Dhe absurdi mė i madh ėshtė, qė gjatė regjistrimit tė nxėnėsve nė kėto profile mjekėsore, por edhe nė Fakultetin e Mjekėsisė, primare janė poenat dhe notat nė kėto tri lėndė mėsimore duke pėrfshirė edhe provimin pranues nė Fakultetin e Mjekėsisė. Ndėrsa nė procesin mėsimor ato mėsohen me vetėm njė orė nė javė. Ndėrsa nxėnėsit mėsojnė lėndė mėsimore, tė cilat as qė pėrputhen me drejtimin profesional qė kanė zgjedhur. Nė kėto tri lėndė, ata detyrohen tė mbajnė orė mėsimore jasht normativės sė caktuar dhe nė shumė raste edhe tė paguajnė orė private shtesė.

Nė pėrspektivė i mbetet MASHT-it qė t’i rishikojė tėrsisht lėndėt e Kurrikulės pėr shkollat e mesme profesionale, numrin orėve sipas lėndėve tė caktuara ( tė cekura mė lart), riorganizimin dhe zėvendėsimin e lėndėve tė panevojshme me ato profesionale si dhe pėrfshirjen e orientimit profesionist nė komponentėn operative tė Kurrikulės sė Kosovės, qė nga arsimi fillor e deri tek ai i mesėm i lartė.

3.0/5 (1 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51